Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të mbuluar me pisha e shkurre në fshatin Picrrage në Fushë Krujë, pranë një fabrike çimentoje.
Sipërfaqja e djegur deri tani është mbi 10 dynym dhe zjarri rrezikon një stallë bagëtish, një vresht dhe disa banesa që ndodhen pranë.
Për lokalizimin e flakëve kanë ndërhyrë zjarrfikësja e Krujës dhe banorët e zonës që po tentojnë të parandalojnë djegien e banesave.
Sipas ekspertëve të zjarrfikëses zjarri është i qëllimshëm.
Pak ditë më parë ministria e Mbrojtjes u kërkoi institucioneve vendore që të marrin masat.
l.h/ dita
