SHËNIM: Veshët e Vishos

anazapta

Në vitin 2010, në kohën kur SHISH drejtohej nga Bahri Shaqiri, ndodhi futja e 4 minave të telekomanduara në territorin shqiptar nga Mali i Zi. SHISH-i asokohe kishte nën kontroll poseduesit e 3 prej këtyre minave por për të katërtën nuk dihej asgjë, poseduesi kishte vepruar me shumë kujdes dhe kishte humbur çdo gjurmë. SHISH-i nuk e dinte ku kishte përfunduar kjo minë e telekomanduar dhe kaq ishte e mjaftueshme që e gjithë struktura e këtij institucioni ta kishte prioritet Nr.1 zbulimin e tij, deri sa dhe e gjetën se kush e mbante. E sjellim këtë histori në vëmendje pasi sot Shërbimi Informativ shfaqet përballë dy të dhënave që kurrsesi nuk mund të trajtohen si të shkëputura nga njëra-tjetra. E para, Shqipëria është përfshirë nga një valë terrori me shpërthime të telekomanduara dhe në bazë të ligjit të vendit, kjo lloj veprimtarie është objekt ekskluziv i punës së SHISH. E dhëna e dytë lidhet me faktin se sot ish-qeveria dhe sidomos Berisha kanë drejtuar gjithë linjën e përgjegjësisë për shpërthimet tek policia, ndërsa SHISH, siç zbulohet së fundmi, ka drejtuar gjithashtu që prej Dhjetorit 2013 me prioritet vëmendjen e saj ndaj….drejtuesve të policisë.

Këto janë dy të dhëna shumë të rëndësishme për të kuptuar në “makro” atë që është duke ndodhur.

Bombat dhe minat e telekomanduara klasifikohen si armë të shkatërrimit në masë.  Kjo kategori arme ka si qëllim shfarosjen në masë dhe goditjen me efekte psikologjike. Duke qenë se arma mbart këto elementë, aktet e sulmeve me këtë armë në kohë paqeje, konsiderohen dhe klasifikohen automatikisht si akte terroriste. Janë akte që cenojnë drejtëpërdrejt sigurinë kombëtare të vendit. Për shkak dhe të këtij klasifikimi institucioni direkt përgjegjës për hetimin dhe mbajtjen nën kontroll të tyre është as më shumë e as më pak se sa Shërbimi Informativ i Shtetit.

Por çfarë ka ndodhur? Në fillim të muajit Dhjetor, SHISH, ka nisur hetimet e thelluara dhe në kushte paligjshmërie ndaj drejtuesve të policisë. Ndërsa një muaj më vonë, në janar, shpërthimet me mina të telekomanduara kthehen në një “modë”. E fundit u regjistrua 48 orë më parë. Përgjatë dy muajve vale shpërthimesh terroriste në Shqipëri, Berisha dhe opozita kanë bërë përgjegjëse ekskluzivisht policinë dhe “paaftësinë e drejtuesve të saj”, drejtues për të cilët, SHISH-i ishte angazhuar me interes të veçantë për t’i hetuar.  Krahasimi i të dhënave tregon qartë se SHISH ka bërë si objekt të punës së vetë, axhendën e Berishës. Por nëse Berisha është komod (akoma) dhe flet e thotë çfarë i teket nga “Facebook”-u, SHISH-i është institucion në detyrë, madje është përgjegjës ekskluziv për krijimin e situatës së terrorit të krijuar nga vala e shpërthimeve.  Ndaj është e ekspozuar tashmë dy herë, një herë si përgjegjëse institucionalisht për dështimin e parandalimit të këtij aktiviteti dhe një herë tjetër si institucion që është vënë tërësisht nën kompetencat e një partie dhe që ka tejkaluar dhe shkelur rëndë funksionimin e tij Kushtetues.

“Veshët e Vishos” duket se po shkojnë pikërisht atje ku nuk duhet. Për më tepër që e gjithë shoqëria shqiptare tashmë ka nisur të jetojë nën terrorin e shpërthimeve të njëpasnjëshme, për të cilat SHISH është përgjegjëse me ligj për ti parandaluar dhe hetuar.  I gjithë ky terror për çfarë? Arsyet mund të jenë të shumta dhe me siguri kërkojnë hetim profesional, por i sigurt është tashmë fakti që SHISH ka nisur të bëhet i rrezikshëm. Në mos i rrezikshëm në bashkë- frymëzimin e qëllimshëm të kësaj klime terrori, doemos është bërë i rrezikshëm me paaftësinë e saj për të parandaluar këtë terror dhe me papërgjegjshmërinë e veprimeve dhe aksioneve.  E, në kushtet kur një institucion rezulton dhe identifikohet si i rrezikshëm për sigurinë e vendit, zgjidhja e këtij problemi kërkon urgjencë dhe masa të menjëhershme për disiplinimin e tij.

Interesi publik dhe siguria kombëtare prevalon  mbi gjithçka. Në çdo vend normal kjo do ishte situatë e mjaftueshme për t’i shkulur jo vetëm veshët, por edhe ca më tepër se kaq kreut të SHISH. Dilema mund të kenë vetëm ata që ose nuk e kuptojnë çfarë po ndodh, ose ata që me Vishon dhe Berishën kanë plane të tjera nga ajo që kërkojnë me ngulm qytetarët e Shqipërisë: normalizimin e vendit.

Share This Article
23 Comments
  • O Rama mbaje fjalen dhe flaki ne burg k’ta qelbesira ose nuk do te marresh as 50 per qind te votave heren tjeter. Do te peshtyje populli po nuk e bere.

      • Visho Ajazi eshte bashke kriminel me Sali Berishen per eksplozivin, Sali Berisha me visher e organizon e dirigjon krimin e Tritolit, sepse ati i intereson kjo situate, ai nuk po distancohet nga kjo situate, ai gezohet e akuzon Policin ne vend qe te akuzoje SHISH. Sali Berisha keshtu organizoi shperthimin e Depove e shkaterrimin e Ushtrise Shqiptare me ane te SHIKut te Gazidedes e Visho Ajazit. Ne Shkoder dergoi ne ate kohe Kriminelin Ali Kazazi per te organizue SHIK e kriminelat qe te shperthenin Depot, Ku vrane edhe Oficeret qe kundershtuan.

    • Ky shkrim i thote te gjitha. SHISH po ben lojen e Berishes, ve nen pergjim shefat e policise, per te bere levizjet e Sales me tritole e shperthime.
      Nese SHISH duhet te pergjonte, duhet te ishte Sala e Co. Duke spiunlluar policine… dhe duke i dhene informata Sales, SHISH, ka bere ate qe Sala donte… Terrorr dhe frike ….
      Te shkarkohet menjehere… pa presje.

  • Nuk e di ç’thotë shkrimi se se lexoj dot,po fotomontazhi vesh-vish që keni bërë,edhe sikur të mos shkruanit asgjë i thotë të gjitha.Bravo!

  • Rama kerkoi nga SHISH te sinjalizoje per kriminalitetin dhe SHISH po ben pergjime se ate detyre ka. Po gabimi i Visho Ajazit eshte qe nuk po pergjon opoziten sic bente Fatos Klosi. Dhe prandaj nuk e do Rama.

  • Visho Ajazi eshte vetem nje njeri,,,,,,,,,por pergjegjesia per shperfytyrimin e institucionit te inteligjences shqiptare ka emer,,,,,,sakatin-president + parlamentin + ekzekutivin.

  • Duhet nje nderhyrje urgjente, per te zgjidhur keto ngerce, qe Saliu i shfrytezoi mbas humbjes se tij me 23 qershor, duke instaluar njerezit e tij te besueshem, ne institucione, qe kane mandat kushtetues.
    Duke pare nje zgjidhje teper efikase, qe nastradini i nderuar, na solli para disa kohesh ne faqet e gazetes Dita, zgjidhje qe i jep fund medyshjeve kushtetuese, duke rritur numrat ne gjykaten kushtetuese, te larte, te apelit, qe Berisha mos te kete me mundesine te kundershtoje mazhorancen legjitime, me ane te numrave, te vendosur nga ai vete mbas humbjes se tij.
    Shume ndryshime Saliu i beri mbas 23 qershorit 2013 deri ne diten e fundit, ky fakt, i jep te drejten mazhorances qe ti shfuqizoje menjehere, se k8ha e qendrimit mbas 23 qershorit 2013, me kushtetute, eshte qe Saliu duhej te ishte ne rolin e administratorit, pa te drejte firme dhe vule, deri ne ardhjen ne krxe te kryeministrise, te te zgjedhurit nga populli.
    SHIK, eshte kthyer nga Saliu, nje instrument dhune dhe duhet nderhyre urgjentisht, qofte duke ndryshuar edhe kushtetuten.

  • Karilatura, montazh eshte e mire, por do ishteme e mire nese dot’i vinit Visho-Ollgesnje dryn te goja. Visho-Ollga degjon shume, por asnje fjale nuk i thote Ed Mavise-mavrise, sepse celesin e drynit e ka “GJYSHI”, Sala dhe rusja bukuroshe me emrin Ollga!

  • Mire do te ishte qe pas kanadezit Visho Ajazi kollazhi satirik ne kopertinen e gazetes DITA te kishte edhe fotografine e Kulicajt me “Veshe Lepuri” kur morri urdher te vrase dhe likuidoje si nje mafioz i vertete alla Camorra Kosta Trebicken duke futur ne thes edhe Ina Ramen, Silvia Kontin albaneze te Sali Berishes.

  • ku ka byha saliu ore populle lepuri fle gjeteke atije ku asnje shteti ne rajon si leverdis te mari shqiperia statusin dhe po ndodhine keto gje qe tregone qe qeveria qe iku veteme kombite shqiptare si ka sherbyere

  • perghjegjesi eksluzive e ShISH-it….nuk jane te afte sic e tregoin realiteti…te hapin krahun dhe te ikin andej nga erdhen….jane zagaret e kriminelit sali berisha …atehere ndryshon puna…atehere keto jo vetem qe nuk bejne punen per te cilen paguen nga xhepoat tane por jane pale me terrorin dhe krimin, jane vegla te sali berishes kryekriminelit….atehere sa me shpejt t’i tregohet vendi I merituar – denimi me burg per bashkepunim me terrorin dhe pergjime te paligjshme ndaj krereve te rinj te policise….nese qeveria I denioncon dhe prokurroia I neglizhon e I liron si perhere atehere vellezer shqiptare le ti dalim krah qeverise se re te rilindjes qe po lufton ne fush te minuar nga krimineli berisha…le te ngrihemi ne protesta dhe te kerkojme me force arrestimin e shish-asve terroriste (jane terroriste sepse po bashkepunojne hapur me krimin dhe komandihen nga krimineli terrorist sali berisha). le te ngrihemi dhe te kerkojne largimin dhe deminim e tyre te sali berishes e banditeve te tij largimin e ulokot president qe eshte fatkeqesia jone….Mjaft me me keto ndyresira

  • Skypioni, alias Artan Hoxha, gjeolog nga arsimi dhe sigurims nga karakteri, do thoshte:
    C’a thoni keshtu, pse te mos pergjoje, gjithe SHISH-at e botes pergjojne tere strukturat e vendit te tyre, edhe te medhenjte, sepse po te mos i pergjonin, neser, kur te kapej ndonjeri ne krim apo kundravajtje, do t’i turreshin SHISH-it “Ku ishe ti?”

    • Dakort,i themi Artan Sigurimsit,le t’i pergjoje(po ta kete detyre),por keta TERRORISTET E TRITOLIT KUSH DO T’I GJEJE???
      Prapa tritolit eshte vete Vishua me Berishen,prandaj Edi Rama duhet te kishte reaguar brenda 24 oreve kunder tij!!!
      Duket,qe Edi Rama NUK KA KESHILLTARE E JURISTE TE ZOTE,ose eshte vete FRIKACAK!!!

  • Qeveria Rama! Çfarë qullashësh dolët ju.Me kriminelët duhet përdorur gjuha e ashpër dhe forca.Kriminelat nuk e kuptojnë filosofinë dhe artin.Hë pra tregoni dhëmbët siç i tregon çdo ditë xhaxhi Saliu.

  • @@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@

    “P y e t j e” per shqiptaret e vertete (jo nga maloket veriore).

    Pse sa here Ceta-Verioreve PD-se del ne opozite,
    apo sa here s-Ali Bisha humb pushtetin Shqiperia digjet dhe vritet ?

    @@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@

    • @@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@

      Beje pyetjen ndryshe
      PSE SHQIPTARET ,SHQIPFOLESIT ,SHQIPIDIOTET
      ME AQ HERE SA I KA DJEGUR ,VRARE SALI FROM TROPOJA
      NUK E KANE MARRE ZVARRE ME GJITHE KELYSHET QE KA PJELLE ????

      @@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@
      Pergjigje
      sepse ktu ka vetem SKLLEVER !

  • Mire Visho i ka zgjat veshet sa te nje gomari, ben si i do bytha, jo ligji, po Inspektore e Pergjithshme qe varet nga Rama,e cila eshte ura lidhese midis Kryeministrit dhe SHISH.çfare ben? Apo ka shkuar per depilim.

  • Shikojini me vemendje tri fytyrat ne foton e mesiperme.Mustaqeliu sikur ndjehet i heshtur sikur i kane humbur delet, kryespiuni ka lidhur duaret duke kujtuar xhihadin dhe parardhesin e tij, gjeneral Gazideden,ky i fundit sheh anash here si ujk, here si dhelper,i sigurte se me keto vegla qorre do ta genjeje miletin e ta perdore si te doje pushtetin.Jane paria e ketij vendi qe ka mbetur nder shekuj nder me fatkeqet.

  • 3 fytyrat qe e kane te shkruajtur ne balle tradhetin….turp burgu per kata eshte privilegji me i madhe qe u servirin shqipetaret…

  • Jane fytyrat e kotesise, qe i turren pasurise nen brtimat e liridemokracise.Jane gjarperinjte e tiranise, qe nderruan lekuren nen trungun e hardhise dhe hipen mbi deget e qershise duke hedhur ca kokrra te helmuara para kembeve te vegjelise.Jane fytyrat e kontrabandes,seksit, droges te ngerdheshura prej ligesise, qe mbi dy dekada e mbajne kete vend si ne perrallen e ujkut e te dhise.Pasi lyen kemben me te bardhe hyne brenda shtepise, u bene zoter,duke vjedhur, duke vrare, grabiten gjitheçka dhe u pasuruan e u shemtuan ne emer te lirise. Keto fytyra jane shembelltyra perçudnuese e sekeqes, jane shembelltyra e poshtersise ne emer te drejtesise,shembelltyra e krimit ne emer te patriotizmit, shembelltyra e zilise, urrejtjes e hipokrizise ne mer te dashurise. Jane virusi i “semundjes se zeze” qe ka hyre ne çdo qelize.Bashke me ta jetojne ne simbioze fluturake e zvarranike qe ushqehen me qelbin e tyre te peshtire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *