Shkodër, zbulohen në pyllin 3 parcela me 539 bimë kanabisi, hetime për autorët  

anazapta

Asgjësohen tre parcela me 539 rrënjë kanabis sativa në Shkodër. Operacioni është ndërmarrë dje nga Antidroga në zonën e quajtur “Plan i Madh”, ku ishin siguruar informacione për kultivim. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve të lëndës narkotike. Sipas policisë, parcelat ku ishte mbjellë droga janë pa pronar, tokë publike e hapur në pyll, gjë që e vështirëson akoma më shumë identifikimin e personave që e kanë kultivuar. Kjo është strategji e kultivuesve të narkotikut, që shfrytëzojnë kryesisht kullotat dhe pyjet që janë toka shtetërore për të mbjellë drogë. Që prej ditës kur ka nisur aksioni antikanabis në shkallë vendi janë asgjësuar në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Tiranë, Durrës dhe Shkodër, një sasi prej 15 mijë bimësh narkotike, pjesa më e madhe e tyre në sera, nëpër kubikë dhe pjesa tjetër të sapombjella.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *