Greva e urisë
Prej më shumë se 10 ditësh zhvillohet në ish-rrethinën ballore të Kryeministrisë “greva e urisë” së disa ish-punonjësve të administratës publike. U fillua me bujë, pasi çadra apo tenda e sakrificës u ngrit me këmbëngulje ngulëse, pikërisht aty ku është edhe sot: në të njëjtin vend ku në vitin “e largët” 1998 (shtator), kryeministrit asokohe në mungesë Fatos Nano, grevistët e asaj kohe i dogjën disa makina të parkuara pa kujdes.
Është i njëjti vend ku në 21 Janarin “e largët” 2011, pemët dhe degët e tyre mbi, u këputën me kërcitje të frikshme nga plumbat e Llupove, Prendëve apo Salijve të ish-Ndërtesës Kryeministri. Jo shumë metra larg kësaj tende u këput edhe jeta e 4 demonstruesve. Ata ishin të uritur edhe pa u futur në një çadër të bardhë… thjesht duke ndenjur pa bukë në shtëpitë e veta.
Po të krahasosh qëllimin e demonstruesve dhe grevistëve, në përgjithësi, mund të gjesh një përafri synimi: punësimin, apo më mirë jetesën e ndershme nëpërmjet punësimit, po të tillë.
Po të krahasosh mënyrat e arritjes së qëllimit, grevat janë më paqësore se demonstratat apo protestat. Janë më sublime në mënyrën e fitimit të së drejtës. Me ekstremja dhe fisnikja është greva e urisë, për vetë faktin se mënyra e përfitimit të së drejtës, kërkohet me jetë… d.m.th me sakrifikimin deri në sublimitet të jetës së atij apo asaj që grevon.
Me anën e grevës së urisë, kërkohet dëshpërimisht nga një grup njerëzish e drejta e mohuar për ta, por kjo sakrificë vlen edhe për gjithë të tjerët që s’kanë guximin e vetëflijimit.
Pas njerëzve që grevojnë vijnë jo vetë m kërkesat e tyre, por edhe vetë kauzat e të gjithë të tjerëve që vuajnë nga mohimi i shumë të drejtave që u takojnë. Greva e urisë, gërryen stomaqet e protagonistëve por më shumë se to, ndërgjegjet e gjithë të tjerëve që janë jashtë saj.
Greva si pronë e të gjithëve
Në Shqipëri, lufta politike (nëse mund të quhet e tillë) ashtu si edhe një sherr banal për vijën e ujit në një fshat pa ujësjellës, është zhvilluar dhe vazhdon e tillë, pa asnjë skrupull qytetarie prej mbi 22 vitesh.
Janë konsumuar të gjitha mjetet “demokratike”, duke filluar nga lopatat, tanket dhe avionët panoramikë deri tek tubimet nëpër sheshe apo shtëpi, duke përfunduar tek vrasjet apo çadrat diku përballë në Kryeministri.
Vit pas viti mbarohen mjetet e përdorura nga misioni i mëparshëm “demokratik” dhe ripërdoren të ricikluara, apo të remi(ks)uara të njëjtat mjete, deri sa bëhen bajate… banale. Ka ardhur koha të importojmë edhe “greva”, “demonstrata”,”protesta” apo “debate parlamentaro-televizive”, përveç domateve, kastravecëve apo karburanteve.
Ka ardhur koha të mësojmë nga bota si të bëjmë edhe greva urie.
Përse? – Sepse me anën e imazhit që përftojmë të gjithë nga një grevë e pasinqertë, dënohemi të gjithë ne, si shoqëri e ngopur me gënjeshtra. Dënohemi nga të tjerët. Nga bota… dhe kjo është më e rrezikshme se të vdesësh urie, si ndonjë afrikan-komb.
Grevisti i rremë Murrizi si misionar i vërtetë i plakut “arshiva”
Të gjithë sahanlëpirësit, të shiturit, halabakët e berishizmit modern janë lëshuar në një mision kushtrimor këto dy muaj, për të oksigjenuar plakun-e ri opozitë.
Në fakt është urdhër verbal. Të gjithë ata që kanë përfituar nga 8 vitet dhe para ’97-s 6 të tjerë, do duhet të japin diçka nga “dhjami” i tyre. Është detyrë, pas kushtrimit.
Në parlament, të enjten, një plak jo-matuf tha: Unë jam “arshiva”!
Të gjithë qeshën, por kjo është e vërtetë. Sa herë që duhet të sajohet një situatë, vrasje, protestë apo avion që bie në rërë, arshiva hap fondin e vet. Këto ditë kemi Grevë urie.
Gjithnjë “arshiva” ka nëpërkëmbur grevistët apo protestuesit që demonstronin kundër tij, duke rrëmuar e hulumtuar jo vetëm “arshivën” e tij, por edhe vetë jetët e njerëzve me titullin opozitar.
Kësaj here do “rrëmojmë” ne, që e kemi edhe për detyrë, sepse fitojmë nga kjo punë… shesim gazeta. Shesim lajmin. Shesim të vërtetën që po ndodh në mes të Tiranës, tek tenda përballë Kryeministrisë.
Kush është organizatori i grevës, Artan Murrizi, i cili po jep jetën, po vdes për të fituar të drejtën e pamohueshme të tij, atë të rikthimit në vendin e suprimuar të punës – në Ministrinë e Drejtësisë?
Ashtu si bëhet gallatë me plakun “arshiva” që e sheh gjithë bota në TV, paçka se s’dinë shqip, u bë gallatë edhe me faktet që u hodhën në media, për një nga organizuesit e grevës së urisë, biznesmenin Artan Murrizin. Edhe ky doli… apo u lançua si grevist urie që kërkonte të drejtën e tij deri në median e Nikaraguas.
E vërteta e hidhur, nuk është për të qeshur. Ajo vjen nga Lushnja, Divjaka. Së fundi kjo zonë po bëhet e famshme për turizëm mediatik.
I gjithë populli i Lushnjës e njeh këtë “kodosh” grevist. I pasuri i zonës, më tepër se sa të gjithë kodoshët e tjerë 8-vjeçarë atje rrotull. Madje i konsoliduar.
Pasuritë e tij të përqeshin. Ka prona dhe biznese kudo: 1 karburant, 3 agjenci Western Union, zyrë avokatie dhe përmbarimi, tre shtëpi në dy qytete, por ka edhe …Makinë BMW X5.
1. Karburant “Murrizi” në aksin Çermë – Divjakë pranë fshatit “Shën e Premte”
| 2. Grand Union | – | Lagjia “Loni Dhamo”, Lushnjë. |
| 3. Grand Union | – | “Pushimi i Shoferit”, Bishtqethëm, Lushnjë. |
| 4. Grand Union | – | Divjakë, Lushnjë. |
Ky pra është grevisti i urisë Artan Murrizi.
Po atëherë, çfarë kërkon ky kodosh në çadër? Punën e humbur në Ministri? E kanë hequr me pa të drejtë? Si e kanë emëruar? Kush e ka emëruar? Kush e urdhëron?
Artan Murrizi figuron të jetë i regjistruar me biznes privat, i cili operon në qytete Fier dhe Lushnjë. Një zyrë avokatie, të hapur që në vitin 2007, kur ai punonte njëherësh edhe si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë. Grevisti kodosh, ka reaguar disa ditë me parë duke thënë “se në momentin kur ai është emëruar në Ministrinë e Drejtësisë e ka mbyllur studion, ku ai ushtronte profesionin e avokatit.”
“Jam certifikuar si avokat në vitin 2001 dhe këtë profesion e kam ushtruar deri në vitin 2009, ku kam pasur edhe një studio, më pas jam emëruar në Ministrinë e Drejtësisë, duke mos e ushtruar më profesionin e avokatit, pasi është pengesë ligjore”. Kështu mashtroi Murrizi gjithë median kur u pyet.
Ja një fakt dhe datë 11 Shkurt 2010: “Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier me trup gjykues te perbere prej Nafije Curri, Piro Sota ,Alfred Konomi perfundoi se gjykuari ceshtjen penale qe i perket Konstandin Kodres i cili ka kryer vrasje me paramendim ne vitin 1993. Prokurore e ceshtjes ka qene Alketa Zifla dhe avokate e te pandehurit Znj.Antoneta Cunaj dhe Z.Artan Murrizi. Gjate gjykimit te ceshtjes prokurorja kerkoi deklarimin fajtor te te pandehurit Kostandin Konda per vepren penale te vrasjes me paramendim dhe denimin e tij me 18 (tetembedhjete) vjet burgim si dhe vuajtja e denimit te kryhet ne burg te sigurise se zakonshme duke filluar llogaritjen e denimit prej dites se arrestimit 25. 12. 2008.”
Avokat Murrizi ka shirë në vitet e Ministrit Halimi, pasi u emërua nga ai, duke marrë jo vetëm dy rroga në shtet, por duke vjelur 4 biznese njëkohësisht. I gjithë populli i Lushnjës e njeh për ish–shiksi A. Murrizi.
Ai bashkë me ortakun e tij Zyber Shehun (përmbarues gjyqësor) kanë zyrën më të njohur të përmbarimit dhe avokatisë në qytet. Zyber Shehu, një ish-shiks i Gazidedes, është me famë gjithashtu. Ja një pasazh i dosjes hetimore për zbardhjen e vrasjes së Remzi Hoxhës:
“Dëshmitari Zyber Shehu i cili kishte punuar për disa vite në SHIK–un e Lushnjës, nuk mbante mend asgjë. Ai dyshohej se kishte marre pjese ne rrembimin nga Tirana në Vainë të Lezhës te shtetasit te zhdukur tashmë per 14 vite Remzi Hoxha bashkë me agjentët e tjerë në kundërshtim të rregullores se funksionimit të Shërbimit Informativ Kombëtar të asaj kohe”.
Fijet e “grevës” janë të lidhura fort me të kaluarën e arshivës 8–vjeçare, apo më herët.
Shikoni kush e ligjëron grevistin tonë, në fushën e avokatisë. Gjyqtari Dritan Caka. Në 8 Prill 2011 zgjidhet me urgjencë anëtar, apo ushtar i KLD-së. Organi më demokratik dhe i pavarur i sistemit gjyqësor.
Në të njëjtën periudhë Artan Murrizi dhe bashkëshortja e Dritan Cakës, Odeta Caka kryenin shërbimin e tyre në Ministrinë e Drejtësisë, nën urdhrat e Eduart Halimit. Ky i fundit nën urdhrat e Arshivës.
Çfarë ndodhi në 2013? Odeta Caka merr licencën e noteres, ndërsa kodoshi Murrizi kishte mision tjetër… duhet të rrinte dhe të priste urdhra nga Arshiva. Në fund të 2013, lirohet nga detyra… Urdhri erdhi para 12 ditësh: – Futu në grevë urie!
Në tre vitet e punës së tij në Ministrinë e Drejtësisë, Artan Murrizi, mbahet mend për miqësinë e ngushtë me Ministrin Halimi, aq e ngushtë, sa mund edhe të parkonte BMW X5, në mes të rrugës përballë hyrjes së Ministrisë. Është emblematike shprehja e përdorur ndaj tij, nga një polic rrugor demokratikas, i asaj kohe, i mërzitur çdo dite të shërbimit të tij me fodullin Murrizi dhe parkimin e makinës së tij që bënte karshillëk. Pas 1 viti që “duroi” polici e thërret duke i bërtitur: “Boll më… hiqe makinën që aty… o legen…!”
Sot, ne si policë të paduruar të opinionit publik, nuk mund të presim më… s’mund të qeshim më me përdhosjen e nocionit grevë në këtë vend, nga këta kodoshë, ndaj do i thërrasim më fort akoma:
Dil nga çadra, o legen!
REDAKSIONALE

O sa shume legena ka,Mjer ky popull qe i mba,Jan ngujuar ne çadera,Ju mbushet xhepi me para.Bashk hajdut e kriminel,Te mbledhur nga opozita,Po i shtyn tutje me force,Qeveris duke i vene prita.Kjo Nertila Qafezeza,U del grevisteve ne kryje,Pa pyetur çka bere PD-ja,I perze te gjith me shqelma.Dhe te majtet mbajn sehir,Kur shqelmohen shoket e tyre,U ka hyr frika ne palcë,Nga PD-istet bythelepirs.
Po çfare legeni eshte ky? Thone per legen materniteti se ai eshte me i “pasterti”.
ky artikull do ishte mire tú lexohej “grevisteve” me megafon perballe cadrave nga nje grup ishnenpunesish te bashkise te hequr nga Basha.
ETIKE-MADHI MERO BAZE
E drejta per te grevuar me zgjedhje ekstreme si uritim, kur kauza eshte e drejte dhe e provuar, duhet respektuar deri ne gjeneze, nuk mund te preket apo te dhunohet nga askush, qofte edhe me ndonje fjale apo shtremberim buzesh perçmuese.
Une nuk njoh historine e njerit nga te urituarit, ate te lulishtarit te qytetit studenti, mund te jete edhe ai i pasur (nuk besoj !), mund te kete simpati e te votoje per PD-ne e te degjeneruarit Sali Shiqere Berisha, mund te jete mirembajtesi i vazove te luleve te shtypesit te hudhrave Halimi, mund ti pastroje kepucet nga bajgat ku shkel Imami, por e quaj nje nderhyrje kriminale largimin e tij nga puna.
Haritua dhe kelyshet e saj te ndersyer edhe ndaj kesaj kategorie njerezisht me se te thjeshte, duhet te pergjigjet (dhe do pergjigjet edhe sikur te marre statusin e te persekutuares politike ne France – ta kete te qarte!) deri me nje per kete poshtersi qe mban eren e qelbur te nje hakmarresje te pa cipe.
Mbase edhe per lulishtaret ka krijuar nje model te ri pranimi ne pune, me kete nisme, te nje te vyshkure te ndryshkur, duhet te kene frike edhe pastruesit e rrugeve, lopçaret, rojet e objekteve, manutentoret e çdo lloji e profesioni.
Ç’te thuash per flamur mbajtesin e ylberit shume ngjyresh, Veliaj, qe ne emer te “djegjes nga qulli i fryen edhe kosit” – per pjesmarresit “legena” me Qafzeze e Murrize, e Kolthe te fute ne te njejtin kallep edhe lulishtarin e qytetit studenti.
Historia e ketij qafeleshi Murrizi jo vetem eshte domethenese per te kuptuar kush qendron pas greves, siç e pame edhe me parate e shperndara nga miqte e Halimit, por per te shkruar me germa te zeza edhe antishqiptarizmin e Saliberishianeve serbo-malazeze ne dem te se ardhmes se Shqiperise e te shqiptareve, pikerisht pak dite para vendimit per statusin kandidat ne BE.
Mungoi vetem Merua i moçaleve te myzeqese te shabllonoje artikullin si “etike e munguar”. I sterpaguari nga elezbiberistet qe vune ne pushtet çunin e Shiqere Berishes, fund shpinde lepiresi i krimeve e krimineleve te 23 viteve te shkaterrimit te vendit, ai dora vete, i munguari i darkes se fundit te prostituteve te Viçi-doli-t per te kullotur.
Nuk eshte nga Divjaka ky Tan Murrizi. Eshte nga Shenepremte, nje fshat para se te hysh ne Divjake, tek ajo malorja e vogel. E njoh qe te vogel kete tip. Nje zhuls dhe injorant, qe i fshinte qurret me mengen e xhaketes. Por ky nuk eshte persekutuar hic. Bile xhaxhai i tij, Barjami, i cili ka qene burre i nderuar, ka bere shkollen e larte ne kohen e Enverit dhe ishte pergjegjegjes sektori.
Tani ky qurrash ka hyre ne vathen e legenave. Lereni te legenoset.
Lexo artikullin O LEGEN dhe dil nga cadra se Odeta po ben qef me te tjeret O LEGEN
O sa keq qe nuk dime se kujt ti themi legen.
Nje pjese e atyre qe i gjykojne grevistet, kane qene “legena” greviste me perpara. Tani na behen legena ata qe me para etiketonin si te tille gjykyesit e tyre!!!!!!!? Nuk e di deri kur do te mbetemi ne dore te ketyre lloj legenave.
Historia e ketij “legeni” me kujton se nje pjese e mire e deputeteve tane qe fatkeqesisht me votat tona na qeverisin (aktuale thenja qe populli meriton qeverine qe ka) mund (pra te kuptohemi se edhe s’mund) te etiketohen te tille. Mos kij frike: ne te dy krahet e “bajges” se madhe te ndare nga rrota e nje biçiklete.
Ali ik bjere dhe fli Se sje per komente ti Dukesh sa nje mi