Vazhdojnë luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, Papa Francesku bën thirrje për armëpushimin

time

Edhe pas vendosjes së armëpushimit ditën e djeshme, vazhdojnë luftimet mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Gjatë bombardimeve të fundit humbën jetën të paktën 9 persona në qytetin e Ganjas, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm.

Papa Francesku u bëri thirrje gjatë meshës së ditës së diel, dy palëve për të respektuar armëpushimin dhe të mos lejojnë që të dëmtohen civilë.

Sakaq, mes Armenisë dhe Azerbajxhanit kane shpërthyer luftime prej 27 shtatorit për vënien nën kontroll të rajonit Nagorno- Karabakh. Të paktën 400 persona kanë humbur jetën deri tani ndërkohë që mijëra janë zhvendosur ose kanë ngelur të pastrehë.

h.b/dita

Share This Article