​Veteranët e luftës së UÇK-së: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit është politike

Leda Hysa

Organizata për Veteranët e Luftës së UÇK-së vlerëson se propozim-aktakuza nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për presidentin, Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli është krejtësisht politike.

Madje ata po kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale dhe të futen edhe krimet e kryera në Kosovë nga pala serbe.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se Gjykata Speciale është formuar nga raporti i senatorit zviceran Dick Martit mbi të ashtuquajturat ‘trafikime me organe njerëzore në ‘Shtëpinë e verdhë’’ dhe se këto akuza nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj tha se nga mbledhja e këshillit drejtues kanë dalë me disa vendime siç është se ngritja e aktakuzës së pa konfirmuar dhe momenti kur është bërë publike kjo aktakuza, tregon se Gjykata Speciale është e ndikuar politikisht dhe në mënyrë të kundërligjshme po tentohet të pengohet procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

Haradinaj ndër të tjerash nuk i ka përjashtuar as protestat./KosovaPress

 

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • KESHTU ISHIN EDHE DEKLARATAT E NAZISTEVE NE GJYQIN E NUREMBERGUT PAS LUFTES SE DYTE BOTERORE

    njashtu:

    Sic ishte edhe deklarata e kriminelit te Luftes, Adolf Eichmann qe justifikohej se nuk kishte vrare personalisht asnje njeri dhe arrestimi i tij ishte politik, deklarata qe i beri para Gjykates Nderkombetare ne Jeruzalem kur Mosadi”” e solli me thes ne koke nga Argjentina ne Israel,

    PSE TE MOS JETE POLITIK GJYKIMI I KRIMINELIT HASHIM THACI?

    kur:

    Edhe gjykimi i kriminelit Slobodan Millosheviq ishte totalisht politik me akuza per vrasje politike te boshnjakeve dhe kosovareve duke mashtruar me patriotizmin bolshevik jugosllav serbo-madh?

  • KESHTU ISHIN EDHE DEKLARATAT E NAZISTEVE NE GJYQIN E NUREMBERGUT PAS LUFTES SE DYTE BOTERORE

    njashtu:

    Sic ishte edhe deklarata e kriminelit te Luftes, Adolf Eichmann qe justifikohej se nuk kishte vrare personalisht asnje njeri dhe arrestimi i tij ishte politik, deklarata qe i beri para Gjykates Nderkombetare ne Jeruzalem kur “Mosadi” e solli me thes ne koke nga Argjentina ne Israel,

    PSE TE MOS JETE POLITIK GJYKIMI I KRIMINELIT HASHIM THACI?

    kur:

    Edhe gjykimi i kriminelit Slobodan Millosheviq ishte totalisht politik me akuza per vrasje politike te boshnjakeve dhe kosovareve duke mashtruar me patriotizmin bolshevik jugosllav serbo-madh?

  • Nuk kemi degjuar , qe gjykata te denoi te dy anet e luftes: Agresoret dhe viktimat Kush ishte agresore e di gjithe bota , qe u angazhua ne lufte , kunder Jugosllavise millosheviane .
    Model kemi gjyqin e Nurebureberkut , qe denoi naziztet . U denua ndonje viktime , nga gjykata e famshme e Nurebergut ? Zgalem

    • Zgalemi Patriotik i Enverit:

      Hashim Thaci narkotrafikanti prej Zvicre nuk eshte “Viktime” e asnje Lufte,

      pervec se:

      Nje Rufjan Politik, Tipik Enverist per Luften per Pushtet. Mafton si u ul ne tavoline ne terrin e nates me Vucicin e Serbise bashke me Edvin Kristaq Ramen per te ndare Kosoven si:

      BYREKU NE TEPSI

      Qe Hashim Thaci te mos futet ne listen e “Viktimave” te Luftes per Pavaresine e Kosoves nga vampiret qe la pas Josip Broz Tito i Jugosllavise Komuniste

  • Politik ishte edhe krijimi i kesaj gjykate qe defaktorizoj kosoven si shtet! Edhe ju veteranet bashke me Hashim Thacin e pranuat kete defkatorizim qe sot themelet juridike te shtetit tone po lekund!
    Gabimet ne politike paguhen shtrenjt, tash me disa breza duhet te luftojme te heqim gurret rreth qafe qe ia keni vu kosoves mbas çlirimit!
    Edhe nuk krmi luftuar qe te behen keta mullionera po qe behet kosova shtet!
    Pra Le te sakrifikohet ky njesishi qe shteti te behet !

  • Hajde tash rrethi i grave, sindikata e metallurgjisteve, tinia antifashiste , fronti i kuq etj etj me rend si dikur…

  • Do te ishte shum e arsyeshme te kishit ne rend dite shtetin e Kosoves per te cilin luftuat te mos lejoni te zhvatet nga komandantet dhe oligarket , milionat e fondit VENDLINDJA THRRET ku u avulluan ato para , jeten e te gjith luftareve te vertet te UCKse dhe familjet e tyre qe se paku nje antar i familjeve te tyre te jet i punsuar e mos te vijn deri te vetvrasja apo te jetojn ne gjendje te mjerueshme , te zbardhet fati i te zhdukurve e shum probleme te tjera te perditshme ! Puna e gjykates eshte e thjesht JE FAJTOR te japin denimin e merituar SJE FAJTOR lirohen dhe kthehen te familjet e tyre si te meparshmit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *