Lulzim Basha ka zgjedhur të reagojë për dekriminalizimin nga Brukseli ku po merr pjesë në seancen dëgjimore ne Parlamentin Europian per zgjedhjet e 21 qershorit.
Sipas Bashës, në unison të majtë e të djathtë në PE, demokratët ndajnë bindjen se dekriminalizimi është hapi i parë urgjent për rikthimin e besimit tek vota e lire.
“Europa i thotë JO legalizimit te vjedhjes dhe blerjes se mandateve nga Bushi e Roshi me kompani. Dekriminalizimi urgjencë kombëtare. Në Bruksel ne takime me eurodeputete dhe perfaqesues te institucioneve europiane me rastin e seancës dëgjimore ne Parlamentin Europian për zgjedhjet e 21 qershorit, dhe skandalet e qeverise lidhur me krimin dhe korrupsionin. Konsensus mes te djathtës dhe te majtës në PE se dekriminalizimi është hapi i pare i domosdoshëm dhe urgjent edhe për rikthimin e besimit tek vota e lire” shkruan Basha në fb.
Referuar diskutimeve mbi zgjedhjet lokale që lamë pas, Basha thotë se zgjedhjet jo te lira dhe te ndershme dhe inkriminimi i mëtejshëm i pushtetit ishin shqetësimet kryesore te ngritura ne këtë seancë.

i pari ti ne burg,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,