Bir Saliu i nënës,
ç’të të them më parë,
erdhe duke qeshur,
ike duke qarë!
Erdhe duke qeshur,
ike duke qarë,
atë ditë mungoi,
vetëm një fanfarë!
Vetëm një fanfarë,
të bëhej tamam,
se iku Saliu,
nga çdo istikam!
U varros PD-ja,
u fut ndënë dhe,
ndaj klithm’e vajtimit,
s’pushonte atje!
Eh, të tilla pamje,
s’kisha parë kurrë,
pse nuk mbahesh dot,
përse qan o burrë?!
Shuplakën e rëndë,
kur u dha sovrani,
ju tha hapni rrugën,
nuk ju tha të qani!
O xhaxha Saliu,
mblidhi mentë e kokës,
ësht’ thjesht fundi yt,
nuk është fund’i Botës!
Ti e barazon,
një me Kijametin,
atë ditë të zezë,
kur humbe pushtetin!
Në zyrën e shtetit,
s’më dëgjove mua,
kur të thashë se vetëm,
bythët ke të tua!
Të dëgjonit mua,
sot nuk do të qanit,
kur ju thashë se zyrat,
janë të Sovranit!
Janë të Sovranit,
se ai është zot,
kushdo që të vijë,
rrënjë nuk hedh dot!
Dikur e dikur,
erdhe me kaq bujë,
s’ka lezet o nur,
të ikësh me kujë!
Mbledhur për mynxyrë,
njerëzit në seli,
ti qaje kolltukun,
ata qanin ty!
Jeta s’të gostit,
gjithmonë me llokume,
po ti o Sali,
ke bërë shumë zullume!
Zullumet e tua,
kush s’i di tani,
po Rama të thotë:
“Shko rri në shtëpi!”
Dhe un’ nuk jam kundër,
pleqëri të mbarë,
dhe mos u rikthe,
sërish kryetar!
Dhe mos u rikthe,
sërish kryetar,
se sërish do ikësh,
andej duke qarë!
Harroje selinë,
harroje “Përpara!”,
se s’i bëjnë mirë,
askujt dy të qara!
Dhe unë u trazova,
prej lotimit tënd,
por ti dorëheqjen,
s’e ke me gjithë mënd!
Do që të qetësosh,
dallgët e furtunës,
ndaj unë si më parë,
ju riktheva punës!
Se tani PD-ja,
ësht’ krejt e rrënuar,
një ushtri e mundur,
dhe e shpartalluar!
Krejt e shpartalluar,
o xhaxha Sali,
po të paktën ende,
quhet një ushtri!
Quhet një ushtri,
me ushtarë të trembur,
por që ka një shpresë,
për t’u rimëkëmbur!
Ç’të them për PD-në,
pastë jetën e gjatë,
por po e la Sala,
kthehet në shoqatë!
Po e la Saliu,
i tretet dhe shpresa,
shkon në dy përqind,
sa shkoi Les Valesa!
Kush rri aty pranë,
kthehet eunuk,
ndaj xhaxha Saliu,
thjesht’ po bën një truk!
Thjesht’ po bën një truk,
se është xhongler,
se ai PD-në,
s’e lë asnjëherë!
Nuk e lëshon kurrë,
deri sa të rrojë,
i duhet patjetër,
ta ketë si mburojë!
Po ju sqaroj pak,
me vargjet e “Ditës”,
nuk preket kollaj,
Kreu Opozitës!
Këtë post Saliu,
për asgjë s’e humb,
i duhet ta ketë,
si një antiplumb!
Si një antiplumb,
domethënë jelek,
se Sala gjithmonë,
do të jetë zevzek!
Tani gjithandej,
për shokun Doktor,
do këndohet kënga:
“Khehu në Shtator!”
Do flasë duke derdhur,
lotët si rruaza:
“Unë desha të ikja,
po nuk më la baza!”
Do të mbetet prapa,
çasti i mjerueshëm,
epo-ky skenar,
është shumë i lexueshëm!
Ësht’ shumë i kuptueshëm,
kthimi në Shtator,
sepse skenaristi,
është dhe regjizor!

Mos u mer me me kete kellire.Ky do te shkoje ne burg duke qeshur.
ja ke shkruar te gjithe more zDuka,po ketije pa karrige,nuk i hahat buka.
beni jo keshtu une te lavderoj po dhe te qortoj ,,kjo eshte tragjikomike per te se ati nuk i ka mbetu as pike burerije ..harove italine harove drejtesine italiane c i beri berluskonit jo beni deri sa drejtesia ti gjeje vendin ketij populli nuk ka qetesi ..nese rama nuk ve drejtesi per te mare ate qe meritojne keta famekeq rama do te jete zhgenjimi me i madh …..berisha eshte esat pasha i dyte
sa bukur i ke gjetur keto vargje .jane fjal qe i mendojme te gjithe.bravo 1000 here je i madh
Ky KRIMINEL, vrasës i shqiptarëve, duhet t’i paguajë të gjitha krimet, hajnitë e tradhtitë që i ka bërë Shqipërisë.
Mos u trazoni, nuk iken Sala/ai mbreteron ende si ne perralla/kur shkon prapa i duket perpara/ prandaj perziene te qeshura e te qara.Ai nuk e di nga e ka bishtin dardha./ pyjet e pemtoret u rrafshuan nga sharra/ se donte te mbillte lajthi e arra.Ai u permbyt ne fyrje e te shara/me genjeshtrat e tij çuditej mehalla/ kur mburrej se botes ia kalon Kavaja/ ia kalon Korthpula e Lapardhaja.Ai fshihte korrupsionin qe rritej tek kalaja/ pasurine qe vidhnin djali e vajza/ lavderimet e tij, genjeshtra e trasha/i recitonin me epsh cerla e laraska. Gerdylberi e disa pordhaska/ thone se poulli u tremb nga duarte e pastra!!
Je grandioz, je i paarritshem, je i papare ore i madhi Arben.Ja ke qendisur me mjeshteri edhe kete here por kujt po ia qe dendis !? Tani te me falesh pak per mungesen e etikes por duke marr shkas nga ti, do e bej edhe une nje batute per shpellarin. Une bejta nuk di me be, por nje bejte o Sali ty po ta qes, tre burra me pase afer si puna jote, ne dy ve kembet , ne tretin dhjes.