…përpara një jave, në vlorë, por dhe këtu në tiranë, në një tavolinë mes miqsh, ku biseda e vetme ishte ndeshja dhe ku unë gjatë gjithë asaj kohe nuk u përzjeva, në momentin që të gjithë po jepnin rezultate se aq e kaq do fitojmë, e se duhet të regjistroheshin në kurset e frëngjishtes për të mësuar dicka që kur të venë në francë për kampionatin europian mos të ngeleshin si merhumër rrugëve pa ditur një fjalë, unë, në qetësinë time, ju thashë se ndeshjen me serbinë do ta humbasin.
bile me 2 gola diferencë.
kaq mjaftoi dhe disa mu hodhën në grykë, ndërsa të tjerët tundën kokën si të më thoshin se mos dija gjë nga brenda të cilën mund ta kisha dëgjuar në vendin e punës…
sqarimi im bazohej se ne s’kemi lojtarë të vrapojnë si gjithë bota mbasi kur i sheh, të duken si filmat pa zë dhe nëse më parë ja hidhnim fajin asaj, se aq të mban “domatja” apo trahanaja deri te cepi i pallatit të con, kësaj të sotmes do ju thonë se ju zuri mishi sytë.
më kujtohet kur në 1984, në dhjetor, mbasi kishim arshivuar ëndrrën për të vajtur në paris, në kampionatin europian e ku në inat e sipër njerëzit thoshin se s’kemi nevojë për “këndezat” francezë se na jep nga një vezë në dite partia, ishte e njëjta situatë mbas fitores në ndeshjen 2-0 me belgët këtu në tiranë e shqiptarëve filloi tu dukej vetja si astekë apo nga civilizimet maya e filluan të blinin kapele kashte meksikane për kampionatin botëror të dy viteve më pas duke kërkuar të ngjanin me emiliano zapata, film që e kishin parë një natë më parë për të disatën herë në televizor.
por dhe dje, gjithë ajo kakofoni mbas dhe para ndeshjes me serbët në beograd e në tiranë dhe disa aktivitete që u zhvilluan ditë më parë, apo dhe ato mijra foto me flamuj nga oxhaku i shtëpive, ballkonëve e facebook-ëve si dhe duarve si shqiponja që i shikoje sa në një foto në tjetrën e që ju a kishin mësuar dhe kinezëve, koreanëve e indianëve bulevardeve të botës, do ishin reflektare në mendjen e sportisteve.
krenaria kombëtare nuk krijohet me flamuj e duar por me respekt për punën dhe ndërtimin e standarteve për të ardhmen dhe jo duke u mburrur me disa gurë e shtylla që kanë ngelur ne butrint, apolloni apo amantia.
më kujtohet një histori që kisha dëgjuar shumë e shumë vite më parë e që është aktuale dhe sot në të gjitha zhvillimet.
…mbas një ndeshje me gjermaninë, dikush pyet “kaiser” franz beckenbauer seç mendonte ai për futbollin tonë!
kaiser franz i thotë: doni përgjigje konfidenciale apo mediatike?
– konfidenciale, – i thotë pyetësi me idenë se do dëgjonte fjalët e profetit.
– nuk keni futboll fare i thotë beckenbauer-i dhe, nëse doni dicka për mediat, ju themë tërë ditën se jeni në zhvillim e se keni bërë një punë të lavdërueshme dhe se së shpejti, do merrni rezultatet e duhura…

Thenia e Bekes eshte typish deutsch! Per cdo situate, nga nje pergjigje me vete. Kur i ke perballe gjermanet ta krefin mire e mire bishtin, para se te ndahesh te fusin dhe ca te qeshme, dhe kur largohesh e kupton qe ta kane ras mire pyken.
SAKTE. dhe pa makiazh. E verteta duhet shkruar. Urime Fate Velaj. Mbas shkrimit te javes se kaluar, “Vlonjati Mackanga” nje tjeter perle nga pena jote.
Shih shih si shkruan Fatja vetes. 😉 mbaka mend shkrimin e javes tjeter. Zot sa dumb! Pupupupuuu.
GJIGAND!!!
Ahahahaha. Hajde Fatmir hajde. Hahahaa uuuuooooo. Fateeeee o lumezi.
Ky fate velaj keshilltari ai i Rames eshte? Prandaj vajtkerkan punet vajmedet ne qeveri. se mbaka kesilloj niveli keshilltaresh ky kryeministri yne.
Or ti personi anti-CAPS, do te ishe shume me i besueshem, po ta kishe shkruar kete pacavuren tende, perpara ndeshjes. Pas ndeshjes hm…. kjo eshte si puna e asaj “trimeria pas lufte dhe urtesia pas kuvendi…” po e le ketu se ti e di vete vazhdimin. Jo per gje po edhe une thashe qe do te na rrafi Serbia, madje, percaktova qe edhe golat do te beheshin ne 4 minutat shtese. Fatjon a Fatmir, please do not state the obvious, po e more vesh; po nuk e more shko pyet Edvin Pallen se ta perkthen.
Shahist! Kjo eshte e vertete qe e tha bile se ka shkruar se tha qe do dalw 3-1. Sa per analizat bejini ju tani dhe hiqini Honoris Causa De Biazit
Ku e ka shkruar para ndeshjes? Ma trego dhe une e terheq komentin tim.
te te them “si nuk te vin turp o fate” e di qe me iken dem. po them me mire “si nuk te vin turp o rama per rrogen qe i jep ketij far keshilltari”. ne nga vlora i kemi ven festen me kohe ketij velajt.
Filloni analizen tuaj de Z.Fate e beri te tijen dhe me bukur nuk behej. E hidhur eshte shume por eshte e sakte. Mese origjinale dhe me kurajozja por ju beni analizen e Honouris Causa te De Biazit
e jashtezakonshme. Duhet kurajo te shkruash keto rreshta. Duhet syhapje dhe jo qurravecer e qaramaner qe dine vetem te tundin flamurin per tu dukur patrioter. BRAVO Fate Velaj. E ke nderuar Vloren tende dhe Shqiperine tone me vepra neper bote. E pashe te premten te Xhaxhiu. Fizarmonike ishte ai emision.
Cfare niveli ky fatja
Me vjen keq qe keshilltarit te Kryeministrit, z. Fate duhet ti rekomandij te mare disa klasa ne lenden e gjuhes shqipe, me siguri duhet te kete bere mungesa ne mesim ne gjate shkolles fillore.
I gjithe shkrimi nuk ka qofte edhe nje germe te madhe ne fillimet e flalive, pa le vendosja e presjeve eshte bere per qef.
me pelqeu shkrimi , konciz, i vertete,ne shqiptaret i duam trofete me llafe dhe jo me pune.
ka ikur koha e flamureve ,bota eshte kaq e vogel, hapsirat po ngushtohen, te bardhe te zinje te verdhe, i gjithe njerzimi po jetone se bashku, dhe ballkaniti ka ardhur radha te luftoj per mireqenie drejte europes se bashkuar.ca komentator te cilet me merren me erresiren e mendjes se tyre, nuk ju pelqen puna, djerresa , thjeshte llafazan, injorant
i meshiroj duke pire kafe neper klube qe rijne me ore te tera duke tjerur llafe boshe ………
thjeshte mjere per vete
Meso te shkruash shqip, o kokebosh….
Ashtu e shkruan dhe gjermanishten dhe nuk ankohet asnje gjerman.edhe anglishten.lexojeni ne faqen e tij http://www.velaj.com
Meso shqip dhe respektoje gjuhen e nenes , z. Fate Velaj ! Dashuria per vendin fillon nga gjuha por zotrote qenke deficent nga shkolla , ( dikush do thote qe elektricist , ka qene ) po kjo s’do te thote qe ta ” masakrosh ” gjuhen shqipe, gjuhe per te cilen flijuan dhe derdhen djerse me qindra studjues dhe gjuhetare shqiptare , qe e deshen me shpirt dhe me zemer vendin e tyre !
Dhe gjuhen shqipe e barazuan me simotrat e saj europiane !
Boll i bere reklame vehtes se na i neveritet !!!!
Cfare kerkoni nga komtarja qe te fitoje cdo ndeshje,zoti fate apo fatmir ku ta di une ,beje edhe ti punen si po e bejne keta djem dhe shqiperia do ishte ndryshe.se ata djem na bejne te enderrojm dicka qe deri dje ishte fantazi e cdo kujt por jo realitet sot eshte aty e prekshme e arritshme .asnjehere ne historin ton nk na ka ndodhur qe fitorja e nje ndeshje te na siguroje kualifikimin.prandaj leri per nje moment ata endrrimtare qe te mbajn flamurin,leri ata me gishta te formojn shqiponjen,leri ata sot te gezohen edhe pse ndoshta ty te duken pseudopatriota.f