​ Kapen mbi 1.2 ton kanabis në Stamboll, pranga 9 shqiptarëve

DITA Online

Një sasi prej 1.2 ton drogë kanabis e modifikuar gjenetikisht nga Shqipëria është sekuestruar nga policia turke në Stamboll.

Po ashtu, janë konfiskuar edhe 550 mijë pilula droge ekstazi, të trafikuara nga Holanda.

Shtatë vetë, të gjithë shqiptarë kanë përfunduar në pranga. Policia turke që kishte marrë informacione paraprake, ndoqi një makinë që u fut në pikën kufitare Kapikule më 29 prill.

Më pas, kontrollet u zhvendosën në një depo. Pas kësaj, nisën arrestimet. Shqiptarët e arrestuar janë: S.A. 25 vjeç, S.D. 34 vjec, E.H. 43, G.A. 34, S.G. 32, M.E. 39 dhe S.S.Ç. 37 vjeç.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Te gjithe te arrestuarit jane te lidhur me kupolen drejtuese te PD.Do kerkohet vazhdimi I arrestimeve edhe ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *