Nga Fatos Mahmutaj
Lavdrim Muhaxheri, kosovari 25 vjeçar që publikoi në rrjetin social Facebook, foto të prerjes së kokës(dekapitimit) të një irakiani. I kontaktuar nëpërmjet internetit Muhaxheri konfirmoi ekzekutimin e të riut irakian duke u ‘shfajësuar’ se kishte vepruar sipas rregullave të luftës. Në një bisedë të pazakontë dhe me shkëputje në internet me të, sigurisht të korrektuar në gjuhë, ai ka dhënë detaje mbi ngjarjen që bëri shumë sensacion në të gjitha mediat ndërkombëtare ndërsa me kursim ai ofron dhe detaje mbi atë që sipas tij ndodh në shtetin Islamik të ISIS-t, duke deklaruar se hebrejtë dhe të krishterët nuk vriten por mbrohen, por në këmbim të një takse të harruar…
-Lavdrim, fotoja e juaj duke vrarë dhe dekapituar një të ri irakian ka bërë xhiron e të gjitha mediave të botës. Pse e bëtë këtë veprim kaq ekstrem?
Ai djalë ishte 19 vjeç dhe ka ndihmuar ushtrinë e Malikit (Nuri al Maliki, kryeministri irakian.red), që të spiunohen muxhahidat (luftëtarët muslimanë.red) dhe të bien në dorën e shijave. Ai kishte tradhtuar 12 muxhahida e tani ata muxhahidat vetëm se janë në dorën e Malikit, të burgosur ose ekzekutuar.
-Ishte shpallur tradhtar me ndonjë vendim gjykate?
Ai është kapur si spiun dhe dispozita në Kur’an për atë që tradhëton muslimanët është ekzekutimi. Çdo kriminel dhe spiun i qeverisë së Malikit, merr dënimin e merituar. Mua më akuzojnë se kam prerë kokën e një njeriu? Po nuk kam bërë asgjë më tepër se sa ushtarët e UÇK-së në kohën e luftës. Fotot e këtyre krimeve të UÇK-së i kam nxjerrë dhe në Facebook-un tim me i pa gjithë bota. Le të themi të vërtetën, çfarë do kishin bërë ushtarët e UÇK-së nëse do kishin kapur rob personin që u jepte informata serbëve? Po e përsëris. Armiqtë tanë janë dhe në Kosovë edhe nëpër botë. Enisi, Shefqeti, Gëzimi, Arifhikmeti, Gazeta Express, Shijat, Saudia, Kuvajti, Rusia, Sahavatet,OKB, CNN, BBC, Assadi, Sissi janë bashku me një zë kundër Hilafetit Islamik por nuk e kuptojnë të mjerët që All’llahu i ndihmon muxhahidat kundër shirkut dhe kufrit. Secili le ta analizojë veten nga cila palë është se pala e Dexhallit (Antikrishtit.red). Pse nuk flasin hoxhallarët e financuar nga Saudia për atë se në burgjet e Saudisë ndodh diçka me e tmerrshme sesa prerja e kokës. Një prej torturave që ndodh në këto burgje është se muxhahidave dhe Dijetarëve, më falni shprehjen, në anus iu futen gjarpërinj. Për këtë çështje heshtin se iu ndalen financat me fol kundër Al Selulit të Saudisë.
-Ju jeni pjesë e shtetit islamik që ka shpallur ISIS në Irak dhe gjetkë. Çfarë ndodh aty? Si funksionon jeta e përditshme? Si silleni me të krishterët?
Aty jetojnë të krishterë dhe çifutë dhe asnjë prej tyre nuk është ekzekutuar. Përkundrazi, ata janë marrë në mbrojtje në këmbim të taksës së xhizjes. Kjo taksë për të krishterët dhe çifutët është rreth 80 dollarë amerikanë në vit, për persona beqarë apo në martesë. Ndërsa pas kësaj, ISIS, veç ruajtjes së jetës u garanton atyre edhe lirinë e besimit duke iu vendosur qoftë edhe roje të armatosur nëpër kisha dhe sinagoga.
-A ka pasur momente kur jeni penduar që i keni hyrë kësaj rruge? A besoni se keni mbështetës apo urrejtës në Kosovë e Shqipëri? Çfarë hierarkie ka tamam në rradhët tuaja aty?
Nuk përgjigjem!
(Ndërsa pak minuta më vonë mbërriti ky mesazh i fundit prej tij)
Shteti Islam është mirë i organizuar dhe lufton me masonizmin e djallëzuar. Shteti Islamik do të zgjerohet me lejen e All’llahut dhe Shteti Islam ka mesazh deri tek çdo i bardhë, i zi, i verdhë dhe pa marrë parasysh ngjyrën dhe kombin të mos u besojnë lajmeve që u transmetojnë mediumet e korruptuara perëndimore, të kontrolluara nga masonizmi dhe sionizmi çifut. Të merren dhe lexohen librat e mësimit dhe besimit islam, akides së pastër selefite dhe mos të japin paragjykime ndaj Shtetit Islam ngase lufta globale është duke ndodhur ndaj Shtetit Islam.
Dhe kam mesazh për muslimanët shqiptarë në trojet kudo që janë, a vallë nuk u mësuat me tradhëtitë e shkijeve shqipfolës të cilët çdo herë u bashkuan me Pjetër Bogdanin dhe Gjergj Kastriotin duke masakruar muslimanët vetëm se dëshmonin “La Ilahe Ilallah”? Dijeni se krenarinë dhe trimërinë populli shqiptar e ka vetëm prej Islamit; sa bukur që ka thënë Omeri: Ne jemi një popull që Allahu na ka ba krenar me Islamin dhe kush e braktis do të jetë i nënçmuar. Kini frikë Allahun o populli jem, kthejuni fesë juaj dhe mos u bëni vegël e mediumeve duke ua shpëlarë trurin.
Kjo është e gjitha, nuk të shkruj më.
Rreziku që duhet njohur dhe kuptuar
REDAKSIONALE
Gjithçka nisi nga Siria. Zuri fill si një kryengritje kundër Bashar al Asadit, pastaj mes kundërshtarëve të regjimit të Damaskut u përvijuan grupime e fronte që shkuan deri në konfrontim të hapur me njëra-tjetrën. Deri aty sa brenda vetë radikalëve islamikë, u përplas Fronti al Nusra, i afërt me Al Kaedën, me luftëtarët e ISIS. Lajmet për praninë e elementit shqiptar në këtë konflikt filluan të hyjnë tek-tuk, si me drojë nga fundi i 2012-ës, por shumë shpejt, nga kuriozitet u shndërruan në shqetësim. Dhe jemi sot në realitetin e një territori të gjerë mes Irakut dhe Sirisë të kontrolluar nga ekstremistët; dhe në situatën që radikalët islamikë shqiptarë po tronditin politikën e Prishtinës, e cila po merr masa të ashpra paçka se me gjasë, të vonuara. Por edhe në Shqipëri e Maqedoni nuk kanë munguar lajmet dramatike të të rinjve që rekrutohen si luftëtarë, të familjeve e fëmijëve që shkojnë dhe humbasin në vorbullën e një kasaphane që nuk duhet kurrsesi të na përkasë. E për të cilën nuk dimë asgjë.
Kemi pastaj personazhin Lavdrim Muhaxheri, bëmat e të cilit “kulmuan” me therrjen demonstrative të një të riu irakian dhe publikimin e fotove në rrjetet sociale. Pyetjet që i janë bërë në këtë komunikim, tentojnë të zbardhin diçka, sadopak, mbi një realitet mesjetar që pa as më të voglin dyshim, duhet të na shqetësojë seriozisht. Sigurisht, sikur fjala vjen CNN të kishte mundësi të intervistonte dikur Bin Ladenin, do ta kishte bërë e madje cilësuar si sukses profesional. Ne nuk jemi CNN dhe as Muhaxheri nuk është Bin Laden, por dukuria që ai përfaqëson është një rrezik i madh, mu në këtë kohë kur faktori shqiptar po përjeton epokën më pozitive në shekuj, me dy shtete dhe aleatë të fuqishëm të botës demokratike e progresiste. E pikërisht pse është i tillë rrezik, edhe duhet njohur e kuptuar se si funksionon dhe ç’regjistër mendor ka. Sado i çatrafiluar qoftë.

osht shum e vertet qe kurani ja lejon nje gje te till per shum arsye sepse thuhet qe eshte liber per te gjitha koherat kjo i b jen edhe pse ajetet qe flasin per histori te mund te gjejn vend edhe ne kohen e sotme dhe ne te ardhmen per kete arsye osht shum e qart per ata qe ekan lexu me vemendje se eshte liber i shkrum nga njeriu dhe se ka shum kundershtime te cilat po te ishte zoti per te cilin mendojm qe eshte i gjithdishum nuk do i bjeke ato kundershtime.p.sh.esht nje ajet ku thot qe krijuam 7 kafsh..kjo tjep me kuptu qe ato kan qen kafsht qe ikan njoft arabt ne rethin e vet,.tjetra eshte ku thot diellin qe shendrit e henen qe bene drit ia nenshtruam tokes, kjo tjep me kuptu qe nuk e kan dit qe hena e reflekton driten e diellit e nuk ndriqon vete,dhe se shihet qart qe levizja e planetev nuk eshte kuptuar dhe eshte menduar qe toka eshte qendra qe qdo sen leviz reth saj.po te ishte zoti nga gjithsia kesi gabime nuk do i bejke. pra lexoni vete kuranin para se tia dorzoni trunin turli matrapazi me jaav mbush aj sipas deshires vete,truri nuk osht torb qe munesh me zbraz.pra mbusheni vete me gjera qe jan te verteta e te dobishme per sshoqerin dhe veten tende.
6:96. Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe
hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i të plotfuqishmit, i
gjithëdijshmit.
(dielli edhe hena per llogaritje te kohes!! d.th.tash sna vyn kto a mumi pa to?masi veq per llogaritje kokan kriju?)
6:97. Ai është që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë
ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të
mendojë
(edhe kjo si e para miliarda yje per mu orientu dikush qe nuk e zen gjumi naten,se diku thot qe naten e krijum me fjet)
6:125. Atë që All-llahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën për (të pranuar) Islamin.
Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bën shumë të ngusht sikur të
ngjitej në qiell. Kështu All-llahu lëshon dënimin mbi ata që nuk besojnë
(,ateher qysh mundemi na me ndryshu kete percaktim.p.sh.fabrika qe prodho shishe te ujit dihet qato qe ekan programu qat lloj ka me prodhu ose aty ktu najnjo defekt e qet pra sa dush prit qe mos pe del limenk ska me dal/)
Semplicemente CAZZO
Me duket jashte çdo logjike konsiderimi dhe bashkebisedimi me nje terrorist extrem, per me teper lejimi i hapsires mediatike per faktorizimin e tij. Fjala kriminel dallkauk eshte teper e moderuar per kete kavie eksperimentale me permasat dhe fyryren e njeriut. Ne gjykimin tim, ne hapsiren e kohes qe jetojme, pra ne shekullin e XXI dhe jo ne shekujt e mesjetes nga vijne keta lloj kavjesh, lufta si nocion dhe si veprim, nga cilido qe e nxit, apo e zhvillon, çdo gje mund te quhet, por vetem e shenjte, Jo! E perseris , Kurre Jo! Lufta eshte pjelle e satanait dhe ata qe e fillojne jane pjelle e satanait. Edhe perdorimi i librave te shenjte, ne menyre fragmentare dhe selektive, eshte veper e Satanait, antipodit te Zotit. Asnje liber i shenjte nuk konsideron luften si diçka te mire, te kunderten po! Asnje liber i shenjte nuk predikon marrjen e jetes se njeriut nga njeriu, aq me keq akoma te masakroje ate sikur te jete bageti. Per kete monster, qe kerkon te justifikoje krimin e tij makaber, sipas porosive te padroneve qe e kane paguar per te denigruar figuren e shqiptareve kudo ku jetojne, do te thoja se nese vertet ka nje Zot qe na sheh dhe gjykon , duhet te krijoje kushtet qe ky, flaket e purgatorit t’i provoje ne trup ne kete jete per se gjalli duke e konsumuar deri ne ngordhje gradualisht dhe pastaj ne ferr.
Une si shqiptar nuk kam asnje gje te perbashket me kete barbar kanibal…ndjej turp dhe peshtirosje nga ky kriminel dallkauk. I bej thirrje policise kosovare qe ta shpalli te padeshiruar si shtetas dhe ti grise cdo dokument qe verteton qe ky barbar eshte shqiptar. Uroj qe ndonje arab hundlesh ti presi koken edhe ketij qeni te ndyre bash ashtu sic veproi ky kriminel me djaloshin e varfer 19 vjecar.
Ne Kosove,Maqedoni dhe Shqiperi po organizohen grupe islamike qe gradualisht po shtohet numuri i tyre. Mendoj qe Shoqeria duhet te ngrihet ne kembe dhe tio parandaloje keta eksrtremiste islamike qe e predikojne fene islame keq, kur dihet kjo fe nuk eshte per te prere koka njerezish. A eshte e drejte qe shqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Shqiperia te luftojne ne Siri. Dhe akoma me keq bejne thirje qe te zbarohen ligjet e sheriatit, kur ne boten e civilizuar nuk te pranojne neser me botekuptime te tilla.
Na duket si gje e vogel ,por si qytetar konstatoj se mjekroshat po shtohen shume.Ata shume shpejt do jene rezik jo vetem per krishterimin, por edhe per fene islame e perparuar.
Nje gje s’kuptoj nga redaksia. Kur shkruani “prerjen e kokes” perse vendosni ne kllapa “dekapitim”, do na mesoni gjuhe te huaja apo si e keni hallin, Mos na i gerdisni leximin ju lutem. shkruani shqip ose kinezçe, po jo ta beni sallate te perzier. “Korrektuar”?? Dini shqip apo jo? Nese jo, ofrohem vullnetar, pasi me sa duket keni mungese te ardhurash dhe nuk mund te paguani nje njeri te rregulloje drejtshkrimin e analfabeteve.
@ Altin
1000 % me ty do ta rregullojme drejteshkrimin apo jo.E lexoj me vemendje kete gazete nga interneti dhe kur lexoj (apo degjoj ne radio apo tv) fjale pa pike lezeti qe ndoshta mund te´´quhen´´moderne kam deshiren qe te mbetem ne anakronizmin tim.Fjale si…O.K,performance,pink,dekaptim,live,etj,etj, sikur me vjen te vjell………
Pershendetje