Berisha dhe sekreti i vajzës së Ramizit

anazapta

Nga Sabit Brokaj

 

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Një nga diskutimet më spekulluese që ka qenë dhe vazhdon të bëhet, është aktivizimi i Berishës me lëvizjen e studentëve dhe me zhvillimet e mëvonshme. Zgjatja e këtij debati për një fakt tashmë të njohur dhe legjendimi i saj tregon mosseriozitetin tonë dhe prirjen për të manipuluar situatat.

Nga dëshmitë e shumta që dolën gjatë kësaj periudhe treguan faktin që ai u dërgua nga Ramiz Alia. Kjo konfirmohet me fakte të shumta edhe nga Izet Haxhia. Futja e Berishës dhe Azemit në lëvizjen studentore përfaqësonte përpjekjen për të kontrolluar dhe manipuluar lëvizjen, pohon Izeti.

Në vitin 1990, veçanërisht në gjysmën e dytë të atij viti, ndryshimet në Shqipëri ishin të pashmangshme. Ramiz Alia po bënte lëvizje diku testuese (takimi me intelektualët), diku për të ndryshuar (mbledhjet e organizatave të PP të hapura) përgatitja e dispozitave kushtetuese etj., që lejonte konkurrim në zgjedhje edhe nga subjekte politike përveç PPSH-së. Në mungesë të disidencës, ai ishte i detyruar nga situata e brendshme, edhe si detyrim ndërkombëtar, por edhe për të siguruar klasën drejtuese dhe vetë atë që këto ndryshime t’i kishte nën kontroll. Mënyra vetvetiu do të ishte duke vendosur ai njerëzit që do aktivizoheshin.

Nisur nga arsyetimi i mësipërm, zgjedhja e Berishës nga ana e R. Alisë nuk mund të qortohet, pasi Berisha ishte një komunist fanatik i provuar, ishte i njohur i familjeve të udhëheqësve, R.Alisë, H.Kapos të cilëve edhe u detyrohej, i familjes Hoxha (nëpërmjet miqësisë me Sokol Hoxhën).

Veprimet në dëm të interesave kombëtare të Berishës, roli i tij në shkatërrimin e vendit, furnizimin e serbëve me armatim dhe me naftë, takimet që përmend Izet Haxhia, marrëdhëniet me Fazlliçin, të cilin e futi deri në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, veprimet kundër UÇK-së, faljen e një hapësire detare grekëve, përpjekjet e Berishës për të shkaktuar luftë civile, ngrenë në mënyrë të pashmangshme, por jo patjetër real, dyshimin pse R. Alia zgjodhi pikërisht S.Berishën për të drejtuar PD-në.

“Unë e çova Berishën te studentët se ishte nga Tropoja, se në protestë kishte mjaft studentë nga ajo krahinë”, thotë Ramiz Alia, i ndodhur në pozitë të vështirë nga bëmat e Saliut. Ai justifikohet se nuk e njihte më parë.

R.Alia nuk është plotësisht i sinqertë. Ai e njihte Berishën të paktën prej vitit 1978, në Klinikën Speciale ku R. Alia vinte të vizitonte H. Kapon e sëmurë. Personi që i dilte përpara për ta informuar për gjendjen e të sëmurit zakonisht ishte Sali Berisha. Në vitin 1979 kur R. Alia erdhi në Paris për të qenë pranë H.Kapos si i dërguar i udhëheqjes, me të erdhi dhe vajza e tij që ndërkohe kreu disa konsulta mjekësore. Shoqëruesi i saj, për pothuajse një muaj ishte pikërisht Saliu. Është e pamundur që cilido baba të mos njohë paraprakisht shoqëruesin e vajzës në një vend të huaj.

Fillimi i nxjerrjes në skenë të Berishës ishte ftesa e R. Alisë për të, në gusht të 1990-s, tek i ashtuquajturi takim me intelektualët. Deri atëherë njihej si pedagog dhe kardiolog shumë i mirë, por njëkohësisht si një komunist fanatik. Në periudhën që ishte sekretar partie përjashtoi komunistë për cene në biografi. Dihej këmbëngulja e Berishës për largimin e pedagoges M. Kostaqi dhe internimi i saj për arsye politike, veprim që krijoi opinion të keq për Saliun.

 

***

Që Saliu ishte i dërguar i R.Alisë si dhe për misionin e tij, tregon dhe rasti i mëposhtëm.

Në ditën e protestave, çdo natë dekanët e fakulteteve thirreshin në rektorat lidhur me zhvillimin e protestave. Në një nga këto takime erdhi Sekretari i KQ të PPSH-së, Xhelil Gjoni. Midis porosive që ai dha, ishte dërgimi pranë fakulteteve të disa autoriteteve të partisë, të cilët do të ndihmonin punën e Partisë, u tha aty. E filloi me fakultetin e Ekonomisë, mirëpo Dekani Prof. A. Grazhdani refuzoi personin e rekomanduar, pasi ai nuk ishte pritur mirë nga studentët dhe së fundi i erdhi radha fakultetit të Mjekësisë. “Juve e kontrolloni situatën, tha Xh. Gjoni, megjithatë do t’i themi Saliut t’ju ndihmojë”. Pra Saliu do të ishte ndihmësi i rekomanduar nga udhëheqja e Partisë së Punës.

“Saliun mbaje ti me Ramizin me lojërat që bëni”, i thashë. Ndërsa shtova “Fakulteti ynë ka plot personalitete”, dhe përmenda Y. Popën, P.Gaçen P. Bogën, B.Elezin etj që kishin më shumë autoritet dhe priteshin më mirë nga studentët.

Në pushim para se të largohej, Xhelili më thotë: “Po ti ç’pate ashtu?” Unë që e njihja situatën, i thashë “Lërini lojrat me Saliun…”

 

***

Berisha dhe Hajdari i dhanë PD-së në veprimet e saj, tiparet e tyre si “hidh gurin e fsheh dorën”, shpifjen, kërcënimin, shantazhin, mashtrimin, gënjeshtrën, pabesinë etj, të cilat tani njihen mjaft mirë. “Po ti ç’ke që del në skenë, ka plot njerëz që mund të bëjnë këtë gjë”, duket se e qorton Saliu Izetin, pasi në një veprim kriminal që kishte urdhëruar Saliu, Izeti ishte angazhuar vetë.

Kështu ndodhi në 2 prill, me vrasjet në Shkollën e Bashkuar etj, për të cilat Saliu shpesh përdorte Azemin, herë Izetin e besnikë të tjerë të tij.

Inati dhe hakmarrja e Berishës për cilindo kundërshtar që e kritikonte ose pengonte në rrugën drejt pushtetit, ose e rrezikonte, nuk bënte dallime, është i opozitës, brenda ose jashtë partisë, shqiptar apo i huaj.

Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mariza Lino, e cila mbajti qëndrim kritik për sjelljen kriminale në vitet 1996-97-98, Saliu e bëri “lanet”, madje i kërkoi Izetit të shpërthente eksplozivë në Ambasadë. Ose, meqenëse Erdogani u miqësua me Nanon, Saliu i zemëruar dhe xheloz nuk pranoi as të ishte i pranishëm në Parlament kur Erdogani foli aty.

Inati atij i errëson arsyen, aq sa urdhëron dhe bombardimin e ambasadës amerikane. Kapërcimet psiko-emocionale të Berishës janë dobësitë e tij. Kjo është dëshmuar herë pas here nga rrëfimet e sinqerta të tij të tipit “do t’jua bëj si më 21 janar” etj. etj., si dhe në rastet e panikut, siç është rasti kur Berisha bën gati helikopterin të ikë dhe për këtë e pengon Izeti; kur urdhëron të hidhen në erë ura që të mos vinin në Tiranë kryengritësit e jugut, kur thirri kontingjente nga veriu që ta mbronin në Presidencë; kur urdhëroi armatosjen e kontingjenteve të PD dhe hapjen e depove të armëve dhe municioneve etj.etj. Këto janë dëshmi të Izetit, njeriut të afërt të Berishës në momentet e rrezikut më të madh gjatë atyre viteve.

 

***

“Në do të njohësh një njeri, jepi pushtet”.

Duket sikur kjo thënie e shkëlqyer është sajuar enkas për Sali Berishën dhe për njerëz si ai. “Për këtë njeri atdheu është karrigia e tij, para karriges së tij të bjerë edhe atdheu edhe populli”, shkruan Izet Haxhia, bazuar në jetën politike të Berishës. Qysh në momentin që Berisha nuhati pushtetin dhe për këtë i duhej të krijonte besimin tek ata që kishin qenë armiq të komunistëve, të atyre që ai u kishte shërbyer, ai futi në burg atë që e futi në lojën politike të së ardhmes, duke manifestuar një nga aktet më flagrante të mosmirënjohjes.

Më tej, për pushtetin e tij, ai do të futej në krime, do të likuidonte aleatë dhe miq, krijoi polici kriminale, shkatërroi drejtësinë, inkriminoi policinë e shtetit dhe shërbimin informativ, etj. etj., pra të gjitha këto i bëri për pushtetin e tij.

Për pushtetin e tij ai futi dy herë vendin në rrezikun e ekzistencës, ku siguria dhe sovraniteti i Shqipërisë u sigurua nga prania e forcave të huaja.

Për pushtetin e tij ai pranoi emërimin e Janullatosit në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare, duke vënë në pikëpyetje autoqefalinë e saj.

Për pushtetin e tij ai kreu aktin e tradhtisë kombëtare, miratimin e një marrëveshjeje që u jep fqinjëve qindra km katrorë hapësirë detare, madje të pasur me naftë.

Për pushtetin e tij ai rrezikoi të fusë vendin në luftë civile, bëri grusht shteti, dogji vendin, shkatërroi ushtrinë, madje implikoi në këto veprime trupat ushtarake të Kosovës (FARK).

Intervistat koncize të Izetit janë shumë të pasura për të dhënë këtë aspekt të portretit të Berishës. Faktet që jep Izeti janë mëse të mjaftueshme për të mos pasur asnjë dyshim për karakterin e pandryshueshëm të Saliut si një keqbërës i madh i këtij kombi.

 

***

Kopertina 01 shkurt 2016Kurdoherë që Berishës i duhej të krijonte frikën, pasigurinë, psikozën se pushteti i socialistëve nuk siguronte stabilitet në vend, fillonte ‘stina e tritolit’.

Izeti, në atë periudhë njeri i brendshëm i bandës së Berishës, ndriçon shumë ngjarje tronditëse për kohën, të cilat deri tani janë vetëm të dyshuara. Strategu i këtyre veprimeve kriminale ka qenë Berisha. Shpërthimet në shtyllat elektrike, te lokali i Lush Përpalit, te gazeta “Koha Jonë”, te VEFA , kundër gazetares së guximshme Zenepe Luka etj. etj. E, tani të gjitha këto ngjarje të shëmtuara e kanë autorin të njohur.

Struktura më kriminale që krijoi Berisha dhe i shërbeu atij si e tillë ishte SHIK-u. faktet dhe hollësitë që jep Izeti mbi veprime antikombëtare të këtij institucioni shtetëror dhe drejtuesve të tij në bashkëpunim me armiq të kombit në dëm të sigurisë dhe interesit kombëtar, e veçanërisht në çështjen e Kosovës, kanë vlerë jo vetëm politiko-historike, por veçanërisht juridike.

Në ditët që masakrohej e vdiq Remzi Hoxha, krimineli Ilir Kumbaro takoi disa herë Berishën pa qenë ai shefi i SHIK-ut, dëshmon Izeti.

Në këtë rast, pyes unë, por edhe shumë të tjerë si unë: Çfarë duhet më shumë për të kuptuar implikimin e Berishës në këtë krim?

SHIK-u ka vepruar si Gestapo, thotë Izeti. Kush ka parë zyrat-qeli të Shik-ut me gjak në mure e në dysheme, me gjurmët e torturave të kryera nga Shik-asit e Gazidedes, do t’i jepte të drejtë Izetit në krahasimin që bën.

Berisha drejtonte jo me institucionet, ose jo përherë me titullarët, por me të besuarit e tij.

Midis shumë rasteve, Izeti tregon se ish ministri i Brendshëm, Agron Musaraj nuk kishte as dijeni se çfarë kishte organizuar Zv.Ministri A. Shehu në protestën e 28 Majit 1996. Ne socialistët kemi fakte të shumta të veprimeve kriminale ndaj nesh që provojnë situata të mësipërme, e na duhej të komunikonim direkt me ministrin për t’u shpëtuar pritave e ndjekjeve vrastare të bandave të Berishës.

 

***

Një nga krahinat që e pësoi më keq nga Saliu ishte pikërisht krahina e tij, Tropoja. Nëse urrejtja ndaj Vlorës nxori në pah karakterin hakmarrës të tij dhe mentalitetin primitiv haxhiqamilist anti-jug, anti-lab të Berishës, ngjarjet e dhimbshme të Tropojës zbulojnë më shumë elemente të këqija të karakterit të tij.

Në Tropojë Saliu bëri gjithçka që të justifikonte një luftë vëllavrasëse, shkruan Izeti. Inati i Berishës filloi qysh në mitingun anti-berishë, të parin në vend, në Tropojë, por veprimet vrasëse filluan pas krimit në qafën e Luzhës dhe zhvillimeve kriminale të mëtejshme.

Njohësi më i mirë i Berishës dhe i veprimeve të tij, Izet Haxhia, djali i asaj krahine, i cili kishte marrëdhënie shoqërore, miqësie e fisnore me disa nga protagonistët e ngjarjeve të dhimbshme, ndjen pikëllim dhe revoltë për gjendjen që u krijua në Tropojë.

 

***

Me hollësi Izeti flet për 14 Shtatorin, si u përgatit, si u fut në kurth Azemi, kush e çoi drejt ekzekutimit dhe pse u krye vrasja e tij. Pikërisht ky episod është jo vetëm nga më të rëndësishmit, por edhe kulmi i rrëfimit të Izetit në këtë libër.

Si asnjë tjetër më parë që ka trajtuar këtë ngjarje, Izeti argumenton se vrasja e Azemit u bë ide fikse e Berishës për dy arsye, që kushdo që njeh karakterin e Berishës dhe faktet që provojnë këtë, do të pranonte arsyetimin e Izetit.

Së pari, Azemit, duke parë rënien e Berishës, iu rrit ambicia që ai mund të merrte drejtimin e PD-së. Për më tepër, Azemi për shumë mbështetës të PD-së ishte më i besuar dhe me rritje të mbështetjes nga ana e tyre.

Së dyti, denoncimi nëpërmjet kasetave që i dha plakut të Haklajve, të cilat ishin akuzë për vrasjet e Berishës në Tropojë, ku Sali Berisha denoncohej si autor dhe përgjegjës për krimet, luftën vëllavrasëse dhe armiqësitë e krijuara në Tropojë.

Mjaftonte një prej arsyeve që Azemi të likuidohej nga Saliu, e jo më të dyja. Në një moment rreziku për jetën e tij, Azemi e tha vetë: ‘Njëshi di shumë dhe ai zhduket’.

Izeti shpreh dhimbje për eliminimin e këtyre djemve të mrekullueshëm të Tropojës, të cilët, nga krimi që futi Berisha në Tropojë, mjerisht u futën në vorbullën asgjësuese të kalkuluar dhe të komanduar prej tij.

Me sinqeritetin, vërtetësinë dhe guximin që Izeti portretizon Azem Hajdarin prej Tropojës, e tërë veprimtaria e tij që kurse hyri në lëvizje si i komanduar, por dhe me veprimet shkatërruese e kriminale për Shqipërinë, është portreti më i plotë dhe më i pamëshirshëm i bërë deri më sot.

Ky portretizim për Azemin nuk është i pari, është në mendjen e shumë prej atyre që e kanë njohur, por heroizimi i tij i stisur ka bërë që njerëzit, në këtë pisllëk të përgjithshëm të degradimit të vlerave, të mos merren me vlerësimin real të tij. Për më tepër, duhet thënë se Azemi, ai u bë viktimë e kurthit që i ngriti ai të cilit i shërbeu.

Indirekt, Izeti bëri një akuzë për të gjithë ne. Çfarë shoqërie jemi ne, kur na përdhosen vlerat kombëtare? Kur nga varret e dëshmorëve zhvarrosën Komandantin e të parës çetë Antifashiste në Europë, Myslym Pezën, që nderoi Shqipërinë në botë, dhe në ato varreza, para të cilave bie në gjunjë çdo shqiptar, varrosin Azemin, portretin e të cilit besueshëm e paraqet Izeti, dhe jo vetëm ai?

Me një formulim të shkurtër dhe të qartë, Izeti paraqet autorin dhe ekzekutuesit e grushtit të shtetit më 14 shtator: “I përgatitur nga Berisha, i ekzekutuar nga krahu i armatosur i PD, i ndihmuar nga forcat e armatosura të qeverisë Bukoshi, FARK”.

Me ndryshimin e sistemit politiko-shoqëror dhe me hapjen e Shqipërisë me botën, me gëzim dhe ngrohtësi u prit ardhja e shqiptarëve nga Kosova. Ndarja gati shekullore, dëshira shumëvjeçare e dyanshme, ishte llogaritur nga agjentura e Serbisë për të futur njerëzit e saj që do të vinin në Shqipëri. Ky fakt i rëndësishëm nuk i shpëton Izetit.

Nga ana tjetër me shkatërrimin e Sigurimit shqiptar, nuk u ruajt as kundërzbulimi, sigurimi i jashtëm agjentura anti-UDB, etj., por u shkatërrua tërësisht, për rrjedhojë u lehtësua depërtimi i agjenturës serbe.

Për pasojë, ndërsa UDB-ja krijonte e zgjeronte terrenin e veprimtarisë antishqiptare, Shërbimi Informativ Shqiptar nën drejtimin e një Drejtori të lidhur me maqedonasit dhe një kryeministër të lidhur me serbët, ndiqte dhe eliminonte patriotët shqiptarë nga Kosova. Shembujt dhe faktet janë jo të pakta. Mjaft prej tyre dihen dhe rikonfirmohen, dhe disa dalin për herë të parë nga rrëfimet e Izet Haxhisë. Përndjekja e shumë udhëheqësve të UÇK-së, patriotëve të shquar të Kosovës dhe të diasporës shqiptare, dukej se ishte detyra e SHIK-ut. Ibrahim Kelmendi u detyrua të largohej nga Shqipëria, ndërsa Remzi Hoxha u masakrua etj.

Në mënyrë të veçantë, në këtë kuadër mendoj se me interes janë paraqitur marrëdhëniet e Berishës me Rugovën; megjithëse Berisha (lëvizjet politike të tij) është faktori që i prishi ato marrëdhënie, Izeti jep hollësi lidhur jo vetëm mbi marrëdhëniet midis tyre, por portretizon si asnjë tjetër më parë Rugovën. Me pjekuri politike, ekuilibër dhe guxim (po të kemi parasysh mbështetësit fanatikë të Rugovës në Kosovë). Ai e konsideron minimal pozitiv pacifizmin e Rugovës dhe nënvizon qëndrimin konsekuent anti UÇK të tij. Është e pabesueshme se si ky pacifist kundërshtonte bombardimin e Beogradit nga NATO, ndërkohë që bashkëqytetarët e tij në Kosovë masakroheshin nga serbët. Patriotizmi, humanizmi, dhembshuria e tij janë të dyshimta, bazuar qoftë vetëm në faktin që nuk nderoi si çdo shqiptar Jasharët e lavdishëm dhe të ngushëllonte të mbeturit e paktë gjallë të asaj familjeje, të cilët përjetësisht do të nderohen nga kombi shqiptar.

Izeti nga pozicioni i tij i afërt me Berishën dhe me situatat që ka përjetësuar me udhëheqës e pjesëmarrës të luftës për çlirimin e Kosovës, rikonfirmon qartë mjaft dëshmi dhe fakte mbi rolin sabotues të Berishës ndaj UÇK-së, prej burgosjes dhe spiunimit të militantëve të saj, deri në përcaktime për UÇK-në si marksiste, UDB-ashë, islamistë e deri në pengimin e veprimtarisë së saj.

Dua të shtoj këtu se nuk jam në një mendje me Izetin lidhur me barazimin e Nanos me Berishën lidhur me rolin e tyre me UÇK dhe luftën e saj.

Është e vërtetë që në një periudhë të shkurtër kohe, më shumë nga presioni ndërkombëtar, Nano është luhatur, ka ndërprerë përkohësisht dhe pjesërisht furnizimin e UÇK-së, por në tërësi ai ka ndihmuar, pavarësisht aventurës së tij politike në takimin me Millosheviçin. Ai, mendoj se ishte një veprim i ushqyer nga deliri që kanë politikanët shqiptarë të pamaturuar e mburracakë, që para se të bëhen udhëheqës të vendit të vet, duan të tregohen politikanë të rangut rajonal dhe evropian.

Të barazosh Nanon me Berishën është njësoj si të vendosësh në balancë veprimet e një njeriu të papërgjegjshëm, në disa momente të lëkundur, por që në tërësi problemit themelor të çështjes së Kosovës iu përgjigj e nuk e pengoi, me Berishën që veprimtarinë armiqësore ndaj UÇK-së dhe sabotimin e çështjes së Kosovës e kishte mision.

 

Sepse krejt i ndryshëm është qëndrimi i Berishës ndaj serbëve. Prej angazhimit të tij në krye të PD-së dhe qeverisë, fshehur apo dukshëm, janë denoncuar veprimet në dobi të Serbisë, disa prej tyre dihen si furnizimi me karburant, armatim, takime të fshehta, përpjekjet për destabilizimin e Shqipërisë kur Serbia kishte problem të madh me Kosovën. Të konfirmuara, apo të denoncuara për herë të parë nga Izeti. Eliminimi i shumë patriotëve e luftëtarëve kosovarë është qëndrim i ngjashëm me atë të Zogut në eliminimin e anëtarëve të Komitetit të Mbrojtjes së Kosovës, atdhetarë të vërtetë dhe armiq të Serbisë antishqiptare. Saliu bëri veprimin skandaloz, të paprecedent në politikat e sigurisë kombëtare: futjen në mbledhjen e këtij këshilli të Fazlliçit, duke u tallur me ligjin, rregulloren e këtij institucioni, por veçanërisht është e dënueshme për dinjitetin e shtetit.

Në taktikën e Saliut “hidh gurin e fsheh dorën”, edhe përdorimi i të tjerëve për qëllimet e veta ka dhe skena humori e groteske. Veçanërisht groteske është skena e “betejës” së mbretit Don Kishot në sulmin kundër KQZ-së në fillim të korrikut ’97, për të manipuluar rezultatin e referendumit për mbretërinë. Në përshkrimin e kësaj skene dhe jo vetëm të saj, Izeti tregon se nuk i mungon sensi i humorit. Turma “Haxhi Qamiliste” e prirë nga ‘Mbreti’ me kobure që donte të pushtonte KQZ-në, pas një breshërie në ajër u zhyt nëpër ferra e shkurre, pak më tej një drejtues i PD që kish vajtur për të përforcuar trupat e ‘mbretit’, u lag jo vetëm nga pellgu në të cilin u zhyt, por edhe nga ujërat e organizmit të vet, përshkruan Izeti. Thirrjet në TV se “e morëm pushtetin” dhe ikja me bisht në shalë e kontingjenteve demokrato-legaliste, të kujton skenat e estradave të dikurshme me temë lufte që paskan qenë më shumë realiste sesa me ngarkesa e me parime ideologjike.

Kur luftëtarët e Saliut hanin drekën e Azemit me çorbë e pilaf, ndërkohë që heroin, i cili ishte motivi i grushtit të shtetit, e varroste në shpërfillje e braktisje komunalja e qytetit dhe fare pak mbështetës të tij, janë material për poema satirike si ajo e Shefqet Musarait (Epopeja e Ballit Kombëtar) apo në duart e Pëllumb Kullës do të përbënin perla të humorit në realitetin tragji-komik shqiptar.

Qesëndisjet e Izetit “se jemi të zënë me rrahjen e së majtës”, përbëjnë tiparin karakteristik berishian të viteve 1991-1998, kur rrahja e socialistëve edhe me këmbë karrigesh ishte argalisja e zakonshme e banditëve të Salës. Izeti është një dëshmitar i rrezikshëm e, megjithëse i kërcënuar për t’u vrarë atje ku është, i përgjigjet me humor: Hajdeni t’ju qeras me ndonjë salep, po më dhatë mundësinë… Humori i Izetit tregon se ai është i qetë shpirtërisht në katarsisin e jetës së tij, pavarësisht vuajtjeve dhe largimit nga familja.

 

Tërësinë e karakteristikave që Izeti i përshkruan për politikanin shqiptar pas viteve 1990, Dr. Kevin Barret e përmbledh në mënyrë të shkëlqyer te tabloja klinike e ‘Psikopatit’.

Ja si e përshkruan Barret: “Psikopatët i lejojnë vetes të gënjejnë, të vrasin, të mashtrojnë, të vjedhin, të torturojnë, të manipulojnë dhe në përgjithësi të shkaktojnë vuajtje të mëdha për njerëzit e tyre pa ndonjë pendim, në mënyrë që të sigurojnë qetësinë e tyre përmes dominimit”.

Po t’i kishte rënë në dorë ky material i Dr. Kevin Barretit, Izeti do të ishte përqendruar kryesisht në përshkrime mjekësore të politikanit ose politikanëve që i bënë gjëmën Shqipërisë.

Por, megjithatë, Berisha është produkt i yni. Në cilin vend politikanët dhe populli do të mbanin një njeri që vetëm shkatërron, që prania e tij në politikën dhe drejtimin e vendit është shoqëruar me shkatërrim të shtetit, institucioneve, me vrasje, tradhti, trafik, përpjekje për luftë vëllavrasëse e luftë civile, likuidim të sovranitetit dhe tjetërsim të territorit “hapësirë detare”? Imuniteti i tij ndaj drejtësisë dhe ndëshkimit është siguruar jo vetëm nga mbështetësit e tij, por njëherësh dhe atyre që kanë pozicionin e kundërshtarit politik të tij.

Shqiptari i thjeshtë Izet Haxhia ndjen përgjegjësinë për gabimet e bëra, megjithëse nuk kishte asnjë post dhe fuqi në shtet e politikë. Cili politikan bëri një vetëgjyqësi e katarsis si Izeti?

Zhvillimet e vrullshme e me kthesa të forta në jetën e Izetit të kujtojnë proverbin e lashtë kinez “Fisi, (në këtë rast personi) dhe lumi dalin nga shtrati, por kthehen përsëri në shtratin e vet”.

Përgatitësi i librit, gazetari dhe shkrimtari Xhevdet Shehu, i ka ndërthurur intervistat me komente dëshmitarësh dhe personalitetesh njohës të realiteteve dhe situatave që u krijuan dhe u zhvilluan në Shqipëri dhe që njihen për gjykime objektive. Ky kompozim mendoj se ia ka rritur vlerat këtij libri që kemi në duar.

Ky libër lexohet me kënaqësi jo vetëm se nxjerr në dritë çfarë ndodhte pas perdes, por i shkruar qartë dhe i plotë në të vërteta, mundëson njohjen e plotë të thelbit të ecurisë së mbrapshtë në këto vite.

Share This Article
10 Comments
  • MJERIMI I FILOZOFISE APO MJERANE ‘FILOZOFE’ E ‘PROFESORE’ NE PRAG TE VDEKJES!
    ——————————–
    Pas jo pak po nje ÇEREK SHEKULLI,kur ‘Rrepublika’ e Bathores apo ne menyre metaforike ‘e bananeve’ po perjeton mjerimin e shperberjen ,’filozofe,’profesore’ e pjese e ‘oborrtareve’ te ‘obborreveì te bajraqeve te ashtu quajtur ‘gazetare’ kush me shume e kush me pak’ kerkojne tashme shumica ne ‘moshen e trete’ te ‘rrefehen’ per tju ‘falur mekatet’ me shpresen qe ‘zoti’ tua fale ato per ata qe kane besuar e vjedhur apo prostituuar ne emer te tij apo ata qe kane qene ‘antizot’ te ‘batezohen’ e te vihen ne sherbim te tij me shpresen se pasi te lene ‘mbreterine tokesore qe nuk i lane gje pa shijuar te gezojne po ato privilegje ‘EDHE NE BOTEN TJETER’ edhe pse ne kundershtim me liberat e shenjte qe propogandojne te kunderten:’kush eshte i varfer ne mbreterine tokesore do jete i pasur ne ate qiellore’!
    Pa i ’emeruar’ nje per nje keta mender filozofe e profesore te titulluar para ’90 me firmen e ‘shokut’ Enver jo per frike por do behej mekat tu pergojosh emrin kur ata vete tashme ne kete moshe e kane harruar emerin ‘SHQIPETAR’ e aqe me teper kur populli i njeh mire si antishqipetare ,hipokrite,hajdute,qe kane bere 25 vjet ‘prostitucion politik’ ne kurriz te nje populli te shperbere i pa ngrene i pa pune me te ardhme te pa shprese e me femije te zhdukur,perdhunuar,tregetuar per organe,lypesare,te droguar te pa shkolluar me gjenocid masiv e brenda familjes qe tashme nuk egziston!
    Keta ‘profesore’e ‘filozofe’ tashme kadavera politike shoqerore po mbi te gjitha ‘SHKENCORE’ pas 25 vjetesh ne pushtet ne sherbim te perandorise se SALI NERONIT nga e mengjera e B… tek ajo e djathta e preshit pasi i sherbyen HITLERIT shqipetar 25 vjet ne funksione kryetare shtetesh pa shtet,kryetare parlamentesh pa parlament,kryetare,qeverrish ne nje vend te pa qeverrusshem ,ministra shteti pa shtet,kryetare papo sekretare partish te ashtuquajtura ‘banda’ hajdutesh ——–Pas 25 vjetesh kerkojne qe ‘perdhunuesit’ ti luten zotit nate e dite qe tu falin ‘mekatet’ e qe shpirti i tyre te shkoje ne PARAJSE si ‘dishepuj’ jo te Krishtit por te Djallit jo te izraelitit Yoshua-Jozef por te ‘DJALLIT’ Sali!
    Keta zvarranike te pa shpirt ‘profesore’ e ‘filozofe’ te shokut Enver pasi 25 vjet varrosen e çvarrosen jo vetem Enver Hoxhen por tere heronjte e luftes e punes e tere rilindjen kombetare pas 25 vjetesh nuk i shqeteson me e ardhmja e ketij populli pa te ARDHME por vetem te ngelen ne ‘historine e nje vendi’ tashme te shperbere e pa histori ne nje kohe kur edhe me IDJOTI shqipetar e di gjuhen shqipe shume me mire ta lexoje e shkruaje se sa ata dhe di te beje krahesimin qe:
    Ne ‘buxhetin e Bathores’ te vitit 2016 per zhvillimin e bashkive jane parashikuar vetem9.000.000 MILION LEK!!!!!KUJDES!
    Ndersa vetem kryetari i antishtetit me NISHAN do kete me gjith sherbetore 187.000.000 MILION LEK!
    Ndersa vetem komisioni QENDROR I ZGJEBES apo zgjedhjeve te krimit 87.000.000 milion lek!!
    P.S Shqipetare,kur babai i shkences moderne Galileo,Galilei u gjykua nga gjyqi i inkujzicionit vetem se vyri shkencen ne sherbim te njerezimit keta ‘filozofe’ e ‘prrofesore’ qe 25 vjet bene krime kunder nje populli ne mes te Europes duke ngrohur duart me keq se Pilati kur Sali Neroni dogji vendin me te vjeter ne Ballkan Ç’fare fati duhet te kene,te vazhdojne te marin pensione te ‘arta’ nga konvertimi i gjakut te femijeve te pa ngrenente ngujohen neper kulte fetare te presin ne heshtje vdekjen—–APO GIOTINE!?
    Si ka vendosur ‘zoti’ ne Katovice qe na e permendin te ‘inkriminuarit’ per te mbuluar krimin 25 vjet si e duan vdekjen!?

    • Sepse kame nje ndjenje te keqe persa I perket ketij euforizmit antiberishe qe perfshin nje vargonj njerezish te segmenteve te ndryshme te pppullit shqiptar dhe te rrangjeve te ndryshem ne ato segmente.

      Po perdoret e njejta teori e fajesimit si u perdornga komunistet per zogun dhe nga neo-stalinistet e PD me enverin.

      Nese keta zambak qe dalin e derdellijne per te kaluaren komuniste te sali berishes I lecojne keto deklarat te perforcuara me fakte atehere lind pyetja: ku ishit fshehur dhe perse e patet qepur per 25 vjete me radhe?????

      Problemi per mendimin tim nuk eshte me sali berisha, pasi ai dihet se cfare qeni I terbuar ka qen e vazhdon te jete. Problemi eshte qeverria qe zvarrit pastrimin e drejtesise edhe tani ne vitin e trete te mandatit te saje.

      Problemi jane ata qe me ane te shantazhit, politikave te pista dhe forces se parave e mbajne qeverrine peng.

      Nese qeverria vazhdon te pretendoje ne pamundesine e spastrimit te llbit ne drejtesi atehere ajo mund te filloje me disa hapa ne zhberjen e disa demeve qe “perbindeshi” berisha I beri kombit, si per shembull terheqjene antaresimit tte vendit nga organizata e vendeve islamike bazuqr ne sekularizmin kushtetues te shtetit, ose tek e fundit, thirrjen e nje referendumi per kete ceshtje. Ceshtja jone eshte e thjeshte, ose i bashkohemi evropes ose qendrojme me vendet Iislame, te dyja pozicionet nuk do na lejohen kurre.
      Ose nje ceetje tjeter do te ishte hetimi i fakteve dhe procedurave mbi te cilat jane ngritur vqrrezat e te ashtuquajturve ushtare grek ne jug te shqiperise. Gjate kohes ketij procesi raste te shumta abuzimesh me varrezat e kishave dhe fshatrave shqiptare. Keto raste jane te dokumentuara.

      Por eshte e qarte tashme se ashtu si u perdor figura e enver hoxhes per te hequr vemendjen nga procesi i shkaterrimit te shqiperise nga sali berisha ashtu po perdoret edhe figura e sali berishes per te fituar kohe dhe per te harruar demet qe neo-stalinistet dhe pseudo-socialistet i bene vendit nga mahnia e tyre per pushtet vetiak dhe pasurim te paligjshem me thithje te pasurise keep mbetare.

      Ata kater apo pese burra qe e degraduan shqiperine pas renjes se komunizmit e deri sot ne vazhdim nuk qen me shume se nje dore maskarenjesh te semure psikik qe nuk kane asnje ideal ne shpirt pervec frikes, uerrejtjes dhe mahnise se tyre te stermadhuar per pushtet e pasuri. Te tjeret duke perfshire edhe sabiitin dhe izetin qene apo vazhdojne te jene pjesetare te ushtrive te tyre sahanlepirese qe perpara interesit te tyre afatshkurter nuk mund te shohin asnje interes tjeter. Ekzistenca dhe puna e ketyre te semureve e coi shqiperine ne katastrofe.

  • … Po, shume e vertete … Sali Bisha komunist i lepinte “bythen” Dr.Brokes, Dr.Isuf Kalos, Dr.Ylli Popes … etj etj vetem e vetem qe te hynte ne Bllok … dhe deri sot me plot e perplot “bema” dhe “skandale” … Sali Bisha n’a bente apel qe te shkonim me punu tek bunkeret tek kodrat e malit Dajt … dhe te henen kush nuk kishte shkuar e conte e shtepi dhe verejtje ne Drejtori … Sali Bisha nje malok-psikopat dhe servil-komunist i terrbuar i Enverit …

    • o luli

      berisha u be monster pas 2 prillit 1991 qe ishte invazion i paster i udb me disa elezbiberoamerikane dhe kete e thote troc Izeti…por Zabiti e con “dylbine” nga 1991 ne 1978

      SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
      Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
      Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
      ****
      Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
      ****

      Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
      ****

      Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
      ****

      Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
      Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…

  • Dakort 101% m zotin kolonja por do ti shtoja:

    pse nuk futet mikroskopi te 2 prilli 1991

    pse nuk futet mikroskopi ne lidhjet e berishes me elez biberin fran shkrelin ,rajersonin dhe wisnerin..dhe besoj se gjurmet ju cojne ne qele

    berisha eshte kriminel por fajtoret jane

    1-Ps-istat dhe zabit brokat

    2- dipllomatet euroatllantike qe ne trajtojne si ferme kafshes te Orwellit……
    kujt I qaheni ju zabiter…enverit dhe ramizit qe kane vdekur ?

    nqs Donald luli bashkpunon me banditin Sale & sons dhe ti ben keto “rromane roze” si ju shkerdheu saliserbi….mund te themi

    boll zabit
    boll izet

    o ngrini nje SIX NAVY SEAL..me tropojane & vlonjate te egzekuotni kete perbindesh (si bene amerikanet eme bin ladenin) qe I ka dale nga kontrolli “miqve’…ose SHUT UP

    zabit & izet ju jeni fajtore per saliun boll me keto rromanca..

  • A.SIX NAVY SEAL(per dijeni redaksise)
    Sistemi ‘Berishjan’ 25 vjet si ne asnje vend te Ballkanit pa le te Europes mbijeton se mbahet me ‘OKSIGJEN’ nga nje dizinformacion i mire organizuar e paguar nga regji te huaja.
    Propoganda 25 vjet sistemit antishqipetar ‘berishjan’ ishte tragjedija e vertete e ketij populli ASHTU si sot pas 25 vjetesh ‘propoganda ‘ANTISALI’ si tymnaje qe te tregojme ‘GOGOLIN’ qe te trembim femijet te rrine urte e te kenaqemi me salisjanet e socialSSalistet po aqe te inkriminuar si e keqja me e vogel!
    Populli po nuk arriti te kuptoje qe ne jemi i vetemi vend qe kemi humbur PAVARESINE ne emer te demoKroacise e Berisha e salisjanet jane vetem QEALLARET ndersa ‘KOLONIZATORET’ jane pertej kufijve apo oqeanit do shperbehemi si popull.
    Ne vazhdojme ti biem samarit se nuk kemi çfar ti bejme daj sem GOMARIT e Kaubojsave ulur kembekryq ne 25 vjet ne krahinen e Bathores.
    Sa u takon mender ambasadoreve ata jane thjesht nomeklature e Sali Biberajt ndersa Qurravite e ‘integrimit’ ne Shishtufine lozin nuse dajash me ErMjlindat e ‘leshit’ te Topallit! KERKESE URGJENTE PER PAVARESINE E ISH SHQIPERISE!

  • Po Sabiti ka shkruar parathenien apo librin e Izetit?
    Na e hoqi gjithe kurreshtjen e librit, sepse te gjitha faktet kunder Berishes i ka thene ne kete artikull.

  • Si eshte e mundur qe nje profesori te zgjuar si sabiti iu dashkan 25 vjet qe ti vije mendja.
    Ku ishe sabit brokaj gjat ketyre 25 vjeteve??
    A nuk e shikoje tymin e zjarrit qe saliu I vuri shqiperise??

    Ose jeni burrace qe u traksi deri ne palce sali berisha

    Ose jeni servile qe I lepiheni njerezve si saliu per te mare kocken qe kerkoni.

    Ose jeni pjestare ne mekatet e ish shtetit komunist.

    Ose jeni te pabese sic eshte vet sali berisha, dhe ja keni patur me gisht nga mbrapa shoqerise ku jetoni vete ju dhe familja dhe te afermit tuaj.

    Ju jeni pafytyresia primitive e njeriut modern.

    Turp te kesht per vonesen plak matuf!! Ti dhe gjithe atw si ti!

  • Sepse kame nje ndjenje te keqe persa I perket ketij euforizmit antiberishe qe perfshin nje vargonj njerezish te segmenteve te ndryshme te pppullit shqiptar dhe te rrangjeve te ndryshem ne ato segmente.

    Po perdoret e njejta teori e fajesimit si u perdornga komunistet per zogun dhe nga neo-stalinistet e PD me enverin.

    Nese keta zambak qe dalin e derdellijne per te kaluaren komuniste te sali berishes I lecojne keto deklarat te perforcuara me fakte atehere lind pyetja: ku ishit fshehur dhe perse e patet qepur per 25 vjete me radhe?????

    Problemi per mendimin tim nuk eshte me sali berisha, pasi ai dihet se cfare qeni I terbuar ka qen e vazhdon te jete. Problemi eshte qeverria qe zvarrit pastrimin e drejtesise edhe tani ne vitin e trete te mandatit te saje.

    Problemi jane ata qe me ane te shantazhit, politikave te pista dhe forces se parave e mbajne qeverrine peng.

    Nese qeverria vazhdon te pretendoje ne pamundesine e spastrimit te llbit ne drejtesi atehere ajo mund te filloje me disa hapa ne zhberjen e disa demeve qe “perbindeshi” berisha I beri kombit, si per shembull terheqjene antaresimit tte vendit nga organizata e vendeve islamike bazuqr ne sekularizmin kushtetues te shtetit, ose tek e fundit, thirrjen e nje referendumi per kete ceshtje. Ceshtja jone eshte e thjeshte, ose i bashkohemi evropes ose qendrojme me vendet Iislame, te dyja pozicionet nuk do na lejohen kurre.
    Ose nje ceetje tjeter do te ishte hetimi i fakteve dhe procedurave mbi te cilat jane ngritur vqrrezat e te ashtuquajturve ushtare grek ne jug te shqiperise. Gjate kohes ketij procesi raste te shumta abuzimesh me varrezat e kishave dhe fshatrave shqiptare. Keto raste jane te dokumentuara.

    Por eshte e qarte tashme se ashtu si u perdor figura e enver hoxhes per te hequr vemendjen nga procesi i shkaterrimit te shqiperise nga sali berisha ashtu po perdoret edhe figura e sali berishes per te fituar kohe dhe per te harruar demet qe neo-stalinistet dhe pseudo-socialistet i bene vendit nga mahnia e tyre per pushtet vetiak dhe pasurim te paligjshem me thithje te pasurise keep mbetare.

    Ata kater apo pese burra qe e degraduan shqiperine pas renjes se komunizmit e deri sot ne vazhdim nuk qen me shume se nje dore maskarenjesh te semure psikik qe nuk kane asnje ideal ne shpirt pervec frikes, uerrejtjes dhe mahnise se tyre te stermadhuar per pushtet e pasuri. Te tjeret duke perfshire edhe sabiitin dhe izetin qene apo vazhdojne te jene pjesetare te ushtrive te tyre sahanlepirese qe perpara interesit te tyre afatshkurter nuk mund te shohin asnje interes tjeter. Ekzistenca dhe puna e ketyre te semureve e coi shqiperine ne katastrofe.

  • pertej dyshimeve mbi kto lojra agjentureske mendoj se problemi kryesor ne kto 25 vjet ka qene:
    1. orientimi i shtet-aparatit tone drejt autoritarizmit ne kundershtim me demokracine e drejtperdrejte qe ka shpetuar nga zgjedha shume popuj te vegjel te ngjashem me tonin
    2.si pasoje e padijes social-politike vendi jone (ne vecanti klasa intelektuale e politike) u zhyt ne ate qe quhet: dilema e sjelljes sociale, problemet e sjelljes sociale si pasoje e mungeses te nje sistemi rregullash te pershtashem. Te shtyre nga interesi individual (qoft ky material ose jo material), te gjithe pushtetaret shqipetare kane shkaterruar interesin publik dhe kane dale me te humbur (njesoj si ne te gjithe) se cdo te dilnin ne qofte se do te ndiqnin interesin publik….

    nga ana sociologjike kjo tragjedi shqiptare (e pseudo politikaneve, apo intelektualeve) mund te shpjegohet me mungesen e institucioneve shkencore qe do te lindnin inxhiniere sociale te afte te udhehiqnin vendin…. si pasoje e mungeses se ktyre te fundit erdhi ne pushtet kjo vale “shkencetaresh” te perbere nga mjeke, ekonomista, jurista apo piktore e publicista…..

    agjenturat dhe politikat e huaja nuk do mund te penetronin kurre ne nje kaste politiko-social-ekonomike te dale nga kjo shkolle (institucion i munguar) e mirinformuar mbi fushen shkencore te nderveprimit politiko-ekonomik e social…..

    injoranca e kastes tone (trasheguar nga merhumet qe qeverisen 45 vjet) eshte problemi dhe njekohesisht zgjidhja e te gjithe problemeve ne qofte se luftohet sic duhet …. fara e politikaneve te rinj shqiptare eshte hedhur kudo (ne Evrope e me larg) por duhet pak kohe (qe ajo te zere vend) dhe pak fat per ti pare te dalin ne siperfaqe…..le te shpresojme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *