Inteligjenca amerikane CIA ka publikuar një video me pamje tronditëse në shtëpinë e terroristit Osama Bin Laden.
Në pamjet e publikuara duken fëmijët dhe nipërit e tij paraqesin një familje të lumtur dhe normale në dukje dhe aspak panik apo frikë, siç supozohej të jetonin pasi ishin në kërkim.
Gjithashtu pjesë e jetës së tij të përditshme ishin edhe armët, të cilat i pëlqente t’ua mësonte edhe fëmijëve e nipërve të tij. Bin Laden u mësonte si t’i përdornin dhe të merrnin shënjestër, edhe pse ato ishin armë false.
Në incizimet për herë të parë shihet fytyra e Hamza Bin Laden, djali më i madh i Osama. Hamza është incizuar në kurorëzimin e tij, i cili me siguri ka qenë në territorin iranian.
Ngrihen dyshime nëse Bin Laden kishte përkrahje nga qeveria e Pakistanit për të qëndruar i fshehur nga CIA për pothuajse një dekadë. Ai jetonte në një kompleks të mbushur me kafshë.
Videot ranë në dorën e CIA-s, pasi forcat amerikane kapën dhe vranë trurit e sulmit të 11 shtatorit.
https://www.youtube.com/watch?v=iwupPZs-wo4
