Tashmë është një fakt i ditur: E gjithë struktura e lartë vorioepirote greke, së bashku me figura të njohura të shërbimit sekret dhe të ushtrisë, kanë zbritur në “fushën” e betejës elektorale shqiptare, duke u përqëndruar, më shumë se zakonisht, në disa zona, ku ende kanë lidhur kalin e megaidhesë. Në krejt pak ditë ata janë shfaqur në Himarë, ku ende mendojnë se është strofulla e tyre, por, edhe në Konispol, ku herët e tjera nuk kanë qenë kaq aktivë, sa janë tani në pragun e 21 qershorit.
Në të vërtetë gjithçka ka qenë e ditur se do të ndodhte. Ndoshta jo në këto përmasa sa tani dhe jo kaq ashpër, sepse në fund të fundit janë zgjedhje vendore, por të gjitha të dhënat e mëparshme dhe historitë e shkuara kanë dëshmuar se “futja e hundëve” do të përsëritet.
Por ndryshe nga sa më parë, ku janë përzier më shumë njerëz të politikës, deputetë dhe njerëz të mediave greke, emigrantë të larguar prej viteve dhe të akomoduar si grekë, tani janë futur në lojë detashmente të strukturave që lidhen më shumë me policinë dhe mbrojtjen, duke u bërë një rrjedhë e rrezikshme në jetën politike të një vendi fqinj.
Ka pasur një indicie pararendëse se çfarë do të mund të ndodhte. Largimi i shefit të PBDNJ nga posti i nënkryetarit të parlamentit dhe shfaqja e tij në pozicione afër qendrës ekstreme greke, ishin sinjali se politika nacionaliste ekstreme e shtetit fqinj nuk do të rrinte duarkryq. Largimi i shefit të PBDNJ ishte njëkohësisht edhe alibia se qelizat pushtetore të pakicës greke në Shqipëri do të mund të vepronin më ashpër se zakonisht.
Kjo është një lojë e përsëritur dendur nga politika greke në Shqipëri. Gjithëherë në kohë krizash politike të përfaqësuesve të saj në Shqipëri apo bjerrjeje të identitetit, egërsimi i një krahu të politikës greke është shfaqur dukshëm, që nga majat e politikëbërjes, si është parlamenti apo qeveria, e deri tek emisarët e saj shqiptarë. Sa herë kjo politikë larguese nuk ka mundur të blejë me forcën financiare ndryshimin e rrjedhës politike, aq herë është futur hapur egërsia e saj. Deklarimet e bëra ditët e fundit në parlamentin grek, qëndrimi jo koherent i qeverisë greke, mospërfillja ndaj ftesës së politikës shqiptare për të gjetur një të vërtetë të përbashkët, janë vazhdim i një loje të vjetër mbi një shfaqje të re politike ditore.
Dhe tani, kur gjërat po rëndohen në mendimin e tyre politik, derdhja në tavllën e politikës e një grupi të ndjeshëm të shërbimit sekret grek apo të figurave të rëndësishme të mbrojtjes greke, ngrenë edhe një shqetësim, i cili nuk lidhet me atë që ndodh matanë kufirit, por me atë që ndodh mes nesh. Më saktë, me atë që ndodh me shërbimin tonë kombëtar, i cili, për fat të keq, vazhdon të drejtohet nga një figurë e porositur politike, që nuk arriti kurrë të dalë mbi ata që e sollën nga shumë larg.
Visho Ajazi është njeriu që drejton këtë shërbim. Është, si të thuash, një zgjatim i vijës së shërbimit të Gazidedes. Jo vetëm se kishin të njëjtin mentor politik e administrativ, Sali Berishën, por edhe sepse e mbi të gjitha, këtë shërbim e kanë ndërtuar mbi bazën e një konfiguracioni militant, me prejardhje të ndjeshme nga viti famëkeq 1997.
Siguria kombëtare është detyra numër një e këtij shërbimi. Përtej saj nuk ka asgjë tjetër, nuk ka asnjë mision më të rëndësishëm se sa kjo dhe fakti se egërsitë nacionale janë rizgjuar herë-herë dhunshëm, nuk e bën këtë shërbim dorëjashtë misionit të tij. Përkundrazi, e bën atë të jetë edhe më i pranishëm, më diskret, por edhe më konkret njëkohësisht.
Ndërkohë në vend, krejt ndryshe nga sa më parë, gjërat po lëvizin mbrapsht. Pasi organika e këtij shërbimi gjeti vende bosh për të rithirrur disa nga elementët e vitit 1997, pasi shumë gjëra të rëndësishme të arritura në drejtimin e Bahri Shaqirit, pa dyshim njëri ndër më të cilësuarit në këtë fushë edhe nga institucionet analoge, u shqelmuan, pasi u bë metodë shfaqja e shërbimit si pjesë vasale e shefit të dikurshëm të qeverisë dhe më tepër se gjithçka vëmendja u përqëndrua tek pjesa e politikës shqiptare që kërkonte të vinte dhe erdhi në pushtet; të tjerat, për fat të keq, u lanë pas dore, në një harresë të skajshme.
Ende nuk dihet se me cilën rrjedhë mori lulëzim kaq të menjëhershëm lëvizja radikale islamike në Shqipëri, si bulëzuan celulat e këtij radikalizmi, kush ishin burimet financiare që i shërbyen dhe njerëzit që e ngritën këtë rrjet. Sepse të mendosh se gjithçka erdhi vetvetiu, është një naivitet i pafalshëm. Ende askush nuk e di saktësisht se sa shqiptarë, djem e gra të reja, janë bërë pjesë e ISIS-it, apo edhe më tej, janë vrarë atje; nuk dihet ende rruga që përshkruhet dhe rrjeti që i përgatit këto lëvizje. Atëherë, kur janë ngritur këto probleme, jo rrallë është menduar se e gjitha kjo ka qenë e vështirë për t’u rrokur menjëherë në të gjitha gjerësinë e saj, megjithëse nuk ka qenë kështu… po tani?
Tani gjendja është krejt hapur, në dritë të diellit, rrugëve e shesheve të jugut të Shqipërisë, siguria kombëtare e së cilës ruhet pikërisht nga Shërbimi i Visho Ajazit. Ndërkohë ky shërbim fle dhe, si thoshte Migjeni, duhet një top katërdhjetëedysh për ta zgjuar. Jam i bindur se ky shënim nuk ka asnjë një të mijtën e forcës së zgjimit, sepse, shumë para tij, në këtë gazetë, DITA, janë shfaqur me figurë, e ndoshta edhe me zë e kanë të regjistruar, shfaqjen e këtij detashmenti ultras grek në vendin tonë. Në se do të kishte patur një zgjim të vrullshëm, kjo do të kishte qenë e menjëhershme, vrulltas, jo duke bërë reminishenca nga e kaluara e para tri dekadave, e as duke bërë gjestikulacione politike me arrestime të bujshme e lirime po aq të bujshme, por duke saktësuar gjërat dhe vendosur ato në vendin e tyre.
Visho Ajazi, që nuk e di ende në cilin krah fle, ka kohën e zgjimit. Ai duhet të kuptojë se shefi i qeverisë nuk është më Berisha, i cili po ashtu përmes deklaratave të tij haluçinante e dëmton sigurinë kombëtare, e po ashtu, Ajazi duhet të dijë se përtej politikës së ditës, edhe kur ajo zgjat tetë vite, është një përcaktim i saktë kombëtar, kundër të cilit apo ndesh të cilit, nuk mund të bëjë askush. As vetë Visho Ajazi.

Vishua fle në krahun Berishian, dmth ANTISHQIPTAR
Vishua? Shkruani ore shqip, jo laberishta. Visho, jo Vishua. Prapashtesen ua lijeni aty ku e ka vendin, ne brigjet e Vjoses.
me gjithe mend mendoni se vishinsk ajazi..vepron me koken e tij
a e dini ate barcaleten e Pal Vates kur tha:
une me enver hoxhen nuk di gje..por mos e ka bere Mehmet shehu me koken e vet..
jam lemerisur kur kam lexuar kete leter….dhe mos harxhoni kapsolla tymuese me vishon e VRAKES..
Gary Q. Kokalari, New York, NY
Ambasador Lu:
Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”
“…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
“…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.
Ju duhet të jetë i vetëdijshëm se objektivat e HSA dhe kolegët e tyre ngatërrestarë grekë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me interesat e shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporën tonë në Amerikë, për të mos folur për faktin se këto keqinterpretime minojnë interesat strategjike të Amerikës në rajon…”
Për dijeninë tuaj, në 2002, ambasadori i atëhershëm i SHBA, Xhejms Xhefri, në mënyrë të papërshtatshme priti Nikolas Gejxh në Tiranë, dhe për shkak të aktivizmit anti-shqiptar të Gejxhit, “shtrimi i tapetit të kuq” enkas për Gejxhin nga Ambasada u pa si një fyerje e rëndë nga shqiptarët. Gejxh është një ngatërrestar i mirënjohur grek, i cili së bashku me të tjerë të takëmit të tij, si kolonel Janullatos, promovojnë agjenda zjarrvënëse për tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Si reagim ndaj incidentit të Gejxhit, unë kam luajtur një rol kyç në hartimin dhe dërgimin e letrës së 9 janarit 2003 drejtuar Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell (http://www.alb-net.com/pipermail/prishtina-e /2003-January/000583.html). Si rezultat i kësaj letre, Departamenti i Shtetit i kërkoi ambasadorit Xhefri të takohet me udhëheqës të komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork. Në atë takim, Xhefri kërkoi falje për gabim në protokoll, dhe për justifikim, ai pohoi se nuk ishte në dijeni të ndjenjave të shqiptarëve ndaj Gejxhit dhe ndjekësve të tij. Sinqerisht, unë nuk e besova ambasadorin Xhefri as atëherë as tani. Por për shkak të atij episodi, unë e bëra atë si zakon timin të njoftoj çdo Ambasador që pasoi Xhefri në lidhje me këtë çështje, kështu që nuk mund të ketë asnjë konfuzion ose keqkomunikim në këtë drejtim për të shkuar përpara. Letra e 9 janarit për Pauellin duhet të shërbejë si njoftim për ju se pretendimet e palëve ngatërrestare greke janë joserioze në rastin më të mirë, për të nxitur destabilitet në Ballkan në rastin më të keq, dhe se shqiptarët do t’ju shohin me dyshim të thellë në qoftë se ju ndihmoni ose nxisni këto palët ngatërrestare në ndonjë mënyrë. Ju lutem kuptojeni se duke lehtësuar ambiciet e tyre, ju do të shërbeni vetëm për të minuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri…
Qëkurse shqiptarët e shpëtuan veten nga prangat e komunizmit, shumë ambasadorë kanë ardhur dhe shkuar. Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.
Në fjalët e Volterit dhe të Njeriut Merimangë, “Nga fuqia e madhe vjen përgjegjësia e madhe”. Ju padyshim do ta kuptoni edhe vetë se pozicioni juaj si Ambasador i SHBA në Shqipëri ju jep pushtet të madh, ndërsa ju jeni në Shqipëri, çka mund të jetë unike brenda trupit diplomatik të Amerikës. Kjo është për shkak se ka pak, nëse ka, vende në botë, ku fjalët dhe veprat e një Ambasadori Amerikan vëzhgohen nga afër dhe respektohen, siç është rasti në Shqipëri. Unë shpresoj që ju do të përdorni këtë fuqi me përgjegjësi për shkak se ju do ta kini mësuar tashmë se ka pak, nëse ka, vende në botë ku Amerika është e admiruar kështu (https://europeansouth.wordpress.com/2007/06/19/albanias High-lidhje-për-america-ka-a-gjatë-histori /). Faleminderit dhe fat të mirë gjatë mandatit tuaj si Ambasadori ynë. Sinqerisht, Gary Q. Kokalari, New York, NY – e mbyll letrën e tij për ambasadorin Lu, Geri Kokalari.