FOTOT: Një dhuratë e veçantë për ditëlindje dhe një copë tortë për… Edi Ramën

anazapta

Këtë 1 nëntor, DITA mbushi 3 vjeç.

Do ta kalonim në heshtje këtë ditëlindje, sikur të mos ishte për gjestin e një lexueseje.

Ajo dhe babai i saj, koleksionues i Ditës, na sollën këtë pasdite në redaksi një dhuratë befasuese: një tortë të bardhë që na dha një kënaqësi të veçantë.

Mbi tortën në formë gazete është vizatuar kopertina e numrit të parë të gazetës DITA.

Ky numër i 1 nëntorit 2012 u hodh në treg me titullin “Ku fiton dhe ku humbet Berisha” dhe është një studim me 4 autorë mbi gjendjen e atëhershme zgjedhore në Shqipëri.

Kopertina përmban edhe një editorial të kryeredaktorit, për daljen e numrit të parë të Ditës.

E gjitha është riprodhuar me një saktësi mbresëlënëse mbi tortë.

Falënderojmë nga zemra dy miqtë tanë për dhuratën. Na kërkuan vetëm të theksonim që torta u përgatit nga shef Sokoli, një nga tre mastershefat e emisionit të njohur televiziv.

Përfitojmë nga rasti të falënderojmë në këtë përvjetor gjithë lexuesit tanë për mbështetjen dhe kurajon që na kanë dhënë gjatë këtyre viteve.

Një copë të tortës e kemi hequr veç për Edi Ramën.

Është pjesa që korrespondon me kokën e Saliut. Nëse dëshiron ta hajë, kryeministri e gjen në redaksinë e Ditës.

Por duhet të nxitojë. Tortat prishen shpejt. / Dita /

Torta pak minuta pas mbërritjes në redaksi

Nuk ndodh përditë të marrësh një dhuratë të tillë...

Copa më "speciale" e tortës, e rezervuar për Kryeministrin

Kush do ta hajë?

Dukej e vogël, por doli e teproi... Si çdo gjë e dhuruar me zemër

Numri i parë i Ditës në murin e redaksisë

Zv.kryeredaktori per printin, Alqi

Zv.kryeredaktori për online, Erjoni

Gazetari më i vjetër, Xhevdeti

Përgjegjësi për shpërndarjen, Landi

Një nga faqosësit, Eri

Redaktorja e faqeve ndërkombëtare, Ornela

Inxhinieri i faqes online Toni dhe redaktorja e faqeve për Arsimin dhe Shëndetësinë, Pranvera

Fikja e qirinjve...

Share This Article
2 Comments
  • Koken e Sali Berishes do ta hane nje dite vetem qente e rruges,se edhe pjese torte koka e tij tre helmon.

  • Edhe qente e rruges do te helmoheshin me koken e gjarperit Sali, jo me njerzia..u shofte rraca e Viçidolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *