Një pjesë e ndihmës për Egjiptin, mund të vijë në Shqipëri

anazapta

Peter Lucas është gazetar veteran i politikës, ai ka punuar për “Boston Globe”, për “Boston Herald” dhe së fundmi edhe për “Lowell Sun”. Lucas është autor i pesë librave, tre prej të cilëve janë përkthyer në gjuhën shqipe.  Puna e ka çuar në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Europë po ashtu. Lucas ishte gazetari që tregoi për luftën në Vietnam, për trazirat në Irlandën e Veriut, për Kubën e për rënien e komunizmit në Ballkan. Peter Lucas ka takuar Presidentë në Shtëpinë e Bardhë, intervistoi Fidel Kastron në Kubë dhe ishte prezent gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi në vitin 1999. Peter Lucas guxoi të përfshihej edhe në fushatat presidenciale amerikane ndër vite. E tillë ishte eksperienca e Peter Lucas në mbështetje të kandidatit për President të SHBA, Michael Dukakis. Ky i fundit shkroi parathënien e librit “Rrumpalla” të Peter Lucas, duke treguar disa nga arsyet pse gazetari amerikan shkroi për Shqipërinë. Me poshte, një intervistë e marrë me shkurtime nga emisioni “Shqip”

 

Çfarë shansesh ka Shqipëria për ndryshim?

Peter Lucas: Unë besoj se Shqipëria ka shanse. Edi Rama mund të jetë një shans. Nëse Edi Rama do të bënte për Shqipërinë atë që ka bërë për Tiranën kur ishte Kryetar Bashkie, besoj se do të kishte një zhvillim të mrekullueshëm që do të ndihmonte shumë në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nëse nuk e bën Edi Rama, nuk di se kush tjetër mund ta bëjë. Njerëzit ende duan të largohen nga Shqipëria për të emigruar, por, në shumë mënyra, jeta në Shqipëri sot është më e mirë se jeta në vendet ku ata shkojnë, të paktën mua kështu më duket.

Në Shqipërinë që ka drejtuar  prej 8 vjetësh kryeministri Berisha. Ai e ka bërë këtë vend, më të mirë sesa vendet ku po emigrojnë shqiptarët si në Itali dhe Greqi, këtë doni të thoni?

Peter Lucas: Jo, nuk është kështu. Por unë besoj se ai mund ta kishte bërë Shqipërinë një vend më të mirë, sepse fryma është këtu, ekziston. Ndonëse me i forte është tundimi për t’i rënë shkurt. Shikoni gjithë këto ndërtime të paligjshme që kanë shkatërruar bregdetin. Nga ajo që unë shoh, vendi i vetëm i sigurt është Vlora. Durrësi është katrahurë, madje edhe Tirana. Në Tiranë hedh sytë rreth e rrotull dhe njerëzit ndërtojnë pa leje, kate të tëra dhe nëse kjo nuk ndalon atëherë nuk do të ketë fare Shqipëri. Prandaj dhe mendoj se është e rëndësishme për njerëz si Edi Rama që te ndryshojnë gjendjen. Nëse nuk i bëjnë këto ndryshime tani, gjërat mund të bëhen shumë më keq. Unë nuk kuptoj shume gjera këtu. Pse duhen gjithë këto kazino në çdo cep në çdo rrugë? Kush luan bixhoz? Shqiptarët do te shkojnë, kush tjetër. Pse duhet të nxjerrësh para nga shqiptarët që nuk ia dalin dot as për të bërë një jetë bazë. Nuk është kjo rruga e duhur. Ju duhet të ndërtoni fabrika, ju duhet të prodhoni gjëra si Maqedonia. Maqedonasit përpiqen të marrin industri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të ngrenë fabrika në Maqedoni sepse ata po mundohen të arsimojnë krahun e punës që të prodhojnë gjëra më të lira dhe kjo është rruga që duhet të ndjekë Shqipëria. Ndërtoni fabrika, jo kazino!

Ju e keni intervistuar disa herë Sali Berishën dhe e pëlqenit atë. Çfarë ndodhi më pas? Pse ndryshuat, kryekëput, mendim për të?

Peter Lucas: Unë e kam takuar Berishën për herë të parë në 1989, së bashku me Gramoz Pashkon, kur ata formuan Partinë Demokratike. Ishin të rinj, entuziastë dhe përfaqësonin ndryshimin në sensin pozitiv të fjalës. Në atë kohë komunizmi ishte duke rënë dhe Ramiz Alia, që ishte ende në pushtet, nuk mund ta përballonte të gjithë këtë ndryshim. Kështu që miqtë e mi dhe unë menduam se Sali Berisha përfaqësonte shpresën. Më kujtohet që e kam shoqëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur ai ka ardhur për vizitë dhe e çuam nëpër disa gazeta të rëndësishme amerikane, sepse besoja qe ai përfaqësonte më të mirën e Shqipërisë. Por ngadalë ngadalë, shihja që gjërat nuk po ndryshonin, domosdoshmërish pozitivisht. Gjërat ose qëndronin aty ku ishin ose më keq akoma.  Korrupsioni politik u bë një problem i madh. Madje duhet të them diçka. Nën komunizëm, zor se kishte korrupsion politik. Ndoshta, sepse nuk kishte se çfarë të vidhej. Por në kohën e demokratëve gjërat u orientuan shumë nga biznesi, domethënë çdo gjë shihej si biznes dhe tundimi ishte shumë i madh për t’i rënë shkurt. Gjithçka u bë kap këtu, kap aty dhe kjo gjë u bë shumë e dukshme. Më pas, ishte një tendencë edhe për një lloj regjimi autoritar dhe me kalimin e kohës, se Sali Berisha u bë një figurë gjithnjë e më autoritare dhe kjo i zhgënjeu njerëzit duke përfshirë edhe mua.

Keni menduar ndonjëherë se tranzicioni i vështirë i Shqipërisë ndodhi për shkak se udhëheqësit që kanë qeverisur më gjatë, si Fatos Nano apo Sali Berisha, nuk dinin apo nuk donin?

Peter Lucas: Besoj se është një kombinim gjërash.  Ju folet per tranzicion por unë besoj që tranzicioni nuk ka ndodhur në Shqipëri. Kjo  që kaluat ishte time out, ishte një lloj pushimi. Nëse do te kete një tranzicion në Shqipëri, ai do te duhej të fillonte pikërisht këtu, sot, tani, me kryeministrin e ri. Sepse deri tani nuk ka pasur tranzicion. Asgjë nuk ka ndryshuar në këtë vend për 20 vjet, perverse rritjes se korrupsionit dhe rrjedhimisht papunësisë. Nuk dua t’i tremb njerëzit. Mua më pëlqen shumë të vij në Shqipëri, më pëlqen jeta e kafeneve, të eci në këmbë në rrugë. Unë e shijoj shumë qëndrimin tim këtu, kam shumë miq dhe mendoj se është një nga vendet më të mira në botë për t’u vizituar. Në fakt, nëse do më pyesje se ku do dëshiroja të jetoja, unë do thosha këtu. Dhe e them me të vërtetë këtë. Por ti e ke parasysh, ne gazetarët shohim tablonë e madhe.

Pse, ju nuk ju pëlqen Meta?

Peter Lucas: Jo, por e di që ka pasur disa polemika, diskutime për një çështje korrupsioni me Ilir Metën nëse e mbaj mend mirë, para disa kohësh. Por kjo është politika. Herë të bën të ngjash i mirë, e herë të keq.

A ju duket se ky koalicion, me gjithë përfoljet dhe problemet, do ta luftojë korrupsionin?

Peter Lucas: Nëse  nuk e luftojnë korrupsionin, atëherë çdo gjë ka marrë fund. Madje, një ditë nuk do mbetet gjë për të vjedhur këtu, dhe dyqanet do të mbeten bosh. Besoj se tani është momenti për t’i ndryshuar gjërat. Kjo është koha perfekt për ndryshim. Një fakt që ndihmon do të jetë edhe marrëdhënia e mirë që Edi Rama ka me Presidentin Obama. Edi Rama e ka mbështetur Obama-n në veprimet që ai ka ndërmarrë sa i përket çështjes së Sirisë dhe gjatë fushatës së tij ai e ka përmendur Presidentin Obama. Jam i sigurt që edhe Obama ka qenë i kënaqur që ka pasur të paktën një lider evropian që ka thënë gjëra të mira për te. Duhet të keni parasysh se një pjesë e mirë e gjithë politikës është personale. Ndoshta një pjesë e mirë e ndihmës që Amerika i ka dhënë Egjiptit, mund të vije në Shqipëri. Ndodhin gjëra të çuditshme në politikë. Kjo është politika. Ti kurrë nuk e di, se me kë do të zgjohesh, nesër në mëngjes.

Prandaj juve ju ka pëlqyer më shumë gazetaria se sa politika.

Peter Lucas: Ka shumë dramë në politikë. Shumë teatër.

Po në gazetari, çfarë ka? Vetëm pasion, vetëm aventurë, vetëm kënaqësi? Përveç lodhjes.

Peter Lucas:
Gazetaria me jep mundësi të njihem me njerëz që ndoshta nuk do të kisha kurrë mundësi t’i njihja, duke filluar nga presidentët, yje të kinemasë, nga të gjitha fushat e jetës. Më ka dhënë mundësi të vij në Shqipëri, ndoshta nuk do të kisha ardhur fare po të mos kisha qenë gazetar. Kjo është e para. Dhe është gjë shumë e bukur të shohësh ngjarjet në botë. Është diçka që kontribuon edhe në karakterin tënd, në jetën tënde dhe nëse je më fat mund të zgjedhësh gjërat e mira dhe të mbështetesh dhe ndërtosh mbi to. Harroji gjërat e këqija, lëri pas dhe mundohu të kapesh tek gjërat e mira.

Ka diçka që doni t’i thoni gazetarëve shqiptarë. Në kohëra ndryshimesh si këto e lënë gazetarinë dhe menjëherë bëhen zëdhënës të pushtetit, të tjerë gazetarë e lënë gazetarin dhe bëhen vetë pushteti, futen në politikë. Si ju duket juve kjo? Çfarë do të thotë në gazetari, të jesh i paanshëm. Ekziston më kjo si term? A mundet një gazetar të jetë i paanshëm kur një gazetar ka preferencat e veta për një krah të caktuar politik?

Peter Lucas:
Jo, nuk ekziston siç ekzistonte dikur. Sot, pjesa më e madhe e gazetarisë është personale. Por, si gazetar, duhet të jesh në gjendje ta trajtosh një ngjarje pa pasur asnjë interes në të. Kur unë shkruaj një artikull, pikërisht këtë përpiqem të bëj. Jo, kur shkruaj opinione, ta bëjmë të qartë dallimin. Por kur shkruan një histori, gjithçka duhet ta mbulosh siç do të bëje për një zjarr në kishë. Nuk ka rëndësi nëse kisha është katolike, ortodokse, sinagogë herreje. Rëndësi ka që është një zjarr dhe pikërisht këtë shkruan ti, si gazetar. Ti si gazetar, nuk shkon të thuash u dogj kisha sepse ishte kishë katolike. Ti thua, u dogj, sepse ra zjarri. Dua të jap një shembull. Kur isha gazetar i ri, ndihmoja një gazetar më të vjetër i cili po mbulonte një çështje vrasjeje. Në fakt, bëhej fjalë për një njeri i cili akuzohej se kishte vrarë gruan e tij. Dhe ky njeri më tha, unë nuk e kam vrarë gruan time. Ky ishte fakt dhe këtë shkruan dhe ti si gazetar. Por, policia e dinte se ai e kishte vrarë gruan e tij, prokuroria e dinte se ai e kishte vrarë dhe po ashtu edhe gazetari e dinte se ai e kishte vrarë. Fakti ishte që ai tha se nuk e kishte vrarë, por e vërteta ishte se ai e kishte vrarë. Kështu që, një gazetar i mirë, shkon përtej fakteve për të kërkuar të vërtetën.

Do të doja ta mbyllja me gazetarinë, këtë intervistë, sepse unë ju kam ftuar pikërisht se ju jeni një gazetar i rëndësishëm. Tani në Shqipëri jemi në një kohë ndryshimi. Çfarë i uroni shqiptarëve tu sjellë ndryshimi i pushtetit?

Peter Lucas:
Jimmy Carter kur u zgjodh president në vitet ’70 tha, se donte një qeveri po aq të mirë sa populli i vet dhe nëse Shqipëria do të kishte një qeveri po aq të mirë sa njerëzit që ka, do të ishte sukses. Këtë do t’i uroja shqiptarëve tu sillte ndryshimi.

 

************

03-mars-2013-300x389

 

Peter Lucas, një bisedë në zyrën e Berishës: Më tha frëngjisht “pas meje, u bëftë kiameti”

(Botuar në DITA, 3 mars 2013)

Peter Lucas është një gazetar i shquar amerikan. Prindërit e tij ishin me origjinë shqiptare nga një fshat i Korçës, të emigruar në Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit të kaluar. Lucas ka punuar si gazetar politik dhe editorialist për “Herald Tribune” “Boston Globe” dhe “Boston Foenix” duke mbuluar ngjarje në Masaçuset, Uashington dhe krejt Amerikën. Lucas ka raportuar nga Vietnami si edhe nga Kuba, Nikaragua, Salvadori, Hondurasi, Panamaja si dhe nga vendet më të trazuar at Ballkanit dhe nga Irlanda.

Peter Lucas është gazetari i parë amerikan që ka vizituar Shqipërinë pas vdekjes se Enver Hoxhës, ndërsa më pas ka qenë me dhjetëra herë në vendin tonë. Fragmenti që po botojmë është marrë nga libri “Rrumpalla” i Peter Lucas dhe bën fjalë për ngjarjet shqiptare të viteve 1996-97. Në këtë libër, Lucasi ka dy kapituj të gjatë posaçërisht për Berishën, nën titujt “Tungjatjeta, Sali” dhe “Mirupafshim, Sali!”, ku i bën një portret realist njeriut që ka sunduar politikën shqiptare të dy dekadave të fundit. Më poshtë, pjesë nga kapitulli “Mirupafshim Sali”:

 

“…Një helikopter i Marine Corps u ngrit pranë ambasadës së SHBA-ve në Tirane, duke evakuuar amerikanët për tek një aeroplanmbajtëse në detin Adriatik. Ishte marsi i vitit 1997 dhe rendi ligjor në Shqipëri ishte prishur si rezultat i përleshjeve dhe vrasjeve pas rënies së firmave piramidale që zhvatën miliona dollarë nga kursimet e shqiptarëve.

Shtetet e Bashkuara dërguan marinsat për të tërhequr të gjithë amerikanët që ishin në Shqipëri, teksa bandat vërtiteshin nëpër qytete dhe fshatra me armë të vjedhura në depot e pambrojtura shtetërore. Ushtria shqiptare e braktisi Berishën pas urdhrave për të qëlluar mbi bashkatdhetarët në kryeqytetin e trazirave, Vlorë dhe tjetërkund.

Më shumë se dy mijë shqiptarë humbën jetën si rezultat i anarkisë, apo rrumpallës që sundoi në krejt vendin. Çdokush kishte një kallashnikov të vjedhur në një prej depove të mbushura me armë në komunizëm. Sapo u zgjodh për një mandat të dytë si president nga parlamenti I dominuar nga demokratët, Berisha vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë vendi, në përpjekje për të shtypur atë që shpejt po kthehej në rebelim të armatosur.

Sidoqoftë, si rezultat i kaosit në vend, ai u detyrua të thërriste zgjedhjet e parakohshme me 29 qershor. Socialistët fituan dhe Berisha u detyrua të jepte dorëheqjen në korrik të vitit 1997. Në periudhën mars-qershor përjetoi katrahurën. Berisha humbi kontrollin e ushtrisë, policisë, parlamentit dhe vendit. Disa thonë se ai humbi edhe kontrollin mbi veten.

…Kjell Hoibrateni më telefonoi nga Durrësi në panik. Vila e tij, bashkë me vilat e tjera për gjatë plazhit në Durrës ishte pushtuar, grabitur, shkatërruar dhe djegur nga njerëz te armatosur. Flaka përfshiu një tjetër vilë të Hoxhës që ndodhej pranë asaj të marrë me qira nga Kjelli. “Miku juaj Sali Berisha është vrasës”, bërtiti Kjelli në telefon. “Duhet t’i tregosh qeverisë amerikane se ju amerikanët po mbështesni një derr”.  Berisha nuk ishte demokrat ashtu siç kjo fjalë kuptohet në Amerikë. Ai ishte një ish-komunist ambicioz që dalloi mundësinë për të ardhur në pushtet …

… Isha vetëm në dhomën time në hotel “Dajti”, kur personeli më njoftoi se kisha një mesazh. Ishte tetori i vitit 1996. Presidenti Berisha donte të më takonte dhe do dërgonte një makinë për të më marrë. Ishte vonë, rreth orës 11 të natës. Ai e dinte se doja ta takoja për të shkruar artikuj, por u çudita që më kishte thirrur në një orë të tillë. U vesha dhe u ula poshtë ku hipa në makinën, e cila do më dërgonte në pallatin presidencial në një majë kodre pranë Varrezave të Dëshmorëve…

Në 1996-n Berisha ishte krenar për fushatën ala-amerikane plot me grupe rock-u dhe vizitat e stuhishme në fshatrat e humbura. Ai dhe PD-ja kontrollonin kohën televizive në vend dhe PS- ja nuk mund të bënte asgjë rreth kësaj. Berisha, thjesht i mbajti socialistët jashtë televizionit krejt si Alia dhe komunistët ishin përpjekur për të lënë jashtë Berishën dhe demokratët në 92-shin. Por ai nuk mund të bënte asgjë rreth artikujve negativë të botuar në “The New York

Times” dhe “Washington Post”. Kjo nuk kishte rëndësi, pasi kundërshtarët e tij ishin të gjithë komunistë, tha Berisha. Prapëseprapë, batica dukej se shkonte kundër tij pas humbjes në referendumin për Kushtetutën. Referendumi u interpretua si provë për presidencën, qeverinë dhe PD-në. Rezultati ishte një humbje dërrmuese për Berishën teksa 55 për qind njerëzve votuan kundër projektkushtetutës. Shtetet Bashkuara filluan të distancoheshin nga heroi i tyre i dikurshëm.

Atë natë Berisha dukej se ende ishte nën dhimbjen e shkaktuar nga qëndrimi i shtypit europian dhe amerikan, i cili vinte në dukje se zgjedhjet e 26 majit ishin të pandershme dhe, pasqyronte shtypjen prej Berishës të demonstruesve socialistë dhe arrestimit të tyre pak para zgjedhjeve. Vëzhguesit perëndimorë të zgjedhjeve, ashtu si dhe vëzhguesit e OSBE-së, kritikuan procesin duke i cilësuar pjesërisht të parregullta.

Zgjedhjet ishin gjithçka për të cilën Berisha donte të fliste. U ula me të në një dhomë ngjitur me zyrën e tij, duke marrë shënime. Ishim vetëm dhe ai filloi të performonte çka mund ta përshkruaj vetëm si monolog kundër komunistëve.

Askush në Shqipëri në 1996-97-ën nuk ishte komunist. Komunizmi kishte vdekur. Kishte vdekur me mundjen e Ramiz Alisë dhe ata pak komunistë në qarkullim ishin tani socialistë. Megjithëse Berisha kishte qenë vetë komunist, ai tani e shihte veten si demokrat, roli i të cilit ishte mbrojtja e demokracisë nga komunizmi edhe nëse përreth nuk kishte më komunistë prej të cilëve duhet të mbroheshe. Ishte bizare dhe hutuese.

“Nëse futesh thellë në teorinë e komunizmit do të gjesh se është i papërputhshëm me demokracinë”, tha ai. “Komunistët shqiptarë e treguan këtë në mënyrën më perfekte me bojkotimin e zgjedhjeve. Ata bojkotuan demokracinë”, tha ai.

“Këto zgjedhje janë një ditë historike në jetën e Shqipërisë. Shqiptarët mundën mbeturinat e komunizmit. Njerëzit votuan për rrënjët e tyre, vlerat dhe të ardhmen e tyre kur votuan për Partinë Demokratike. Ata votuan për të respektuar vlerat e tyre. Zgjedhjet ishin të suksesshme. Nuk kishte ndonjë rast konkret të dhunimit të ligjit të zgjedhjeve. Nuk do të gjesh asnjë rast dhunimi. Të gjitha rregullat dhe procedurat u respektuan. Këto akuza bëhen nga grupe marksiste-leniniste. Ata janë peng i së kaluarës”.

Biseda i përkiste një bote ireale e të pakapshme. Askush gjatë fushatës, me sa dija unë, nuk kishte përmendur Marksin, Leninin apo Stalinin e ndonjë tjetër nga panteoni i udhëheqësve komunistë. A shqetësohej nga pasqyrimi negativ i zgjedhjeve në medien perëndimore? “Përfundimisht, jo. Të jesh i sigurt. Historia nuk bëhet nga shtypi. Por në të njëjtën kohë, unë preferoj ta kem shtypin në anën time. Dhe ne nuk kemi qëllim tjetër përveçse të jemi të hapur me shtypin. Unë do vazhdoj të jem i hapur”, tha Berisha duke tundur kokën në shenjë miratimi.

“Zgjedhjet patën disa komplikacione, por qenë të ndershme e të hapura. Fëmija i demokracisë u lind. Është i shëndetshëm dhe do të rrojë gjatë,” tha ai. Heshti për një çast dhe pa nga gota e tij bosh. Pat folur anglisht… “Tani na duhet të konsolidojmë demokracinë në Shqipëri, ose…” pastaj duke e kthyer në frëngjisht shtoi: “Après moi, le deluge!” (*Pas meje, le te behet kiameti. (fr.)

E ngrita kokën nga shënimet. “Çfarë?” pyeta për të qenë i sigurt në atë që tha.

“Après moi, le deluge”.

Kiameti erdhi, pa e pritur që ai të largohej…”

 

********

Lexoni edhe:

http://gazetadita.al/04-korrik-2013/

Share This Article
17 Comments
  • Dy mijë shqiptarë humbën jetën, jo kjo nuk është statistikë e saktë pasi këtu futen vetëm të vrarët nga plumbi, po mytjet, po vdekjet posttraumatike etje janë mbi tetëmijë. Zgjedjja për një mandat të dytë i presidentit që duhet të kish dhënë dorheqje, kishte dy ngjyra blu dhe rozë, me qëllim vendosjen nga ai të gjëndjes së ashtëzakonshme, lirimin juridik të fatos nanos, dhe miratimin e ligjit për faljen e atyre që shkatërruan vëndin. Rrebelimi i armatosur, ishte i kontrolluar nga du segmente te PD, nga forcat paramilitare dhe nga ato të rregullta. Ai i nevoitej pushtetit për të zhdukur gjurmët e vjedhjeve dhe fallcifikimeve gjgande në ekonomine tundëshme dhe të patundëshme shqiptare, e kryesisht në FA. Presidenti nuk u detyrua të jepte dorëheqjen në korrik të vitit 1997, por e dha pasi kishte përmbushur misjonin, për të lënë të lira falangat e ti ekonomike, ushtarake e politike. A e humbi presidenti kontrollin e ushtrinë, policinë, parlamentin apo mbi veten. Jo i dashur Peter, ai nuk e donte kontrollin e tyre, ai e donte këtë anarki që të mbyllte me zjarr problemin e madh të vjedjleve. Miku juaj Kjelli ju ka kërkuar t’i tregoni qeverisë amerikane, se amerikanët po mbështesin një derr”. Berisha nuk ishte demokrat ashtu siç kjo fjalë kuptohet në Amerikë, po more djem se ai nuk kalojë ylberin, ai ishte komunist I emruar nga partia e origjinës. Ai dhe PD-ja kontrollojn kohën televizive në vend, ashtu si partia komuniste kontrollonte fjalën, edhe tani socialistët janë jashtë televizionit. Miku juaj thotë se ai nuk mund të bënte asgjë rreth artikujve negativë të botuar në “The Neë York. Dhe kjo është e vërtëtë, pasi diplomatët perendimor këtu qameti për dy javë janë të blerë…………..

  • Po mir mor mik pse keto gjera thuen kaq von ,jo se ne te bejm gje se e kemi zakon qe te keqen ton ta gjejm ke tjetri ,por te pakten do kishte nje argument me shum, se prap ai te njejten gje do bente sic po ben .Si duken bathet PARAJA vleka shum.

  • Kjo tregon sa te peshtire jane ata qe ricikluan kete demon te shemtuar e vrases!E kam fjalen per Finon,Nanon,Islamin,etj…duke peshtyre ne fytyre monstren e korruptuar dhe mizerabel Meten!…Kete here keta te gjithe me demonin Sali duhet te largohen nga politika!Shqiperia ka humbur shume njerez,energji dhe kohë!…

  • A MUND T’I BESOJME ENVERISTIT PETER LUCAS?

    Qe ne librin e tij plot me genjeshtra dhe sajime per Enver Hoxhen i thurr hymne bosit SADIST si nje udheheqes legjendar, kur ky sadist spiunoi dhe likuidoi pa shkrepur asnje pushke, direkt nga shtepia e kunatit te vet Bahri Omari te gjithe kundershtaret politike per te implementuar pushtetin e tij total mbi Shqypnine dhe shqyptaret? Ky gazetar i penduar e filloi karrieren pas asaj te spiunit dhe agjentit me levdata, elozhe dhe elegji per Enver Hoxhen, vazhdoi me Sali Berishen, tani po ben te njejten gje me Edi Ramen duke u penduar me pas per ato qe shkruan me pergenjeshtrime debille per te bindur fanatiket albaneze qe eshte nje patriot i madh i Vatanit. Megjithate ne gjithe kete shkrim te radhes me levdata aktuale per Edi Ramen Peter Lucas ka thene disa gjera krejt te VERTETA qe qe nastradini i perserit papushim si nje gramafon i prishur dhe qe tregojne se:

    ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE TROJET SHQYPTARE QE NGA KOHA E QEPES E ENVERIT

    dhe se:

    VETEM PRODHIMI REAL SHQIPTAR MUND TE NXJERRE VENDIN NGA KRIZA.

    Prandaj edhe nastradini mendon qe:

    KETE HERE SHQYPTARET DUHET T’I BESOJNE ENVERISTIT PETER LUCAS

    Mire eshte qe t’i besoje edhe Edi Rama dhe ekipi i tij ekonomik per te hequr dore nga BAMIRESITE komuniste, nga ZERIMET enveriste te taksave, tatimeve dhe TVSH-se, nga taksa dallkauke PROGRESIVE per biznesin imagjinar dhe t’i futet punes per te RILINDUR prodhimin vendas.

    • Qe nga emeri dukesh qe je Nastradin dhe s’ka nevoje te lexosh se cfare po shkruan. Por zoti Lukas nuk eshte i sakte kur thote se ne kohen e komunizmit nuk kish se cfare te vidhej dhe harron se keta 23 vjet eshte vjedhur gjithcka qe eshte prodhuar e ndertuar ne ate periudhe dhe kete e pranon po vete z. Lukas, kur thote se keta 20 vjet nuk eshte bere asgje, vetem se eshte vjedhur. Korigjohu z. Lukas ne ket pie.

  • Nuk e dime se si i ka marredheniet me lobin grek ne Amerike ky Lukasi,i cili qenka marre me fushaten e Dukakis,zanat te cilin nuk e ka harruar as sot.Do te ishte mire qe gazetari i Dites ti drejtonte pyetjen :Per rolin e Berishes ne antarsimin e Shqiperise ne NATO ?si dhe Mos pjesmarrjen e Rames,gjate fjales te Obames ne OKB ?
    Mos valle ketij nuk i vjen mire per veprimet e te parit,por eshte i gezuar per veprimet e te dytit ?
    Gazetari veteran na thote:Nuk e dime me ke do te zgjohemi ne mengjes ?Mundet qe nje veteran ta thote kete.Si gazetar qe ka ardhur tek Ne gjate kohes te sistemit totalitar,nuk ka harruar ti thur lavde udheheqesit, me shprehjen :Nuk e di se kush mund ta beje tjeter kete pune ?Le te shpresojme qe Rama mos ta haje kete “stafidhe”,qe do ti zeje gryken e do ta pengoje ne punet qe ka nisur.

  • Per Nastradinin.!
    Me sa duket nastradit ti je i vetmi komentues qe po tregon te verteten se komunistet pasken qen njerzit me te devotshem ne shqiperi. Kjo me krijon bindje se si ti ashtu edhe Saliu te gjith gazetaret e perendimit qe shkruajne te vereteten krahasohen ose njesohen komuniste. Pater Luka ka shprehur te verteten e ngjarjeve ne shqiperi qe nga lufta e dyte botrore e deri me sote. Pore jo vetem Pater Luka pore edhe Renigart Hibert ne librin e tije “Fitorja e Hidhur” shkruan me superlativa per Enverhoxhen gjate luftes se dyte botrore.! Edhe ne vitin 1996 kur Partia Socialiste bojkotoi zgjedhjet ishin gazetaret perendimore ata qe dhen sinjalin e manipulimit masiv te zgjedhjev madje edhe mbi kete baze u be edhe bojkotimi. Ju O Nastradin dhe gazetaret e Berishe te gjith keta gazetar qe shfaqen te verteten e ketyre zgjedhjeve nje manipulim te tmerreshe juve te gjith i cilesuat Komuniste madje berisha filloi te shfletoje edhe shkrimet e tyre se gjoja keta kane mbrojtur teorin M-L. Ky eshte turpi i juaje mendime te tilla te komentues ve dhe alanisteve hilecare dhe antishqiptare ben qe ta rikthjen Berishen ne pushte edhe pas shkatrrimeveqe i beri shqip[eris ne te viti 1997. Kjo qe ben ti sote tregon edhe njehe se sa te pa pergjegjeshem jeni kur analizoni dhe e konsideron edhe peter Luken si Enverite. E verta nuk mposhte ase per Enverin , Ase per Ahmet Zogun ase per Sali Berishen. Gazetar historiane analistet dhe komentuesit nuk baje histori ore Nastradin.Ata vetm nje merit kane ta shkruajn ate sice e kane ber aktoret dhe jo ta zbukurojne sice duan tellalet. Peter Luka eshte gazetari me realist qe ka zbardhur te verteten per shqiperin.!

    • O Liu burazeri qe te ka marre malli per BABE Enverin dhe nuk e do fare DJALIN e tij Saliun, por a e ke lxu librin famoz te Peter Lucasit per Enverin? Sepse nga menyra fanatike qe shkruan duket sikur nuk e ke lexuar fare. Lexoje me pare se te shkruash ne DITA elegji enveriste qe te mesosh si ky qe hiqet gazetar i mirefillte bridhte maleve me Enver Kreshnikun e maleve, kur edhe kalamjte e rruges te Vorri i Bamit e dinin qe nuk kishte dalle asnjehere nga vila e kunatit te vet fashist Bahri Omari dhe nuk kishte mbajtur ne dore asnjehere arme zjarri. Nga kjo shtepi Enver Hoxha bashke me te vluaren e tij Nexhmijen spiunuan dhe likuiduan te gjithe kundershtaret e tij politike qe para se t’i vriste i quante “shoke”. Prandaj per keto genjeshtra per fanatiket dhe debilet enveriste nastradini e ka quajtur spiunin e penduar Peter Lucas si nje ENVERIST.

      • O rote ka vdek Fizchtumi dhe Xhaferr Deva , po keshtu dhe Zogji dhe Sal Brrisha ! Akoma nuk e ke marre vesh ti ? Informuho dhe mos rri me shpresa te kota ! Kan ikkk ore kane iikkk ! Jane ne ferr , nuk kthehen mo !

      • @nastradini
        nastradin or teveqel
        mendja jote asht per shkrel
        gomar ti gomar ai qe te bani
        do hash dru si hajvani

  • I bere te Enver ore burre, me sa duke enveri do te vdes vetem ateher kur largqofte te vdes Nastradi.! Nuk me ka shkuar mendja qe edhe ne Amerik paske enverist.Kete e dika vetem Nastradini.

    • Paske qene shume i paditur per enveristet ne Bote o Liu dashakeqi per nastradinin. Prandaj po te tregon nastradini se Enver Hoxha paguante si i papare per te krijuar grupe marksiste-leniniste ne Boten Kapitaliste mjaft LEKA nga buxheti i shtetit qe do te thote per ta kuptuar ti me LEKAT qe u grabiste shqyptareve duke i detyruar te punonin si skllever ne vendin e vet. Keto grupe m-l i ftonte rregullisht ne vendin tone per t’i kselhasur dhe per t’i dhene udhezime si te vepronin kur te ktheheshin ne vendet e tyre per ta paraqitur Enverin, kunatin e fashistit e Bahri Omari si HERO LEGJENDAR dhe Shqypnine mjerane si nje SHKEMB GRANITI. Besoj qe nuk i ke harruar keto shprehje se dukesh qe je burre i vjeter, por besoj qe kujtohesh per lumpenat drogaxhinj nga vendet perendimore qe ftonte Enveri ne Shqypni me LEKAT qe grabiste nga mileti. Nje nga ta ka qene edhe Peter Lucas qe paraqitet si spiun apo gazetar i kamufluar dhe me pas si patriot i shquar. Enveriste te ngjashem me interes ka shume ne SHBA dhe mos u cudit fare. Interesi keta te paudhe i beri te gjithe me pas berishiste qe i kendonin elegji PD-se te Saliut, njesoj sic i kendonin Partise se Punes me pare. Sepse kujt i plas ne SHBA per disa debile emigrante kur Shqypnise tone te vogel sa nje Gogel nuk ja njohin as emerin? Kur e i thane Bush Djalit se duhej te vizitonte Shqypnine tone ai pyeti me sinqeritet: “Ku ndodhet ky shtet se nuk ja kam degjuar emerin?”
      Megjithate emigranti servil i te gjithe BOSAVE shqyptare Peter Lucas sic e pranon edhe vete ka thene mjaft te VERTETA ne shkrimin e tij dhe Edi Rama duhet ta degjoje.

      • Enver Hoxha ka qene nje burre i math shteti
        Kerkoj ndjese per ato qe kam shkruar me larte , se kam qene nen efektin e Haloperidolit.
        Ahmet Zogu si e thote dhe emri ka qene nje zog gomari.
        nastradini

    • nastradin o nastradin , puna jote aferim
      gomar ti gomar ai qe te vuni sot a neser valon druni

  • (peter lucas)= 1 spiun I cia-s I maskuar si gazetar, (lexoni me kujdes paragrafin ku ai nder te tjera thote :une edhe miqte e mi mendonim qe ishte njeriu I duhur per demokracine+ une vete e shoqerova per ne amerike komunistin e bere demokrat nga ramiz alia&co)…………!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *