“Furgoni” i një ish-qeverie të pandëshkuar

anazapta

SHËNIM

Ka një protestë në Tiranë që ka bllokuar dje një pjesë të kryeqytetit në një ditë me shi duke e bërë të pamundur lëvizjen normale të makinave dhe këmbësorëve në bulevardin e Tiranës për orë të tëra.

Në kakofoninë e informacioneve të sakta e të pasakta që jepen orë e minutë nga TV-të e lajmeve ka shumë mundësi që shumica e qytetarëve nuk fokusohen dot cili realisht është problemi. Madje as vetë drejtuesit e taksive 8+1 që protestojnë nuk kanë arritur ende të formulojnë saktë çfarë kërkojnë dhe për këtë arsye duket sikur kërkojnë thjesht që gjithçka të jetë si më parë. Por ka një problem.

Ka një ligj, i cili është miratuar që në 2007 me kërkesën e vetë sindikatës së transporteve. Paradoksalisht ligji dhe vendime të tjera rreth kësaj kategorie janë marrë nga PD dhe ish-ministra të saj, që dje në traditën e pacipërisë “mbështesin protestën”, a thua se as ata nuk e dinë çfarë realisht po ndodh.

Ligji në fjalë thotë që taksitë 8+1 duhet të punojnë vetëm brenda qyteteve ku kanë marrë licensën, ose nëse dalin jashtë tyre duhet të dalin dhe të rikthehen me të njëjtët udhëtarë ose bosh. Kjo me sa duket është formuluar si përpjekje për të mos u hyrë në hak autobusëve që kanë licensë me përmbajtje tjetër, dhe për të mos u hyrë në hak edhe kolegëve të tyre në rrethet e tjera, pra taksitë urbane, qofshin 4+1 apo 8+1 të mos veprojnë si interurbane.

A është ligj i gabuar? Ndoshta. A duhet ndryshuar? Pse jo, në rast se gjendet zgjidhje tjetër. Jemi në rastet kur pyetet Ligji apo Arsyeja? – sic thoshte dje në një shënim Artan Fuga? Edhe ka mundësi. Ama ligji është në fuqi.

Paradoksalisht as protestuesit as drejtuesit e tyre “sindikalistë” nuk po kërkojnë ndryshimin e ligjit. Të paditur ose të manipuluar ata kërkojnë të “jetë cdo gjë si më parë” duke kërkuar në fakt që ligji i 2007-s të vazhdojë të mos zbatohet. Dhe në ndihmë u vjen ‘opozita”; një opozitë që kërkon të mos zbatohet ligji. A nuk do ishte më e ndershme të kërkonte ndryshimin e ligjit? Apo së paku të kanalizonte problemin në racionalitet dhe kërkesa të kuptueshme dhe të qarta? Sigurisht që po. Por ish-qeveria, ende e pandëshkuar për krimet e viteve në qeverisje, ka zgjedhur të manipulojë nevojën e qytetarëve që preken nga zbatimi i këtij ligji, duke synuar përherë dhe pafundësisht vetëm një gjë: destabilizimin me çdo kusht e mënyrë të vendit.

***

Protesta, drejtuesit e taksive 8+1 përplasen me policinë

Drejtuesit e taksive 8+1 që veprojnë në linjat ndërqytetëse protestuan dje në Tiranë për të kërkuar që qeveria të tërhiqet nga vendimi i saj për të rikthyer zbatimin e ligjit nr.9760, datë 21.6.2007 për shërbimin taksi. Grumbullimi i tyre në Tiranë u shoqërua me tensione të forta e deri dhe me përplasje me policinë pasi ata bllokuan akset rrugore në hyrje të kryeqytetit.

Protesta ishte paralajmëruar për në mesditë. Por mbërritja e tyre që më parë në Tiranë, u shoqërua me tension me policinë. Drejtuesit e taksive 8+1 kërkonin t’i linin mjetet e tyre në vendndalimet e përhershme, por policia u kërkoi që ato të parkoheshin në periferi të qytetit. Kjo situatë u bë shkas për përplasje me forcat e rendit, pasi drejtuesit e furgonave bllokuan akset rrugore hyrëse të qytetit. Disa prej tyre thanë se ishin goditur dhe me shkopa gome.

Situata e tensionuar vazhdoi gjatë dhe vetëm pas mesditës ajo u zhbllokua. Protestuesit u grumbulluan të gjithë përpara godinës së qeverisë. Ndërsa përpara selisë së qeverisë protesta vazhdonte ende, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto në një konferencë për shtyp deklaroi se drejtuesit e taksive 8+1 nuk mund të vazhdojnë të kenë licencë për taksi e të veprojnë edhe si linja ndërurbane. Kjo gjë tha ai penalizon disa mijëra autobusë të licencuar për këtë aktivitet. Qeveria, shpjegoi ministri, ka ofruar zgjidhjen sipas ligjit “ata të ofrojnë shërbimin e transportit brënda qarkut. Kjo mundësi i lejon pronarët dhe shoferëve të taksive 8+1 që të vazhdojnë të punojnë deri në stabilizimin dhe rregullimin përfundimtar të shërbimit të transportit publik në vend”. Drejtuesit e taksive 8+1 qëndruan deri pasdite vonë përpara kryeministrisë dhe paralajmëruan një tjetër manifestim.

Policia

Gjatë një deklarate për shtyp, Ardian Çipa, Drejtor i Policisë së Tiranës dha detaje mbi protestën që po zhvillohet në Tiranë nga drejtuesit e mjeteve 8+1, ndërsa theksoi se janë marrë të gjitha masat që kjo protestë të mos shkaktojë probleme për qytetarët e Tiranës. “Rreth orës 11:00 kanë tentuar të hyjnë në Tiranë rreth 110 furgona, të cilat bllokuan akset kryesore që të çojnë në brendësi të kryeqytetit duke krijuar probleme në qarkullimin rrugor. Me t’u evidentuar pikat problematike, efektivët e policisë së Tiranës ndërhynë për të liruar rrugën, siç kërkon edhe ligji. Pikërisht kur kërkuam zbatimin e ligjit hasëm kundërshtinë e drejtuesve të protestës, të cilët vetë pas dy orë diskutimesh ranë dakord të lironin rrugën”, nënvizoi Çipa. “Drejtuesit e protestës kanë dërguar me shkrim kërkesën për një tubim paqësor përpara Kryeministrisë dhe nuk na kanë njoftuar për bllokim të rrugëve – tha ai.

Basha

Në krah të drejtuesve të taksive 8+1 shkuan dje deputetë të Pd-së dhe ish-ministra. Kryetari demokrat Lulzim Basha në një postim në Facebook fajësoi qeverinë se po rrezikon bukën e gojës për mijëra qytetarë. “Një qeveri që shpall kundërshtarë qytetarët e saj, që mendon vetëm si t’ju shkatërrojë punën, pasurinë dhe të ardhmen nuk mundet dhe nuk duhet lënë të finalizojë marrëzinë e saj”, mbyllet mesazhi i kreut të PD-së.

Berisha

Siç pritej Berisha ka reaguar në rrjetin social “Facebook” lidhur me protestën e shoferëve të furgonëve 8+1 në kryeqytet.

“Dhunë dhe shkopinj gome ndaj protestuesve paqësorë. Policia bllokon të gjitha hyrjet e Tiranës. Protesta paqësore e shoferëve të furgonave pritet me dhunë, bllokim, shkopinj gome nga Policia e klikës Rama-Meta në të gjitha hyrjet e Tiranës. Kështu, Edvin Kristaq Rama, sot i tmerruar nga protestuesit që luftojnë për kafshatën e fëmijëve të tyre, përdori dhunë e terror…” etj – thuhet ndër të tjera në postimin e ish-kryeministrit, sot deputet i PD.

Topalli

Edhe ish -kryetarja e Kuvendit Topalli e ka shkruar një status ën FB: “Forcat speciale kundra protestes për bukën e gojës! Forcat speciale, shteti policor, thua se është shpallur gjendja e jashtëzakonshme janë turrur kundra shofereve të furgonave që kërkojnë të punojnë për bukën e gojës! Çifti Rama-Meta kanë frikë nga protestat! Forcat speciale godasin me shkopinj gome edhe kundra grave! Ky është shtet policor!” – shkruan Topalli.

Share This Article
11 Comments
  • A i ndeshkofte Zoti keta horra! Sidomos ai qurraveci Strazimiri, ai eshte tipi me i neveritshem nga te gjithe keta.

    Hej DITA qe ben PRITA, siper furgonit duhet te ishte shtuar nje grumbull me euro dhe dollare!

  • Ne furgonin e pa ndeshkuarve, mos ja zini vendin e pare ILIR METES. Se e kemi pare e degjuar te gjithe te majte, te djathte, pa parti kur flet e vepron si mafie puro ne videon META-PRIFTI. Po nuk qe META ne furgonin e te pa ndeshkuarve, furgoni nuk niset. Nuk e le Haxhinasti.

  • Me atë furgonin e té pandeshkuarve duhet bërë ndonjë “aksident”. Kot ti çoni ne gjykata sepse gjatë shumë seancave do të ketë harxhim të madh karburanti nga taksat e shqiptarëve! Pastaj dihet? Gjykatat i shpallin “qytetarë nderi”! Mbaroni punë me një “seancë aksidentale”!

  • JU TRE PALAQOT E KETIJ VENDI SALI-JOZEFINE-LULUSH ZIU KERKONI VETEM DESTABILITET RRUMUJE NDOFTA EDHE LUFTE CIVILE( TE PARVE JU KAPE JU NE QOFTE SE FILLON, VEQ NE QOFTE SE FUTENI ANDEJ NGA KENI DALE).
    JU NUK DONI TE FUTEMI NE BASHKIMIN EVROPIAN, JU JENI ARMIQ TE KETIJ POPULLI, MJAFTON TE MOS JU RREZIKOHET PASURIA E VJEDHUR DHE MOS TE FUTENI NE BURG.
    Edi Rama eshte qen e bir qeni ne qofte se JU nuk ju fute ne BURG. dhe per kete duhet te marre prokurore dhe gjykates nderkombtare, MORE KRIMINELA TE KETIJ VENDI E KETIJ POPULLI.

  • Qeveria e re ne menyre urgjente duhet te gjeje rruget ligjore te coje prapa hekuarve Sali Berishen,oktapodin e krimit ,korrupsionit,trazirave dhe percarjes shqiptare.Ky njeri qe vetem njeri nuk eshte , do te prodhoje cdo dite krim, vetem e vetem qe ti shpetoje denimit.Qeveria e re ,qe po lan borxhet e qeverive berisha ,denimin e ish qeveritareve te korruptuar duhet ta kete ceshtej dite.

  • hahahaaaaaaaaaaaaaaa,jeni njesha ne dizajnin e faqes se pare.I keni dhene furgonin shofer rrumpalles,ai vetem ne tatepjete eshte i specializuar.

  • Ky furgon e ka hak tritolin se po na merzisin si shume keto te pafytyre me gjithe ate comentusin “duke hellur valle” o zot cmban kjo toke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *