Ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Mark Frroku ka kërkuar gjykim të shkurtuar për procesin gjyqësor që zhvillohet ndaj tij, për vrasjen e një shqiptari të ndodhur në Belgjikë në vitin 1999.
Kërkesa e Mark Frrokut është bërë avokati i tij mbrojtës, ndërkohë që Gjykata do të vendosë sot në orën 14:00 nëse do ta pranojë këtë kërkesë.
Gjykimi i shkurtuar nënkupton pranimin e veprës penale dhe uljen e 2/3 së dënimit përfundimtar nga Gjykata.
Mark Frroku po gjykohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë, ndërsa vet ish-deputeti ka thënë më herët se nuk ka lidhje me këtë çështje.
