Bashkia e Tiranës nderon Ibrahim Haçkajn me çmimin “Mirënjohja e Qytetit”

Ornela

Përmes një postimi në twitter, Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka publikuar fotot e ceremonisë së vlerësimit për  eksploruesin e madh të maleve Ibrahim Haçkaj, i cili një vit më parë u nda nga jeta duke lënë një mungesë të pashlyeshme për alpinizmin shqiptar.

“Nderova me çmimin “Mirënjohja e Qytetit” eksploruesin e madh të maleve Ibrahim Haçkaj! Largimi i tij një vit më parë, la një mungesë tek alpinizmi shqiptar, por familja e tij e mrekullueshme dhe shoqata e përkushtuar Dajti po çojnë më tej pasionin e misionin e tij”, shkruan Veliaj.

Vlerësimi i është dorëzuar bashkëshortes së tij, Pranverës, e cila është edhe motra e ish-kandidatit të PD për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova që humbi thellë përballë Veliajt në zgjedhjet e fundit vendore.

Mbi dy dekada përvojë, Ibrahim Haçkaj ka dhënë një kontribut të vyer në alpinizmin shqiptar.

Kampi Bazë Everest           – viti 2004 (6200 metra)

Mont Blanc France             – viti 2008 (4810 metra)

Kilimanjaro Afrike              – viti 2010 (5898 metra)

Elbrus Rusi                            – viti 2011 (5642 metra)

Mont Everest Kine              – viti 2012 (8848 metra)

Mont Dufour Zvicër            – viti 2012 (4634 metra)

Dom Zvicër                           – viti 2013 (4545 metra)

Aconcagua Argjentine        -viti 2014 (6962 metra)

 

o.j/dita

Share This Article