ʺOfelia me mjekër ʺ- kjo prozë e Moikomit

J L

Brikena Bakiasi

Mëngjesi kishte lojshmëri dreri, -ftonjës në zbulesat e ditës me të gjitha papërsosmëritë e saj si rregulli i krjimit të kohës dhe rastesisë. Lexoj zakonshëm mbi ekranin e telefonit,- një gjë jo të zakonshme. Moikomi, autori i librit  Ofelia me mjekërr që po kundroja në përditshmërinë time, dhe i shumë veprave  të tjera; më thërret  për tʼmë dhuruar dy librat e tij poetike,- Përjetësi me qira dhe Golgotë fluturash. Habi!

E shoh tek vjen ngadalë me kapelen hiperbolë në strehë dijesh dhe stof dashurie. Një buzëqeshje tejet natyrale i diellëzon  të gjithë qenien e tij.

ʺArrivosʺ më përshëndet, teksa më përqafon me një dashamirësi të rrallë njerëzore. Ashtu siç shtang krijimtaria e tij origjinale e pashoqe, studiuesin, lexuesinː po aq befasuese është thjeshtësia dhe dashuria e tij për njeriun. Përveçse kërshërisë së tij krijuese nuk  gjendej askund sëmundja kapriçoze gjatë dy muajve verë.  Ajo ngelet një lojë sprapthi si në prozën  e tij te libri  Ofelia me mjekërr, e pavend e ngatërruar rastësisht tek ai, si diçka kokposht për ta bërë të habitshme veprën e tij dhe atë një burrë të fortë. Mos është një provë profetike ku të ligësht e trupit ikte me një prekje?! Tek shkrimtari ynë ikën me ngjizjen e poezisë dhe të prozës. Një bekim i kombit.

Libri Ofelia me mjekërr, i botuar në vitin 2013, ka një mozaik prozash me dendësi personazhezh historikë, kulturorë, artistik, mitologjik, arkeologji, sociologji, pikturë, futurizëm letrar, filozofi, muzikë, komunikim, gjuhësi, semiotikë, etimologji, dashuri, amshim, instikt, kritikë, bibliotekë, palimseste, apokrife, surrealizëm, epistemologji, shkenca me apriorinë matematikore të kulluar, metafizik, ekonomi, teknologji dhe koralja fetare. Një muze  i ndërtuar dhe drejtuar me origjinalitet Moikomian. Si është ky muze diturak sa i pamundur  dhe i vërtet prozash? Si është të pengohet dhe vet imagjinata përballë këtij libri në prozë?! Të shfaqet Ofelia  ne  ketë dorëshkrim labirinthesh! Dimensionet e fytyrës së saj dhe të përfytyrimit  mrrolen të përballura me krijimtarinë prozatore të këtij autori të vetëm në llojin e monadës së tij.

Proza gjithëpërfshirëse  e Ofelisë me mjekërr shikon dy diej, si mbreti mitik i Tebës. Shikon dhe trajton artistikisht konceptet të palëҫitura më parë nga arsyeja, gjykimi, dhe apoteozat letrare. Ka shuplaka me vend për studiues të rëndësishëm në lëmin akademike botërorë  dhe shqiptarë që zgjuan  jo pak skepticizmin Moikomian. Ka një ngjethje të krijimit prej mendimtari dhe letrari të shndërruar në onomastikën vitale gjuhësure. E pasuron atë me nyje stilistike  kundër revulocioneve me shkakun e së drejtës njerëzore;  por si qëllim  të ҫprush dashurinë për  njeriun dhe identitetin  e tij.

Moikomi shndërron trazimet artistike në zbulime të qënësishme njerëzore, si Mendimtari cak-lakuriq i Hajdegerit. Sjell metakomunikime, dekonstruktime  tekstuale dhe dijesh gjuhësore që do ishin admirim për simbiozën semiotike të Jacques Derridias. Aq lart ngjitet fenomenologjia artistike e Moikomit siҫ e ka cilësuar dhe shkrimtari Frederik Rreshpja ʺEtapë e re e letërsisë dhe kulturësʺ

Aq lart sa do harlisej dhe hija e Homerit  në studion e tij për të hulumtuar ketë shkrimtar denjësisht të përballshëm me autorët dhe studiuesit  në zë të botës. Eskili para se të ikte nga Athina me pllakat e gurta mbi kurriz do t’i binte njëhere kokës me to, nëse do mësonte se njerëzimi do  pillte edhe  një shkrimtar si Moikomi.

ʺOfelia personazhi  dramatik i Shekspirit, e virgjër vetëmbytet tragjikisht. Ofelia kryen vetëvrasje të vendosur, për shkak të pakuptimshmërisë. Hamleti qe më pak trim vetëm e mendoi vetëvrasjen por iu bind rutinës ngatërrestare dhe të përsëritur të jetës monotone. Makabe Zaharia sfidant dhe moskokҫarës përshkruan ҫastin kur e nxierrin nga uji kufomën e Ofelisë qe aq e rëndë, sa nuk e mbanin dot as njëzet burra. Befas në fytyrën përrallore të Ofelisë kishte mbirë një mjekërr në ngjyrë okër, gati e artë. Qyshkur qenia njerëzore , qe edhe mashkull edhe femër? Pse bukuria delikate vajzërore e Ofelisë u tjetërsua, se ripërsëriti qenien e krijuar dikur, të dyfishtë ende të pandarë?! Ofelisë iu shfaq mjekrra e vet Krishtitʺ.

Paragrafi tejet interesant ku autori bën lojën kokëposht me Makabe Zaharinë, kokelarte Moikom, kokeposhte Makabe Zaharia, një parje fantastike e vetes si në përrallën e Luis Kerolit. Tek shkruan  konceptin dhe në prozën ʺTë jetuarit sprapthi ʺ. Përballe  Shekspirtit, jetës së kombit të tij dramatik, kundrimin e gruas si krijim dhe surrealizmin e imagjinatës njerëzore. Hyjnizimi dyadik brenda njeriut në rropamën reale dhe përfytyruese, dialektike, imagjinare, jetësuese dhe dekadencën sociologjike në shpirtrat njerëzor. Shekspiri shkroi sesi kombi lind drama, dhe sesi ajo është e pandarë nga njeriu si një shqise e padukshme. Mjekrra e Krishtit në fytyrën e Ofelisë si mbjellje hyjnizuese  brenda gruas. Burri dhe gruaja vërtiten pambarimisht brenda qenies me shformime të dhunshme nga realiteti, por dhe  ndijimi i përzieshëm nervoz si ide apsolute.

Moikomi ndërton me arkitekturën e tij arsyetime, sesi kombet dramatik të lëna si në një plevicë  në ҫifligun e kamur të botës, mund t’i dhurojnë asaj dijetarë që  japin  përjetësi shpirtërore. Si  nga drama lind dashuria njerëzore si mosbindje  ndaj të pamundurës estetike.

Jo më pak Ofeli është gruaja shqiptare, madje është një bukuri dhe Ofeli për të ardhur keq për Shekspirin që nuk e futi dot në dramën e tij. Jo  pak i është dashur asaj të jetë dhe burrë dhe grua! Bukuria fizike e Ofelisë ishte një absurditet për Makabe Zaharinë, dhe pse e pashmangshme instiktivisht. ʺShpirtrat s´mund të definohen nga trupatʺ

Rrëmuja lind rregullin estetik, vdekja lind sërish jetën, drama dhe hordhitë e kombit si bark i qullët lindin asht artistik Moikomian, që lidh kordinatat historike arkeologjike, kulturore shqiptare me lëmin e madh botëror. Bën tangenten e Ofelisë me Mbretëreshën Ilire, Teuta, në shekullin e III para Krishtit  dhe Budikës mbretëreshës  së keltëve  në vitin 61 pas Krishtit.

ʺ Teuta është parësore,  reagoi ndaj romakëve me xhestin e vetëtherorësisë. Katër shekuj më vonë ndaj romakëve, bën të njëjtën gjë dhe Budika. Mjekra që i doli Ofelisë duhet t´i ket dalë shekuj më vonë dhe Teutës dhe Budikësʺ

Krijimtaria e autorit në ktë vepër është jokonvencionale, por origjinale me prurje nga një qiell i ri letrar që vrenjtet vetëm nga shqetësimi për identitetin  njerëzor. Ngelet një stil letrar me risi strukturale, me rikonceptim si matematika e Ramanuxhanit  hindian që e – lakon autori, e dekoduar me kordinatat dhe  formula shqiptare historike artistike në ekuacionet universale. Kshetëz e re letrare,  figura të   shkuara në shtizë  me përqasjet e paanshme  moikomiane.

 

Shën Maria Buzukiane

O e shenë Mëri hirplota

Ama e përmishërieeshime,

Ti neve ën anëmikut na ruoj

E ën ditët së mortsë s´anë na përze.

 

ʺLibri i parë dhe më i plotë në gjuhën shqipe të Gjon Buzukut, nis me një apologji tingëlluese, marramendëse dhe psalmike me emrin e shën Mërisë, a nëna e Zotit virgjëresha e pavdekshme që nuk e njohu mëkatin, që në vend të seksit dhe afshit  të instiktit, njohu habitërisht  ngjizjen hyjnore të identifikueshme me një ngjizje universal shpirtërore. Pikërisht në ketë përjashtim të papërsëritshëm të plazmimit, ku e Padukshmja krijon  të Dukshmen  kur Shpirti i Shenjtë fekondon Vetveten, duke qenë në mënyrë të trefishtë dhe të njëkohëshme edhe si At edhe si Birʺ.

ʺLibri i  Buzukut  ka karakterin e një mozaiku jo  vetëm tekstor , por edhe jashtekstor. Në ketë mozaik shkrimor alternohen  përputhen, përplasen, ndahen, largohen dhe përsëri afrohen  drejt një identifikimi hipotetik  por të pamundur, mozaikë të padukshëm të ngarjeve të kohës të konceprimeve  vizuale, opinioneve  dëgjimore  të përshtypjeve dhe të kundërshtive, të apologjive  dhe të anatemave të shpirtit të humbur  të bashkëkohësve  të harruar përgjithmonë, eshtrat dhe kafkat e të cilave  kanë shtuar gjeografinë e strallit e të kuracit dhe të pluhurit. Mozaikët mendorë hyjnë e dalin papushim  nga njëri mijëvjeҫar te tjetri, konҫentrohen në miniature gërmash  dhe shpërndahen  pambarimisht në infinite  transcedentale. Vetëm kështu mund të kuptohet pashtershmëria e veprës buzukiane. Zanafillë Biblike e Shkronjëzimit të Shqipesʺ

Gërrvishtja e tekstit të Buzukut  lehtas pa e lënduar etimologjikisht pa shpërthime euforike nga autori sjell qartazi për ne rëndësinë historike, gjuhësore, mozaikët fetare, të dashur njëlloj për Moikomin pa hatërmbajtje. Krishtërimsjelljen Ilire. Shpluhurosja e Buzukut nga koha  prej autorit në ketë prozë sjell zanafillat shpirtërore arketipale të thurrura shprehimisht shqip.

ʺËshtë një mënyrë ekzotike totemike, Buzë plus Ujkʺ. Lundrimi në venat etimologjike të gjuhës gjendet se, dhe Bizanti e ka zanafillën emëruese nga ngjizja shqipe, ʺBuzëʺ Si dhe vet etimologjia e ka rrënjën në gjuhën shqipe,ʺe di e dimëʺ. Zbulesat e boceteve të artit të të shkruarit; të dashurisë që ka fjala për trevën e pjellshme,  lidhin dije dhe të vërteta universale të studiuara furishëm dhe qetësisht nga proza e Moikomit. Arketipe të lindura nga dashuria e gjuhës me trevën. Arketipi i pakuptuar nga Jungu, por i gjendur nga proza moikomiane, llampadar i pashtershëm dijesh. Pa harruar dhe shuplakën e nxehtë mbi fytyrën e Frojdit, ʺgjuha është organi gjenital i poezisë o i padituri dhe i përkori Frojdʺ

ʺUniversi i Sozive, Portreti i Mona Lizës është pikturë kurse buzëqeshja e saj është muzikë, Leonardo, Leonardo, ҫ´muzikant i fshehur dhe i hatashëm paske qenë, e ke lexuar romanin ʺMyra Breckonrideʺ të Gore Vidalit, historia e një burri që transformohet në grua (madje të virgjër) dhe më pas  kësaj gruaje që, që transformohet  rishtas në burrë, homo duplex, gruaja kërkon vetëm të pëlqehet seksualisht  nga meshkujt, burri i urren femrat dhe kjo duket sidomos nga këmbngulja  gati prehistorike për të përdhunuarʺ.

ʺLeonardo, ti di diҫka për simultanitetin e kohërave, por nuk di asgjë për simultanitetin e stileve dhe të ngjyrave o ҫ´ekspedita të shpirtit në botën  e vizioneve skizofrenike, o ҫ´lundrim aventurier në kaosin e relativitetit figurativ, realja dhe irealja në natyrë nuk është njësoj si realja dhe irealja në pikturëʺ.

Studimi mbi Mona Lizën dhe gjerësisht mbi pikturën të qasur me realitetin, ulur si dy miq në një studio arti, ku ajo rrëfen të vërtetën e fekondimit të saj, dorën që e pikturoi dhe shpërfilljen koherente të bumit skandaloz materializues. Materializmi është vulgar për Mona Lizën. Piktura për Moikomin ka vetëm një lindje,- nuk e shumëzon më veten. Tek lundron në Universin e Da Vinҫit i tregon atij dialektikat filozofike,  metaforike që s’ka mundur dot t’i pikturojë. Moikomi i flet Da Vinҫit në ketë prozë sa analitike dhe tepër krijuese, për aromën shpirtërore. Penelat e Da Vinҫit dhe pse sollën Mona Lizën, aromën e dashurisë s´mundën ta pikturonin as relativitetin figurativ. Kush autor si Moikomi ka ulur të gjithë gjenitë në një llozhë, për të parë mjeshtëritë e tyre me shijen  skenografike moikomiane!

Demoniakja tek Onufri,  Piktori i jashtëzakonshëm meta–bizantin i shekullit XVI Onufi i përkushtohet hyjnores në asimetri me Demoniaken, Por në një koncept universal krijon megjithatë një simetri. Piktori Onufri krijoi universin e imazheve pikturike sipas një regjizure të estetikës transcedentale. Ai kompozon së brendëshmi figurat e jashtme me stil madhëashtor, të ndryshëm nga natyra rutinore e ikonografisë kreto–athosiane, tepër lakonik ende pa ndikimin e barokut europian, por me një trikonceptim rilindas të stilit të shkëlqyer paleolog në mjedisin nervoz, kapriҫoz shqiptar. Onufri pikturon një gjeografi sakrale të Shqipërisë enigmatike dhe të përjetshme. Arti i Onufrit është një përplasje- një triumf i Hyjnores ndaj Demoniakes.

Onufri me të kuqen dhe të dielltëzuarën si gjaku dhe hyjnizimi i jetës. Demoniakia poliforme  që molepset si fundmëri në jetën e njeriut. Kjo ckërrmitje ledhatare dhe aspak e ekzagjëruar që autori na tregon ne dhe botës mbarë. Artin ikonografik të mrekullueshëm Onufrian, sa shqiptar dhe botërorë. Art dhe të vërteta, si shpirti i vetëm i krijuesit të kësaj proze. I pandryshueshëm  në dashurinë e tij për identitetin njerëzorë, kombin dhe estetikën. Si lëngu epikurian i lumturisë, i pandryshueshëm gjatë ndryshimit drejt rrjedhjes me tejdukshmëri moikomiane.

Seksi Universal ʺMelisa, vajza e mbretit Ilir, Epidamnit, u dashurua me Redonin hyun Ilir të detrave , nga e të cilëve lindi djali Dyrrah. Vendi ku u bashkua Melisa vdekatare me Redoni , u quajt ʺ Kepi i Rodonitʺ. Tema e seksit midis të pavdekshmëve dhe të vdekshmëve nuk ka kufi, universalizmi seksual është i plotë. Sociologët s´dinë asgjë për mitologët. Mitologët dine statusin e shumëfishtë të aktit misterioz dhe vulgar seksual. Seksi bashkon të pabesueshmet!ʺ

Natyraliteti i shkrimtarit me zeje origjinale konceptesh dhe figurash, kërcimtare të ҫuditëshme në shfletimin e prozës, ku krijimi i tij nuk është linear i ftohtë, i mbërritshëm në një një breg si shkak i udhëtimit të narratosur. Jo, shkrimtari ynë i gjallë është i paparashikueshëm i pamatshëm dhe i pa mokërrisur deri në fund. Shpesh të lind ideja se dhe ai vet është një  dashuri e një hyu mitik me një vdekatare. Ideja e Lajbinicit ʺse gjuha shqipe është një vlerë e rëndësishme për t’u studiuarʺ na e përsos atë  dhe e ripërtërin Lajbinic, proza dhe poezia  e Moikomit.

ʺOrihallku nuk shënohet në Tabelën e Mendelejevit, por kjo ska rëndesi substanciale . Orihallku metal biblik. Atë që e di Jehovai nuk e di Ajnshtajni? Metal përrallor? Njeriu midis Orihallkut dhe arit (është apo nuk është)?, përsëri njeriu? Njerëzimi shtohet. Individi  bëhet përherë më i vetmuar. A do kemi një estetike të vdekjes së individit ,-apo një biografi reale të tijʺ?

Vepra e Moikomit është një Orihallk i prekshëm një vlerë akademike për të gjithë botën e sotme e në vazhdimësi të saj. Sistemet politike të njëpasnjëshme me politika pëgëruese janë të gjymtyrrizuara t’i japin vlerën e paskajshme që ajo ka. Moikomi  ringjall sërish universin, me zanafilla krijuese  që nga mitologjia e deri sot, ecin të gjithë në vargjet e tij  pa sendërgjime krijimesh, qytetërimesh, artesh, fesh apo shkencash. Ecën kjo prozë  si Pasqyrimet Zohariane, një botë e poshtme që ka një epërsi krijuese qiellore vetëm me mollzat e gishtave  te  shkrimit moikomian. Krijimtaria e tij është një  hierarki Akuinase ku mpleksen  format e kulluara origjinale krijuese, si format më të larta  të shpirtit njerëzor me fizikun social; ku midis njërës dhe tjetrës qëndron lartësia krijuese, artistike, universale me dashurinë njerëzore dhe kërshërinë e mbrojtjes së identitetit njerëzor.

Duke sjellë  ndërmend veprën Ofelia me mjekërr  përballe  Moikom Zeqos,  në fund të bisedës  vështroja  kapelen misterioze të autorit;- si  mund të përqafonte ngrohtë kapelja një mendje diturake  me forcën e gjithedijshme si një hokatare mburravece  mbi kokën e Moikomit?!

 

Share This Article
4 Comments
  • Shko mi injorante, debile.
    Ke shkruar gjithe kete çarçaf e nuk di as te shkruash fjalen mjeker. Na e shkrun si katunare analfabete qe s ka pare kurre fjalir me sy a s ka lexuar po vetem derdellitur. Mjekrrra e sat eme. E nuk eshte gabim se gjithandej me 2 R e ke vene moj qe te zente rrrrrrota e inkuizicionit
    Une per vete as paragrafin e pare nuk perfundova
    Ja keta jane derdimenet qe rreken te shkruajne per kulture ke redaksite tona.

  • Shko mi injorante, debile.
    Ke shkruar gjithe kete çarçaf e nuk di as te shkruash fjalen mjeker. Na e shkrun si katunare analfabete qe s ka pare kurre fjalor me sy a s ka lexuar po vetem derdellitur. Mjekrrra e sat eme. E nuk eshte gabim se gjithandej me 2 R e ke vene moj qe te zente rrrrrrota e inkuizicionit
    Une per vete as paragrafin e pare nuk perfundova
    Ja keta jane derdimenet qe rreken te shkruajne per kulture ke redaksite tona.

  • Kaq shume sa je lodhur duke vjell vrer i kishe hedhur nje sy fjalorit, mos dilje bllof, e mesoje sesi shkruhej. Nuk ke faj se te lexuarit nje shkrim filozofik nuk eshte per nje injorant.

    • Aman mi Albina. C te te bej se e ke emrin e bukur. Ja me kete ma mbledh ti mua. Po, shiko, se sipas arsyetimit tend, as Moikomi vete nuk di si shkruheg fjala se dhe ai me nje R e shkruan. Ja, gjeje ti tani kush e ka gabimin. Une, Zeqo, gazetarja apo ti.
      P.s. Une verifikimin e bera, shko bej ti tani ate tendin. Po jo vetem ke fjalori, por dhe ke okulisti.

      MJEKËR f.

      1. Pjesa e poshtme e fytyrës nën gojë, që vjen e zgjatur e në fund e rrumbullakët a me majë. Me mjekër të dalë. Maja (vrima) e mjekrës. Mbështeti mjekrën në tryezë.
      2. në Qimet që dalin në këtë pjesë të fytyrës dhe anës faqeve (te burrat). Me mjekër të gjatë (të rrallë, të dendur). Qimet e mjekrës. Plak me mjekër. Rroi mjekrën. Ia shkuli mjekrën. Fërkoi mjekrën. Vetëm mjekra e qoses nuk rregullohet. fj. u. Kush ka mjekër, mban edhe krehër. fj. u.
      3. Tufa e qimeve të gjata që kanë disa kafshë në nofullën ose në pjesën e poshtme të turirit. Mjekra e cjapit.
      I digjet mjekra (koka) është në gjendje shumë të vështirë, është në hall të madh, po i luan mendja e kokës për diçka e s’di si t’ia bëjë. I dridhet mjekra (buza) shih te BUZË,~A. Lëshofsh mjekër! shih te LËSHOJ. I rroi mjekrën shih te RRUAJ. Më doli mjekra (më dolën thinjat) duke pritur kam një kohë të gjatë që po pres, u mërzita duke pritur. Nën hundën e mjekrën e dikujt shih te HUND/Ë,~A. Nuk ka mjekër për Qabe mospërf nuk është i zoti për një punë, nuk e bën dot atë punë. Hëm të vë plak, hëm të rruan mjekrën edhe të ngarkon një punë a detyrë, edhe nuk të pyet ose nuk të përfill fare. Tjetrit i digjet mjekra, ai kërkon të ndezë cigaren dikush ka halle të mëdha, kurse një tjetër e shqetëson për të mbaruar punën e vet.

      P..p.s: ik pirrrdhu tani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *