Vaksina/ Kryeministri italian Conte: 2-3 milionë dozat e para gati në fillim të dhjetorit, mënjëherë më pas do të mbërrijnë miliona doza të tjera

time

“Dozat e para të vaksinës anti Covid mund të jenë gati në fillim të muajit dhjetor”, ka informuar kryeministri italian Giuseppe Conte në një intervistë të dhënë për gazetarin e RAI,Burno Vespa.

Vaksina Oxford  një prodhim anglo-italian i realizuar nga Universiteti i Oxford në bashkëpunim me qëndrën studimore italiane në Pomezia AstrazZeneca, është në fazën e fundit të testimit e përgatitjes së saj.

Sipas kryeministrit italian kjo fazë e quajtur rolling value, do të kompletohet gjatë javëve të ardhëshme dhe  dozat e para të vaksinës mund të jenë gati në fillim të muajit dhjetor.

Kreu i qeverisë italiane informoj se  2-3 milionë doza të para të vaksinë mund të jenë gati në fillim të dhjetorit e mënjëherë më pas do të mbërrijnë miliona doza të tjera. Vaksina Oxford ka hyrë në fazën e saj vendimatre e të dhënat paraprake të testimeve do të jenë thelbësore për aprovimin e saj.

Kjo vaksinë së bashku me atë Pfizer është një nga dy zgjedhjet e marra në konsideratë nga Agjensia Europiane e Barnave EMA për të luftuar koronavirusin.

“Nëse gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve, Komsioni Europian ka autorizuar AstraZeneca italaine e disa kompani të tjera për prodhimin e qindra miliona dozash vaksina.” u shpreh ai.

h.b/dita

Share This Article