Vettingu për Arta Markun, deklarimi i saktë, nuk ka fshehje të pasurisë

Ornela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po zhvillon seancën dëgjimore me Prokuroren e Përgjithshme të Shqipërisë, Arta Marku. Vetë Marku nuk është sot e pranishme në seancë, por përpara trupit gjykues përfaqësohet nga avokatja Lirime Çukaj.

Seancën e kryeprokurores shqiptare, për herë të parë po e ndjekin edhe mediat e huaja.

Trupa Gjykuese që shqyrton çështjen përbëhet nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko, Suela Zhegu.

ILDKPKI ka konstatuar se Marku nuk ka paraqitur deklarim të rremë për pasurinë, deklarimi është i saktë.

Gjyqtarja Zhegu raporton se kryeprokurorja nuk ka konflikt interesi dhe fshehje të pasurisë. Marku ka një apartament 100 metra katror në Shkodër në pronësi me bashkëshortin e saj.

DSIK ka vlerësuar përshtatshmërinë e Arta Markut për të vazhduar detyrën e saj.

Arta Marku i nënshtrohet vettingut me përparësi për shkak të detyrës që mban si kryeprokurore e përkohshme ndërkohë që para se të merrte këtë detyrë, dha dorëheqjen nga kandidimi për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në rast se KPK e konfirmon në detyrë Arta Markun, asaj i lind e drejta për t’u zgjedhur si drejtuese e organit të akuzës me një mandat të plotë 7-vjeçar sipas ligjeve të reja të reformës në drejtësi.

Arta Marku u emërua më 18 dhjetor 2017 nga Kuvendi në krye të prokurorisë së Përgjithshme në vend të Adriatik LLallës  të cilit i kishte përfunduar mandati. Ajo u zgjodh me 69 vota, 2 votuan kundër dy abstenim.

o.j/dita

Share This Article