Nëse ka ndonjë politikan që në perceptimin e shumicës së shqiptarëve barabitet me një kriminel, ky është Sali Berisha. Nuk është e nevojshme të renditim listën e gjatë të skandaleve dhe krimeve për të cilat ai bëhet përgjegjës dhe që kanë çuar në këtë perceptim masiv. Sepse objekt i këtij shkrimi është situata groteske kur politikanë të kriminalizuar si Berisha, rrëmbejnë flamurin e dekriminalizimit. Nuk është puna se sharlatani historik i radhës në Shqipëri, po “lun” me dekriminalizimin duke e shndërruar në një farsë. E keqja më e madhe lidhur me këtë hipokrizi është ajo që qëndron në themel të saj, këmbëngulja për ta degraduar shoqërinë shqiptare në nivelin e popullatës së përrallës së Andersenit, që edhe pse e shihnin mbretin të ecte lakuriq rrugëve vazhdonte, e mashtruar nga dy rrobaqepës, të mburrte si të bukura rrobat tij që nuk ekzistonin.
***
Ky moment, kur njerëzit nuk besojnë më atë që shikojnë por vetëm atë që dëgjojnë apo ja thonë të tjerët, kur realitetin e marrin për fjalë dhe fjalët për realitet, është momenti fatal kur një shoqëri shkëput çdo lidhjeje me të vërtetën. Dhe si pastaj të mos sundohet me patjetër nga gënjeshtra dhe e keqja? Se çfarë e mire mund t’i vijë një shoqërie që edhe pse e sheh qartë kriminelin, e duartroket si një shpëtimtar që do ta nxjerrë nga kthetrat e krimit? Në rrethana të tilla mund të ndodhë dekriminalizimi i kriminelëve po aspak dekriminalizimi i Parlamentit. Aq më pak i shoqërisë. E si mundet që kjo shoqëri, herët ose vonë, të mos bjerë në kthetrat e kriminelit dhe krimit?
***
A kanë degraduar shqiptarët deri në nivelin e përrallës? Nuk e besoj. E thamë se cili është perceptimi i shumicës së tyre për Sali Berishën. Por ka forca që këtë dinozaur të mbetur nga koha e rënies së Murit të Berlinit këmbëngulin të na e shesin si “demokrat”. Një faj të madh për qëndrueshmërinë e këtij imazhi të rremë kanë edhe ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë. Duke filluar me vitin e mbrapshtë ’97 kur i lanë dorë të lirë Berishës që ta sundonte vendin (për fat pa sukses!) edhe ushtarakisht edhe pse ishte kryefajtor për piramidat financiare dhe rrënimin e shtetit. Apo kur në vitin ’98 jepnin porosi të mos arrestohej pas kryerjes prej tij të një grushti shteti të armatosur. Apo kur vite më vonë e nominuan, me gojën e ambasadorit amerikan Arvizu, “burrë shteti” vetëm një vit pasi kish ideuar masakrën e “21 janarit”. Për të ardhur të rasti më i fundit, vizita që Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë, i bëri Sali Berishës në zyrën e tij private për t’u konsultuar për reformën në drejtësi! S’ka asnjë dyshim se takime të tilla, të përhapura si lajme edhe nga media, janë një promovim i fuqishëm që i bëhet këtij politikani me jetëgjatësi si lider që jo vetëm është e pazakontë për një demokraci të shëndetshme por që është një nga shkaqet themelore pse demokracia shqiptare mbetet e pashëndetshme.
***
Dhe ndërsa përpiqesh ta gjykosh vizitën e ambasadorit Lu në zyrën e Berishës nga pozita parimesh, nuk i gjen asnjë justifikim. Berisha është, zyrtarisht, një kryetar i dorëhequr i PD, një ish kryeministër. Dhe pyetja shtrohet se përse ambasadori nuk shkon të takojë, për shembull, edhe ish-kryetarin e PS apo edhe ish kryeministrin Fatos Nano? Zyrtarisht Berisha është vetëm një deputet i thjeshtë i PD ndaj pyetja shtrohet, se përse ambasadori Lu nuk shkon të takojë, lidhur me reformën në drejtësi, cilindo nga deputetët e tjerë të PD por vetëm Berishën? Pra çfarë e nxit ambasadorin Lu të trokasë posaçërisht dhe vazhdimisht te Berisha për reformën në drejtësi? Mos vallë përvoja e gjatë e këtij autokrati në shkatërrimin e pavarësisë së drejtësisë në Shqipëri? Apo mos mendon se Berisha, politikani që ka qenë 26 vjet në krye të punëve në Shqipëri (sepse edhe në opozitë ai mbetet përdhunshëm në krye të punëve), nuk ka fare gisht në këtë gjendje të mjeruar e të korruptuar të sistemit të drejtësisë?
***
Kushdo që do përpiqet të mbrojë ambasadorin do nxitojë të sqarojë se vërtet Sali Berisha ka dhënë dorëheqjen si kryetar, por realisht ai është shumë i fuqishëm në PD gjë që nuk mund të mos merret në konsideratë. Në fakt, Berisha është kryetari real i PD. Pra, akti i ambasadorit Lu mund të justifikohet vetëm me këtë fakt të paprinciptë, me këtë mashtrim që vetë berishistët, edhe pse e dinë mirë, përpiqen ta mohojnë në publik pra, që Berisha edhe pse ka “ikur” nuk ka ikur nga kreu i PD. Dhe vizita e Lu në zyrën e Berishës nuk është gjë tjetër veçse një realpolitikë që legalizon këtë mashtrim të madh. Po a është parimore që të trajtosh publikisht si faktor konstruktiv një lider që në mënyrën më destruktive të mundshme për demokracinë, këmbëngul të mbajë (edhe pak do bëhen 30 vjet) frerët e PD që u themelua për të dhënë edhe shembullin, për herë të parë në historinë e Shqipërisë, se si një parti nuk mbetet nën sundimin e një udhëheqësi të përjetshëm ashtu si dikur komunisti Hoxha sundonte në PPSH? Ky është modeli demokratik i rotacionit të elitave për të cilin kanë nevojë shqiptarët? Kaq pak e rrezikshme qenka për demokracinë dhe lirinë (apo kaq pak e rrezikshme i duket ambasadorit Lu?) konsolidimi thuajse për tre dekada i një politikani në krye të politikës, opozitave dhe qeverisjeve? Jam i sigurt se sikur një gjë e ngjashme të ndodhte në SHBA do ta bënte vetë Xhorxh Uashingtonin të rrotullohej në varr.
***
Dhe meqenëse u përmend realpolitika, sa e drejtë është të trajtosh si të interesuar për dekriminalizimin dhe drejtësinë një politikan si Berisha, që edhe pse dikton vendimmarrjen e PD, për shkak të kriminalizimit, ka konflikte të hapura interesi me dekriminalizimin dhe drejtësinë? Si mundet që një diplomat amerikan të gëlltisë hipokrizinë e Berishës kur shprehet se nuk e pranon dot këtë parlament të përgjakur në një kohë që ai është i akuzuar direkt publikisht për krimin e përgjakshëm të 21 janarit?
***
Mësohet se ambasadori Lu ka shprehur mospëlqim për vezët që deputetët e Berishës hodhën në Parlament. Na duket një reagim qesharak që e kërkon të keqen aty ku nuk është. Sepse kur është fjala për Berishën, ambasadori Lu nuk duhet të shqetësohet për vezët por për plumbat. E keqja e vërtetë e Berishës nuk është se deputetët e tij qëllojnë me vezë por se gardistët e tij kanë qëlluar me plumba duke vrarë e plagosur qytetarë. Nuk i vrau Berisha por i vranë ushtarët apo oficerët e gardës prandaj nuk është ai krimineli! Ashtu?! Po më thoni një rast kur diktatorët Stalini, Hitleri, Enveri e me radhë deri tek Bashar Alasad, kanë vrarë me dorën e tyre? Mos vallë nuk duhet t’i quajmë kriminelë, mos vallë duhet të themi se nuk i kanë lyer duart me gjak vetëm dhe vetëm se nuk kanë qenë ata personalisht që kanë tërhequr këmbëzën e pistoletës apo të kallashit? Nëse Berishës i shfaqet i përgjakur Parlamenti nga që aty qenkan deputetë një apo disa persona që akuzohen se paskan tërhequr personalisht këmbëzën e pistoletës, duhet t’i themi, ose duhet t’ja thonë, se Parlamenti është edhe më i përgjakur për shkak të prezencës së tij atje. Sepse kriminelët më të mëdhenj të kësaj bote nuk janë ata që tërheqin këmbëzën (ata janë ushtarët, si në 21 janar) po ata që vrasin pa luajtur fare gishtin, stalinët, enverët. Ata që të vrasin “me shtet”.
***
Dhe në fund, sado i fuqishëm të mbetet Berisha dhe klani i tij në krye të PD, nuk është realpolitikë të marrësh parasysh vetëm këtë fakt despotik të themeluar mbi një kult të neveritshëm dhe të neglizhosh tjetrin, faktin që shumica e shqiptarëve kanë për Berishën perceptimin jo si për një demokrat por si për një autokrat të korruptuar dhe kriminalizuar. Është arrogancë, është prirje nga forca dhe jo nga e drejta. Një diplomaci e tillë, e ndërtuar mbi neglizhimin e ndjeshmërive të forta publike por edhe të vërtetave dhe parimeve që ngjizin demokracinë dhe lirinë, nuk do t’i sillte dobi as SHBA dhe as Shqipërisë. Jo e jo as demokracisë dhe lirisë si ideale të shpallura të të dy vendeve.

KRYE Mashtruesi me I madh ne kete rast eshte Edi Rama
Jo vetem mashtrues por dhe tradhetar kozmik pasi shperdoroi ne menyren me te ndyre te mundeshme votat cudiberese qe I mori trehere dhe ne vend te merrej me krimet e bandes 2B..HAPI BUNKARET E ENVERIT SI KANIBAL……..i kujtojme kanibalit edi rama se Obama do shkoi per vizite te shoku I armeve te Enverit ne Kube…pr apse shqiptaret me palloshin 2 metrosh edirama duhet te tregohen akoma NEKROFAGE
Nqs lexon intervisten e ambasdorit te pare gjerman ne 20 vjetorin e rremujes ambasadave ai e deklaron hapur fare qe isha me shume nje fare agjenti potencial per te rrezuar “komunizmin” qe ne ditet e sotme tingellon ‘Dirty Job” e euroatllantikasve .
Te njejten ndjesi krijon dhe kur lexon intervisten e Will Rajersonit dhene Eduart Zaloshjes ku genjen fare hapur kur thote shprehimisht qe [ kur isha ne Beograd para 1990 nuk dija ku binte Shqiperia.].pasi me vone ka dale se ai dinted he me sa sheqer e pinte kafen Ramiz Alia……por shqiptareve ja u ben mire Luja qe I perdhos se nuk pyesin: PSE NE 1993 KUR DENOHEJ FATOS NANO SI SUPERKRIMINEL per 100 dollare qe kishte “ vjedhur” nga ndihmat italiane..ai me Berishen kane cuar ne drejtim te paditur FLORIRIN E LONDRES..KU SHKOI ?
pse vrasesi tradhetari dhe ‘YLLI NE NGJITJE” I arvizuse Lyl Basha me disa hajdute me kollare te adriatikut dhe atllantikut vodhen mbi gjysem miljardi dollare te rruga kombit….[QE ESHTE E DOKUMENTUAR] akoma mbahet si partner I Donald Luse per dekriminalizim ?!
***
Pse eshte Sali Bisha ambasadorofag (ambasadorongrenes)
Nuk ka dyshim se është e vërtetë ajo që kanë thënë të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri se ata në veprimet dhe deklaratat e tyre përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane. Por, duke e marrë këtë premisë si të vërtetë, ka diçka që nuk shkon, se nëse qëndrimi i qeverisë amerikane do të kishte qenë ai që kanë shprehur ambasadorët amerikanë, atëherë karriera politike e Berishës do të kishte marrë fund me kohë, më tepër se një herë. Në ekuacionin e marrëdhënieve Berisha-SHBA ka një të panjohur, e cila mbetet e tillë që prej 22 vitesh.
Është e qartë se marrëdhënia e ndërlikuar e Sali Berishës me SHBA nuk mund të shpjegohet me kategoritë normale të analizës së politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër.
Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane.
Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997,
e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997,
dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks?
I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja.
Ish ambasadori amerikan në Tiranë Arvizu e pohoi këtë gjë në intervistën e tij të fundit në “Hale Opinion” në Tv Klan, kur tha se Washingtoni mbështetet në raportet që dërgon ambasada nga Tirana, por Washingtoni merr të dhëna dhe nga burime të tjera.
Ambasadori amerikan mund të kishte shtuar se Washingtoni e bën vlerësimin e fakteve të mbledhura ashtu siç shfaqen të përthyera nën prizmin e konstanteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të përpunuara, për të cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni. Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues, një feniks i vërtetë politik. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu. mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.
Shumëkush pyet se ku qëndron fuqia sekrete e Berishës që e ka bërë të triumfojë në këto duele me ambasadorët amerikanë. Sekreti qëndron te mënyra se si e perceptojnë amerikanët rolin e tyre në Shqipëri pra si protektor-arbitër. Amerikanët kërkojnë që t’ i tregojnë Europës se janë të domosdoshëm për të mbajtur stabilitetin në Ballkanin ku veprojnë forca që mund ta futin regjionin në kaos. Kjo logjikë vlen dhe për Shqipërinë. Amerikanët e kanë kuptuar se Berisha është i vetmi njeri që mund të mbajë një parti të madhe në politikën shqiptare, përballë PS-së ..
***
Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.
Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.
Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
***
Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
PERBINDESH
KANIBAL
MONSTER
TERRORIST
TRADHETAR
DJALL…etj etj
Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:
1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.
2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit
3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES
4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN
5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.
7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt
8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)
9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
10-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)
11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi
12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B
13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came
14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE
15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin
16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)
17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi
18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti
19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.
20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes
21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
***
Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.
Fajtori nr 1 per sot per sot eshte nenpunsi Donald Lu qe ka numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE
Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht
Fajtori nr 3 jane mediat shqiptare ku perfshihet dhe gazeta Dita qe per ti thene nje te vertete..i bien nga Kina
***
Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..
Martin l.k ke shkruajtur shume bukur dhe sakte…vetem ne nje vend e ke prish…tek krahasimi i Enver Hoxhes me Skenderbeun…mos mor burr mos krahaso nje kriminel te pashpirt me figuren me te madhe te ktij kombi…per te tjerat te pershendes
i nderuar Gjergj Kastrioti
Ashtu ti hengren kockat turqit me ca sqipetare para 500 vjetesh..dhe po ta dish holle holle te krahesosh “krimet ” e Skenderbeut se sa koka tradhetaresh ka prere diktatori gjergj kastrioti skenderbeu Enver Hoxha eshte lule.
i nderuar Gjergj
a i shikon bythet e myslymeve qe kthejne nga shpata juaj
a e di qe ne shqiperi do behet nje xhami se shpejti me te lartat ne bote
ae di qe pervec 5 mije muxhahidineve terroriste do hapen kufinjte per dhjetra mijra arabe?
prandaj cfare do te kete bere enver hoxha ja falim se nuk shurronte mbi kufomat dhe jetimet e tyre si bejne sot DONALDLuja me Saliserbin…kam parasysh 21 janarin dhe gerdecin qe jane me keq se ne kohen e fashizmit….
Prandaj dhe ky anglezi thote
“Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”,
ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.
Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
“Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar” ashtu si ne Shqiperi te thone “Berisha Akbar”
‘Martin Lutter King’,
Mire i radhit gjerat si shqipetar qe te dhimset populli yt por ‘ZGJIDHJA?!?
Mire qe fole per Saline ,Arvizine e po ‘si tu tha gojas’ e nuk the nje fjale ‘per kuajt e Trojes’ Blushat karabushat e LIKE FLORINE!?
Sa per te ‘krishterin’ Stefani ai ngelet nje FEVZI ‘grevethyes’ ne sherbim te padroneve qe ne shkrimet qe ja shkruajne ‘ATA’ ve vetem fiormen.Kohet e fundit i kane thene:’Bej sikur na shaj edhe ‘NE’ por kujdes se mos lesh pa permendur ‘ENVER HOXHEN’ kur permend ‘DHENDERRIN SERB’Berishen sepse ndryshe harrohet parimi 5 vjet:’Perça e sundoì’ juge veri te ‘krishtere’ me myslimane e qe shqipetaret te PIQEN po HELLI i topalleve e krrimineleve ne parlament te mos DIGJEN!
P.S kush ‘informacionm’ do kerkoje shperberjen e parlamentit te krimit 25 vjet dhe perzerjen e ambasadoreve amerikane emeruar nga lobizmi antishqipetar Biberian 25 vjet,Berisha,Blushi,Basha qe mashtrojne popullin se nuk ZBATOHET STATUTI I PARISE!!!!!????
Martin Lutter King, me bukur dhe me qarte Nuk behet.
Shqipteret duhet te reagojne ndaj asaj ku Jane zhytur me miopine dhe voten e tyre. Ne se Rama nuk KA aritur TE bej gje deri tani, duhet kuptuar drejte se eshte vetem perballe “kalit te trojes” dhe poshtersite te Amerikes.
Une mendoj se jemi ne momentin me historik te ekzistences apo shperberjes teritoriale dhe gjenetike.
Muxhahedinet qe po vijne ngadale se valet e deti ne agim, jane nje tjeter e keqe e madhe per shqiptaret miope qe flene mbi dafinat qe po na dergoj hale-anet, nga te cilet presim ndoshta me te keqen e te keqijave jo me vone se nje vit.
Ajo qe duhet te bejme eshte te bashkohemi sebashku e jo te luftojme me veze e me domate, per te mbrojtur femijet tane dhe veten nga te gjithe te huajt. Une kam frike se vajzat tona do TA PESOJNE me keq se Gjermankat e vitit te ri.
Ketu eshte bere per te vene KUJEN. Keto Pune I zgjidhin vetem shqiptaret me voten e tyre, jo per kriminelet Berishovice, jo per mergimtaret e shitur, jo per intelektual-halete dhe manderinat e tyre, por per shqiptaret qe e duan Shqiperine, per ata qe po po nonje Fort per te levizur sado pake ingranazhet jetike te ketij vendi.
Gjyshja ime thoshte. Miku eshte shok me derrin. Ai ha, mer, dhe iken, per me teper edhe te shane e te fute ne shere me gjithe dynjane…. Kushtu eshte edhe me miqte tane.
Ajo qe Rama duhet te bej eshte vetem REFERENDUMI MBARE POPULLORE PER DENIMIN PA GJYQE KRYEKRIMINELIR BERISHA.