Koordinatorja për marrëdhëniet me publikun në PD, Grida Duma, është paditur në gjykatë për mashtrim në cilësinë e aksionares së një kompanie ndërtuese. Fabula është e thjeshtë, Grida Duma ka qenë aksionare me 30 për qind në kompaninë “Kristian Construction” që prej vitit 2008 deri në vitin 2010. Kjo kompani në vitin 2008 kur Duma hyri aksionare nisi ndërtimin e një pallati në Tiranë. Në truallin ku do ndërtohej pallati, pronari i një pjese të truallit, shtetasi Albert Pali, një 85 vjeçar i moshuar, lidhi një marrëveshje me kompaninë ndërtuese. Marrëveshja i garantonte atij të drejtën për të përfituar disa apartamente në përfundim të ndërtimit të godinës. Por sot , pas 6 vitesh shtetasi Albert Pali ka kallëzuar Dumën dhe ortakun e saj për mashtrim. Madje nga dokumentet që ka bërë publike avokati i Palit rezulton se në të njëjtën ditë që ndërtuesja Duma dhe ortaku i saj kanë nënshkruar me Palin, ata, në të njëjtën zyrë noteriale kanë nënshkruar dhe një kontratë me një porositës-klient nga Kruja, ku objekt i shitjes ka qenë një ndër apartamentet që i ishin premtuar Palit me kontratë.
E njëjta pronë është shitur dy herë, në dy kontrata të ndryshme, dhe në të dyja kontratat gjendet e sigluar dhe firma e Grida Dumës si njëra prej dy aksionarëve të kompanisë së ndërtimit që realizonte shitjen.
Do të jetë hetimi ai që do të përcaktojë implikimin dhe përgjegjësitë direkte të Grida Dumës në këtë histori mashtrimi. E gjithë situata e saj luhatet në këto caqe:
1. Ose Grida Duma ka hedhur firmën e saj në dy kontrata duke mos e ditur se çfarë ishte duke bërë dhe e futur në kurth nga ish-ortaku i saj të cilit i ka besuar pa verifikuar.
2. Grida Duma mund të ketë pasur dijeni të plotë mbi mashtrimin që po realizohej dhe ka ekzekutuar finalizimin e këtij mashtrimi që do sillte një përfitim diku tek 95 mijë euro për shitësit e dyfishtë.
Në të kaluarën, Grida Duma me ortakun e saj në këtë kompani ka pasur dhe disa divergjenca të cilat janë trajtuar dhe në rrugë ligjore. Është ende e paqartë nëse këto divergjenca mes tyre kanë pasur si objekt këto skema mashtruese nga kompania që ata të dy kontrollonin, por tashmë është i sigurt fakti se paditësi Albert Pali, gjashtë vite pasi ka lidhur kontratën e sipërmarrjes dhe e ka gjetur veten të mashtruar, ka vendosur të padisë vetë Grida Dumën dhe ortakun e saj personalisht si arkitekt dhe zbatues të mashtrimit.
Në të gjithë këtë histori mashtrimi, bie në sy fakti se si një ‘vajzë’ ekzigjente si Grida e ka gjetur veten të përfshirë në një mashtrim kaq të rëndomtë, i cili herët a vonë do të diktohej, pasi ishte thjesht çështje kohe. Të kishte arritur makutëria e Gridës të atilla nivele sa të degradonte deri në lidhjen e të tilla kontratave të dyfishta dhe mashtruese? Apo Grida është viktimë e mirëbesimit ndaj ortakut të saj në biznes. Përse duhej të realizohej ky mashtrim, kur dihet shumë mirë se ishte thjesht çështje kohe zbulimi i tij?
Hetuesit e kësaj çështje e lidhin këtë skemë mashtrimi, kryesisht me moshën e Albert Palit, pronarit të truallit. Ai është në një moshë mbi të 80-at, ndaj dhe dyshohet se hartuesi/it e skemës mashtruese mund të jetë nisur nga fakti se Palit nuk i kishte mbetur shumë kohë për të jetuar. E kanë gënjyer që në fillim dhe më pas e kanë sorollatur për 6 vjet me rradhë me shpresën që… mosha do bënte të vetën dhe nuk do arrinte ditën e zbardhjes së mashtrimit. Po ja që zoti Pali, një i moshuar këmbëngulës ka qëlluar jetëgjatë. Ne iu urojmë atij të jetojë gjatë dhe ta kërkojë të drejtën e vet pa u ndalur.
Sipas hetuesve ka pasur disa raste të ngjashme të ndodhura në Shqipëri, me shitjet e dyfishta të apartamenteve apo sidomos të pronave të dedikuara për pronarët e truallit, për më tepër në rastet kur këta pronarë trualli kanë qenë dhe të moshuar. Cilado qoftë e vërteta në lidhje me implikimin e Gridës në këtë skemë mashtrimi, gjyqi për këtë çështje pritet të zbardhë çdo rrethanë. Me siguri që ka për të qenë një gjyq interesant, ku i dihet…ndoshta kemi mësuar shumë pak gjëra ende sa pa filluar ky gjyq.
* * *
Avokati i Palit: Sulm politik? Askush nuk po i ngarkon Dumës një gjë që s’e ka bërë
Ditën e djeshme mësuam se Grida Duma dhe Roland Rexho, pronar të shoqërisë së ndërtimit “Kristian Construction” janë paditur nga Albert Pali, pronar i truallit ku këta të fundit kanë ndërtuar një pallat. Të dy këta (ndërtuesit) akuzohen për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit parashikuar nga neni 243/2 i K.Penal.
“Unë Albert Pali kam qenë pronar i një trualli prej 281 m2 në Rr. “Edit Durham”, pronë të cilën me anë të kontratës së sipërmarrjes dhe aneksit të kësaj kontrate, ja kam dhënë për ndërtim ndërtuesve Roland Rexho dhe Grida Duma të cilët ishin bashkëpronar të firmës ndërtuese “Kristian Costruction” sh.p.k. dhe në përfundim ata detyroheshin të kalonin në pronësinë time tre apartamente me nga dy dhoma dhe një kuzhinë me sipërfaqe totale 283 m2. Të lartpërmendurit më kanë dorëzuar vetëm një apartament me sipërfaqe rreth 90 metra katrorë dhe sipërfaqet e tjera të cilat duhet të ishin në pronësi time i kanë shitur tek persona të tjerë. Veprimet e kryera nga të lartpërmendurit plotësojnë elementët e veprës penale të vjedhjes me anë të mashtrimit parashikuar nga neni 243/2 të Kodit Penal. Për më shumë Roland Rexho dhe Grida Duma kanë mashtruar edhe persona të tjerë gjë që del qartë nga ekstrakti historik i regjistrit tregtar” – thotë padia e ngritur nga 85-vjeçari.







O idh po cte gjeti keshtu o IDH.O grigja
e ehte nje gojore grigja cefes djhe gjithcka e montuare apo nishanite hahahahahahah
…..Mos u cudisni per I…dhin,sepse vajtem 23 vjet qe spiunet,kurvat,putanat,rrospite,hajdutet,kusaret,maskarenjte e te gjithe niveleve qe bejne gjithecka dhe pastaj dalin neper televizionet e Salihut e te Fatosit,neper gazetat e Fariut e te Nikolles dhe ankohen se po i sulmojne kote.Edhe ky Idhi i ri,eshte njesoj si ai I..dhi i vjeter me kry te madhe qe kur ishte e Re,sla fjal pa thene,sla gje pa bere,edhe zogun doli e priti ne Rinas,edhe doli ne konference shtypi dhe tha se une duhet te lindja djalin ne shqiperi,sepse djali im duhet te linde ne shqiperi,d.m.th se e parashikonte per” mbret” se vehten keshtu e quante. ja pra keta I..dhat si andej edhe kendej behen “Xhoz….I.dh.
Si ka mundesi qe njerzit me te shkelqyer( shkerdhyer) te BERISHES te bejne diten per diell keto grabitje kaq monstruoze me mashtrime e me hajni te nji i moshuar, duke menduar se eshte i vjeter dhe nuk din ta kerkoje ose do te vdese dhe do te harrohet fare. Ose do ta mbronin gjykatat e SALIUT. ME DALLAVERE E POSHTERSIRA NUK MERRET AS NUK MBAHET SHTETI. GRIDA DUME NE C’DO TELEVIZION QE DEL BEN ZHURMUESIN, NUK I LEN TE FLASIN KUNDERSHTARET, E TANI NA DEL HAJDUTE ME MASHTRIM.
O i shkreti Rrapo! Te verferit nuk behen kurre te pasur. I varferi nuk ka prone as …