Lady Gaga ka folur rreth romancës së saj me Taylor Kinney, duke thënë se më në fund e ka “gjetur dashurinë”.
Ylli i hitit “Do What U Want” thotë se në të kaluarën jeta e saj sentimentale nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, deri në takimin me Kinney.
E kisha të vështirë ta gjeja atë por e kam gjetur dashurinë. Meshkujt nuk ishin gjithmonë të lumtur për mua. Ishte një sfidë shumë e madhe të shikosh një femër të suksesshme, ka thënë Gaga.
27 vjeçarja, dhe ylli i “Chigago Fire”, filluan të takoheshin në vitin 2011, pasi ajo e kishte zgjedhur atë të luaj të dashurin e saj në videon e këngës “You And I”. / Kosova press
