Nga Tirana shkon fermani,
Fonogrami me nxitim,
E ka nisur vetë Irfani,
Drejt e tek shoku Bashkim.
Nga Tirana shkon fermani,
Pa pritur e papandehur,
E ka nisur vetë Irfani,
Se Irfani qenka nxehur.
Tak Baçua që na bën nderë,
Që na zgjon pa dalur drita,
Fonogrami qe i prerë:
“Mos lexo gazetën “Dita”!
Të shpjegojmë personazhet,
M’u si ç’bëhet në teatër,
Ky Irfani është pronari,
i Njuzit Njëzet e Katër,
Në çast e krijoi konfliktin,
Iku Irfani nga lulja,
Se ne shkruam për Konviktin,
Që rropi nga Dhori Kulja
Nuk thame ndonje gje per bese
Nuk ja futem kot katundit
thjesht njoftuam kush merr pjese
në grabitjet me te fundit
Dhe konvikti që përlanë
nuk është ndonjë thes patate
sepse ka mbi 200 dhoma
dhe nja pese a gjashte kate
Eshte nje pasuri e tere
nuk eshte thjesht nje fletë prasi
në atë konvikt “të vogël”
do futet gjithe Luarasi
Fane, je ca i mërzitur,
ndaj dhe s’po i bie anës,
sepse “Dita” ja ka hipur,
Prej ca kohësh “Panoramës”.
Merre shtruar Fane trimi,
Ne s’ka qen që të na hajë,
Se Sovrani ne na ngriti,
Dhe Sovrani do na mbajë.
Fuqinë na e pa Saliu,
I ndezëm zjarr e tërmete,
Ndërsa ti o Fane ziu,
Rron vetëm me marifete.
Sepse prap’ ti do ta dredhësh,
Siç e drodhe katër mote,
Po neve s’do na e hedhësh,
Se s’do pimë nga birra jote.
Ti na hoqe nga ekrani,
Ende pa u shuar vapa,
Po dhe ne o lum Irfani,
Hije do na kesh nga mbrapa.
*News 24 ka urdheruar dje ndalimin e leximit te gazetes DITA ne emisionin e Bashkim Hoxhes ne prezantimin e shtypit ne mengjes. Prej disa ditesh leximi i Dita censurohej duke u prere ne montazh ne ritransmetimin e emisionit ne oren 8, kurse dje eshte urdheruar nga pronaret e ketij kanali, ndalimi i plote i leximit te Dites. Lojërat në montazh me Diten kane nisur kur shifrat e shitjeve tejkaluan ato të gazetës Panorama në 5 nga 7 linjat e shpërndarjes së shtypit në gjithë vendin, kurse vendimi për ta ndaluar krejtësisht lexim-prezantimin e titujve në mëngjes erdhi pas një artikulli në faqen ekonomike mbi vendimin e fundit të qeverisë Berisha për konviktin e Gjuhëve të Huaja. Përfitues i këtij vendimi është z.Irfan Hyenbelliu, qe ka ne pronesi te perditshmen Panorama dhe TV News 24

harram ta kesh kete konvikt, hakat e gjitheve do te zene, nuk do i gezosh se je piramide dhe ti e di si perfundojne keto biznese
Qe kur vjen pronar i birres
te drejtoje televizion
kot nuk vjen edhe kasapi
te beje predha dhe avione
Kot nuk vjen dhe marangozi
te ndertoje fabrike plastike,
e pastaj te bleje gazete
per favoret politike.
Nuk e di nese Irfani
ben dhe qofte bashke me birra,
por Cudia ne mos qofte,
qenka As per mrekullira.
Ka qelluar Berluskoni
me i pasur dhe rrufjan
por te tilla gomarlleqe
nuk i ben ne havadan.
Nuk e di ne ke degjuar
per kanalet Mediaset
ku lexohet La Repubblica
qe perleshet per kaq vjet
Ku e ku eshte Republika
Vaterloo e Berluskonit,
per ne shtyp o Fan i Birres
sundon ligj’ Informacionit.
Dhe me shtypin do kujdes
se nuk eshte shishe me birre
si bisnes duket i thjeshte
por eshte tejet i veshtire.
Nuk eshte thjesht te shtosh para
si te ngresh pallat me bisht,
shtypi eshte si nje vitrine
qe do mbajtur pastertisht.
Se pastaj si Vaterloo-ja
do te bjere karabinaja,
ti do jesh pronar gazete;
kjo per ty do jete belaja.
Do te zere si me Shijakun
e njeri nuk do ta ndjeke
ate Njuzin qe zotrote
po e shkrep si nje dyfek.
Ose lere kete pune,
lere shtypin per tekniket,
se keshtu si e ke nisur
do permbysesh tere grafiket.
Por ti bej si te thote mendja
e ne fakt do te dale ters
si nje liber qe ndalohet
shton kureshtjen per invers.
Do t’i shtosh Dites lexues
qe mengjesit s’e degjojne,
me shume do na shtosh inatin
qe akoma te printojme.
Kesaj i thone tamam flake-per flake me te keqen.
Qofte Arbeni dhe qofte poeti me pseudonim nick kane qelluar me varg jo vetem ne shenje por tek rrethi dhjetes apo si i thone, i kane rene derrit me plumb mu ne lule te ballit.
Keshtu e duan keta derra, te cilet nga bythegrisur u bene milionere apo miliardere dhe pronar mediash duke lepire menderet e pushteteve dhe duke bere njemije e nje pislleqe ne kurriz te djerses, mundit dhe gjakut te ketij populli.
Ne Shqiperi shteti do behet shtet, kur pas futjes ne burg te Sali Berishes, per krimet dhe mbjeljen e fares te se keqes ne kete vend, duhet te vihen para pergjegjesises dhe te japin llogari dduke u ballafaquar me ligjin dhe keta ushtar te fshehur dhe te hapur te tij.
I nderuari miku im,
Nëse une kam krijuar respekt per Ty, kjo ka te beje thjesht me faktin qe ne pak rreshta, jo vetem thua te Verteten, por ti ke nje qartesi per tu admiruar, per ti vene pikat mbi “i”….
Por ne kete koment dua te shkruaj edhe diçka per Poetin Arben Duka, PËR KETE POET TE PALODHUR, ME NJE PRODHIMTARI POETIKE QE MUND TA REALIZOJNE VETEM H E R O N J T E VËRTETE!…
Por dhe me nje Talent, qe i ngjan më se shumti Kënges se Bilbilit!
E ke degjuar ndonjehere Bilbilin kur ligjeron ne qejfin e vet?…
Ja keshtu ligjeron dhe ky Bilbil i Lunxherise dhe i mbare Shqiperise!….
E futi ne Dhe dhe kete Fanen e Njuzit….nuk e di , por qe heret, ne kohen e diktatures komuniste, i kam patur qef ti goditja ashtu siç duhet keta maskarenj kusare dhe delenjxhinj pa fytyre, te cilet duane te fryhen si Kerpusha me gjakun dhe mundin e Popullit…
Pa le, pa le, gjejne dhe nje arsyetim absurd…epo kapitalizem eshte, do pasurohemi…Kur ne fakt nje shtet i vertete demokratik, nje demokraci e vertete, ti shkurton duart dhe kembet,
kur kerkon te vjedhesh e te pasurohesh me batakçilleqe…prandaj i kam qef edhe me shume keto poezi te Dukes ku denoncon Kusaret dhe plehrat e verteta te shoqerise!…
Sa here lexoj poezite e Ben Dukes, me dalin perpara syve poezit e Nolit, sidomos dy prej perlave te tij, te cilat i di permendesh, ashtu si shume bashkkombas tane…
Po i citoj me kenaqsi, te paren ate per Luigj Gurakuqin e pavdekshem, te cilin, akoma me te pavdekshem e beri kjo perlë e Nolit:
……
Nëno moj mba zi per vellane,
Me tre plumba na i rane,
Na e vrane e na e shane
Na i thane Tradhetor!….
…….
Nëno moj ç’ështe perpjekur,
Goje-mjalt e zemer hekur
Syrgjn-gjalle e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.
….
Ose, ajo per trim tribunin e Vegjelise, Bacen e Maleve tona, Bajram Currin:
Thone u shtri e thone u vra
Po ti s’vdiqe or Baba,
As te shkemb i Dragobise,
As te zemr’ e Djalerise.
I prura keto fragmente, per te hedhur poshte ato akuza bajate dhe meskine kur poezit e ketij Hygoit shqiptar, i quajne me perçmim bejte….
Arben Duka ka gjetur formen me Popullore, me te kuptueshme per te komunikuar nepermjet artit te fjales, po me ate talent qe ka arritur Noli yne ne panteonin e Letersise shqiptare.
Por poeti Duka, ka dhe diçka më te veçante:
Ai godit drejtperdrejt, siç godit strategu ne fushen e betejes!
Poezia e tij nuk ka vetem force artistike, por dhe konstruktive, sepse denoncon me qytetari , me trimeri per ta mbrojtur me te gjitha baterit e fjales se lire, MORALIN QYTETAR,
Moralin qe mban ne kembe Shoqerine Njerzore.
Kete Irfan Pordhen, e paska fundosur fare, e paska derguar te marre kum, te Bova…siç thone vlonjatet…
Pershendetje Miku im i mire.
Kujdes se pas Fanes vjen Ilir Floriri, prandaj ndaluni pak o komentues.
Në se Kokelopa ka vendosur ta rreshtoje vehten ne anen e kundert te Historise, shqiptaret nuk do kursejne askend kur bie ndesh me interesat e tyre!….
Alarm! Biznesi dhe shtypi kane qene ne konflikt te perjetshem. Mjere shtypi kur eshte nen kontrollin e biznesit! Nuk eshte e nuk mund te jete shtyp apo televizion. Sherben thjesht si erla e saliut. Megjithate une nuk jam me irfanin jam me gazetaret dhe po e mbyll komentin duke bertitur: “poshte irfan hysenbelliu. Rrofshin gazetaret adrian thano, xhevdet shehu, kujtim boriçi madje dhe gazetari me i fundit i “ditës”,i cili me siguri ka tru më shume se 100 irfane”! Vajtshi ne ferr biznesmene qe bllokoni te vertetën per te cilën shqiptaret sot kane nevoje me shumé se kurre. Irfan po te njoftoj se jemi bere bashke 5 pensioniste qe do te blejme çdo dite 15 gazeta “dita” per t’i shperndare falas. Te doli nami fane! Tani syri ndaç te te dale ndaç jo. S’ngre peshe?
Shtypi ne rrezik! Alarm!Biznesi dhe shtypi kane qene ne konflikt te perjetshem. Mjere shtypi kur eshte nen kontrollin e biznesit! Nuk eshte e nuk mund te jete shtyp apo televizion. Sherben thjesht si erla e saliut. Megjithate une nuk jam me irfanin jam me gazetaret dhe po e mbyll komentin duke bertitur: “poshte irfan hysenbelliu. Rrofshin gazetaret adrian thano, xhevdet shehu, kujtim boriçi madje dhe gazetari me i fundit i “ditës”,i cili me siguri ka tru më shume se 100 irfane”! Vajtshi ne ferr biznesmene qe bllokoni te vertetën per te cilën shqiptaret sot kane nevoje me shumé se kurre. Irfan po te njoftoj se jemi bere bashke 5 pensioniste qe do te blejme çdo dite 15 gazeta “dita” per t’i shperndare falas. Te doli nami fane! Tani syri ndaç te te dale ndaç jo. S’ngre peshe?
KAPTERI
Me degjo Irfan i arte,
te dy vime nga nje repart,
hap nje dere e mbyll nje dere
nje reshter e nje kapter
se kush jam mendja ta merr
mbase shihemi ndonjehere.
Ti me goje sot nuk flet
fjala jote vret e pret
Po me Diten cke Irfan
as te shan e as te qan
lere te thote te verteten
se do marresh tatepjeten
se do biesh ne perrua
prane sdo me kesh dhe mua
si dikur tek sheshi i mirit
me kenget e xha Demirit
O mor Fania i uruar
shume larg paske shkuar
Pronar mediash, pronar…
Ti thua ku te kam pare.
Hidhi syte nga ke ardhur
sa pa ikur, sa pa mardhur
Lere Diten ta degjojme ne
dhe nga mediat qe ti ke.
e ka mare ne dore i ligu ..njeres te ndershem ,njeres te shkolluar njeres te afte per te drejtuar.rine rugeve ,dhe askush nuk do t,ia dije duka yne bilbil gjyzar ,,ja u, kendon ketij qen zagar ,po te njejtat vargje ka thene edhe i ndrituri ,,ali asllani vendi yne pjell monstra te tilla hajdute delenxhinj njeres pa karakter njeres qe shesin nene dhe baba .nje proverb popullor thote /// moj para me hengesh mune ,,qe bere zengjin harbune ..[ te vobektin ]ske ci ben kohe e maskarenjve ,,nuk kane faj keta faqenxire ,fain e ka drejtesia ,keta jane shkaterusit dhe vari i shqiperise tone te dashur ..duhen denuar keta kapucone te mafies qe vendi te veje atje ku duhet rama as mos e mer zametin te vesh drejtesi nese nuk ve keta sharlatane para drejtesise
Kapter je i shkelqyer por mos na shit dengla me ato pseudonime koti se dukesh qe je gjeneral!
Kur e verteta nuk eshte e lire,liria nuk eshte e vertete!.-.Zh.Prever(!900-1977).
Mos pini birren Korca ne shenje proteste !
Une keshtu bej !
je komplet fan AR ndricues ,me gjith padronet e tu qe te hedhin kocka per sherbimet qe u ben.
arben dhe ti ben pjese te rilindja nese do vazhdoj per mire, te duan dhe te ndjekin te gjithe shqiptaret e ndershem Duka
E njoh kete PEHLIVANIN IRFAN MUSABELLIUN nje mut -muti NGA SKRAPARI .
E kam njohur diku ne nje qytet as ne jug adhe as ne shqiperi te mesme dhe bashke patem nje debat ,qe per pak sa nuk degjeneroi dhe ai si mi i lagur u largua nga tavolina sepse nuk e perballonte dot debatin .
ARBEN DUKA , vargjet e tua do ti kishte zili dhe vete ANDON ZAKO CAJUPI .
Vazhdo dhe cirrua masken te gjtheve si maskarenjve dhe tradhetareve dhe HAJDUTEVE .
e moren konviktin e studentve dhe i kane derguar me shume se gjysem ore large nga shkolla e tyre ..une nuk e di a do vihet ndonjehere drejtsi ketu ne kete vend ,?! por di vetem nje gje .qe vetem diktatura i ben njerez shqiptaret .menyre tjeter ska !
si ka mundesi ore te marin gjithe pasurine shteterore 10 veta .domethemne slane gje pa mare e gllaberuar ..
edhe as njeri ska per tu bere gje .
po ka lezet. bravo z.Arben!
Po pse e mallkojne dhe i thone te mos e gezosh??!!
Nuk ka vend per mallkim po per drjetesi.
Ajo prone te mbetet shteterore dhe Fanja te shkoje perpara drjetesise per te gjithe zullumet qe ka bere ne mbeshtetje te saliserbshpellarit
Fanes ti rruani trapin se si ka ik ndonjehere opinga shtrember atij.
Klasin e tij se ka asnje biznesmen shqiptar.Kostume firmata,makina luksi,bodiguarde,dashnore..cfare doni me.
E shani nga inati se s`beheni dot si ai.Sa te jete LIKJA gjalle FANJA vetem do i shtoje pronat.