Ekskluzive / Intervista dhe amanetet e fundit të Shefqet Peçit

anazapta

Nga Av. Idajet Beqiri – Para se të përcjellim ekskluzivisht për lexuesit e DITA-s intervistën e fundit të Gjeneral Shefqet Peçit, të cilën e kam realizuar 20 e ca vjet më parë, pak para se të vdiste, dua të përshkruaj atmosferën në të cilën iu hodhën prangat një prej simboleve më të fuqishme të Luftës sonë Antifashiste. Shefqet Peçi ishte një heroi i gjallë dhe i tmerronte fashistët dhe pinjollët e tyre që sapo kishin ardhur në pushtet. Ky rrëfim, bashkë me intervistën e kësaj figure legjendare, sot duket në kufijtë e së pabesueshmes. Është e paimagjinueshme për një të ri që ka lindur pas vitit 1990 të ketë ndodhur një sjellje e tillë barbare ndaj një heroi. Por ja që kështu ka ndodhur. Unë, pata fatin ta njoh me imtësi historinë e Shefqet Peçit, të realizoj edhe një intervistë të gjatë që nuk e kam publikuar asnjëherë deri më sot, megjithëse kanë kaluar më shumë se dy dekada. Prandaj, pa e zgjatur po filloj… 

Hakmarrja

Cila ishte klima politike dhe situata në përgjithësi kur në Shqipëri, Berisha dhe banda e tij kriminale, ekzekutoi me vdekje, por me një lloj vdekjeje, si një rast unikal ekzekutimi në të gjithë botën e paqytetëruar, por edhe të qytetëruar, gjeneralin famëmadh, antifashistin e spikatur të orëve të para, me kontribute të mëdha në Luftën e Dytë Botërore, atdhetarin e shquar Shefqet Peçi, personifikimin më sinjifikativ të labit dhe të Krahinës së Labërisë?

Berisha, sikurse e kanë shumë të qartë tashmë shqiptarët, nuk erdhi në pushtet prej rastësisë. Përkundrazi, ai ishte përzgjedhur prej kohësh, ishte shkolluar dhe instruktuar prej vitesh, ishte sprovuar në “farkën” e shërbimit të fshehtë serb, ishte “qytetëruar” për pak kohë në Paris, (me aq sa mund të qytetërohet një person me prejardhje nga një familje që, shumë herët në histori ka jetuar në një fshat të Pukës, por për defiçite skandaloze komunikimi, për mungesë njerëzillëku dhe fqinjësie normale, është dëbuar prej fshatit e gjithë familja në rrugë kanunore).

Pra, Berishën e ngjitën tek studentët në dhjetorin e vitit 1990 dhe e vendosën në krye të PD-së në vitin 1991, si një misionar me objektiva tepër të specifikuara dhe të qarta, me një staf nga pas të kualifikuar kryesisht për ligësi, me bandë kriminale për ta mbrojtur nga rreziqet që do t’i delnin përpara kur të hidhej në veprim dhe të përmbushte detyrimet e misionarit.

Gjithë egërsia kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, kundër kulturës kombëtare shqiptare, kundër gjenezës dhe autoktonisë së këtij populli, kundër orientimit të tij properëndimor dhe proevroipan ndër shekuj, të qenurit të tij antifashist në gen dhe e sprovuar kjo vlerë, sidomos gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, kundër pengimit me çdo mjet e mënyrë të vepruari të zhvillimit dhe të përparimit të këtij kryevendi në Evropë, dhe të tillë Shqipërinë e bënë pozicioni i saj gjeostrategjik, resurset pasurore që i ka falur Zoti me aq shumë tepri, do të derdheshin me gjithë egërsinë e tyre shfarrosëse pas viteve 90’, nën drejtimin e Berishës, këtij misionari dhe zjarrëvënësi të lindur për t’i bërë gjëmën këtij vendi.

Si erdhi në pushtet Berisha?

Me rrugë normale demokratike? Me revolucion të mirëfilltë demokratik, ku vullneti i populli triumfoi dhe u finalizua? Me votim të lirë, të drejtë, të barabartë, me standarde, me shprehjen më të lirë të mundshme të vullnetit të shqiptarëve? Asnjëra prej këtyre pyetjeve nuk merr përgjigje pozitive, sepse Berisha erdhi në krye të Lëvizjes së stisur të dhjetorit 90’, e rrëmbeu Partinë Demokratike, u vu në krye të saj, mori pushtetin në 22 mars 1991, jo vetëm i projektuar dhe i katapultuar prej agjenturës serbe, por mbi të gjitha duke patur mbështetjen e saj konkrete me disa struktura kriminale nga jashtë dhe nga brenda, tipa “kriminelë të lindur”, të paguar mirë, por edhe të pajisur para se të nisnin “betejën” kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve me kontrata premtim shitje tepër të majme shpërblimi, me qëllim që, pas përmbysjes së regjimit dhe vendosjes së pushtetit antishqiptar të Berishës, ata të ishin zotëruesit dhe sunduesit e pasurive kombëtare, të thesarit të shtetit, të shfrytëzimit për interesat e tyre dhe të agjenturës së vendit të cilës i shërbenin, gjithë pushtetet që do të fitonin në këtë vend.

Berisha, Azem Hajdari dhe e gjithë banda kriminale e tyre bënë thjesht dhe vetëm zbatimin konkret të planit për t’i terrorizuar shqiptarët, për të mbjellë kudo tek ata psikozën e frikës, dhe me urën e zjarrit në dorë, fillimisht e dogjën anë e kënd Shqipërinë në vitet 1990-1991. Nuk lanë pa u vënë zjarrin pyjeve, fabrikave, pemtarisë, qyteteve, bankave, reparteve ushtarake, varrezave të  dëshmorëve, lapidareve dhe monumenteve të LANÇ-it kudo nëpër Shqipëri. Pastaj, pasi morën atë rezultatin qesharak në 31 mars 1991, në zgjedhjet e para pas vendosjes së pluralizmit politik në vend, rezultat i cili pati brenda mirkuptimin dhe tolerimin e plotë të Ramiz Alisë për t’i dhënë më shumë fuqi, se sa kishte në fakt PD-ja e asaj kohe, të bindur që pas katër vitesh nga zgjedhjet e radhës, kësaj force politike që “lindi e vdekur”, dhe këtyre personave që u vunë në krye të saj, nuk do u mbeste asnjë nam e nishan, organizuan masakrën e 2 prillit 1991.

Të mësuar mirë nga agjentura serbe dhe degëzimet simotra të saj, të ndihmuar prej tyre me mjete financiare, njerëzore dhe deri me armë të sofistikuara, të papërdorura ndonjëherë deri athere në Shqipëri, zhvilluan atë pseudoprotestë të paralajmëruar mortore të 2 prillit në Shkodër, dhe e quajmë të tillë sepse nuk kishte asnjë shkak të motivuar ligjor dhe demokratik që ajo të bëhej, në të cilën mbetën të vrarë si për “koincidencë”, vetëm katër djem shqiptarë të besimit mysliman! Dhe kjo vrasje u bë “kauza” e Berishës dhe e PD-së që në atë kohë ishte përvetësuar “pa çak pa bam” prej tij, për të detyruar Kuvendin e Shqipërisë të pranonte bërjen e zgjedhjeve të parakohshme të 22 marsit 1992.

Shqiptarët janë në dijeni dhe i kanë përjetuar me trauma të rënda dhe të pashlyera masakrat e banditëve të Sali Berishës dhe të Azem Hajdarit kundër njerëzve idealistë të këtij vendi, kundër intelektualëve dhe njerëzve të ditur, kundër vlerave kombëtare të krijuara me aq mund, sakrifica dhe mënçuri prej shqiptarëve, kundër të gjitha strukturave të qënësishme dhe të përjetshme, që e bëjnë vazhdues një shtet serioz.

Shefqet Peçi me Enver Hoxhën

Shefqet Peçi me Enver Hoxhën

Nuk ishte një ditë e vetme, që megjithëse ka kaluar  70 e ca vjet, ende mbahet mënd në mënyrë drithëruese prej kryeqytetasve, por edhe prej gjithë shqiptarëve masakra fashiste e 4 shkurtit. Si kjo masakër e 4 shkurtit Berisha dhe banda e tij kriminale i ktheu të gjitha ditët duke filluar nga  2 prilli 1991 e deri në 23 mars 1992. Kudo vrasje, plaçkitje, djegje, shkrumbime, grabitje, burgime të padrejta të njerzëve përparimtar dhe rezistentë kundër mortjes fashiste që po instalohej në vend, eksode masive të shqiptarëve në rrugët e vdekjes së tallazeve të deteve dhe të maleve me borë, për të ikur nga sytë këmbët nga ky vend që u zaptua nga neofashistët.

Kjo bandë kriminale u nxit, u frymëzua, u pagua dhe u hodh në veprim prej dy kryebanditëve Berisha-Hajdari që, për të bërë “spastrimin etnik” të vendit nga njerëzit që e donin Shqipërinë, nga qytetarët dhe intelektualët e përgjegjshëm, nga idealistët që ishin të përgjegjshëm deri në shkallën e vetsakrifikimit për atdheun dhe popullin e tyre, nga ata pak politikanë që donin t’i dilnin zot popullit dhe vendit të tyre, përmes poshtërimeve, dhunës fizike, fjalorit shpifës rrugaçëror kundër tyre, pa harruar pastaj atë më tronditësen dhe më drithëruesen, kur përmes përdorimit të dhunës fizike dhe psiqike të paimagjinueshme ua rrëmbyen disa prej familjeve më të mira të vendit fëmijët minorenë dhe adoleshentë, kryesisht vajzat, të cilat i droguan dhunshëm,  i përdhunuan dhe i poshtëruan, deri në atë shkallë, sa edhe sot e kësaj dite plagët në këto familje të shumta janë teje të mahisura dhe të pashërueshme. Këto monstra nuk kursyen nga ky ndëshkim makabër as vetë disa prej njerëzve të tyre, të cilët u rreshtuan fillimisht në radhët e PD-së, por më pas kur panë “motin me shtrëngata e rrufe” që i priste shqiptarët prej tyre, pasi reflektuan aq sa mundën, u tërhoqën prej kësaj “flame” gjëmëmadhe kundërshqiptare.

Shqiptarët, të tradhtuar nga brenda, pa patur asnjë alternativë tjetër vepruese, të detyruar “t’i thoshin derrit dajë”, për të ndalur këto krime të rënda të kësaj bande të strukturuar kriminale me në krye një kryebandit mjek të pashpirt si Berisha, vlerësuan se, duke e dhënë votën e tyre qoftë edhe pa vullnetin e tyre të lirë real për këta banditë që i ishin sulur vendit dhe po e shfarosnin kudo, diçka mund të shpëtohej dhe një lloj paqeje mund të rivendosej. Dhe kështu vepruan, duke e sjellë nga zori Berishën në pushtet në 22 mars 1992.

Aq e vërtetë është kjo, sa në 26 korrik 1992 në zgjedhjet për pushtetin vendor, ose fill pas 4 muajsh, si në asnjë vend tjetër në historinë botërore, po këta shqiptarë që i dhanë PD mbi 70 përqind të votave për të qeverisur vendin, e ndëshkuan PD dhe Berishën aq rëndë, sa e kaluan bindshëm pushtetin te opozita e majtë, duke i thënë kështu hapur dhe me mençuri gjithë botës, por kryesisht agjenturave që e sollën në krye të vendit këtë misionar antishqiptar se hilja ishte zbuluar dhe ndëshkimi kundër tij kishte filluar.

Situata e pas 26 korrikut 1992 bëri që ky grupim i strukturuar kriminal, por që ndryshe nga vështirësitë e grupeve të tilla kriminale në vend dhe kudo në botën e qytetëruar, të cilët kanë kundër shtetin dhe institucionet e tij, këta të Berishës ishin në pushtet dhe i kishin hedhur në duartë e tyre të gjitha strukturat dhe institucionet e shtetit, bënë riorganizimin, duke filluar nga SHIK-u famëkeq i Gazidedes, e deri te përzgjedhja e disa prokurorëve dhe gjykatësve të degjeneruar, me prejardhje prej familjeve më fanatike komuniste të regjimit që u përmbys, por me karakterin e tyre “lapanjoz”, me qëllimin e vetëm që me mjete barbare, me dhunë dhe akte të tipit fashist, me burgosje e deri me ekzekutime fizike, të “zbusnin shpirtin” dhe të nënshtroheshin pasi do të sundoheshin gjatë prej kësaj bande që Beogradi i Millosheviçit ua bëri “peshqesh” shqiptarëve.

Në këtë kuadër shikasit e Gazidedës dhe anëtarët e paskrupuj të Bandës, disa të ardhur enkas “për aksione” nga përtejkufirit, iu vërsulën zgjedhjeve të pjesshme për në Komunat e Libofshës etj, dhe deri përmes rrahjes së burrave dhe nxjerrjen e organeve gjenitale, duke i zhveshur nudo para vajzave dhe grave që ishin drejtuar për të votuar në qëndrat e votimit, i detyruan zgjedhësit e kësaj komune të riktheheshin në shtëpi, duke i mbushur kutitë me vota si u desh qejfi këtyre banditëve të Berishës! Fenomeni “Libofsha” e vrau për herë të parë votimin e lirë dhe i bindi shqiptarët se në të ardhmen “populli do të votojë, por Saliu do t’i numërojë dhe do të nxjerrë rezultatin”!

Pse Berishën e tmerronte Lufta Antifashiste?

Frikën më të madhe që i rrezikonte pushtetin pa kufi dhe i ndalte hovin kriminal antishqiptar, Berisha e kishte kryesisht te brezi i atyre që bënë luftën antifashiste nacional-çlirimtare, te pasardhësit e tyre si dhe tek ushtarakët dhe ish-ushtarakët, pjesa më vitale e këtij vendi, të cilët me shumë pak ndërgjegjësim dhe me një udhëheqje largëpamëse dhe të sprovuar, të hedhin tutje si leckë me çdo llojë mjeti demokratik dhe pro popullor. Ndaj edhe pikërisht këta njerëz e këto familje, morën prej Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij goditjet më të rënda, reprazaljet e paimagjinuara, duke filluar nga ajo që ata kishin më të shtrenjtë, vlerat e LANÇ-it dhe të simboleve të saj, gjakut të dëshmorëve, e deri te vrasjet direkte fizike dhe me uri të tejskajshme të tyre.

Në këtë kuadër, Berisha, Gazidede dhe shërbëtorët ekzekutorë të tyre piketuan për të vrarë, për të dëbuar nga Shqipëria si dhe për të burgosur disa prej figurave më të spikatura antifashiste të vendit. Përmes kësaj goditjeje, në radhë të parë siguroheshin se nuk do të kishte lëvizje të fuqishme për t’iu bashkuar këtyre figurave, sepse ishin të çarmatosur rëndë, dhe nga ana tjetër për t’u dhënë “forcë” pinjollëve të bashibozukëve, kriminelëve gjithfarësh bashkëpunëtorë të nazifashizmit dhe vrastarë të kombit dhe të popullit të tyre, për t’u bashkuar me bandën kriminale sepse “bashkimi bënë fuqinë”! Vranë në mënyrë makabre një veteran të LANÇ-it, Hasan Selenicën në Shkodër. Ishte ky viktima e parë e brezit të luftëtarëve antifashistë që çuditërisht edhe pse i vrarë nga regjimi i Berishës, injorohet si fakt edhe sot e kësaj dite.

Pastaj piketuan t’i bënin “gjëmën” gjeneralit  me të famshëm të Shqipërisë, pas Mehmet Shehut, madje me famë edhe përtej kufijve, Shefqet Peçit, ish luftëtari më i ri, por më trim i Luftës së Vlorës  në 1920, kur ishte vetëm 14 vjeç, pjesëmarrësit aktiv të revolucionit demokratik të Fan Nolit në 1924, një ndër luftëtarët e shquar të orëve të para të LANÇ, komandantit të Brigadës së 5-të Sulmuese “Hero i Popullit”, e më pas komandant Divizioni e Korparmate, një ndër figurat qendrore dhe emblematike që ishte ende gjallë dhe kishte udhëhequr LANÇ-it të popullit shqiptar.

Pse u vu në shënjestër Shefqet Peçi?

Gjeneral Shefqet Peçi dallonte nga të gjithë udhëheqësit e tjerë komunistë të kohës. Ai edhe shtëpinë nuk kishte pranuar ta kishte në “Bllok”, si të tjerët. E kishte jashtë “Bllokut”. Nga ana tjetër “salltanetet e Bllokut”, duke filluar qysh nga rojet etj, nuk i kishte “shumë për zemër”! Ishte një ushtarak i lindur, me të gjitha cilësitë dhe virtytet e një gjenerali që, pasi kishte kryer të gjitha kategoritë e shkollave ushtarake, deri tek akademia, si dhe ishte sprovuar nga luftëtar i thjeshtë, deri te një strateg i madh lufte me aftësi të padiskutueshme profesionale, dhe me një numër të pakufishëm provash të mëdha të dhëna në luftën heroike antifashiste nacionalçlirimtare, si njëri prej drejtuesve më kryesorë të saj.

Krahina të cilën Shefqet Peçi përfaqësonte, Kurveleshi dhe njerëzit e fortë të tij, historikisht, qysh nga Lufta e Vlorës në 1920 e deri sa ai vdiq, e kishin këtë burrë të madh si një busull orientuese, i cili i lajmëronte dhe i paralajmëronte me kohë për “motin e mirë” dhe për “motin e keq”, për “rrebeshet” dhe për “stuhitë”, por edhe për “qiellin e pastër dhe të kthjelltë”!

Shefqet Peçi në vitet e para pas çlirimit

Shefqet Peçi në vitet e
para pas çlirimit

Ishte kjo arsyeja që, edhe kur ra regjimi në dhjetor 1990, edhe kur Banda e Berishës që mori pushtetin e shkuli Shefqet Peçin nga shtëpia ku banonte, në qendër të Tiranës, duke e degdisur në një sipërfaqe të vogël banimi në Laprakë, tek ish-Pularia, njerëzit e kishin shndërruar këtë shtëpi të vogël në vend “peligrinazhi”, duke shkuar pranë këtij luftëtari dhe atdhetari të madh, duke biseduar dhe marrë “uratë” atdhetarie prej tij dhe gjithë familjes së madhe të tij, duke u informuar për realitetet dhe perspektivën, e mbi të gjitha duke marrë edhe frymëzim guximi për të përballuar të keqen që tashmë e kishin në çdo derë shqiptare.

Isha një prej miqve të tij. Por e kisha dhe më kishte mik për kokë. Madje, duke patur dëshmitarë fëmijët e tij, të cilët jetojnë me dinjitet dhe ecin në gjurmët e babait, Shefqet Peçi me gojën plot u kishte pohuar djemëve dhe gjithë familjes se më konsideronte dhe kishte dëshirë që ai dhe e gjithë familja e tij të më trajtonin si djalin e parë të shtëpisë, e më pas të vinte Rustemi.

Kjo miqësi lindi mes nesh pasi kisha krijuar Partinë e Unitetit Kombëtar në 10 janar 1991 dhe pasi kisha nxjerrë në botim Gazetën “Kombi” në korrikun e po atij viti 1991, të cilën e drejtoja jo vetëm si botues, por edhe si kryeredaktor i saj. Shefqet Peçi kishte matësit e tij të vlerësimit për punën dhe për njerëzit, ndaj më priste me shumë gëzim kur i shkoja në shtëpi, në Laprakë, duke qëndruar edhe me orë të tëra duke biseduar rreth të vërtetave të atyre që kishin kaluar, por edhe të ditëve të athershme dhe të perspektivës.

Në DVD dhe në audio kam shumë biseda të bëra me Shefqet Peçin, ku hidhet dritë edhe për shumë ngjarje të ndryshme e personazhe të kohës, të cilat kanë patur brenda dritëhijet e tyre të pazbardhura me vërtetësi dhe objektivitet. Këtë intervistë të gjatë me Shefqet Peçin po e përcjell për herë të parë për lexuesit e gazetës DITA. Kjo miqësi intensive me Shefqet Peçin zgjati plot katër vjet, deri ditën e rënies së tij heroike, sepse e tillë qe, në luftën që bëri me guxim të pashoq, por edhe me mençuri të rrallë kundër kryebanditit Berisha dhe mercenarëve të tij.

Biseda

Ishte 30 qershori 1994. Shefqet Peçi kishte ditëlindjen. Mbushte plot 88 vjeç. Shkova dhe e urova në shtëpi. Mora me vete edhe mikun tim, Timo Koka, operator në Televizionin Shqiptar, i vetmi Televizion deri në atë kohë në Shqipëri. E mora në rrugë private, sepse as që mund të mendohej atëhere të intervistoje Gjeneral Shefqet Peçin për TVSH. 1

Mosha bën të vetën, thashë me vete,  dhe mirë është që ky personalitet nga më të shquarit e LANÇ-it si dhe njeri nga udhëheqësit e lartë të regjimit të përmbysur, si dëshmitar okular, t’i linte dëshmitë e tij për disa gjëra madhore të kohës, përkatësisht për ato probleme që ishin bërë “mollë sherri” mes dy kampeve politike kundërshtare të kohës. Njëra prej tyre ishte dita e çlirimit të Shqipërisë. Banda e Berishës duke dashur të fshinte nga faqja e historisë së kombit tonë epopenë e lavdishme të LANÇ-it, e cila ishte vija themelore e demarkacionit që ndante forcat politike progresiste në Shqipëri, nga ato destruktiviste që mohonin këtë luftë për të përligjur tradhtinë e tyre të madhe kombëtare dhe bashkëpunimin e ngushtë me nazifashistët, kërkonte ta linte Shqipërinë dhe shqiptarët pa ditë të çlirimit të atdheut. Në emër gjoja të “parimores” se gjoja  Shqipëria ishte çliruar në 28 nëntor, por komunistët e Enver Hoxhës, nga “dashuria” për Jugosllavinë, meqenëse kjo e fundit e kishte ditën e krijimit të Federatës në 29 nëntor, e kishin spostuar një ditë më vonë ditën e çlirimit të Shqipërisë! Dhe kështu, meqenëse 28 nëntori është dita e pavarësisë së Shqipërisë, dita e çlirimit do të sfumohej dhe do të zhdukej pa u ndjerë. Për këtë arsye pyetja e parë që i drejtova Shefqet Peçit ishte pikërisht për të thënë të vërtetën për ditën e çlirimit të atdheut.

Shefqet Peçi më tha:

“Dëgjo mor bir, unë isha në Shkodër vetë. Udhëhiqja luftimet. Kemi luftuar ditë të tëra për çlirimin e zonës dhe të Shkodrës. Edhe në 29 nëntor kemi bërë luftë në Shkodër kundër gjermanëve. Vonë, në mbrëmje, kur gjermanët i dëbuam nga Shkodra kemi ndjerë kënaqësi të papërshkrueshme. Unë personalisht kam shkrehur municione të tëra në ajër nga gëzimi. Çlirimi i Shkodrës shënoi çlirimin e Shqipërisë brenda kufijve të cunguar shtetërorë të Shqipërisë 28 mijë km 2. Por të nesërmen ne do të vazhdonim mësymjen drejt Prizrenit e më tej për të çliruar trojet e tjera shqiptare që ishin nën Jugosllavi… E unë dhe mijëra partizanë me dyfek në krah e çliruam Shkodrën në datën 29 nëntor 1944, duke qenë dëshmitarë të gjallë, këta këlyshë fashistash duan të na hedhin hi syve dhe të mashtrojnë ditë për diell. Janë farë e keqe këta, duhen zhdukur me rrënjë e me degë…”.

Vijon nesër

 

Share This Article
7 Comments
  • Shefqet Peçi ka qene nje ushtarak i madh. Kishte mbaruar akasemine Ushtarake te Torinos dhe ishte nga te paktit qe beri operacione ushtarake ne Luften NÇ.
    Meritonte nderime te pakundershtueshme.

    • Nuk diskutohet qe Shefqet Oeci ishte komandant legjendar

      Por , Problemi esht se ky Idajeti me shum flet per veten e per Salen sesa te na jape dicka nga jeta heroike e komandantit lab , Shefqet Pecit ,

      Te na thoshte dicka per vdekjen e Komandantit heroik , se me kujtohet qe Shefqet Peci vdiq ne burgun e spiatlit duke mos pranuar te merte mjekim
      Ishte nje vdekje sfiduese ndaj Sales

      Natyrisht nuk kush kush tja merte haken sepse PSne e kryesonte kauri -spiun i Greqise , Fatis Nano

      Po te isha une ne vend te Nanos sa te merja pushtetin do i kisha shkerdhyer motren Sales , do e rasja ne burg menjehere me arsyen qe Sala kishte shkateruar ushtrine dhe armatimin e Shqiperise duke e lene vendin te pa mbrojtur ….
      Por Nano ishte nje spiun i ndyre i grekut dhe nuk i behej vone shume per v pasurite tona qe shkaterroheshin nga cmendurite e Sales

      Nejse , ka nje varg poezia per Komisarin e Shefqet Musarajt ne te cilen flitet me nenkuptim per Shefqet Pecin kur thote , diku atje :
      ……. Komandanti yne lab …

      Esht poezi e bukur shume ne fakt

      Ne fakt do ishte mire , meqe e hapet kete muhabet , dikush nga gazeta Dita , te intervistonte ndonje njeri qe e njef nga afer Shefqet Pecin dhe te na tregoje dicka nga jeta e tij heroike

      Do ishte gje e bukur shume

  • Si autentikohet kjo interviste e marre 20 e ca vjet me pare (Idajeti vete nuk e ditka kur e paska marre egzaktesisht kete interviste)? Eshte e filmuar? Eshte e regjistruar ne ndonje kasete magnetofoni? Jo per gje po edhe une kam dy intervista me Enver Gjirokastren, ku thote qe nuk ka doktor me kot se Sali Berisha, 4 intervista me Mehmet Shehun, dy net para se te vriste vehten ku shan nga nona Ramiz Aliun, dhe nje nga Ramiz Aliu ku tregon te verteten rreth vetvrasjes me dy plumba te Mehmetit.

  • Nje kriminel ne mesin e shume tjereve.
    Edhe në 29 nëntor kemi bërë luftë në Shkodër kundër gjermanëve. Vonë, në mbrëmje, kur gjermanët i dëbuam nga Shkodra …pasiqe partizanet grek i debuan nga Greqia,pastai partizane jugosllav i debuan nga Jugosllavia,pastai partizanet hungarez nga Hungaria e keshtu me radhe…Anglo-amerikane e sovjetiket benin sehir dhe mahniteshin nga partizane e ketyre vendeve.
    Krej vone ne ditet e fundit keta gjigand u kycen ne lufte sa per formalitet kuptohet…
    Mjaft me fabula partizane o te marrosur.

  • Nje pederast dhe krimine i pashoq. Nese Shqiperia do ishte pastruar nga keto kerma do kishte perparim e nivel jetese sot. Derr-derr, ky eshte kriminel dhe kaq. Ç’hyn Berisha ketu. Merruni gjithe diten e naten me Berishen. Nuk i ndrshon gje te kaluares se kriminelit Shefqer Peçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *