Inteligjenca artificiale ka arritur të lexojë mendjen e një kompjuteri tjetër.
Kompania “DeepMind” ka krijuar projektin “ToMnet”, për të zhvilluar pikërisht teknologjinë e inteligjencës artificiale.
I realizuar nën drejtimin e Neil Rabinowitz, projekti “ToMnet” bazohet në tre rrjete “neuronesh”. Më saktë janë rrjete që imitojnë organizimin e trurit, ku secila është në gjendje të mësojë nga eksperienca.
Studiuesit kanë përdorur një lojë virtuale që bazohet në tre kategori personazhesh që lëvizin në një dhomë për të mbledhur objekte me ngjyra, në mënyrë që të stërvisin “ToMnet” që të parashikojë sjelljet e makinave të tjera.
Kategoria e personazheve përbëhet nga personazhe miopë që ndjekin rrugën përgjatë mureve, që spostohen drejt objekteve më të afërta, si dhe nga personazhe me super shikueshmëri, që kapin objektet duke përdorur strategji në një rend të caktuar për të fituar më shumë pikë.
Pas disa stërvitjeve të ndërmarra, sistemi ka arritur të identifikojë të gjithë personazhet dhe parashikon në mënyrë korrekte sjelljet e secilit prej tyre.
s.a/dita
