Në një kohë kur në Shqipëri janë intensifikuar veprat kriminale, ku është përdorur ekzekutimi personave nëpërmjet vendosjes së tritolit në makina, Shërbimi Informativ Shtetëror duket se ka më shumë në fokus hetimin e policisë, se sa mbledhjen e informacionit për personat apo ngjarjet kriminale. Një dokument i SHISH-it, i hartuar prej departamentit të kundrazbulimit, që mban firmën e drejtuesit R. T., është bërë dje publik.
Shkresa
Dokumenti është përpiluar si kërkesë operative urgjente, më datë 02.12.2013, vetëm tre muaj nga ardhja në detyrë e qeverisë dhe ministrave të rinj. Kërkesa operative i drejtohet drejtorive të Shërbimit Informativ në të gjitha prefekturat, përfshi degët autonome, nga njëra prej të cilave është bërë e mundur edhe gjetja e dokumentit. Përmes saj, “kërkohet informacion mbi persona të implikuar në veprimtari antiligjore të emëruar në Policinë e Shtetit”, raporton TCH.
Shkresa e drejtorisë së kundra-zbulimit u kërkon degëve të shërbimit, në të gjithë Shqipërinë, të “identifikojnë drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit në qarqe, më konkretisht (drejtori qarkut, shefi rendit, shefi krimeve, shefat e komisariateve, drejtori qarkullimit rrugor, ata të emigracionit dhe kufirit) dhe specifikisht të identifikohen personat dhe pozicionet e tyre drejtuese të emëruar pranë policisë së qarqeve, kohët e fundit, me të dhëna që i implikojnë në veprimtari antiligjore. Kërkesa tregon haptas vënien nën hetim të punonjësve të policisë, nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Një tjetër pikëpyetje që ngrihet pas kësaj shkrese është edhe ajo se çfarë informacionesh janë mbledhur, se kujt i janë referuar dosjet me informacione për oficerët e Policisë së Shtetit.
Berisha flet për “sigurinë e fëmijëve tanë” (!)
Sali Berisha ka drejtuar një tjetër thirrje përmes Facebook për protesta, ndërsa shkruan se Shqipërinë po e merr krimi. “Në dy ditë, tre biznesmenë të vrarë, 5 tritole, 7 grabitje me maska, 20 tonë drogë të nisura drejt Italisë. Ky është bilanci më dramatik i revanshit të krimit ndaj një shoqërie”, komenton Berisha në rrjetin social. “Shqipërinë po e merr krimi! Ata sollën tritolin e partisë kundër kundërshtarëve politikë dhe njëri – tjetrit. Të dashur miq, gjendja është dramatike dhe me këtë qeveri vetëm përkeqësim do të ketë. Është koha të mendojmë në mënyrën më serioze për sigurinë e jetës së fëmijëve tanë, të vetes tonë dhe vendit në tërësi. Të ngrihemi kundër shokëve të krimit në pushtet, përndryshe pasiguria e plotë do të jetë fati ynë. Sb”
Çfarë dëshmon skandali
Skandali i zbuluar dje në SHISH tregon se kreu i saj ka të njëjtën axhendë me axhendën politike të kreut të PD-së Berisha. Ky i fundit është humbësi i madh që si përherë nuk arrin dot të pranojë humbjen. Në dy muajt e tranzitimit të pushtetit ai minoi ekonominë e vendit em shpresën që qeveria që vinte, do mposhtej nga ëvshtirësitë ekonomike. Kredia e FMN-së ia hoqi këtë mundësi. Nga ekonomia u hodh te rendi me të gjithë pushtetin që i ka mbetur. Retorika e tij nxit hapur krimin, falangat e tij ende nëpër polici dhe administratë nxisin hapur tritolin, PD kërkon komision parlamentar vetëm për policinë, konferencat e shtypit janë vetëm për policinë… Duke përfituar edhe nga gabimet e krerëve të rendit dhe nga mungesa e vendosmërisë për të bërë ndryshimet e domosdoshme në administratë, ish-kreu i inkriminuar i PD-së po synon të intimidojë qeverinë dhe publikun. Palë me këtë axhendë katile për Shqipërinë është bërë hapur Presidenti, Shërbimi Informativ dhe Prokuroria. Të tria këto institucione me veprimet dhe mosveprimet e tyre, po ndikojnë hapjen e valës së terrorit në vend. Vëreni vetëm skandalin e fundit në SHISH për të kuptuar sa tragji-komike është kjo situatë. Një shërbim informative që në vend të mbledhë informacione për krimin, mbledh informacione për…policinë!
Edi Rama dhe Ilir Meta duhet urgjentisht të reformojnë institucionet dhe të jenë në lartësinë e përfaqësimit politik që dikton vota e pazakontë 1 milionë shqiptarëve. Është dëshpëruese që një vend i tërë të mbetet peng i vullnetit të sëmurë të një individi të vetëm.
Çfarë parashikon Kushtetuta për shkarkimin e Presidentit, Kryeprokurorit dhe Kreun e SHISH-it
Trekëndëshi mes Presidentit të Republikës, Kryeprokurorit dhe Kreut të Shërbimit Inteligjent, është fiksuar me shumë “merak” nga Berisha përpara se ai të humbte zgjedhjet më 23 Qershor 2013. Në krye të këtyre institucioneve, por sidomos në Presidencë dhe SHISH, gjenden dy “argatë” të hershëm dhe besnikë të Berishës, Bujar Nishani dhe Visho Ajazi. Sot kur qeveria socialiste ka nisur nga puna për të prodhuar rezultatet e saj , Trekëndëshi I trashëguar duket se po I jep efektet e veta në maksimum. Kulmi kryesor I trekëndëshit, me siguri që ështëPresidenti i Republikës. Ai është Titullari në krye të piramidës së sistemit të drejtësisë në vendin tonë. KLD-ja e drejtuar prej tij u përfshi në një skandal me kryetarët e gjykatave pa mandate, të cilët në një pjesë të mirë të tyre rezultonin lidhje direkte të Berishës ose ish-punonjës të studios ligjore të Argita Malltezit. Gjyqësori është kthyer në një paradë skandalesh të përditshme. Po kaq problematik është shfaqur muajt e fundit dhe Drejtori i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi, i cili duket se ka një orientim të fortë ndaj Berishës, sidomos për sa i përket sinjalizimeve informate që i bën atij mbi çështje dhe zhvillime të rëndësishme.
Prokurori i Përgjithshëm dhe gjithë prokuroria si institucion shfaqin një “agoni” në lartësinë e agonisë që buron nga institucioni i Presidencës gjithashtu. Debati mbi këtë trekëndësh sot është më i rrahuri në skakierën politike, ndërsa Kushtetuta e Shqipërisë ka të fiksuar në mënyrë të qartë dhe procedurën dhe rrugën prej nga kalon shkarkimi i këtyre tre drejtuesve të rëndësishëm shtetërorë. Më poshtë ofrohen të detajuara nenet përkatëse kushtetuese që parashikojnë shkarkimin e tyre:
-Shkarkimi i Presidentit të Republikës
(Neni 90 dhe Neni 91)
Neni 90
1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.
2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.
Neni 91
1. Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.
2. Në rast se Presidenti nuk mund të ushtrojë detyrën për më shumë se 60 ditë, Kuvendi, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve, vendos dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila vërteton përfundimisht faktin e pamundësisë. Në rast të vërtetimit të pamundësisë, vendi i Presidentit mbetet vakant dhe zgjedhja e Presidentit të ri fillon brenda 10 ditëve nga dita e vërtetimit të pamundësisë.
-Shkarkimi i Prokurorit të Përgjithshëm
(Neni 149, Pika 2)
2. Prokurori i Përgjithshëm mund të shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kuvendit, për shkelje të Kushtetutës ose për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të funksioneve të tij, për paaftësi mendore a fizike, për akte e sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e Prokurorit.
-Shkarkimi i Drejtorit të Shërbimit Informativ:
(Neni 92, germa “f”)
f) me propozim të Kryeministrit, emëron drejtorin e shërbimit informativ të shtetit;
(Në ligjin “Për Shërbimin Informativ” përcaktohet se edhe shkarkimi por edhe emërimi i Drejtorit të SHISH bëhet me propozimin e kryeministrit, shënim i redaksisë).
* * *
Abuzimi me sovranin në emër të sovranit
Prof. As.Dr. Artan Duka
Radikalizimi i PD nuk befason nëse kihet parasysh se dominohet nga ‘fryma’ që e ka bërë zakon intimidimin dhe përplasjen, qoftë në qeverisje apo opozitë. Kjo dhe në kontekstin e vetë tranzicionit ku “radikalizimi opozitar” ka përbërë një ritual për palët pa dallim. Por ndërsa radikalizimi i motivuar nga arsye objektive i PS, synoi mbijetesën përballë arbitraritetit të PD në qeverisje (abuzimi zgjedhor, kapja e shtetit, loja me dosjet etj), ai i PD, – nëse përjashtojmë rolin e gjeopolitikave antishqiptare, – bazohet në alibi-shashka që synojnë mbijetesën pas panikut të kapjes ‘gafil’ në abuzimin me pushtetin (piramidat, hapja e depove, Gërdeci, 21 janari, korrupsioni elitar, dhënia e detit etj).
Sa kohë në pushtet, PD qesëndisi apo anatemoi radikalizimin e imponuar të opozitës duke filluar nga bllokimet e rrugëve, ngujimet e urisë, bojkotin parlamentar etj. Nëse PD mburret se ishin standartet demokratike në qeverisje ato që sollën NATO apo heqjen e vizave, sot ka shansin të ofrojë modelin e një opozite të denjë për një vënd të NATO duke mos ricikluar atë radikalizim që e denoncoi vite me rradhë. Radikalizimi i PD stonon edhe për faktin se qeveria ka vetëm 6 muaj jetë dhe nëse ka ndonjë premtim të pambajtur, i pari dhe më kryesori (i vetmi që nuk përmëndet nga PD) është ai drejtësisë ndaj abuzimit elitar.
Radikalizimi i PD është radikalizim nga ‘halli’ që synon të fitojë bonus kohor qoftë për të mbuluar gjurmët e abuzimit dhe pwr tw rigrupuar ‘oborrin’ pas panikut të qershorit.
I shtyrë në ekstrem ai mund të provokojë ngjarje ekstreme (për më tepër kur vetë SHISH mbetet problematik) duke lënë hapësirë për manipulim dhe spekullim prej PD që përballë 21 janarit, Gërdecit etj do të ketë ‘datat’ e ‘simbolikat’ e saj duke synuar kompromentimin e integritetit dhe moralit të qeverisjes dhe pamundësuar më tej drejtësinë në kushtet kur ajo do të interpretohet si hakmarrje politike.
Radikalizimi dhe tensionimi i jetës politike shihet si ‘bonus’ prej liderave partiakë. As nuk kanë nevojë të marrin aprovim në elektorat, as e ndjejnë të japin llogari për të sa kohë kodi zgjedhor, duke e shndërruar votën në ‘detyrim përcaktim’, shmang përgjegjësinë dhe ndrojen e deputetit ndaj elektoratit e shndërrimin e tij në ‘topçi’ të liderit.
E vetmja ‘vaksinë’ ndaj tensionimit politik, radikalizmin opozitar përfshirë, mbetet vota e lirë. Për të cilën nuk mjafton prania e dhomës së fshehtë dhe moria e emrave në listë. Ajo është e tillë kur kosto oportune e votimit është minimale dhe kur gara është e barabartë.
Kosto oportune (ndryshe risku i votimit) është e lartë aktualisht. Shumë votues nuk votojnë alternativën e preferuar nga meraku se vota mund të shkojë dëm në favor të alternativës më të papëlqyeshme (votoj PS që të mos fitoj PD apo anasjelltas).
Nëse ka një kryereformë, ajo është rikthimi i dinjitetit të votës së lirë që sikurse prona legjitime në ekonomi, është ADN e demokracisë dhe shtetit ligjor. Ajo nuk është garanci për mosabuzim me demokracinë por garanci se herët a vonë, abuzimi e gjen vëndin e tij. Vëndi ka nevojë për një ligj të ri zgjedhor dhe jo amendime klienteliste të atij aktual.
Vota e lirë presupozon garë të barabartë. Sikurse kampionit në futboll nuk i jepen pikë aforfe sezonin e rradhës, edhe në tregun politik partitë e mëdha nuk duhet të përfitojnë financime, hapësirë mediatike (ato kanë edhe ‘analistët’ e pavarur, deri TV që u bëjnë duva sistematikisht) etj avantazhe thjesht se janë të mëdha(!).
Më 20 shkurt u shëmb shtatorja por jo ‘bazamenti’ ku prej çerek shekulli kacaviren për t’u ngjitur ata që kuturisen të monopolizojnë demokracinë.

Cfare pret me qeveria…t’i shkarkoje ne moment nga detyra dhe nese ka shklje ligjesh ti denoje maskarenjte servile dhe spiune te mafies berishiste.
Kushtetuta e Republikes se Shqiperise edhe pse mund te kete mangesi, e percakton prere dhe qartazi sanksionet ligjore per drejtuesit e larte te institucioneve, duke filuar qe nga Presidenti i Republikes.
Skandali i fundit i krereve te institucionit te SHISH dhe heshtja qe mbajne (ende nuk ka asnje pronocim zyrtar qofte dhe nga zedhenesit e tyre) drejtuesit me te larte, si Presidenti i Republikes, si garant i kushtetutes dhe ligjit si dhe kreu i akuzes qe jo ne pak raste prononcohet dhe per probleme qe mund t’i mbulojne fare mire instanca te ulta , flet per nje precedent me permasa skandaloze te implikimit drejt perdrejt apo indirekt ne kete skandal shtetror me prapavije dhe suport te paster politik.
Kjo eshte shkelje e rende e Kushtetutes.
Si qytetar i ketij vendi shtroj pyetjet ;
Nese ky eshte dhe gjykohet si skandal shteteror, atehere kush eshte funksioni i ligjvenesit ne kete rast?
Mos valle konsiderohet e mjaftueshme vetem investigimi mediatik, pronocimi i disa ish drejtuesve apo dhe drejtues aktual te komisioneve, apo kritika e opinonit publik dhe e ndonje specialisti?!
Perse kryeministri qe ka ne vartesi direkte kreun e SHISH nuk urdheron pezullimin nga detyra urgjentisht te kreut te SHISH?
Çfare pret zotria e tij mos pret ta udhezojne nderkombetaret se çfare duhet te beje me vartesit e tij kur shkelet ligji dhe kushtetuta?
Perse nuk pronocohet Presidenti i vendit, apo e konsideron nje veprim normal dhe brenda kuadrit ligjor, nje veprim qe dhe bufi e kupton qe eshte nje skandal shtetror antikushtetues?
Perse kreu i organit te akuzes nuk urdheron hetimin e ketij skandali dhe marrjen nepergjegjesi penale te autorevete ketij krimi antiligjor dhe antikushtetues?
Ky eshte problemi me i madh, sepse ka rrezik qe edhe ky problem , per shume dhe shume arsye shqiptare, te mbyllet sikur nuk ka ndodhur gje, paçka se krimi po bene kerdine, sipas oreksit te tij dhe porosive pse jo dhe te atyre qe qendrojne pas tij dhe jane te lidhur me te.
Kapter, Nishani…kapter, Llalla, kapter Visho Ajazi… Kumandar Berisha i Viçidolit. Pret hajer ky vend. Veç mallkim do te kete,nga kaptere te “shkolles” Viçidolit…