Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mes një shtetasi shqiptar dhe një hajduti në një supermarket në Angli.
Shtetasi shqiptar, që siç mëson DITA nga një lexues i cili ka dërguar videon, quhet Hendrik Rrodhe dhe punon si shef i sigurisë në supermarketin Sainsbury në Reading ka neutralizuar hajdutin, i cili tentoi të largohej me vrap nga dera kryesore.
Siç shihet nga pamjet e siguruara, Rrodhe e ka ndjekur nga pas personin e dyshuar, derisa ka arritur ta neutralizojë në tokë.
Shqiptari Hendrik Rrodhe jeton prej vitesh në Angli dhe ka emigruar aty në 1997.
View this post on Instagram
j.l./ dita
