Fatos Klosi:
Po e dëgjova këtë deklaratë të zotit Vuljanic dhe më pëlqeu shumë. Është hera e parë që Brukseli flet troç. Unë mendoj se apeli i Brukselit ishte për arrestimin e Sali Berishës. Berisha nuk është si qytetarët e tjerë të këtij vendi. Ai ka qeverisur për tetë vjet dhe Brukseli e ka monitoruar atë në çdo hap. Ata kanë fakte dhe nuk flasin kot. Mbi Berishën rëndojnë një mal akuzash si për vrasjet e 21 janarit, Gërdeci, për korrupsionin gjigand etj. Mendoj se ata kanë krijuar një bindje të fortë deri sa u bë kjo deklaratë. Ky është një apel i fuqishëm. Por, këtu duhet të kemi parasysh diçka thelbësore. Nuk është qeveria që arreston. Qeveria evidenton faktet, shkeljet ligjore që janë bërë, denoncon dhe pastaj prokuroria vepron, kryen aktet ligjore sipas përgjegjësisë. Për shembull, është detyrë e qeverisë që të auditojë gjithë administratën e mëparshme dhe e ka nisur mirë me auditivet në Ministrinë e Mbrojtjes, të Brendshme, atë të Financave etj. Po qe se rezulton se iks ministër, Imami, Bode a ndonjë tjetër, deri edhe Berisha, qeveria të bëjë kallëzimin penal në Prokurori dhe i takon asaj të bëjë punën e saj, domethënë të ulë në bankën e të akuzuarve fajtorët. Gjithsesi, unë e vlerësoj si shumë pozitive dhe inkurajuese deklaratën e Brukselit. Sepse pa u vendosur drejtësia, është e kotë të flasim për progres.
Brokaj: Të arrestohen së pari Berisha dhe ministrat e tij
Dr. Sabit Brokaj komenton për gazetën ‘DITA’ deklaratën e raportuesit për Shqipërinë, Nicola Vuljanic. Brokaj tha se, nëse Shqipëria kërkon të luftojë korrupsionin, duhet ta fillojë pikërisht nga Berisha. Këtë unë e kam thënë me kohë, pasi Berisha ka krijuar kulturën e mosndëshkueshmërisë në këtë vend. Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha dhe ministrat e tij duhet të dërgohen para drejtësisë, pasi provat për korrupsionit dhe veprimet e tyre antilogjore janë evidente. Përmendim dosjen për rrugën Durrës-Kukës, kur u sajua një shpikje monstruoze vetëm për të mos u dënuar përgjegjësit. Pa folur këtu për krime të tjera që Berisha dhe ministrat e tij kanë bërë gjatë tetë vjetëve në qeverisje si Gërdeci, 21 janari dhe pa shkuar më tutje tek 97-a apo 98-a. Lufta kundër korrupsionit duhet të fillojë nga ata që e krijuan dhe e ngritën në sistem korrupsionin. Pikërisht nga koka dhe personi që është themeluesi i tij. Përgjegjës për vendosjen në sistem të korrupsionit në Shqipëri, janë Berisha me ministrat e tij. Provat kanë dalë me kohë. Dosjet janë në prokurori të patrajtuara, të shtyra, të shmangura. Apeli i raportuesit për Shqipërinë, Vuljanic, është i qartë dhe organet shqiptare të drejtësisë duhet të jenë të inkurajuara për të vepruar urgjentisht, tha Dr. Brokaj.
Bernd Fischer: Berisha ka frikë nga arrestimi…
Studiuesi dhe profesori i njohur amerikan, Bernd Fisher, njëherësh dhe analist i historisë dhe çështjes shqiptare, në një intervistë ekskluzive për gazetën “DITA” tri javë para zgjedhjeve të 23 qershorit ishte i pari që përmendte publikisht mundësinë e arrestimit të Berishës pas humbjes së pushtetit. Ai e ka konsideruar demokracinë nën Berishën në Shqipëri një ‘demokraci autoritariste’ dhe arsyetonte pse e ka krahasuar vendin tonë me Ukrainën dhe Venezuelën. Ja fragmenti nga intervista e botuar në ‘DITA’ më 30 maj 2013:

– Profesor Fischer, Kryeministri aktual Sali Berisha, pas tetë vjetësh në qeverisje po kërkon me ngulm një mandat të tretë. A ka motiv për ta kërkuar këtë?
– Unë them se motivimi i Z. Berisha është që të mbesë në pushtet për aq kohë sa ai mundet. Ai gjithashtu mund të frikësohet nga arrestimi nëse humbet pushtetin. Unë mendoj gjithashtu se ai e sheh interesin e vet si interes shtetëror – pra, çfarë është e mirë për zotin Berisha, është e mirë për Shqipërinë. Unë mendoj se në një moment kjo mund të ketë qenë e vërtetë, por ajo nuk është më e vërtetë. Z. Berisha e ka dominuar Shqipërinë që prej rënies së komunizmit. Vitet e tij në pushtet kanë prodhuar një tablo të përzier. Sigurisht që ka pasur arritje të rëndësishme, duke përfshirë edhe hedhjen e themeleve për një demokraci funksionuese dhe të ekonomisë së tregut, duke zhvilluar një politikë të jashtme konstruktive në përgjithësi, dhe duke u shpërblyer me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Por unë kam frikë se zoti Berisha nuk ka arritur aq sa kishte mundësi të arrinte. Mandati i tij më i fundit ka qenë tërësisht negativ dhe Shqipëria në shumë mënyra ka bërë hapa mbrapa. Ai ka vënë në rrezik demokracinë. Shprehjet e tij nacionaliste i kanë tëhuajtur fqinjët dhe miqtë. Ai nuk ka qenë i zoti t’i bëjë ballë korrupsionit dhe krimit të organizuar që mbretërojnë në vend. Ekonomia nuk është e shëndetshme dhe gjithnjë e më shumë shqiptarët jetojnë në një gjendje të rëndë të varfërisë. Sigurisht shumë prej vështirësive ekonomike të Shqipërisë vijnë edhe për shkak të rënies ekonomike globale, por politikat e Z. Berisha nuk kanë ndihmuar për të dalë nga kjo gjendje. Shqipëria mund të ishte më pranë BE-së. Mund të kishte më shumë investime të huaja direkte. Z. Berisha fajëson opozitën për shumë nga këto, por përgjegjësia mbetet kryesisht në anën e qeverisë. Qeveria merr kredi për sukseset e Shqipërisë, dhe ajo duhet të marrë përgjegjësinë për dështimet e saj. Qeveria e ka fuqinë dhe përgjegjësinë për të vepruar me maturi dhe të kërkojë kompromis për të fituar bashkëpunimin e opozitës. Z. Berisha përderisa ka bërë shumë rrallë debate dhe kompromise të arsyeshme në të kaluarën, që nuk duket se janë në natyrën e tij, ai ka pak gjasa ta bëjë këtë në të ardhmen.
*Marrë me shkurtime nga shkrimet e kopertinës së sotme të DITA. Faleminderit që na lexoni


SALI BERISHOVICI DO ARRESTUAR DHE PIK. ATEHER DO FILLOJ KY VEND TE MARR FRYM LIRISHT.
Shoke! Shoket tane te Kominternit e dhane. sinjalin. Tani…. shoket ne terren te nisin nga aksioni. Poshte Imperializmi dhe rrreaksioooonarrret!
Sa e lezecme karikatura! Per te qare dhe per te qeshur!
Pyetja e artikullit nuk eshte e plote.
pyetja duhet te ishte : A eshte gati Shqipëria te arrestoje familjen Berisha.
Plumb!
Qeveria Rama me arrestimin sa me shpejt te Sali Berishes, do te jape mesazhin e shumepritur, Se ka filluar nje kohe e re, se tani e tutje, kushdo qe shkel ligjin, do te perballet me ligjin.
Duhet arrestuar Sali Berisha sa me shpejt, per te ngushelluar realisht, familjet e viktimave te neodiktatures berishiane.
Duhet arrestuar Berisha dhe koleget e tij shkaterrimtare, qe mesazhi hyjnor te behet i besueshem, se heret a vone , vjen dita qe do japesh llogari, drejtesia vonon, por nuk harron.
ARRESTONI SA ME PARE SALI BERISHEN.
Berisha dhe Meta-Kryemadhi duhen arrestuar ne nje dite dhe DELETED qe te mesoj njehere e mire ky vend e ky fare mileti se nuk vidhet keshtu diten me dielle dhe dalin e flasin per moeaal e politike dhe futjen e Shqiperise ne BE. Perndryshe turp per ne qe te quhemi popull!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Ka aredhur koha qe HAKU te shkoje tek i zoti.Nuk duhet mare me vrull.Gjithcka duhet bere ne rruge ligjore.,gjithcka te argumentuar mire dhe jo se dha dikush nje mendim.Te vertetat jane ne shesh: Gerdeci-21 Janari-mashtrimi ne rrugen e kombit dhe makinacioni qe u perdor per te shpetuar nga pergjegjesia ligjore te koruptuarit, etj ,etj, etj,.Gjithkush duhet te pergjigjet per ate qe ka kryer jashte rregullave dhe ne kundershtim me ligjin.Te mos ket dallime as per administratorin e thjesht,as per ministrin dhe as per kr/ministrin po te jete se vertetohet fajesia e tyre.
NUK ESHTE ELEHTE TEB ARRESTOSH NJE NJERI KUR PRETENDON SE ZBATON POLITIKAT E SHTETIT LIGJOR DUHEN FAKTE TE KOPSITURA MIRE.MENDONI SIKUR KOBUREN TA KTHESH NGA VETJA A DO TA SHMANGJE,SIGURISHT PO DHE DO KERKOJE SHKAQE TE PERLIGJURA PER KTE.PO QEVERRIJ A TE BEN ATE QE STA PRET MENDJA,AJO PERGATIT AKUZEN DHE AKT AKUZEN NE EMBRION,PARAQIT FAKTET DHE DEMIN SHKELJET DHE RRJETIN E PERFITUESVE.SA ME E AFTE TE JETE PER KETE AQ ME E SIGURTE ESHTE PER TE LUFTUAR KORRUPSIONI.NE SE BEN DOT LE TE BEHEN ZGJEDHJET PERSERI DRRI SA KJO GJE TE MARI ZGJIDHJE.NJE POZITE E PERGJEGJSHME DUHET TE TREGOI KUSH ESHTE.DERI TANI NE RRETHE KEMI PARE SE EMRIMET E LSI PO BEHEN ME IDENE NE PUSHTET FITOHET TE JEMI 4 VJET QE TE NXJERRIM ATO QE INVESTUAM.NE NDONJE RRETH ESHTE PERJASHTUAR POTHUAJ FARE PS DHE 80 JANE EMRIME TE LSI.KJO KA DHE EKSPERIENCEN E DREJTIMIT TE SHTETIT ME PD QE PER VJEDHJE EHSTE FANTASTIKE.KY VULJANICI MOS MENDONI SE PERJASHTOI METEN SI ISHKRYEMINISTER PSE JO?ASKUSHNNUK DO TA KUNDERSHTONTE NJE GJE TE LILLE.
Vetm me protesta popullor levizin gjerat po te rrim duke pare se mos nderkombetaret dhe keta qe kan pushtetin as dhe nje gje nuk do te leviz, vetem levizjet mare popullore do te detyrojne qeverine te vej para drejtesis saliun bashke me ministrat e vet para drejtesis dhe tju sekuestrohen te gjitha pronat dhe firmat qe i kan gjasme te huajt por i kan vete , ateher edhe krimi politik do te goditet rende po ashtu dhe ai ekonomik , do te ulet ndjeshem krimi i organizuar i ketyre qe do te jene para drejtesis , njerzit do te denancojne me me kurajo atministraten prokuroret gjykatsit komunaret bashktjaket bluzat e bardha .do jet vertet nje ipakt teje pozitiv per kete shoqeri , dhedo maten shume njerzit po te shkelin ligjin po te arrestohet saliu bashke me banden e tija ministra e bodigarde etj . ky do ishte vertet rezimi i komunizmit ne shqiperi do kishte nje ipakte teje pozitive per mbare trojet shqiptare se keshtu do te veprohej dhe ne kosove , do crilohej nga bandat e uck te komanduara nga tacet salit etj . prandaj ju bej thirrje te gjith ne kembe qe te arrihet kjo se po e lam hekurin te ftohet nuk ja japim formen sic duhet shenjat kan ardhe nga Brukseli nuk jane te rastesishme por me vones ,por me mir vone se kurre . te ngrihemi te shpetojme veten tone si me helmet , kjo eshte me e rendesishme dhe me e rrezikshme se helmet se e kemi ne kurriz qe 23 vjet kete helm qe ka hemos nje kombe mbare trojet shqiptare i ka degraduar deri atje sa jeta me nuk ka vlere per ate popull te vjedhur e te tradhtuar nga nje klike salistane eshte me i keq se milloshevici per shqiptaret kapeni kohen e humbur dhe gjakun e djersen e keti populli lakuriq nga ky vrastare i pa meshirshem .
Ky rraportuesi nuk eshte prokuror dhe ska tager me fole ne emer te Be>Be nuk urdheron arrestime sepse Be nuk eshte as Kominterni i Hrushovit qe pushkatonte hungarezin Imre Nagi ne Rrumani as byroja politike e Enver hoxhes qe ne pleniume Enveri thoshte :Merrini teseren e partise dhe arrestojeni.Kete propogande po e bene mashtruesi Mero Baze me ju.Por Berishen nuk e arreston njeri se nuk ka thye ligjin .Vendimet qe merr qeverija jane kolegjiale dhe nuk ka pergjegjesi individuale.Kjo eshte e Drejta Rromake qe sundon ne boten demokratike.Askush nuk ka akuzue Kenedin pse sulmoji Vietnamin megjithse te gjithe pranojne se lufta ne Vietnam ishte gabim i rende.Ky Kacin eshte nje Taulant Balle ne PE.Edhe Biberaj qe caktue rraportues i PE per Ukrahinen.Po cdin per shkeljet e korrupsionin ne Ukrahie ne ate kohe Biberaj?Leshin e Macukelles thone ne veri.Ndersa ai Fisher eshte nje kopje e Mero Bazes nje mashtrues ordiner
Mbi vicidolasin bien nje mal me krime,vrasje e korrupsion ,sebashku me familjen e tij !!!
Marko-si shqiptar !!!
DITA QE TE ARRESTOET BERISHA. DUET TE SHENOET NE KALENDAR SI DITA E PAR E DEMOKRACIS PER TEGJITH SHQIPTARET. POR AKA BURRA SHQIPERIA……
tomas: Sikur te ishin vetem dhjet si puna jote.Vetem se pari tu japin me hanger pastaj ju do shperthenit ne trimeri.
Sahliu de fakto i arestuar eshte , de jure i ka ditet te numuruara . e rendesishme tashme eshte te futen ne vathe disa nga ata ish ministra te cilet vaxhdojne te kapardisen si macoku mbi theker , Berisha e ka vendin ne Hage , te gjykohet per krime kunder njerzimit me qellim qe dhe askush mos dyshoje se po e gjykojne politikisht ,.zoti Rama duhet mbasi te beje e pak durim sa te meret dhe Statusi i Vendit Kandidat dhe strukturimin e gjithe strukturave te vendit nga qendra ne baze brenda dhjetorit te ketij viti , dhe peshqesh e dhurate per Krishlindje e Vitin e Ri , te dergoje e mbylle Sahli Bishen atje ne zendan , atje ne qeli , ta perjeroje si e meriton festimin ky i quajtur njeri .
Saliu ka kohe qe ka filluar te kundermoj ere duke filluar nga shkaterrimi total deri ne germadhe te jetes ekonomike pa permendur shume gjera te tjera por me kryesorja duhet te merret per krime dhe tradheti te perseritur ndaj Atdheut dhe kombit. Ne keto halle ka nje fatkeqesi tjeter qe per nga rendesia nuk eshte me e vogel se kufoma Berishe. Kjo fatkeqesi eshte KOKLOPA e Skraparit.Per 8 vjet SALIU me SALINJTE e kane pllenuar dhe e lane ne dere qe tju sherbeje deri ne vetmohim duke moslejuar asnje veprim qe sherben per normalitet. Ministria e drejtesise eshte kyci jo me kot e mori dhe jo me kot ka vendosur nje njeri qe bente presione ne intervistat para Shtatorit se kryeminister do jete KOKLOPA.
Po nuk u arrestua Berisha me banden e tij mafioze, Shqiperia kurre nuk do gjeje qetesi !Arres-
tojeni kete bande sa nuk eshte vone ! Vini re ju pushtetare ! Cdo dite sajon permes bandave
te tij Saliserb Berisha tension dhe vazhdimisht tension: ”strategji e tensionit,, me qellim qe te
mbuloje njeri pas tjetrit krimet e tij . Ben zallamahi ne parlament, ndodh ngjarja e Olldashit,
diten tjeter arratisen nga burgu i Drenoves, nje dite me vone per nje fotografi te rastit te Enver
Hoxhes te Varrezat e Deshmoreve krijon furtune mbi qeverine e re ,duke sajuar gjera nga mon-
struozet sikur ne Shqiperi po ndodh apokalipsis. Pa permendur ketu te ”fameshmet,, lende
kimike, ku doli hapur ,bashke me banden e tij , kunder mikut tone te madh, aletatit tone strate-
gjik,clirimtarit te Kosoves , SHBA -se . Diktatori bajraktar Berisha do te njihet ne historine e
popullit shqiptar si tradhetari me i madh,atdheshitesi me damke i territorit shqipar, 354 km2
det , vrasesi e gjakatari me i pabese i shqiptareve te pafajshem te 21 Janarit, gjenocidin e
97-tes dhe Gerdecit, dhjetra vrasje pas shpine ne erresiren e nates , emrat e te cileve i di i
gjithe populli shqiptar . Per te gjitha keto qe permenda dhe te tjera ,sic jane vjedhjet,plackitjet
e pasurise se popullit Ai dhe familja e tij ,nje dite jo te larget do te japin llogari para drejtesise !
Atehere populli shqiptar do te marre fryme lirisht ,duke hequr kete ciban kanceroz nga trupi i
lenguar pergjate 23 vjeteve diktature te eger e brutale . Ju shofte xhinsi kesaj murtaje vicidolase!
23 qershori te shpallet feste kombetare si fillimi i demokracise shqiptare pas 23 vjeteve
Diktature unipersonal . Sali Berisha te shpallet tradhetar i kombit shqiptar !!
Ministrat e tij pa perjashtim ne burgim te perjetshem .Hajdutet !!!
Me kete kupole shteterore qe kane betonuar Ali Baba Saliu dhe 40 kriminelet e hadutet e tij, askush nuk mund t’i arrestoje ata. Ali Baba Saliun,dhe 40 kriminelet e hajdutet e tij do te shkojne me kembet e tyre drejt burgut vetem nese korigjohen nderhyrjet qe ai beri ne Kushtetuten e RSH sa ishte ne fuqi, per te mbrojtur krimet dhe hajduterite astronomike.
Populli eshte zgjuar dhe nuk do duroje gjate pandeshkueshmeri.Do s`do Edi Rama,ka apo nuk ka kellqe Edi Rama nuk ka mbetur ne dore te tij arrestimi i Berishes,e kerkon populli!
Ndaj te njejten bindje me ju, “lisdushku”.
Vetë zhvillimi i ngjarjeve politike, ekonomike, shoqërore në Shqipëri, ka sjellë si një nevojë të padiskutueshme Ndëshkimin e të gjithë pusht-etarëve që kanë abuzuar hapur dhe pa pasur frikë nga askush me pasuritë kombëtare, në favor të familjeve të tyre dhe në dëm të popullit që e varfëruan çdo ditë e më shumë.
Kjo sjellje prej hajdutësh në qeverisje, i bënte karshillëk popullit pa e vrarë ndërgjegjia dhe pa pasur as më të voglën ndjenjë përgjegjësie për veprimet në shkelje të hapur me interesat e përbashkëta qytetare.
Jam i mendimit, ashtu si dhe shumë komentues të tjerë, që sigurisht ka ardhur koha e Ndëshkimit Final dhe pa as më të voglën mëdyshje të të gjithë atyre që janë përfshirë në aferat korruptive të drejtpërdrejta por edhe si pasojë e keqqeverisjes së tyre.
Qeveritarët që kanë keqqeverisur vendin duke shpërdoruar dhe keqmenaxhuar pasuritë kombëtare dhe fondet e ndihmave akorduar nga organizma të huaja, nuk ka se si ta anashkalojnë përgjegjësinë e tyre, thjesht duke dalë në opozitë.
Opozita nuk është streha e shpërdorueseve, vrasësve dhe hajdutëve! Ne qytetarët nuk mund të pranojmë që ata që deri dje na vidhnin, sot të dalin në kuvend dhe të na japin mend sikur nuk ishin vetë ata që i shkaktuan këto situata që po kalojnë qytetarët e varfëruar dhe të papunë, pikërisht për faj të keqqeverisjes së tyre prej tetë vitesh.
Nisur nga kjo, nuk ka pse të ketë hezitime në se duhen dënuar Berisha&kompani!
Të gjithë meritojnë të dënohen sipas shkallës së varfërimit që i shkaktuan këtij populli!
Qeveria e re, mjaft me konstatime dhe të hidhet në veprim! Konstatimet i kemi bërë në fushatën para 23 qershorit. Sovrani foli njëherë e mirë dhe qartë! Tashmë ka ardhur momenti i vënies në vend të Drejtësisë. Ne qytetarët duam të shohim të gjithë ish-at para Drejtësisë! Kush ka përlyer duart le të përgjigjet sipas Ligjit dhe kushtetutës! Qeveria e re e ka premtuar Ndëshkimin para zgjedhësve të vet. Le ta zbatojë tani, sipas shkallës së hierarkisë dhe fajeve dhe krimeve të bëra!
E gjithë kjo gjendje mizerabël e varfërisë dhe papunësisë që mbizotëron sot në Shqipëri, i ka shkaktarët e vet që nuk janë anonimë dhe të panjohur, por më të gjallë se kurrë kanë kurajon dhe ngrihen, protestojnë, akuzojnë për krime dhe korrupsione që ata vetë i kanë firmosur!!!
Ky është paradoksi më i madh i një klase politike të papjekur dhe të papërgjegjshme, që shkaktarët e vuajtjeve të këtij populli i mban dhe i paguan akoma me statusin dhe privilegjet e deputetëve të “nderuar”!!!
Deri kur më kjo farsë politike në kurriz të drejtësisë dhe sovranit të zhgënjyer?!
Arrestimi hapi i pare…denimi hapi i dyte… po i treti kush eshte ?