FOTO: Viktimat e Bullgarisë janë shumica shqiptarë, mjeti u përplas me barrierat mbrojtëse. I mbijetuari thotë se është dëgjuar më parë një shpërthim

redaktor

 

Aksidenti tragjik në Bullgari, la pas 45 persona të vdekur, mes tyre 12 fëmijë.

Mësohet se shumica prej tyre ishin me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Mirëpo sipas shefit të policisë bullgare Stanev pasagjerët ishin shqiptarë ndërsa dy drejtuesit e autobusit ishin maqedonas.

“Informacionet fillestare tregojnë se në autobus udhëtonin 52 persona, nga të cilët dy shoferët ishin me nacionalitet maqedonas dhe 50 pasagjerët me kombësi shqiptare” tha ai.

Pritet konfirmimi zyrtar i identitit të viktimave.

Pamje nga vendi i tragjedisë

Mendohet se mjeti eshte perplasur me barrierat mbrojtese te rruges, para se te shperthente ne flake.

Sipas njerit prej te mbijetuarve fillimisht eshte degjuar nje shperthim. Shumica e udhetareve kane qene ne gjume.

Aksidenti ka ndodhur rreth ores 02.00 te nates.

n.s. / dita

 

Share This Article