Ekskluzive/ Intervistë me Myfit Mushin: Ku gabon Gjerasi për mbledhjen e Moskës

anazapta

Myfit Mushi, një nga përkthyesit kryesorë të Enver Hoxhës dhe delegacionit tonë në nëntor 1960. Ai ka rezervat e tij për kujtimet e Gjerasit. “Frederiku ishte më i riu dhe nuk mund të ishte ai përkthyesi kryesor. Në momentet më delikate të bisedimeve tepër të tensionuara midis dy palëve, pra të PK të BS dhe delegacionit tonë, kam përkthyer unë…”

Mbledhja e 81 partive komuniste e punëtore në Moskë në nëntorin e vitit 1960, për nga rëndësia e saj e jashtëzakonshme dhe për pasojat që solli jo vetëm në marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, po në krejt kampin socialist, vazhdon të zgjojë një interes edhe sot e kësaj dite. Në gjysmën e parë të viteve 1970, kur për herë të parë u bënë publike materialet dhe dokumentet sekrete të asaj mbledhjeje, pati një jehonë të paparë, ndërsa vëllimi i 19-të i veprave të Enver Hoxhës është botuar në qindra mijë kopje. Pikërisht në atë periudhë u botua dhe romani i Ismail Kadaresë “Dimri i vetmisë së madhe” i cili ka në epiqendër mbledhjen e Moskës dhe prishjen e marrëdhënieve Shqipëri-BS, gjithashtu u përpi nga lexuesit dhe është ribotuar edhe disa herë të tjera. Më vonë mbi motivet e atij romani do të bëhej edhe filmi ‘Ballë për ballë’, i cili pati gjithashtu mjaft sukses.

Rëndësia e kësaj mbledhjeje është theksuar dhe diskutuar gjatë qysh në atë kohë, por jehona e saj ka vazhduar edhe pas përmbysjes së regjimeve komuniste. Ajo që pyetej me kërshëri në atë kohë dhe më pas ishte: Vërtet të ketë ndodhur kështu? Vërtet Shqipëria e vogël dhe Enver Hoxha të kenë sfiduar kaq hapur Bashkimin Sovjetik dhe vetë udhëheqësin e tij Nikita Hrushov brenda në Kremlin?


Koha ka vërtetuar se kjo është krejt e vërtetë. Dhe këtu qëndron enigma: Si është e mundur? Mirëpo janë disa fakte kokëforte që të bindin. Janë dëshmitarët, janë dokumentet, për të cilat Myfit Mushi thotë se janë autentike, sidomos ato që u botuan në fillim. Më pas, sidomos pas eliminimit të Mehmet Shehut disa nga faktet janë shtrembëruar. Por kjo nuk e ndryshon thelbin e ngjarjes dhe as madhështinë e saj.

***

Ditët e fundit  ‘DITA’ iu rikthye kësaj ngjarjeje me rastin e botimit të librit “Drama shqiptaro-ruse” të Frederik Gjerasit, njërit prej përkthyesve të delegacionit shqiptar në Moskë. Zoti Gjerasi dha edhe një intervistë ekskluzive në ‘DITA’, pasi botuam disa fragmente nga libri i tij. Duhet thënë se botimi i këtij libri dhe intervista e Gjerasit ngjallën menjëherë mjaft diskutime pro dhe kundër.

Por ka dhe një dëshmitar tjetër të rangut të parë, shumë të rëndësishëm për mbledhjen e Moskës. Ai është Myfit Mushi, një nga përkthyesit kryesorë të Enver Hoxhës dhe delegacionit tonë në nëntor 1960. Ai ka rezervat e tij për kujtimet e Gjerasit, të cilat i shpreh në këtë bashkëbisedim ekskluziv për gazetën tonë.

Pasi pothuajse nuk ka folur asnjëherë publikisht për atë ngjarje në shtyp, një intervistë me të ngjall interes të madh për faktin se Myfiti, jo vetëm ka qenë ndër përkthyesit zyrtarë më të rëndësishëm të Enver Hoxhës dhe udhëheqësve shqiptarë me palën sovjetike, por edhe më pas deri në vdekjen e Enverit është marrë me përkthimin e veprave të tij. Ai ruan kujtime të pashlyeshme nga ajo periudhë dhe na i rrëfen sikur të kenë ndodhur kohët e fundit ato ngjarje të mëdha. Pavarësisht se pas pak muajsh zoti Mushi mbush 90 vjeç, kujtesa e tij të mahnit me saktësinë dhe ngjyrat që i jep bisedës, të cilën ne po e botojmë në vijim.

Biseda me Myfit Mushin u zhvillua dje, më 1 tetor në kafe-librari “Dritëro Agolli” në Tiranë. Myfitin e shoqëronte nipi i tij, Marini. Gjatë kësaj bisede ishte i pranishëm edhe një nga miqtë më të ngushtë të Myfitit, publicisti i njohur Ymer Minxhozi.

Bisedoi dhe përgatiti botimin Xhevdet Shehu

enver-905x395

Nuk më duhet libri i Gjerasit…

Ishte e natyrshme që biseda të fillonte me kujtimet e botuara të Frederik Gjerasit ditët e fundit. E pyes pikërisht për këtë dhe se si i ka pritur Myfit Mushi kujtimet e ish-kolegut të tij më të ri në atë mbledhje me rëndësi botërore. Përgjigja që mora ishte befasuese dhe kishte brenda indinjatë më shumë se sa koment për librin.

“Unë nuk i kam lexuar kujtimet e Gjerasit. Kam lexuar ato që u botuan në gazetën ‘Dita’ dhe më mjaftojnë. U zhgënjeva. Pse do thoni ju? Gjerasi mashtron dhe shtrembëron të vërtetën historike sipas qejfit. Ne ishim tre përkthyes në atë mbledhje, Agim Popa, unë dhe Frederiku. Herë-herë, në momente shumë të veçanta dhe të mbyllura përkthente Ramiz Alia ose Mehmet Shehu sipas rastit. Frederiku ishte më i riu dhe nuk mund të ishte ai përkthyesi kryesor. Në momentet më delikate të bisedimeve tepër të tensionuara midis dy palëve, pra të PK të BS dhe delegacionit tonë, kam përkthyer unë. Kurse tani Frederiku, pas afro 60 vjetësh mezi më përmend tek-tuk edhe mua. E di si më duket kjo? Si palloi që ngre bishtin dhe magjepset pas pendëve të tij me ngjyra dhe nuk hedh sytë rreth e rrotull nga të tjerët…”1

Sidoqoftë, librin duhet ta lexoni ose ta merrni si kujtim nga Frederiku, i them unë.

– Nuk e dua. Këtë ia thashë edhe Frederikut kur më mori në telefon e donte të më dhuronte një kopje të librit. Nuk e dua, i thashë, nuk kam nevojë për të. Më mjaftojnë kujtimet e mija. Kështu i thashë. Disa nga këto kujtime po ua besoj juve t’i botoni në gazetë dhe të bëni krahasimet se kush thotë të vërtetën e kush gënjen, -thotë Myfiti.

Ja si kam përkthyer Enverin në Moskë

Myfit Mushi

Myfit Mushi

Këmbënguljes sime për të ma vërtetuar faktin se si iu besua roli i përkthyesit të Enver Hoxhës, Myfiti tregon:

– Në fillim të nëntorit 1960 u thirra urgjentisht në Moskë ku kishte mbërritur delegacioni i PPSH-së, i kryesuar nga Enver Hoxha. Ditën e mbërritjes kam bërë këtë bisedë me Kryeministrin Mehmet Shehu.

Mehmeti më tha: “Erdhe? Ti je përkthyesi i delegacionit!”

“Po Gjerasi?”, pyeta unë.

Mehmeti ma ktheu prerë: “Të thashë, je ti. Ai le të shikojë punën e tij…”

Kurse të nesërmen gjatë një bisede në këmbë, Mehmeti më thotë prapë: “Enveri ka thirrur Andropovin… (Ku i tha se nuk do të takohet me Hrushovin, pasi kishte lexuar materialin e PK të BS ku Shqipëria nuk figuronte si vend socialist). Mehmeti më tha: “Shkruaj. Do përgjigjesh para historisë për ato që shkuan apo flet”. Ai takim u zhvillua në zyrën e Enverit në Zareçje, ku nga udhëheqja sovjetike morën pjesë 4-5 veta, edhe nga delegacioni ynë po aq, plus mua si përkthyes. Takimi vazhdoi për afro tre orë.

Në vijim, Myfit Mushi tregon për përgatitjet që u bënë për atë mbledhje të rëndësishme.

Sepse mbledhja e përgjithshme në sallën Georgievskaja në Kremlin u bë pas mbledhjes së Komisioneve gjatë muajit tetor për përgatitjen e projekt-deklaratës. Ishte një punë e përbindshme dhe tejet e ngarkuar. Komisioni ynë kryesohej nga Hysni Kapo. Më kujtohet një moment. Një ditë të atij tetori më thirri urgjentisht Hysni Kapoja e më thotë: Nesër unë do mbaj fjalim në komisionin e përgatitjes së deklaratës së mbledhjes së 81 partive. Duhet përkthyer sonte natën fjalimi… Dhe ishte një fjalim prej 30 faqesh. Mirëpo të nesërmen përsëritej thuajse e njëjta gjë. Në mbarim të mbledhjes së komisionit delegacionet u kthyen në vendet e tyre në përgatitje të mbledhjes së madhe…

E ngas më tej bisedën dhe i them Myfitit se cila është përgjegjësia e përkthyesit në të tilla raste takimesh të nivelit të lartë.

Shiko, më thotë ai, përgjegjësia e përkthyesit është maksimale dhe me shumë përgjegjësi. Unë kam qenë përkthyes i Enverit që nga viti 1955. Po përktheja një fjalim të Hrushovit në vitin 1957 para popullit të Tiranës para bashkisë së Tiranës. Hrushovi fliste shpesh pa letër. Më afrohet Mehmet Shehu e më thotë, përkthe, por mba edhe shënime se ky fjalim do të botohet nesër në gazetë. E kupton se çfarë përgjegjësie ka përkthyesi në këtë rast. Merre me mend tani të përktheje ato takime të mprehta në Kremlin ku ndodhi përplasja e madhe midis nesh dhe Bashkimit Sovjetik dhe ku mund të themi se mori fund miqësia që dukej e pathyeshme midis dy vendeve. Mirëpo atë përplasje dhe rrokullimë të madhe nuk mund ta ndalte përkthyesi apo përkthyesit…

Biseda midis Enverit dhe Andropovit

Ky takim është zhvilluar në Moskë më 8 nëntor 1960. Sovjetikët po bënin të gjitha përpjekjet që delegacioni i PPSH-së të mbante anën e Hrushovit në mbledhjen e 81 partive. Përkthyesi Myfit Mushi e kujton kështu atë takim:

Në fillim e mori fjalën Enver Hoxha, i cili tha: Sot më lajmëruan se Hrushovi ka shfaqur dëshirën të takohet me mua nesër në orën 11. Unë kisha vendosur t’i përgjigjesh pozitivisht kësaj kërkese, por sot lexova materialin sovjetik, në të cilin Shqipëria nuk figuron si vend socialist.

Juri Andropovi tha: Çfarë materiali është ky, nuk po ju kuptoj, tregomëni konkretisht cilin material keni parasysh, ku është thënë kjo?

Enveri i përgjigjet: Ky është materiali i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik drejtuar Partisë Komuniste të Kinës. (Është fjala për letrën prej 125 faqesh që KQ i PK të BS i drejtoi më 5 nëntor 1960 KQ të PK të Kinës, në të cilën PK e BS, përveç akuzave kundër PK të Kinës, injoronte ekzistencën e RP të Shqipërisë si vend socialist dhe denigronte Partinë e Punës të Shqipërisë).

Andropovi bën të çuditurin: Po çfarë lidhje ka kjo, ajo është letër për Kinën, ç’lidhje ka Kina me Shqipërinë?

Por Enveri i përgjigjet: Dhe kjo i preu përfundimisht rrugët e takimit tim me Hrushovin.

Andropovi pyet sërish: Muk po e kuptoj, çfarë është thënë në atë material për ju?

Enveri i thotë shkurt: Lexojeni dhe do ta shihni.

Andropovi kërkoi të zbuste situatën: Unë e kam lexuar dhe e njoh shumë mirë atë material, pasi kam marrë pjesë vetë në përpunimin e tij. Por, deklarata juaj, shoku Enver, është një deklaratë shumë serioze.

Enveri i thotë: Po, serioze. I thoni Hrushovit se, që të jetë ose të mos jetë Shqipëria vend socialist, këtë nuk e vendos Hrushovi, këtë e ka vendosur vetë populli shqiptar me luftërat e tij, me gjakun e tij. Këtë e ka vendosur Partia e Punës e Shqipërisë, e cila ka ecur dhe do të ecë në rrugën marksiste-leniniste.

Andropovi këmbëngul: Unë nuk ju kuptoj, shoku Enver, ai është material për Kinën, ç’lidhje ka kjo me Shqipërinë.

Enveri përgjigjet prerë: Unë flas për atdheun tim, për popullin tim, për vendin tim.

Andropovi tha me dëshpërim: Kjo është deklaratë shumë serioze, dhe për këtë unë vetëm mund të shfaq keqardhjen.

Enveri e mbyll bisedën: Ne do të kemi Mbledhjen e partive, atje partia jonë do të shfaqë mendimin e vet. Ja kështu, mirupafshim!

Në vijim, Myfit Mushi tregon se dy ditë më, më 10 nënëtor, pas u zhvillua një takim tjetër i nivelit të lartë midis dy delegacioneve për të njëjtën arsye. Delegacioni sovjetik kryesohej nga Mikojani, ndërsa ai shqiptar nga Enver Hoxha. Dhe përsëri dy ditë më pas, më 12 nëntor u bë takimi i tretë, ku merr pjesë vetë Hrushovi dhe mbledhja qe mjaft e tensionuar, me polemika dhe akuza të ndërsjellta, ndërsa u mbyll në mënyrë dramatike…

Vijon nesër

Nesër do të lexoni:

Përplasja e Enverit me Mikojanin në mbledhjen e 10 nëntorit

Takimi Enver-Hrushov në Kremlin. Acarimi dhe braktisja e mbledhjes

Çfarë i tha Mehmet Shehu Hrushovit në mbarim të mbledhjes 

 

Share This Article
3 Comments
  • SHPERDORIMI I IMUNITETIT TE POPULLTMUND TE MBROJE KORRUPSIONIN JO INJORANCEN
    ——————
    Sot ne Eurpen ku 25 vjet kerkojme te’integrohemi po ngrihen barjera e gardhe me tel me gjemba kunder qenjeve humane ne emer te ‘demokracise ‘ per turpin e shekullit, tek ne hapen kufijte si te Ishim han me dy porta per futjen e pleherave te huaja per turpin e Botes!
    Sot ne Hungari behet REFERENDUM ku popullit ,nje regjim fashist pjese e BE, i kerkon te vendose nese te pranoje apo jo ‘QENJE NJEREZORE’ qe kane ngelur ne mes te rruges si kafshe per turpin e shekullit tek ne ku 25 vjet jetojme anarkine nuk i lejohet nje populli te beje REFERENDUM si shkalla me e larte e demokracise direkte ku te shprehet ne se te hyjne plehrat e huaja,nder kohe qe ketu eshte bere ‘MUTI MULLAR’per turpin e Botes!

    Vetem injorantet me imunitet nuk e kuptojne qe nje ‘projekt ligj’ per ‘importin’ e plehrave nuk eshte gje tjeter veçse ‘riçiklim’ i ‘plehrave’ me imunitet apo i ‘leshit’ te Topalleve ne ‘basetat’ Shal(s)ave!
    Vetem injorantet me imunitet pas 25 vjetesh qe nuk i kane folur ketij populli asnjehere shqip kerkojne ti mesojne sinonimet e fjales ‘PLEHERA’ duke i trasformuar ne ‘mbetje’ apo per shaka e per tu tallur’lende e pare’ njesoj si mender fjalen ‘MUT’ ta ’embelsosh e ti thuash -mbetje ushqimore trupore!
    Vetem injorantet me imunitet ‘jetojne ne kulla te nalta ku nuk mbrin zani lypsise’ si thosh Migjeni nuk e kupton ‘ qe per ‘shpetimi nga ‘falimentimi i ‘bizneseve’ me plehera te huaja kur 25 vjet ka falimentuar tere industrija e naftes dhe industrija minerare e nentokes shqipetare eshte nje AVENTURIZEM qe ska te beje fare me ‘politika ekonomike te pa degjuara 25 vjet nga keto ane!
    Vetem injorantet me imunitet nuk arrijne te kuptojne kur ne gjendje deliri shprehen se :’nuk mund te behet referendum pse importohet ‘lende e pare’ e biles e quajne ‘çmenduri’ nder kohe qe ‘çmenduri’ ‘ eshte te besh ‘ligj’ per import ‘lendesh te para’ po qe se jane vertete te tilla!?
    Vetem injorantet me imunitet nuk arrijne te kuptojne se zhvillimi i nje vendi behet nepermjet politikave ekonomike ku raporti EKSPORT -IMPORT me paresi EKSPORTIN e kryesisht lendeve te para eshte çelesi i zhvillimit ndersa tek ne LENDET E PARA si nafte e tere mineralet e energjija uji e tjerau jane bere BAKSHISH te huajve ne kembim te ‘keshillave te shkaterrimit e shperberjes’ e si kompensim ‘DHURATE’ importin e Pleherave!!
    Vetem injorantet me imunitet e kerkojne te keqen tek ‘shoqerija civile’ e jo tek vetvehtja kur nga njera ane quajne reforme ate teritoriale ku jane ndertuar me dhjetra fabrika plehrash me mbetje te huaja e marin kopetencat e BASHKIVE ne teritorin e te cilave keto ‘prodhojne helme’ per shqipetaret apo FLORI per ‘ATLLARET!
    Vetem ne nje vend ku nuk ka asnje shenje demokracije injoranca me mandat te vjedhur e shperdoron imunitetin parlamentar ne aventura qe bien ne kundershtim me interesat e popullit nder kohe kur edhe kryetari i te ashtuquajturit ‘komision e ekonomise e financave’ NUK miraton importimin e pleherave!?Kjo quhet demokraci parlamentare!?
    Ky projekt ligj qe nuk ka qellim te ‘shpetoje’ nga falimentimi fabrika pleherash qe deri me sot nuk dihet as si jane ndertuar kush i ka ndertuar e me çfare prespektive e funksioni jane ndertuar E SI nuk kane ‘falimentuar’ kur vetem ‘blejne me valute’ ‘lende te pare’ e pas shume shpenzimesh fuqi punetçore e te tjera NUK PRODHON ASGJE-Perveç Ndotjes!? Zor se e ‘hane’ shqipetaret keto lloj pallavrash ne diten me diell prandaj duhet te TERHIQET urgjent para se te mos e firmose NISHANI i ‘shtetit’ pa shtet!
    Perben jo vetem injorance por fatkeqesi qe kjo qeverri pa asnje shkak te marre zjarr mbi vehte !

    • E c’te duhet referendumi ty o derebardhe qe ke 25 vjet qe ha plehra dhe jeton mbi to !!!
      PSE ke harxhuar kohen qe me shkruan gjitha ato rrjeshta ?!
      Dil pispillosu edhe ti te sheshi ne demostratet se osht e modes sot ! Hajt tyrqeta ene mos duk mo knej .Selom

  • keto lloj shkrimesh ndihmojne nje qeverri qe ka marre persiper nje vend te pa qeverrishem.Respekt per autorin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *