Roli i Sali Berishës dhe Fatos Nanos në marrëdhëniet ndër vite mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Cilat janë sipas Pobratit ato që ndajnë dhe bashkojnë dy liderët e së majtës Rama e Meta. Pse e quan tinzare lojën e Fatos Nanos dhe si ka ndikuar Berisha tek Meta këtë 4 vjeçar të bashkëqeverisjes. Si e parashikon 23 Qershorin dhe pas-23 Qershorin. Si do sillen Rama e Meta me Berishën pas rrëzimit të tij dhe pse ka një mesazh të posaçëm të lidhur me Erjon Braçen – Botuar sot në DITA
Luan Pobrati është një specialist i shërbimeve inteligjente, por jo vetëm; ai është një njohës i mirë i publicistikës dhe historisë, të cilin jeta dhe karriera e kanë lidhur shumë me politikën dhe personazhet e saj gjatë gjithë viteve, përfshirë kryeministrin aktual të vendit, me të cilin shënjon më shumë se një histori burgosjeje. Një militues i hershëm dhe i respektuar i së majtës, Pobrati vjen në këtë intervistë në DITA, me një analizë mbi Ramën dhe Metën që sugjerojmë të mos humbet nga lexuesi ynë.
Zoti Pobrati, çfarë ndjetë apo menduat ju, kur mësuat apo u shpall zyrtarisht koalicioni mes PS-së dhe LSI-së? Ç’shije la tek ju, ky bashkim i beftë?
Për hir të së vërtetës, i gjendur nga hera në marrëdhënie shoqërore e njerëzore mes njerëzve dhe të njohurish, ruajtjes së kontakteve me funksionarë të ndryshëm të PS-së dhe LSI-së, për sa ju më pyesni, diçka kisha dëgjuar të flitej përpara se kjo marrëveshje të shpallej zyrtarisht. Por është tjetër gjë, sa unë besoja në to realisht. Pra, ndërsa kisha të dhëna ose të thëna ku flitej mbi një afrim të mundshëm në mes të PS-së dhe LSI-së, nga ana ime ishte përtej çdo pritshmërie mundësia se ngjarjet në fjalë, do të ndodhnin me intensitetin dhe mënyrën si ato u realizuan. Dhe e gjithë çfarë unë them, s’ka të bëjë me mungesë predispozicioni për të ndodhur çka dëshironim të gjithë, veçse shpreh se shumëkush prej nesh, rrjedhojë e lojës së tej zgjatur e rraskapitëse midis liderëve të dy partive, tashmë veç lodhjes për atë çfarë ndodhte gjatë ‘stërvitjes’ së tyre, hera-herës na krijohej përshtypja sikur ata, pra ‘lojtarët kryesorë’ të kësaj marrëveshje, donin ta ‘shisnin ndeshjen’ pa nisur loja. Nga një anë, rrjedhojë e përballjes që ndodhte brenda ndërgjegjes së secilit duke mos gjetur dot forcë për të dalë me kohë nga mëritë e vjetra dhe, nga tjetra, të ndodhur të themi pse jo dhe përballë një presioni të jashtëm-në këtë rast s’është fjala për atë ndërkombëtar-që ndërsa tek njëra palë, vinte nga ajo pjesë e elektoratit idealist të PS-së; tek e dyta, presioni i shfaqur gati si shantazh, kishte për autor Berishën, apo njerëz me rëndësi në pushtetin e tij, i cili asnjëherë nuk do të dëshironte shkëputjen nga PD-ja të LSI-së. Gjithsesi, kjo është vetëm pak, në atë çfarë mendoj unë dhe dua të shpreh, mbi mënyrën se si e prita shpalljen e këtij koalicioni. Por ajo që do të mbetet, është me rëndësi të cilësohet si arritje e mirë realizimi i marrëveshjes, pa neglizhuar zgjerimin e më tejshëm të këtij koalicioni para zgjedhor, me ato forca politike të interesuara për largimin e Berishës dhe rotacion të pushtetit.
Zoti Pobrati, sipas jush, cilat janë avantazhet dhe dizavantazhet e këtij koalicioni në raport me garën e 23 Qershorit?
Për çfarë ne bisedojmë, marrëveshja në fjalë i siguron të majtës progresiste fitore të plotë dhe të sigurt. Në këtë kuptim, besoj se tek të gjithë ne, kjo nuk lë më vend për mëdyshje dhe bashkimi në vetvete është një bashkëpunim që shton mjaftueshëm diferencën, potencialin dhe efektivitetin e suksesit opozitar të sotëm, jo thjesht në sigurimin e një fitoreje numerike. Por mbi të gjitha, ai do të rrisë garancitë se Shqipëria nuk do të jetë më një vend i shndërruar në bajrak të Sali Berishës, pasi marrëveshja midis PS-së dhe LSI-së shton garancitë se pas 23 Qershorit, vendi nuk do t’i nënshtrohet më psikozës së Kryeministrit të sotëm, mbarsur me ngarkesat negative që kemi parë e jetuar në gjithë këto vite.
Ç’dua të shtoj tjetër, është se për gjykimin tim, realizimi i marrëveshjes në vetvete shpreh së pari maturinë, tolerancën dhe pjekurinë e Partisë Socialiste. Ndërsa arsyeja pse mendova ta cilësoja këtë, vjen natyrshëm pasi forca politike që në realitet humbi pa të drejtë dhe u godit pa e merituar, rrjedhojë e bashkimit apo pjesëmarrjes së LSI-së në pushtet me Berishën, ishte PS-ja dhe Edi Rama, veçanërisht kur flasim për zgjedhjet politike të 2009-ës, apo ato të pushtetit lokal të 2011- s.
Supozojmë se ky koalicion del fitues më 23 Qershor. Ne dimë se në vite ka pasur një raport të komplikuar dashurie dhe urrejtje mes dy liderëve të këtyre partive, mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Cilat mund të jenë efektet e kësaj relate mes tyre në qeverinë e ardhshme?
Kam pasur rastin, të jem pranë njërit e tjetrit, apo afër të dyve në segmente të caktuara kohore. Nga kam njohur një Edi Ramë elokuent në fjalë dhe efiçent në punë. Simbol i shndërrimit të Tiranës, thellues në modernizimin e kryeqytetit, i cili falë një bashkëpunimi dobiprurës me Ilir Metën, që në atë kohë ishte kryeministër, arriti të evidentohej si kryebashkiak i zoti, i njohur e i pranuar si i tillë nga homologë të kryeqyteteve të Evropës e me gjerë; siç kam parë nga afër vrullin, pragmatizmin, këmbënguljen dhe pasionin për të shfrytëzuar qoftë edhe çastin tek Ilir Meta. Nga dua të them, se siç kam njohur fuqinë dhe efiçencën që arrijnë të prodhojnë këta dy njerëz kur bashkëpunojnë me njëri tjetrin, ashtu kam parë e njohur dhe sherrin që nxitet kur të dy i kthejnë kurrizin sho-shoqit.
Për këtë çështje të fundit, aq sa lejon vendi në një intervistë, do të doja të ndalesha pak. Jo për të bërë historinë e zënkave dhe mërive midis tyre, por për të thënë sipas mendimit tim, përveç sa mbeten të fajësuar vetë Meta e Rama, një rol regresiv e negativ për ta, ka luajtur me tinzarllëk Fatos Nano, i cili përmes futjes së të dyve në konflikte; nga njëra anë synonte t’i angazhonte në një kundërvënie të pa princip, nga ana tjetër, arrinte t’u zinte këtyre kohën, duke justifikuar djallëzisht pas kësaj, dështimet politike dhe ekonomike në kohën kur drejtonte vetë, nga minimizonte ndërkohë suksesin e arritur prej Ramës e Metës, rrjedhojë dhe e një bashkëpunimi midis të dyve.
Të mos harrojmë: në mënyrën si kanë rrjedhur ngjarjet ndër vite brenda Partisë Socialiste, ‘lideri historik’i saj ,ndjehej njëheraz dhe njeriu më i dëmtuar nga bashkëpunimi në mes Metës e Ramës, ndaj ishte pikërisht Fatos Nano, personi që direkt dhe indirekt, ka ushqyer gjithmonë mbjelljen e një klime mosbesimi dhe përçarëse në mes tyre; për fat të keq, as njeri dhe as tjetri, këtë lojë të pistë të tij nuk mundën ta shmangnin.
Kjo histori komplekse, shpesh herë e paqëndrueshme midis tyre, çfarë efektesh mund të ketë nesër kur koalicioni merr në dorë drejtimin e vendit?
Do të mendoja dhe doja që Ilir Meta dhe Edi Rama të kenë nxjerrë mësime nga e kaluara dhe eksperienca negative e marrëdhënieve midis tyre, të mos përsëritej. Nga gabimet e së shkuarës, vetëm histori të pakëndshme mund të priten. Në qoftë se lidershipët e të dy partive, ditën të tejkalojnë me maturi çështjet midis tyre, të tolerojnë njëri tjetrin dhe të tregojnë se dinë të bashkëpunojnë e shikojnë përpara, problemet do të tejkalohen dhe efektet do të duken qartësisht, përmes progresit ekonomik dhe institucional të vendit. Është kjo e dyta, çka unë uroj të ndodhë më shpejtë dhe jam i bindur se për sa them, nuk është vetëm dëshira ime, por e një elektorati të gjerë,të majtë progresistë e socialistë, fuqi që gjeneron energji, dëshirë e mijëra njerëzve të thjeshtë.
Partia Socialiste prej kohësh, por së fundmi edhe LSI-ja, kanë konsideruar dhe kanë vënë theksin sidomos me influencën gati totale të Berishës ndaj institucioneve në vend. Ky ekspansion i influencës së Berishës është ushqyer në mënyrë të veçantë edhe nga avantazhi që atij i kanë sjellë ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008. PS-ja ka bërë publikisht një “mea culpa” për këto ndryshime. Por a mos duhet të ketë angazhime më konkrete për të ç’bërë këtë kontekst Kushtetues?
Me siguri ju nuk mendoni se jeni duke komunikuar me një specialist të politikës. Përmes kësaj interviste, unë pranova të flas, brenda zërit të një majti progresist, të një njeriu që si pozicionin e tij politik natyror e gjen përkatësinë në parimet e majta dhe që medeomos kërkon ta shohë atë në krye të qeverisjes së vendit. Megjithatë për sa ju pyesni, unë e kam një përgjigje: Pas 23 Qershorit, kur e majta progresiste pritet të kalojë në qeverisje të vendit, ajo duhet të sjellë domosdo normalitet në shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit dhe sistemit në tërësi. Këtu kam parasysh, jo vetëm rregullimin e Kodit Zgjedhor, por edhe krijimin e një klime Kushtetuese në parim e praktikë, për të konsoliduar pas kësaj çështjen më të rëndësishme, por më të dobëtën në këto vite, funksionimin e institucioneve të së drejtës.
Pas shpalljes së koalicionit, ka pasur një debat intensiv në medie, në lidhje me raportin që kjo lëvizje politike ka me pragmatizmin dhe moralin. Ju si e keni analizuar dhe ku e gjeni veten mes këtij debati të ethshëm të ditëve të fundit?
Qeveria e pas 23 qershorit, në tërësinë e vet, do jetë padyshim një qeverisje e majtë, e udhëhequr nga Partia Socialiste. Do të dëshiroja në radhë të parë, që kjo qeveri të ishte në pozicion korrekt me moralin. Por, a jemi ne të kulluar sa të kërkojmë një moral të kulluar? Për më tepër në një terren ku ndërthuren përgjegjësitë, interesat, egoja dhe ambicia siç është politika. A e kemi ne luksin të zhbëjmë qëndrimet amorale, pasi tjetër gjë janë ato pragmatiste? Për mua, pragmatizmi do të vazhdojë të jetë pa kushte pjesë e lojës politike, amoralët në kuptim të gjerë të fjalës, duhet të jenë jashtë saj. Morali për mua mbetet i pari, pas tij vjen pragmatizmi. Madje do ta kisha të vështirë të kuptoja pragmatizmin, pa prezencën dhe kontekstin e një morali .
Edi Rama dhe Ilir Meta kanë më shumë gjëra që i bashkojnë, apo që i ndajnë?
Duke i gjykuar nga vrulli, këmbëngulja, pasioni, ambicia, kanë më shumë gjëra që i bashkojnë. Por nuk do të dëshiroja, që brenda cilësive që përmenda të rishfaqnin edhe gjërat që i ndajnë.
Si e mendoni qëndrimin e Ramës dhe të Metës në lidhje me trajtimin e një Berishe që del i humbur nga zgjedhjet e 23 Qershorit?
Kjo s’duhet të jetë më problem i tyre. Nëse flitet për të ardhmen e Berishës si politikan, kjo mbetet një e keqe e madhe e PD-së në radhë të parë dhe e Shqipërisë. Nëse flitet për raportin e qeverisë së Berishës dhe vetë qytetarit Berisha me drejtësinë, kjo është problem i drejtësisë. Sikundër dua të them, që edhe drejtësia, nuk duhet të ketë në vëmendje të saj vetëm bëmat e opozitës së nesërme, por edhe ato të pushtetarëve dhe zyrtarëve të pas 23 qershorit.
Pas shpalljes së koalicionit PS-LSI, zoti Meta ka dhënë disa intervista në medie. Më ka bërë përshtypje fakti se ai, herë pas here përsërit faktin se LSI dhe kryetari i saj, kanë respektuar gjithnjë marrëveshjet politike. Ju si mendoni, i respekton vërtetë marrëveshjet politike zoti Meta?
Pyetja është interesante. E kam vënë re këtë deklaratë të tij. Megjithatë, nuk mendoj se kjo është një pyetje që ezaurohet me një përgjigje. Në marrëveshjen e vitit 2009, që zoti Meta bëri me Berishën, kam vënë re se në planin institucional, ai e respektoi atë. Por s’e kam ende të qartë, nëse kjo erdhi si rrjedhojë e skrupujve vetjak të zotit Meta, apo nga fakti se kishte Sali Berishën përballë, i cili si pjesë të synimit për ruajtjen e pushtetit të tij, të imponon edhe respektimin e marrëveshjes. Por cilado qoftë e vërteta, ne kemi tashmë një marrëveshje dhe aleancë me LSI-në, që e ka përmbushur zotimin që bëri me PD-në. Siç ka raste të tjera në karrierën politike të Metës, flas për kohën kur militonte brenda Partisë Socialiste, ku ai e ka parë veten të ‘tradhtuar’ nga njerëz, prej të cilëve, përmes forumeve të PS-së kishte marrë më parë konfirmime politike dhe institucionale.
Si e shikoni ju lëvizjen e fundit të Berishës për zëvendësimin arbitrar të anëtarit të KQZ-së?
Që të jem i sinqertë, unë nuk mendoj se marifetet me konjukturën, sjellin ndonjë ndryshim rrënjësor. Për më tepër kur kundërshtari yt është i favorizuar në KQZ, jo vetëm numerikisht, por edhe nga fryma e përgjithshme shtetërore. Por, siç e thashë dhe më lart, unë i besoj një mobilizimi të pashoq të së majtës. E majta është posaçërisht e mobilizuar për të vënë në vijë pas 23 Qershorit, punët e vendit dhe s’mund të cenohet nga një biçim refleks paniku, që Berisha tregoi me zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së.
Mobilizim.. Kjo ishte përgjigja dhe thirrja e Erjon Braçes, menjëherë pas votimit në Kuvend për anëtarin e ri të KQZ-së…
Ndihem mirë që cituat një deputet, që në këndvështrimin tim dhe të mbarë opinionit të gjerë socialist është ndër simbolet dhe përfaqësuesit dinjitoz të ideve të majta në këtë vend. Nuk e kam fjalën thjesht për protagonizmin e tij. Por mendoj se Erjon Braçe është një nga politikanët me tregues shembullor, si vet nervi i së majtës. Është e rëndësishme të thuhet kjo për të, sidomos kur flasim për konsolidimin e të majtës progresiste në Shqipëri. Në Partinë Socialiste përfaqësimi i ideve të majta si në rastin e Braçes, stimulohet dhe nxitet duke u shtuar në nivel përfaqësimi . Janë të rëndësishëm zërat që nuk e përdorin të majtën si instrument, por e ruajnë dhe e kanë atë bindje e ideologji.
Zoti Pobrati,
Si gjithmone je i sakte ne analizen qe ju beni. Kushdo qe ju njeh e di se ato qe thoni dalin nga thellesia e shpirtit tuaj me te vetmin synim per te ndertuar nje Shqiperi europiane nga nje e majte e drejtuar nga Partia Socialiste.
Nese hajduti Meta do te krijoj qeveri me Ramen nuk do kete nevoj te mbaj “BLLOK” se ate do ja mbaj Rama. Biles Rama hodhi ne kosh “rilindjen” per te ate “BLLOK”. Rama na tregoi se eshte nuk eshte si Berisha, Nano, Meta….por me i keq se keta. Per arsyen e vetme se keta te paret kane qene dhe jane vetja kurse Rama as vete nuk e di se cfare eshte. Sigurishte qe eshte LESHKO.
Pershendetje Dita,
Ne ditet e fundit, me sakte pas paktit PS-LSI, kam vene re nje shtim te thirrjeve nga shkrues te ndryshem per ate qe quhet si vota e bardhe. Pra, thirrje per mosvotim ne zgjedhjet e ardhshme. Personalisht mendoj se eshte nje veprim shume i nxituar dhe i gabuar.
Nga ajo qe kuptoj, aresyeja kryesore e kesaj kerkese eshte zhgenjimi nga levizja e fundit e forcave opozitare, me teze kryesore mungesen e moralit politik apo idealit. Pa hyre ne detaje e filozofi te moralit politik mendoj se ky eshte nje kendveshtrim shume i ngushte dhe i percipte ndaj menyres se organizimit te shoqerise demokratike e politikes ne vecanti.
Problemi kryesor qe mund te sjelle nje vendim i tille eshte se nuk zgjidh asgje. Duke bere nje vleresim te ftohte te situates dhe te levizjeve ne numra qe mund te sjelle nje gjest i tille eshte shume e qarte se uji do te shkonte vetem ne mullirin e partise ne pushtet. Kjo per shkak se, pavaresisht nga mungesa totale e moralit ne kampin e pozites, votuesit e kesaj partie kane qene gjithmone koherente ne voten e tyre dhe nuk kane pyetur kurre per moralin e kryeministrit. Nga ana tjeter, te majtet, i kane prishur pune vetes gjithmone duke u marre me te tilla beteja ideore e moraliste.
Gjithsesi, zhgenjimit dhe neverise qe kjo pjese e shoqerise mund te ndiejne ndaj kesaj politike une do t’i pergjigjesha me nje zgjidhje fare te thjeshte. Te fikin ekranet e televizoreve kur ka edicione informative dhe mos te lexojne gazeta. Keshtu dita e tyre do te jete me e qete dhe nuk do te shqetesohen kur te shikojne fytyrat e atyre qe nuk u pelqejne. Por..
Do te duhet gjithashtu te pajtohen edhe me: dhimbjen e kokes kur shkojne paguajne faturat e energjise, me cmimet e larta tashme edhe tek zarzavatet, me ujin e piset qe vjen ne rubinetin e shtepise, me ajrin e qelbur qe i shkurton perdite jeten, me pluhurin e rrugeve, tymin e makinave, plehrat neper trotuare, mungesen e gjelberimit, burite dhe zhurmat e mjeteve qe kalojne ne rruge, policin kapeleshtrember dhe barkderr te cilit nuk i kuptojne asnje fjale kur i ndalon, gjobat pa justifikim, institucionet ku nuk mund te ankohesh per asgje e ku me shume shans ke te vdesesh koridoreve perpara se te marresh cfare kerkon, me gjykatat ku duhet te paguash per te hyre e per te dale, per spitalet ku shkon per t’u semurur, per shkollat ku femijet nuk mesojne me, per universitetet qe jane kthyer ne fabrika certifikatash, per vendet e punes qe mungojne, per pagat e ulta, per punen e zeze qe nuk te siguron asnje pension, per numrin e larte te vrasjeve e aksidenteve qe nuk kursejne askend, per grabitjet me arme e me thika tashme ne mes te tiranes, ne autobus, ne ashensor e kudo, per dhunimin e grave, per pedofilet qe vijne verdalle e policia nuk i skedon, per rrembimet e femijeve ne zona te thella e te ceketa, per te pashpreset e pastrehe qe kane mbushur rruget, per te semuret mendore per te cilet nuk kujdeset me askush, per rrembimin e vajzave te reja per aresye trafikimi, per mungesen totale te ambjenteve shlodhese, per betonizimin e qytetit tuaj, per humbjen e shpreses e per qindra probleme qe jane bere tashme pjese e dites se tyre.
Fatkeqesisht apo fatmiresisht e vetmja menyre per te ndryshuar kete realitet eshte organizimi shoqeror e ne vecanti politika. Vetem duke patur nje ndergjegje te larte politike e duke mos e pare si nja kafshe e huaj por si nje mundesi per te ndryshuar jeten, ne mundemi te ndryshojme jeten tone te perditshme. Ata qe bejne thirrje per vote te bardhe jane perfituesit dhe uzurpatoret te cilet flasin nga kolltuket e rehatshem sepse nuk kane interes qe te ndryshoje rendi dhe stadi shoqeror ku ne ndodhemi.
Jeta eshte nje proces. 23 Qershori nuk eshte as fillimi dhe as mbarimi. Eshte mundesia per te ndryshuar dicka, SOT. Dhe ajo mund te ndryshoje vetem me VOTE. Eshe e vetmja mundesi qe ju ka mbetur.
Faleminderit.
Pershendetje z.Pobrati. Ky ngulmimi i Sali Berishës për të marrë pushtetin për herë të tretë, por asnjeherë nuk e ka merituar e votuar nga shumica e sovranit popull , më kujton një ngjarje mjaft të bukur , gazmore e groreske .
Jam rritur në një qytet të vogël të Shqipërise , në verilindje të saj , qytet i vogël por që mua më ngjall shumë mall e nostalgji , e për të ruaj shumë kujtime të bukura edhe pse kam 35 vite që jam larguar mga ky qytet . Duke qenë qytet i vogël njerëzit njiheshin mirë me njeri-tjetrin , por sidomos në këtë qytet njiheshin shumë mirë qytetarët që me profesionet e tyre u shërbenin njerëzëve të këtij qyteti , si këpucar , marangoz , bojaxhi , hidraulik , shofer , mjek infermier dhe fotograf . Dhe njëri prej tyre që unë dua të lidh me Saliun , ishte fotografi i qytetit tonë , që e kishte emrin Sadik . Sadiku ishte njeri mirë , por kishte shumë qejf pijen , e duke qenë i pirë nuk ishte korekt me punën . Kur njerëzit dilnin në fotografi tek Sadiku , në raste festash , dasmash apo fejese , apo edhe për shumë arsye të tjera , kur shkonin të merrnin fotografitë e tyre , ai , pra Sadiku pa e prishur qederin fare u thoshte njerëzëve se është djegur poza apo filmi i tyre , kështu që duhet të dilnin prapë në fotografi , dhe kjo gjë u sillte shumë telashe apo probleme tek ato , sepse u duheshin fotografitë pa tjetër . Por kjo puna e djegjes së pozave apo filmit morri erë dhe njerëzit kishin frikë të dilnin fotografi tek Sadiku , sepse kishin hallin se mos ju a digjte pozat apo filmin , po për ndonjë rast të detyrueshem shkonin tek Sadiku , sepse vetem ai ishte fotograf i qytetit , por i luteshin që te mos ju a digjte pozat . Dhe ne si kalamaj që ishim sa e herë e shikonim Sadikun apo edhe kur nxirrte fotografi njerëzit , ne i thërritshim me të madhe : — Tu dogj poza o Sadik . Mirëpo Sadiku herë-herë nuk mërzitej nga ne , por kur ishte i pirë na turrej nga mbrapa për të na rrahur . Por kjo fjalë ngeli proverbiale në atë qytet , sepse për një njeri që nuk pëlqehej për sjelljet e tij , për punën , që nuk kishin besim i thoshin : — Tu ka djegur poza ty more njeri si puna e fotograf Sadikut .
Edhe unë more i dashur kryeiministër i vendit tim , ty nuk të beson më njeri , je bërë i pabesueshëm për shumicën e sovranit popull , pra e thënë dhe e lidhur me fabulën e ngjarjes që tregova , po ta them hapur : — Tu ka djegur poza o Sali Berisha si filmi i Sadikut .
Keto qe po ndodhin me politiken Shqipetare jo vetem po na demtojne ne si popull qe jemi brenda kufirit aktual te Shqiperise,por dhe atyre qe kane vite e vite qe jetojne jashte atdheut ne diaspore dhe me e keqja eshte se neve po kerkojme te jemi nje komb unik e te bashkuar kudo qe jemi ,dhe nuk po arrijme te bashjetojme njeri me tjetrin per shkak keqmenazhimit te politikes qe mbizoteron ne vend.Vertet kemi ardhe nga nje diktatur e ashper(qe besoj sot do ta kishte zili edhe bota per disa drejtime)rreth 45 vjecare,dhe pse kemi mbeshtetje te fuqishme nga fuqite te medha boterore qe jane demokratike ,dhe pse jemi futur ne NATO , edhe pse u be liberalizimi i vizave, dhe pse kane kaluar 22 vite qe po e quajme demokraci e gjera te tjera qe nuk po i permendi,perseri ne nuk po ecim ne shembullin e atyre qe e kane kaluar kete rruge tranzicioni. PERSE???.A na mungon pervoja?.Ndoshta.Nuk kemi politikane qe te na udheheqin?.Ka mundesi.Ndihmen nga jashte e kemi me hile?.Gjithshka mund te ndodhe.A nuk kemi degjuar apo pare neper media se cfare behet neper bote?.Jemi shurdh dhe memece.A do ulemi ne sofren e burrave sic i ka hije ndonje dite?.E vone.A do mbajme meri apo inate me njeri tjetrin per shkaqe politike vetem se jemi simpatizant te flaket dhe nuk kuptojme?.Besoj se po.A do mendojne ndonjehere politikanet shqiptare,parlamentaret,qeveritaret,apo drejtuesit e ndryshem per kete popull fukara duke e lene te qete dhe siguruar nje minimium jetese?.Me c’po shohim shume vone.A do arrijme te gjejme vetveten si shtet duke mos u ndikuar apo varur per gjithshka ka nevoje njeriu nga jashte,duke ju kthyer punes?.Ne paste ZOT e thente kete gje.A do ndihemi te qete ne shtepite tona, ne token tone ,ne punen tone,ne hallin tone?.Kam rezerva.A do jemi te gjithe te barabarte para ligjit si per te drejtat po ashtu edhe per detyrat?.Zor se mund te ndodhe.A duhet te kemi nje nivel jetese per kaq popull sa jemi te ekuilibruar deri diku jo 100% por 50% se barazi nuk ka askund as ne vdekje sic thuhet?.Mire do ishte.A duhet ta vlersojme jeten e tjetrit se dhe ajo vlen sa dhe e jona(imja)?.Eshte e drejte.Dhe ne fund te fundit se ka plot e perplot per te thene nga keto gjera qe nuk eshte e thane se nuk i dime por nuk duan ti zbatojne,A do ta gjeje secili vetveten ne tregun e punes te jete i afte per te menaxhuar situatat pa ndikime politike?.Do ishte ideale. Vertet malli ka vlere dhe vleren e percakton kostoja e ketij malli dhe mbi kete kosto vendoset cmim.Por asnjehere cmimi i njeriut si fizik nuk vendoset ,por idete dhe mendimet kane dhe japin cmim dhe kosto te pallogaritshme.
ESHTE nje video tjeter e bere nga Prifti ku ne te nuk jane vetem Meta dhe Prifti por edhe gruaja e Metes, Monika qe kur e merr thesin me para, kercenon me ndeshkim te rende po qe se nuk jane te gjitha parat ne ate these…..por vec kesaj ju kujtoi juve se mbas tre muajve kur Iliri organizoi vjedhjen e thesarit, Monika ikte ne Zvicer nje here ne 9 (nente) dite me cante diploatike….
Zoteri moderator, e ke shkurtuar mendimin time…..nuk e kuptoi ose e kuptoi por me vjen keq….po deshet ju jap hollesi per artikullshkruesin, Meten, Ramen, Priftin por edhe per Berishen dhe te tijet……….
DELETED – NUK LEJOHEN KOMENTET FYESE – MODERATORI
Jam nje emigrant ne Britanine e Madhe ku banoj prej 13 vjetesh. Si nje opozitar qe mezi pres te shikoj fundin e tranzicionit politik ne Shqiperi, dhe deshiren qe ne te kemi nje shtet qe meritojm, edhe une u trondita nga lidhja e aleances PS+LSI. Dicka qe filloi si debat (ne kuptimin e mire te fjales) ne facebook mbi pranueshmerine e aleaces, u kthye ne kete shkrim.
T’a fillojm analizen me argumentat e deklaruara nga zoti Rama, pro-aleances:
1. rritjen e votave totale,
2. ‘rritjen e sigurise’ se votave.
Arsyeja e pare nuk duhet nenvleresuar (80’000 votat e LSI-se kane nje peshe strategjike). Por ky perfitim duhet balancuar me humbjen e mundshme te mbeshtetjes, si rezultat i kostos se pamohuesshme morale qe ka ky vendim (e cila do trajtohet ne vijim).
Ndersa arsyeja e dyte, se rritet siguria e votave, nuk eshte spjeguar me detaje nga zoti Rama. Sidoqoft, jo c’do aspekt i taktikave elektorale mund te behet publik. Duke konsideruar mohimin e avantazhit numerik ne KQZ qe i behet Berishes (nje levizje me rendesi te jashtezakonshme, por mbetet per t’u arritur), dhe ndoshta ndryshimi i fokusit te “armeve elektorale” qe LSI-ja ka ne terren, aleanca premton rritje te konsiderueshme te sigurise se votave te PS-se.
Akuzat e shumta per korrupsion kane krijuar nje urrejtje te forte tek mbeshtetesit e opozites kundrejt LSI-se, dhe reagimi negativ, eshte krejtesisht i natyrshem (dicka e pranuar edhe nga zoti Rama). Per shume socialiste, kjo miqesi e re, perkthehet si nje kerkes (e pashprehur) ndaj tyre per t’i falur ata qe kane vjedhur. Si mund te behesh aleat me nje entitet qe e urren kaq shume?! Ku shkoi integriteti, burreria, nderi…?! Si mund te sakrifikojm integritetin moral?!
(Me respect absolut per viktimat the te plagosurit e 21 Janarit, duhet te marre guximin te qartesoj nje keqinterpretim te fakteve. Ilir Meta eshte pergjegjes si shkaktar i protestave, dhe jo per ato qe ndodhen gjate protestes. Sado e dhimbshme te jete ajo histori, nuk eshte e drejte te akuzohen mbeshtetesit e aleances PS-LSI si njerez qe po falin humbjen e jetes se 4 protestuesve.)
Por zoti Rama nuk eshte munduar te justifikoj korrupsionin e LSI-se. Sa per ndjekje penale, ka gjasa qe te kete nje forme amnistie te pa deklaruar per zyrtaret e LSI-se. Por termi ‘falje’ nuk eshte shqiptuar nga zoti Rama (duke preferuar te shprehet me terma si bashkepunim, bashkim natyral i se majtes, etj.) – ajo do te nenkuptonte nje falje morale. Pra, behet fjale per nje amnisti te mundshme per veprime ne te kaluaren, dhe jo ndryshim parimesh apo standartesh morale te qeverisjes se ardhshme. Disa kritike te aleances shprehin shqetesimin e mundesise se LSI-se me vazhdimin “filozofin” e tyre te qeverisjes. Nese probleme te tilla dalin jashte kontrollit te PS-se, zgjidhja nuk eshte e veshtire: zgjedhje te parakohshme, por kesaj radhe nga nje pozite (ironi?) me e forte per te rritur sigurine e votes se lire.
Pra, pyetja duhet te jete: “a eshte e drejte qe te jepet nje amnisti, mbi ceshtje korrupsioni, per hir te objektivit strategjik (largimin e Berishes)?”.
As kritiket me te forte te aleances nuk thone se PS-ja mund te garantoj fitore e vetme (AK-ja mbetet e paprovuar, dhe FRD eshte pozicionuar larg PS-se). Rama eshte shprehur me pare se PS-ja mund te fitonte e vetme, vendimi per aleance verteton krejt te kunderten. Ai veshtire se do te merrte nje vendim kaq te rrezikshem per integritetin e tij ne syte e votuesve.
Nuk nevojitet te jesh nje neuropsikologe qe te kuptosh se vendim-marrja kushtezohet forte nga ndjenjat e lidhura me alternativat. Ketu behet fjale per arritjen e nje objektivi strategjik, me rendesi historike per nga gjendja e mjeruar e shtetit dhe ekonomise, por qe vjen me nje amnisti (a nuk jane te gjitha amnistite sakrifica morale?). Per t’a thjeshtuar pranueshmerine e ketij shkembimi, amnisti korrupsioni per te nxjerre vendin nga keq-qeverisja, shembujt mund te ndohmojn. Fatekeqesisht, shembulli me i vonshem dhe i konsiderueshem i nje sakrifice te tille morale ishte ajo e LSI-se pas zgjedhjeve te 2009-es – gje qe s’ndihmon shume, se jo vetem qe nisej nga motive te dyshuara por edhe nen-kupton nje barazi morale me LSI-ne nese kjo behet. Ndersa shembujt e ngjashem politik vijne nga vende te huaja, te cilat veshtire se frymezojn rimendim (sikur ne t’i mbanim syte nga perendimi per standarte morale, Berisha nuk do ishte akoma KM).
Dhe meqenese rastet qe jane permendur si Churchill-Stalin, apo procesi i paqes ne Irlanden e Veriut, nuk jane pranuar si shembuj bindes nga nje pjese e madhe. Arsyeja e vertet per mospranimin e ketyre shembujve eshte sigurisht ajo ndjenja e forte e urrejtjes per “armikun”, duke e e bere te pamundur fleksibilitetin ne vleresimet logjike, dhe ndoshta justifikohet me faktin qe keto shembuj jane te huaj. Te dyja keto raste bashkepunimi, ose faljeje, ndodhen ne kontekste qe shtrihet pjeserisht edhe ne zotimin e luftes. Sipas Carl Von Clausewitz, ndoshta influencuesi kryesor i doktrinave ushtarake perendimore te shekullit te 20-te, e pershkruan luften si “vazhdimesia e politikes me mjete te tjera”. Duke mos mohuar ndryshimet midis ketyre fushave, shembuj nga njeri zotim (domain) mund te perdoren per te nxjerre mesime te vlefshme per zotimin tjeter.
Dhe le te shikojm nje shembull “made in Albania”: tradhetia e Moisiut, dhe bashkimi i tij me pushtuesit Otoman (perfshi drejtimin e nje ekspedite ushtarake te konsiderueshme kunder Lidhjes Shqiptare. Skenderbeu e fali kete tradheti, duke pranuar faktualisht rendesine e kontributit qe Moisiu mund te jepte ne luften kunder Otomaneve. Nese opozitaret urrejn LSI-ne per keqperdorim detyre me deme kryesisht financiare, a mund te krahasohet kjo me urrejtjen qe ndjente Skenderbeu dhe ushtaret e tij per nje gjeneral qe drejtoi ushtri te huaja, qe rrezikoi atdheun dhe mori jeten e qindra njerezve si pasoje? Nese ju e vleresoni si te pa-pranueshme amnistine per te arritur nje objektiv madhor, atehere mos duhet te vendosim ne pikepyetje edhe integritetin moral te Skenderbeut?!
Te falim nje hajdut, qe te heqim nje diktator, mua me eshte nje sakrifice e
pranueshme. C’do gje tjeter, ne lidhje me efikasitetin e qeverisjes se kesaj aleance, mbetet per t’u pare, dhe sigurisht qe kjo mbeshtetje kushtezohet nga suksesi qeverises ne te ardhme, gje qe t’I japim kohe perpara se te rivleresojm kete mbeshtetje.
Asgje nuk na the.Saliun ja ke lene drejtesise,por drejtesine e ben Edi me Meten,pra pranon kapitullimin e ketyre para korupsionit.Korupsioni,vjedhja,poshtesite,te gjitha tashme me Meten ne qeveri nuk do permenden me,je dakort?
Keni pranuar Ju dhe disa te tjere qe ne shqiperi nuk do kete me ndeshkim,Ish ambasadori amerikan,kerkon qe si Meta dhe Mediu,apo te tjere duhet te kalojne ne birucat e burgjeve.
Kjo per ju nuk ekziston,prandaj kot ju lexova.
Per Braçen,ju vleresoni idete progresiste te te majtes,kujt i interesojne sot ato parime?
Dikur ne kooperativat bujqesore,dikush vidhte patate dhe i hante me femijet,nje tjeter,me parime e kritikonte,se nuk duhet te vepronte keshtu dhe i bente moral,kjo nuk eshte parimore nuk mund te maresh djersen e tjetrit etj,etj.E dini besoj si ju pergjegj,personi “Pa mora”; Ti mbaji parimet,une po ha patatet.
Pak eshte lodhur,i ngrati Braçe,duke nxjere materiale per korupsionin sa,vetem ai degjohej ne parlament;Por sot ju i thoni Braçes; TE ROFSHIN PARIMET,JEMI MIRENJOHES,PER LODHJEN,PER SAKTESINE E TE DHENAVE TE KORUPSIONIT,POR TANI KEMI ILIRIN,ATE KORUPSION TE BERE NGA AI NUK MUND TA PERMENDIM,PRANDAJ MBYLL GOJEN,E SHEKO EDHE TI NDONJE PATATE;
E degjuat sot xhozefine mavrine ne parlament;mbajeni Ilirin me gjithe bllok……????
Sa te tjera do degjoni,per Ilirin,per ministrat e Ilirit,jane aq shume.sa ju i dini mire,aq sa socialisteve do tu neveritet,jo Edi Rama,me Ilir Meten,por nuk do te duan te degjojne as emerin PS.
O zotni Troja, te lexova tri here e nuk te mora vesh. Cdomethene drejtesine e ben Edi me Meten? Drejtesin e ben Drejtesia or taj. Kurse fjalite e tjera, as merret vesh ku do te dalesh. Shpresoj qe Dita te ndaloj komentet qe nuk meren me idet por me njerezit. Stili i Sali zgjyres ky, nje cop qelbaniku qe mban peng nje vend te tere qe kushedi ku do ishte pa kete psikopat qe nuk ka fituar kurre votat e shqiptareve
Te qerrohet Saliu, se na mbyten trapat ne administrate dhe rruge, eshte bere Tirana si qendra e Vicidolit. Respekte Pobratit
Përgjigjjuni
Zoti Pobrati pershendetje. E nderuar gazeta Dita pershendetje. Ekuilibrin e forcave politike ne Shqiperi qe pas 90-s e percaktojne miqte tane te medhenj, te cilet e dine se ç’peshe ka e djathta shqiptare. Dhe per te ekuilibruar e interesit, do te vazhdojne te peshojne djathtas.
Pa diskutim, aleanca e fundit midis PS e LSI, e “kurorëzuar” në prag të “dasmës” së madhe të 23 Qershorit, i ka tollovitur penat dhe lapsat e komentatorëve e analistëve të politikës. Dhe kjo ka ndodhur me të dy krahët e kësaj armate analistësh e komentatorësh e cila marshon si ushtarët në skuadronin përkatës, aty ku dhe paguhet për komentin në fjalë. Por unë, lexuesi i thjeshtë, që gjendem në opozitë të përhershme me shtetin borgjez, veçanërisht me pushtetin e tetë viteve të fundit të këtij shteti, më intereson më shumë mendimi i analistëve që thonë se jemi në opozitë me këtë “tetëvjeçarin” e fundit, ndaj i lexova njëpërnjë komentet e tri faqeve të gazetës “DITA” të datës 4 prill 2013. Për Dritëroin, që është i pari në faqosjen e kësaj rubrike të gazetës në fjalë, nuk do të gricem, sepse edhe nëse ai ia këput ndonjëherë me “çifte”, unë nuk i zemërohem, por u kthehem librave të tij të mrekullueshëm që mbulojnë gjithë tymrat e çifteve të shprazura mbi laraska, apo shpendë të tjerë jo fort të hajrit. Ndërsa më zotërinjt e tjerë, të cilët me sa jam në dijeni analistin e kanë pjesë të profesionit, dua të “ndeshëm” me aq takat sa ka një analist amator province kundër një profesionisti, i cili, gjysmën e mbasdites e kalon në zyrat e shtypit, apo në studiot e opinioneve të televizioneve.
Urrejtja per Salin eshte aq e forte sa jo vetem Rama e Meta por edhe Obama me Al Kaeden te bashkohen, njerzit prape do votojn kunder Sali pordhes
Eshte e vertete qe Erjon Brace i ka rene me vazo lulesh ne koke Edi Rames ne zyre??? 🙂
Sa qejf e keni politiken o popull, duket qe prisni “kocka ” prej saj.
Ne politike nuk ka vetem drite,por edhe hije.Po te gjykosh ftohte,Hitleri do ishte hero per boten e gjermanet sikur te mos hapte luften boterore,por ja qe e hapi.Si çdo gje e kesaj bote çdo tratative ose marreveshje e ka nje çmim,te pakten nje shites dhe nje bleres.çmimi i aleances PS-LSI u vendos ne hije e kjo s’qe shenje e mire.Se kush bleu e kush shiti nuk u morr vesh,do merret vesh pas zgjedhjeve.Por aman,ta leme logjiken e mire,se ajo eshte viktima e pare.
TURP . JU CENSURONI LIRINE E MENDIMIT .
Kjo eshte video e papar me perpara. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
e pash mor zotri gjepura te nje megalomani
Te lutem. Jepe kontributin tend me afer tyre.