Benard Syno është rreth të 40-ve, ai është babai i dy vajzave dhe familja po pret ardhjen në jetë të një djali. Kur trokiti në redaksinë e DITA, vihej re se çalonte lehtë, u paraqit me një dosje që e mbante nën sqetull. Dukej qartë se kishte probleme shëndetësore, por me të nisur komunikimin e parë prezantues, bëhej e qartë se kishe përballë dikë me shumë vetëbesim, dikë që ishte më se i kthjellët se ku ishte, pse ishte dhe çfarë kërkonte. Në fakt, e gjithë fabula e tij fillon dhe mbaron, pikërisht tek ai “detaji” i çalimit që vihej re në ecjen e Benard Synos. Ai dëmtim në këmbën e majtë, e ka fillin që prej vitit 2011 gjatë kohës që punonte duke ngritur pesha të rënda në korporatën naftë-nxjerrëse “Bankers Petroleum” dhe që më pas solli një zinxhir problemesh dhe tre vizita në spitale. Syno thotë se jo vetëm rrezikoi paralizimin e plotë të tij, por hoqi në kurriz dhe shpërfilljen e përsëritur që kompania i bënte rekomandimeve të posaçme të mjekëve mbi shëndetin e tij dhe domosdoshmërinë që Synos t’i sigurohej një vend pune i përshtatshëm për të. Shpërfillja në fund u konvertua në “pushim nga puna” ndërsa Syno, në një intervistë për DITA ka shpjeguar në mënyrë të detajuar të gjithë situatën e tij dhe ka shpalosur të gjitha pretendimet që ai ka, mbi çfarë ka ndodhur me shëndetin e tij si punonjës dhe me mënyrën se si “Bankers Petroleum” është sjellë me pas dëmtimit që ai pësoi në punë…
Zoti Syno, ju pretendoni se keni aktualisht një konflikt me kompaninë e hidrokarbureve “Bankers Petroleum” dhe keni pretendime ndaj saj. Mund të na thoni konkretisht se çfarë ka ndodhur me ju?
Po. Unë kam filluar punë në këtë kompani më datën 7 Mars 2011. Pozicioni im i specifikuar në kontratën ligjore ka qenë i përshkruar si: “asistent tek projektet e shpimit”. Puna ime konsistonte në ndarjen e argjilës prej ujit, proces ky që realizohet me ndihmën e një centrifuge të posaçme. Si pjesë e procesit të punës që më ishte ngarkuar mua, ishte dhe ngritja e thasëve me kimikate. Gjithashtu duhej të realizoja dhe çmontimin e më pas pastrimin e tubacioneve ku kalonte argjila, shtuar këtu dhe ngritjen e kapakut dhe pastrimin e kubaturës së brendshme të centrifugës. Përveç këtyre gjithashtu shpërndaja dalta dhe materiale nëpër sondat e shpimit. Më pas daltat më duhej t’i zhvendosja nga magazina për në karrocerinë e një automjeti për t’i shpërndarë nëpër sonda. Mund t’iu ofroj një detaj, sepse jo të gjithë punonjësit kanë të njëjtën vlerë brenda së njëjtës kompani. Për shembull supervizori Greg Savatsky, në muajin Prill 2011, pasi më ka dhënë një shpërblim për punë jashtë orarit, në shënimin e shkresës ai nënvizonte se “Benardi ka bërë një punë të shkëlqyer”.

Më datën 23 Korrik 2011, 4 muaj pasi kisha nisur punë, tubat e centrifugës u bllokuan. Pasi zbërtheva lidhëset e tubave(të cilat kanë një peshë afro 35 kg secila) ndjeva dhimbje të forta mesi dhe nuk mund të lëvizja. Kolegu im që ndodhej aty pranë, më mori me makinën e kompanisë dhe më shoqëroi për tek mjeku i kompanisë, zyra e të cilit ndodhet brenda ambienteve të kompanisë në Marinëz. Doktori pasi më bëri një injeksion qetësues dhe masazh, më këshilloi për një vizitë të mëtejshme tek mjeku i familjes. Supervizori i kompanisë, z. Wayne Gaund më tha të shkoja në shtëpi dhe të qetësohesha për disa ditë. Por pasi shkova tek mjeku i familjes, ky i fundit, por edhe vetë kompania ku punoja, më këshilluan të bëja një rezonancë-magnetike, pranë Spitalit Amerikan të Tiranës. Më datën 5 Gusht 2011, rezultati i rezonancës doli “hernie-diskale, në kontakt me palcën e kurrizit”.
Çfarë do të thoshte ky rezultat? Të dha sugjerime mjeku se çfarë pune nuk duhej të kryeje pas këtij konstatimi?
Mjeku më tha se e kisha të ndaluar në mënyrë absolute ngritjen e peshave të rënda dhe përkuljet e sforcuara. Unë informova kompaninë duke i dorëzuar dhe këshillën dhe direktivën e mjekut. Por më lanë në të njëjtin pozicion pune. Pasi mora në telefon disa herë menaxheren e burimeve njerëzore të kompanisë “Bankers”, duke i thënë se dëmtimi im ishte serioz dhe se mjeku ma kishte ndaluar rreptësisht atë lloj aktiviteti pune, përgjigja e saj ishte se kishte nisur një e-mail nga zyrat qendrore drejt bazës së Marinzës dhe u kishte bërë të ditur problemin tim. Por prapë në të njëjtin vend pune më lanë.
Rekomandimin e mjekut e keni dorëzuar në mënyrë zyrtare pranë kompanisë ku punoni?
Po, kjo nuk ka diskutim. Edhe sikur të mos e bëja unë, Spitali Amerikan nga ana e tij ja dorëzon një kopje të rezultateve dhe rekomandimeve vetë kompanisë. Por edhe unë personalisht e fotokopjova kopjen që më dhanë dhe e dorëzova pranë zyrave. Më pas në datën 17 Gusht 2011, pra pas dy javësh nga përgjigja e rezonancës, shkova në punë si zakonisht dhe po merrja disa dalta shpimi, për t’i shpërndarë nëpër sonda. Supervizori im ndodhej aty pranë dhe i thashë: “Keni marrë një e-mail nga menaxherja e burimeve njerëzore, pasi unë kam dëmtim dhe nuk duhet të jem duke bërë këtë që po bëj?” Ai më tha vetëm dy fjalë: “Vazhdo punën”. Ky supervizor, që quhet Wayne Gaunt la turnin në orën 12:00 dhe iku, duke u zëvendësuar provizorisht nga një tjetër supervizor, që quhet Greg Savatzky. Rreth orës 12:30 të drekës, unë ngrita në krahë thesin me kimikate për ta hedhur në gropën ku ndodhet argjila me ujë. Aty ndjeva dhimbje të forta mesi, rashë shakull dhe njëra këmbë mbeti në gropën e argjilës, e cila është mbi 2.5 metra e thellë. Duke u mbajtur me dorë dhe duke u zvarritur, mora në telefon kolegun tim të punës, duke i thënë se isha i pamundur të lëvizja dhe kisha një si paralizim dhe se ndodhesha mbi gropën e argjilës. Pak kohë më vonë, se di me saktësi sa zgjati, pasi e humba sensin e kohës, aty erdhi sigurimi teknik i cili bëri dhe fotot e dokumentimit, të cilat unë po ua vë dhe juve në dispozicion. Shefi i sigurimit Teknik të “Bankers” është z. Randy Voss, gjithashtu prezent ishte dhe menaxheri i Fushës Naftëmbajtëse z.Marshall Stag, ndodhej doktori i kompanisë z. Ylli Muçeli, me ambulancë, por dhe shumë kolegë të mi të punës të cilët më morën me barelë dhe më hipën në ambulancë. Fillimisht u zhvendosa në Spitalin Rajonal Fier. Aty më bënë ekzaminimet e para dhe më këshilluan të bëja një rezonancë-magnetike, tek Spitali Amerikan në Tiranë, që të nesërmen, pra më datën 18 Gusht 2011. Rezonanca zbuloi se përveç dëmtimit të parë, kisha dhe dëmtim të rruazave të pjesës së legenit. Pra isha përkeqësuar. Nga fillimi i muajit Tetor, u ktheva në punë, pasi deri në këtë kohë isha me regjim të detyruar nga rekomandimi dhe raporti i mjekut. Në Tetor 2011, takoj supervizorin, z. Gaund dhe e pyes se ku mund të filloja punë. Ai mu përgjigj që pozicioni im i punës ishte zënë nga dikush tjetër, gjatë periudhës që unë isha me raport dhe se duhet të shkoja tek menaxheri i Fushës Naftëmbajtëse, z. Stag. Pasi u diskutua pozicioni im, u vendos që të më kalonin me grupin e “Mbështetjes Teknike”. Që të mos zgjatem, natyra e punës në këtë pozicion më ekspozonte edhe më shumë ndaj aktiviteteve që i kisha rreptësisht të ndaluara nga mjeku. Duke vazhduar punën si mbështetës teknik, kryesisht lyerje me bojë të depozitave, tubave, platformave, herë pas here ndjeja mpirje të këmbës së majtë dhe drejtohesha tek zyra shëndetësore e kompanisë dhe merrja qetësues për dhimbjet.

Më datën 27 Shkurt 2012, si çdo mëngjes, paraqitem te supervizori shqiptar i mbështetjes teknike zoti Xhemal Idrizi, cili më dërgoi mua dhe një kolegun tim më pas tek supervizori kanadez, z. George. Ky i fundit më tha se duhej të merrja një kazmë dhe të pastroja mbetjet e naftës me granil, përreth depozitave naftë-mbajtëse. Unë i shpjegova z. George, problemin që kisha me hernien-diskale, i detajova rekomandimin që kisha nga mjeku dhe ai mu përgjigj: “Kazmën, ose shiko hallin”. Menjëherë kam lajmëruar në telefon supervizorin shqiptar për këtë situatë të krijuar dhe ai erdhi aty dhe i shpjegoi z.George problemin tim. Përgjigja e e z.George ishte e prerë: “Kazmën, ose hallin”. Supervizori më tha se nuk kishte më ç’të bënte. Morëm kazmë, lopatë tek magazinat e “Bankers”, filluam punën. Pas disa minutash ndjeva dhimbje të forta mezi dhe rashë shakull në tokë dhe nuk e ndjeja më këmbën e majtë.Disa kolegë më lajmëruan zyrat përkatëse për incidentin që kishte ndodhur me mua. Aty vjen infermieri i kompanisë dhe një koleg pune , i mori dhe ambulancën e kompanisë atë ditë për të më shoqëruar drejt Spitalit Amerikan, në Fier, rreth orës 09:30 të mëngjesit. Tek Spitali Amerikan, pasi kolegu më la atje, sepse i duhej barela, kam marrë në telefon disa herë menaxheren e burimeve njerëzore dhe punonjësin përgjegjës për sigurimin shëndetësor të stafit, që të lajmëronte kompaninë SIGAL, që unë ndodhesha në spital. Ato nuk u janë përgjigjur telefonatave të mia. Më pas, kam marrë në telefon administratorin e përgjithshëm të kompanisë, “madhërinë e tij” z. Leonidha Çobo, i cili gjithashtu nuk i është përgjigjur telefonatave të mia. Detyrohem t’i nis një “sms” duke i shkruar tekstualisht: “Ju kërkoj ndihmë urgjente, pasi jam dëmtuar në punë dhe askush nuk po interesohet për mua”. Ai më kthen një përgjigje në numrin tim, duke më shkruar me sms: “Zoti Benard, nga informacioni që unë kam, ju s’jeni dëmtuar në punë, por keni hernie. Keni marrë gjithë ndihmën e duhur, bile më shumë se detyrimet e kompanisë. Ju uroj shërim të shpejtë”. Kjo sms më ka ardhur në orën 13:59 të datës 27 Shkurt 2012. Nuk kaluan as 10 minuta është paraqitur doktori Roel Zoga tek Spitali Amerikan i cili pas vizitës më jep një raport mjekësor i cili konstatonte se unë kisha pësuar një “paraplegji inferiore spastike, probabël nga komprimimi i medullës spinale në nivel D7-D8” në këmbën e majtë. Pra më ishte paralizuar këmba e majtë. Më dërguan me urgjencë në Spitalin Amerikan të Tiranës, për vizita të mëtejshme. Në këtë spital u prita urgjencë nga një ekip mjekësh të cilët pas analizave më dhanë opsionin e ndërhyrjes kirurgjikale, por më parë duhej të firmosja përjashtimin nga çdo përgjegjësi të mjekëve për çdo dëmtim që mund të vinte nga operacioni, pasi operacioni konsiderohej shumë delikat, pasi kërkonte ndërhyrje në kontakt me palcën trupore. Unë e refuzova operacionin, pas tre ditësh i shtruar në këtë spital, falë Zotit, nisa të ndjeja shumë pak këmbën e majtë. Dola nga spitali dhe neurokirurgu Fatos Olldashi, më këshilloi që nuk duhej të ngrija pesha të rënda dhe nuk duhet të bëja asnjë përkulje të sforcuar, pasi ishe tërësisht i ekspozuar nga paraliza e plotë.
Çfarë ndodhi pasi dolët për të tretën herë nga spitali? Si i ndatë marrëdhëniet me “Bankers”?
Tre muajt e parë kam qëndruar në karrocë paraplegjikësh, rreth 6 muaj të tjerë kam qenë me paterica, gjithmonë me raport nga mjeku. Rreth datës 1 Shkurt 2013, kontaktohem nga zyrat e kompanisë dhe më thonë të shkoja në punë në një pozicion që i përshtatej situatës sime shëndetësore, me detyrën “mbikëqyrës skaneri, për fotot dhe shenjat e gishtave të punëtorëve të kompanisë”. Por s’kaluan as 4 muaj dhe në 27 Maj 2013, më kërkojnë një takim për të parë pozicionin tim të punës, sepse nuk e shihnin më si të nevojshëm dhe do e shkurtonin tërësisht si pozicion. Të nesërmen, më kanë pushuar nga puna. Motivi ‘zyrtar’ që më dhanë ishte : “ristrukturim i brendshëm i kompanisë”.

Pas pushimit nga puna ju ku keni synuar?
Fillimisht, rrugën ligjore. Aktualisht unë e kam fituar dhe në Apel, gjyqin për pushimin e paligjshëm nga puna. Por jam dhe në një tjetër gjyq aktualisht me këtë kompani, për të kërkuar dëmshpërblim si pasojë e dëmtimit që kam pësuar posaçërisht nga sjellja shpërfillëse dhe e qëllimtë e kësaj kompanie ndaj shëndetit tim të rrezikuar, për të cilin kjo kompani ka marrë në mënyrë të përsëritur dijeni nga mjekët. Jam babai i dy vajzave dhe 3 vjeçe dhe 2 vjeçe, pres fëmijën tim të tretë, por dua t’iu sqaroj diçka, pasi është shumë e rëndësishme. Jam një baba i privuar nga e drejta për të mbajtur në krahë fëmijën tim dhe të luaj me të. Jam i privuar për të pasur një punë për të ushqyer fëmijët e mi, pasi çdo tronditje apo forcë e rastësishme që mund të ushtrohet ndaj trupit tim, më rrezikon paralizën totale.
* * *
REDAKSIONAL
Nuk është historia e një njeriu të vetëm…
Nëse dëmtohesh gjatë punës në ndërmarrjen ku shkon si çdo ditë dhe mjeku i rekomandon ndërmarrjes kalimin tënd në një pozicion tjetër për shkak të rrezikut eminent të shëndetit, çfarë bën kompania? Në rastin e Benard Synos, përgjigja është: Bën ç’të dojë. Por a është një rast i izoluar ajo çfarë ka ndodhur me Benard Synon, është fatkeqësia dhe shansi i mbrapshtë i një punëtori mes mijërave këtu në Shqipëri? Fatkeqësisht jo. Madje edhe në media, rastet e problemeve mes punonjësve dhe korporatave të mëdha, janë shpesh histori që përjashtohen nga vëmendja publike, jetojmë në epokën e korporatave apo jo?
Të përballesh me korporatat dhe kompanitë e mëdha ndërsa je duke kërkuar të drejtën tënde, nuk është një “sport” i lehtë as në vendet me një drejtësi shoqërore të kolauduar prej kohësh.
Imagjinoni pak Shqipërinë, sistemin tonë të drejtësisë, prokurorët tanë, policët, zyrat shtetërore të ndihmës etj?
Po në Shqipëri si janë shanset ta gjesh të drejtën tënde përballë një korporate? Rezultati krahasues nuk ka nevojë për laps e kalem.
Rastet janë të panumërta, posaçërisht gazetarët dhe avokatët e dinë mirë se si janë bërë pirg paditë civile të qindra, mijëra, punonjësve në të gjithë Shqipërinë ndaj korporatave të mëdha në të cilat punojnë, bëhet fjalë gjithnjë për padi të cilat kanë si objekt keq-shfrytëzimin dhe shkeljen me të dyja këmbët nga ana e korporatave të Kodit të Punës dhe kontratave me punonjësit.
Ndoshta shembujt më spektakolar dhe më ekstrem në abuzime janë vërejtur me shfrytëzimin si skllevër të qindra minatorëve dhe problemet që ata kishin me korporatën koncensionare ACR.
Por nuk mungojnë dhe qindra shembuj të tjerë, më pak të bujshëm, por të njëjtë në thelb. Shqipëria po hyn me zell në tregun global, ky është një treg ku korporatat “bëjnë ligjin” dhe tendenca e tyre për shfrytëzim ka ngritur pikëpyetje dhe në shtete tejet të zhvilluara me sisteme të konsoliduara për të garantuar drejtësinë shoqërore.
Shqipëria nga ana e saj, vrullin e ka të madh, por drejtësinë shoqërore e ka përtokë, pra e kemi presionin të dyanshëm, jo vetëm nga korporatizmi që vjen si presion i jashtëm, por edhe presioni që vjen si pasojë e “çorbës” që kemi mbjellë brenda nesh.
Dukemi si të kapur në një morsë që përparon për të na “shtrydhur” nga të dyja drejtimet, duke mos pasur asnjë instrument mbrojtës.
Zoti e Ndihmoftë Shqipërinë dhe tregun e saj “të lirë”. “Dhis iz NOT ë mirakëll of fridëm” dhe Benard Syno nuk është i pari dhe me ç’duket nuk ka për të qenë as i fundit që e pëson në kurriz.


na vrasin e sna e qajne hallin na hedhine ne here dhe na sulmojne se e kemi ne fajin se ei hedhim ne pra populli dinamitete dhe na sulmone prokuroria e gjykattae dhe na masaakrone qeveria jone hajde shqiperi hajde do mareshe statusin e meritone o shqiperi se ke qeveri e politikane maskarenje terorista
Bravo DITA qe demaskoni keto raste !
Qeveritë nuk janë të interesuara të mbrojnë punonjës si Benard Syno!? Qeveritë kanë hallin e parave qe marin nga korporatat si kjo Bankers!? Ketu e keqja është kryesisht në një organizatë tjetër? Pikerisht te organizata sindikale e cila mbron te drejtat e punònjëse para kapitalit. Por sindikalizem në shqipëri nuk ka. Ka vdekur me kohë! Bëjnë sikur janë gjalle duke dale ndonjehere ne T V se në fakt krerët bejnë “jetë luksi” dhe këtë unë e di mirë… Prandaj hyri kësaj ane Z. Habjon dhe do të shohësh lemerinë!? Te mungesa e sindikalizmit mbështeten korporatat që bejnë si te duan . Te kjo e keqe e madhe qe po të ishte e mirë e bënin bankersin dhe bankersat të mbushnin brekët! Ja u paralizonin komplet punën dhe fitimin e nga kjo korporatat nuk do ta bënin “syrin qorr e veshin shurdh”!? Por ketu s’ka sindikalizëm? Ketu ka vetëm “aristokraci puntore” që bëhen palë me qeverinë dhe jo me punonjësit si Benardi? Kësaj mungese te madhe të demokracisë sic eshtë mungesa e sindikalizmit,kësaj futju z. Habjon? Nuk ka e nuk mund te ketë të drejta puntori pa sindikatat që ja u ruajnë ato!? Këtë temë madhore kap se do të gërvishtesh shume fole te painteresuarish për sindikalizmin luftarak. Qeveritaret e mire i nxitin sindikatat, te keqinjte i sabotojnë. I nxitin sepse ato e bëjnë qeverine dhe sidomos ministrat të lëvizin. Ndryshe sindikatat ja u hedhin ne ere kolltukun ministror. I kini parë sindikatat në gjermani,ne greqi e në vendet e tjera. I hedhin ne ere qeverite! Ketu te ne ndodh e kunderta. Qeverite blejne krerët sindikale qe te rrine rehat dhe jo si ti vené ata në levizje për të cuar zhvillimin përpara.. Po te kishte sindikate te forte te puna e benardit,bankersi tani do ta hidhte vallen si “ariu i alushit”. D.m.th si ariu me zinxhir ne hundë! E keqja eshte se ketu nuk ka kulture sindikaliste sic ka ne botë. Pyete njehere benardin a ka organizim sindikal te bankersi. Po ju pergjigjem unë,-ka ” leshtë e currës”!? S’ka as demokraci,as zhvillim pa sindikata i nderuar Habjon? Futju kësaj teme dhe ju siguroj se një gropë sterrë të zezë do të zbuloni ? Nderime autor !
BRAVO GAZETA QE GJETET KURAJON TA PARAQISNI KETE RAST.
POR DUHET TE GJENI KURAJON TE PARAQISNI EDHE ABUZIMET QE BEJNE QEVERRITARET E SOTEM.
Moderator nxire këtë koment se po më thoni që “e paskam thënë njëherë”!! Nuk po e shoh ku eshtë? Koment : Qeveritë nuk janë të interesuara të mbrojnë punonjës si Benard Syno!? Qeveritë kanë hallin e parave qe marin nga korporatat si kjo Bankers!? Ketu e keqja është kryesisht në një organizatë tjetër? Pikerisht te organizata sindikale e cila mbron te drejtat e punònjëse para kapitalit. Por sindikalizem në shqipëri nuk ka. Ka vdekur me kohë! Bëjnë sikur janë gjalle duke dale ndonjehere ne T V se në fakt krerët bejnë “jetë luksi” dhe këtë unë e di mirë… Prandaj hyri kësaj ane Z. Habjon dhe do të shohësh lemerinë!? Te mungesa e sindikalizmit mbështeten korporatat që bejnë si te duan . Te kjo e keqe e madhe qe po të ishte e mirë e bënin bankersin dhe bankersat të mbushnin brekët! Ja u paralizonin komplet punën dhe fitimin e nga kjo korporatat nuk do ta bënin “syrin qorr e veshin shurdh”!? Por ketu s’ka sindikalizëm? Ketu ka vetëm “aristokraci puntore” që bëhen palë me qeverinë dhe jo me punonjësit si Benardi? Kësaj mungese te madhe të demokracisë sic eshtë mungesa e sindikalizmit,kësaj futju z. Habjon? Nuk ka e nuk mund te ketë të drejta puntori pa sindikatat që ja u ruajnë ato!? Këtë temë madhore kap se do të gërvishtesh shume fole te painteresuarish për sindikalizmin luftarak. Qeveritaret e mire i nxitin sindikatat, te keqinjte i sabotojnë. I nxitin sepse ato e bëjnë qeverine dhe sidomos ministrat të lëvizin. Ndryshe sindikatat ja u hedhin ne ere kolltukun ministror. I kini parë sindikatat në gjermani,ne greqi e në vendet e tjera. I hedhin ne ere qeverite! Ketu te ne ndodh e kunderta. Qeverite blejne krerët sindikale qe te rrine rehat dhe jo si ti vené ata në levizje për të cuar zhvillimin përpara.. Po te kishte sindikate te forte te puna e benardit,bankersi tani do ta hidhte vallen si “ariu i alushit”. D.m.th si ariu me zinxhir ne hundë! E keqja eshte se ketu nuk ka kulture sindikaliste sic ka ne botë. Pyete njehere benardin a ka organizim sindikal te bankersi. Po ju pergjigjem unë,-ka ” leshtë e currës”!? S’ka as demokraci,as zhvillim pa sindikata i nderuar Habjon? Futju kësaj teme dhe ju siguroj se një gropë sterrë të zezë do të zbuloni ? Nderime autor !
pa sindikata nuk ka force llogarie.Ne Evropen perendimore sindikatat te bejne gjemen,por keto kompani te dyshueshme kane gjetur shesh dhe po bejne pershesh.
Shume,shumë drejt e ka komentuesi pellumb zaimi. Ju lutem kam një propozim: hapni nje rubrikë ku te trajtohet tema “vdekja e sindikalizmit shqiptar”. Do te kete bum lexuesish sepse ka shume te interesuar edhe neper sindikatat ekzistuese. Pershendetje.
Vdekja e sindikalizmit shqiptar!?!?!?
A mund te me thoni,ju lutem,se kur ka qene ndonjehere i gjalle???????????
Kreret e mender-sindikatave jane lakenj te emeruar te mender-politikes,,,,shkurt e qarte jane MOSTRA.Krahasimi me sindikalizmin e vendeve europiane eshte nje mision qesharak,,,,,sepse thjesh ai nuk ekziston.
Per punetoret shqiptare eshte me se e vertete qe jane teresisht pa mbrojtje dhe te katandisur ne skllever,,,ne te ashtuquajturen Republike e Shqiptareve.
Ky tranzicion kriminal 23-vjecar rendon me se shumti ne sterrosjen e jetes dhe ardhmerise se puntoreve,te atyre qe gjenerojne drejtperdhrejt prodhimin real.
Nuk kam status per te bere me shume edhe pse jam e gatshme per cdo mbeshtetje inkurajuese te zerit te protestes.
E urrej festimin ,ne ditet tona te “1 Majit”,,,,,sepse ajo duhet te shndrrohet ne diten e ulerimes kombetare per te drejtat e puntoreve tane te skllaveruar ne Atdheun e tyre,,,ne shekullin e 21-te.
z. Syno, dhe nese keni pasur Hernie Diskale te meparshme -sic you ka thene z Como – Kompania eshte plotesisht pergjegjese per trajtimin dhe kujdesin ndaj jush.
1) Puna e ka agravuar situaten
2) Merr Kazmen…e te gjitha punet e renda qe keni bere me pas, e bejne kete kompani krejtesisht pergjegjese. Ne fakt jane treguar “kriminalisht te pa-pergjeshem” (term Ligjor) dhe me provat qe keni e drejta eshte ne anen tuaj.
___
Fati juaj qendron tek fakti se kjo eshte Kompani Kanadeze (e regjistruar si biznes aty, me pare ka qene ne komerc si “Gold Park China” dhe 100% te bazes operacionale e ka ne Shqiperi) ku te dy zv-presidentet (shefi i finances dhe ai operacional, reimbursohen mjaft mire ~ 0.5 milione dollare rroge) deri me tani duhet ta kishin marre vesh punen tuaj. Ne nje vend tjeter ato do e ndiqnin kete ceshtje me vemendje…se nuk varen vetem parate tek ky demtim por dhe Reputacioni i kesaj kompanie, qe ka qe ne 2004 ne Shqiperi,
I nderuar
Te flas sikur po na lexon, ke bere mire qe i je drejtuar gjyqit por jo gjithshka zgjidhet me gjyq, ajo ngelet shkalla e fundit; duhet te kishe “bertitur me shume” Nejse, mund ta besh dhe tani. Kjo kompani ka shkelur shume Ligje (dhe guidelines – rregulla te punes) te legjislacionit Shq dhe atij Kanadez, me aq sa munda te shoh, ke te drejte per:
1) Demtim ne pune.
2) Neglizhence Mjeksore (Angl., Medical Negligence Claim; ne rastin tuaj Mjeku i kompanise duhej te te ndiqte ne cdo hap – ai ndodhet aty per nje arsye, e asnje Manaxher Biznesi nuk mund te shtype rekomandimet/vendimet e nje Mjeku ne raport me “Health n Safety” )
3) Kompensim Mjekimi nga Demtimi ne Kurriz (Back Injury Compensation – ku perfshihen te gjitha shpenzimet mjeksore gjate jetes tuaj. Me adxhustim per ngritje cmimi dhe inflacioni)
4) Kompensim per Demtime Serioze (legjislacioni i punesimit te CDO Vendi e klasifikon nje traume te tille (perfshire ato te trurit) si nga me seriozet) Spinal Injury Claims bazohen ne demtimin sot e reperkusionet per neser.
5) Keq-trajtim, mungese kujdesi, stres personal dhe familjar.
6) Kompensim ne te ardhura normale gjate jetes (sa rroga keni humbur, puna-karriera etj)
Kaq per tani, nje Solicitor (avokat) te sqaron me teper. Ke dy faktore ne favorin tuaj:
a) Mund ti hedhesh ne gjyq ne Kanada.
b) Shume avokate te kesaj fushe “Personal Injury Claims” operojne sipas parimit “no win no fee” d.m.th. nese “nuk fitojme ju nuk paguani” Nese fitojne ceshtjen ato marrin nga perqindja e kompensimit. Me c’lexova ceshtja juaj duket “open and shut” me fakte te qarta ku nje vendim i paster eshte i lehte te arrihet. Nen presionin e nje Avokati te Huaj, jam i bindur se kompania do dorezohet, kjo nuk eshte ceshtje me te cilen nje biznes shkon ne Gjyqe. Sigurisht distanca i komplikon punet, por provoje si del…
Po ashtu…ne nje “formule te lehte” sic i je drejtuar Shtypit, duhet te “hapesh dhe me shume” je ne nje “loje te piset” e s’ke pse ta mbash doren. Kontakto:
1) Korporaten Nderkombetare te Finances – pjese e Bankes Boterore ( international finance corporation)
2) Banken Europiane per Rekonstruksion dhe Zhvillim. ( ERBD- European Bank for Reconstruction and Development)
Me nje email te shkurter ku permblidhet gjendja juaj, duke shpjeguar se a) ju kane lene ne balte b) ju trajtojne si bezdisje e jo ceshtje serioze c) problemet qe ka shkatuar kjo tek jeta juaj. d) familja juaj. Aty duhet shtuar se te jane cenuar: Dinjiteti dhe te Drejtat, je Diskriminuar dhe Keq-trajtuar. Te dyja keto jane “partnere financues” te Bankers Petroleum, ne biznese Normale, askush nga mbeshtetesit financiare s’do doje ti shoqerohet emri me nje Kompani qe injoron, ngelizhon, agravon dhe s’mban pergjegjesi ndaj Shendetit te Punetoreve. Presioni qe keto mund te shkaktojne tek kompania…ngelet per tu pare. Zakonisht ka rezultat.
Se fundmi, per cdo gje qe ndodh ne territorin e tij operacional (ose nga pasojat dytesore) biznesi ka pergjegjesi te cilave nuk u iken dot. Varet nga mundesite qe keni per ta ndejkur kete. Mora ne telefon nje Avokat Kanadez, i cili nuk merrej me keto pune por me dha kete numer:
001 403 228 17 22.
Vere, me e mira eshte qe nje Avokat Shqiptar ta beje kete, pasi nje bashkepunim i tille mbulon dhe eviton disa “limite territoriale ligjore” qe ka SHBA-ja dhe Kandaja, por preferenca duhet te jete aty- Gjyq ne Kanada. Kam bindjen se me kete ceshtje s’do kete nevoje per Gjyq, kompania do te kthehet me nje oferte (qe mund ta negociosh, por me mase) ato fare mire e dine sesa “dorehapur” eshte Sistemi Ligjor Kanadez dhe ai i vendeve te zhvilluara, ndaj kompensimeve.Telefonova numrin me lart, del sekretaria e kompjuterizuar. (UK-Kanada ka diference ne kohe) aty pasi i sqaron problemin te japin numrin e 3 kompanive avokatore. Sqarohu me njeren, 30 minutat e para jane falas. Pastaj ato vendosin nese mund ta marrin kete ceshtje per ju. Te uroj fat.
P. A. B ? I kini dhënë disa këshilla te mira Benardit. Duhet t’i vlerësojë. Ne veshtrimin tim janë keshilla dhe opsione shume te mira. Ju lumte!
Zoteri ose zonje ne radhe te pare ju falenderoj per keshillen tuaj sepse esht shume interesante. Ky eshte nr im 00355697506558 nqs keni deshire te flasim pak me gjate. Me respekt Benard Syno. Falenderoj re gjithe ata qe po me mbeshtesin. Zoti ndihmofte Shqiperine dhe Shqipetaret
Epo keta lopcaret kishim mangut, bashke me argatin Cobo, qe duhet te perdorte kazmen per te kujdesur per lulet ne oborrin e burgut. Banker i ka krhaet e ngroht ame te gjitha qeverite. Punetori ta hedhi ne gjyq Banker dhe kermen Leonidhe, dhe ti kerkoj nga $25000 cdo muaj, per presion psikologjik me pasoja per te dhe familjen e tij.
o njerez nuk ka faj kompania por faji eshte te qytetaret qe votojne qeveri kriminale ne dem te interesit kombetare dhe te qytetareve . di te me thoje kush se kush e ka ne te vertete kete kompani kush nuk e din , por nje gje eshte me se e siguret po u cmontuar dy partit kriminale dhe satelitat e tyre te plurarizmit fallco ne shqiperi nuk ka per te pas jete per shqiptaret ne ate vend , po i trajtojne me keq se shiptaret ne kohen e ish jugosllavise shqiptaret e kosoves , pra shqiptaret qeverisen nga shqipfoles sicjane grek serb malazes turq iranjan dhe kurd keto jane rraca e politikanve qe perfaqesojne parlamentin shqiptare dhe instutucjonet e vendit te ndihmuar kryesisht nga nderkombetaret e vecanerisht nga amerikane qe e kane degraduar ate vend duke e rjepur . me bandat qe jane ne pushtet prej 23 vjetesh me vota te vjellura , dhe te vulosura nga keta faqe zi nderkombetare .
DUHEN CUAR TE GJITHE NE TUREN E DRUVE !
Nqs ,ne nje vend te botes si pretendoni ju me kte shkrim ,
do ndodhte nje gje e tille
apo do i vinte mesazh nga menaxheri si i ka ardhur zoterise , do e kishin futur brenda dhe do hidhnin celsat poshte .
Leonidha Cobo eshte nje gjarper ,nje Uriah Hipi i peshtire .Aferat e vjedhjeve dhe te mashtrimeve te tij nuk mbarojne ne nje artikull .
Me njerez te vetet ne gjyqesor ,me ka thene hapur qe te shkoja ku te doja se nuk do nxirrja gje ne drite {ne fakt pagoi njerzit e demtuar ,nuk i pelqeu te me kish perballe ne gjykate}
I uroj Bernardit sukses ne kauzen e tij , i uroj shume fat sidomos per 3 yjet e tij
dhe ju Sklleverit e tjere ,ju qe ne heshtje kapni lopaten …dhe juve ju uroj fat
te njejtin fat te ktij zoterise me siper ….sepse heret a vone
JU VJEN RADHA TE GJITHVE !
Del ne drite, 7%-shi i Ilir Metes dhe POPULLI vazhdon akoma, FLE, GERRHET, VDES…:
Krenohen me vjedhjet e TYRE, dhe POPULLI vazhdon akoma, FLE, GERRHET, VDES…:
Varferojne femijet e TU, dhe POPULLI vazhdon akoma, FLE, GERRHET, VDES…:
Vjedhin Pasurite e Prinderve te tu, Pasurite e tua, Pasurite e Femijeve te tu, dhe POPULLI vazhdon akoma, FLE, GERRHET, VDES…:
Te Perdhunojne dhe ate pak NDER qe te ka ngelur, dhe POPULLI vazhdon akoma, FLE, GERRHET, VDES…:
Ate qe nuk arriti, Italiani Gjermani apo Turku 500 vjet, po e arrijne keta Sharlatane duke e ushqyer kete Popull me Injorance…
Nuk eshte faji Serbit, Grekut apo Turkut, qe ti po VDES, por vetem i JOTI…
Po, Po… Ti e ke fajin qe FLE, GERRHET dhe VDES…
VDIS o POPULL VDIS… Ky eshte fati i BAGETIVE…
popull zot na ruajte mos u ndjeni se ka dhe me keqe te bene amerka si ne siri po he se keshtu vate kjo pune vidhe nafte e vidhe gjithca qe kishte dhe ka albetroli dhe tani vate ne funde po ska ky eshte fillimi amhete hajdutria ndaj ne shqiptarve po dhe kushe na pyete po na vdesine me dhune e force dhe qeveria nuk ka ka frike mendojne pere vetene dhe miliardate e vjedhura dhe pse dhe e
Meso te shkruash te pakten se ke ngelur ne kohen e anadollit
Dream ? Ndonse me intonacion paksa te ngritur por sidoqoftë kini te drejtë në zëmerimin tuaj. Doni “zgjim” dhe mirë e kini ! Heshtja është virtyt i skllavit !? Nderime!
Kapitalizmi eshte i eger, e shfrytezon papunesine, per te shfrytezuar deri ne maksimum, me pushimin nga puna.
Per kete duhet shteti i se drejtes, qe me ligje dhe kontrolle te shpeshta te firmat private, te shikohen kontratat e punes dhe aty ku gjinden punetore, pa kontrate pune, te gjobitet firme me gjoba te larta.
Se mos pasja e nje kontrate pune, ben ate qe shume firma, mos te kene asnje pergjegjesi, per punojesit e tyre, qe kur ndodhin tragjedi aksidentesh, firma rri dhe shikon dhe familjaret e te ndjerit, apo te sakatuarit, guxojne ti luten vetem Zotit.
Kur eshte nje kontrate pune ne mes, cdo firme, eshte e detyruar ta zbatoje.
Punonjesit e firmave private, duhet te riorganizojne sindikatat luftarake, jo sindikata qe zevendesuan bashkimet profesionale dhe behen pale me qeverite.
Ka ardhur koha, qe shqiptaret mos te dalin ne mitingje e protesta, kur i urdherojne partite, por te dalin e te protestojne, kur te drejtat e tyre shkelen me te dyja kembet.
Horri ? Në një mendje me ju. Fraza e fundit thote gjithçka. Lufta në këtë menyrë kurorezohet dhe nuk manipulohet nga partite. Nderime!
Dhe themi ne qe nuk duhen filmat e kohes te Enverit, ku eshte ndryshimi I ketij punetorit nga ai I djalit te xha Brahos…
Kjo histori e hidhur e Benard Syno me kujton Filmin ‘PLASI ne KUCOVE’!!!
Bankers Petroleum LTD, eshte nje shoqeri tipike kapitaliste shfrytezuese deri ne shkaterrim te nentokes shqiptare, por me e keqja e jetes se popullsise qe banon ne zonen e Marinzes, Zharrezes dhe te Kallmit, Fier.
Shkoni dhe pyesni fshataret dhe cfare do t’ju pergjigjen. Nese keni pare filmin Gjeneral Gramafoni, ashtu ka per te perfunduar puna edhe me kete kompani.” Plasi ne Kucove”, ka per t’u kthyer, “Plasi ne Zharrez”.
-Kane shkaterruar nentoken e kesaj zone, aq sa te mos cuditemi nje dite, kur te degjojme se nje fshat i tere u fundos, e perpiu dheu.
-Kane shkaterruar shtepite e banoreve qe i kane ngritur me mund e sakrifica dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi.
-Kane shkaterruar ambientin duke e ndotur me gazin helmues metan, por edhe me pluhura mekanike qe i shperndajne neper te mbjella e kultura bujqesore, mjetet e renda qe levizin dite e nate.Mjere ata banore, por edhe qytetet qe konsumojne perimet apo qumeshtin e prodhuar ne kete zone.
-Kane shkaterruar infrastrukturen rrugore, duke bere te pakalueshme shumicen e rrugeve te ketyre fshatrave.
-Me e keqja u shmangen pageses se taksave qofte atyre ne shtet, apo edhe atyre vendore.
-Me dhjetra hektare toke bujqesore, eshte shkaterruar e ndotur duke i kthyer ne sheshe mbeturinash, inertesh dhe dherash te ndotur me nafte bruto.
-Vazhdon vjedhja masive e solarit dhe e naftes, nga njerez te inkriminuar, te lidhur policine dhe me drejtues te kompanise, me te cilet ndajne fitimet. Por edhe hajdutet e vegjel bejne namin. Ketu, kush do nafte per makinen e tij, e gjen me 1 100 leke litri. Cfare eshte Lazarati, perballe zones Marinez-Zharrez-Kallm. Asgje.
Po qeveria cfare ben thoni juve?
Para se te vinin ne pushtet te majtet, edhe ne fushate, thonin se do te detyronin kompanine qe te zbatonte ligjet, te kryente investime ne infrastrukture, te paguante taksat, te kontrollonte shfrytezimin barbar te nentokes, etj.
Mirepo sot qeveria e ka mbyllur gojen, si per cudi. Dhe banoret ne zone thone se, thesin me dollare qe dikur e mernin te tjere, sot e mer dikush tjeter ne qeverine e re.
Po vazhdoi keshtu, qeveria e re do ta mar goditjen pas koke, qe ne zgjedhjet lokale qe po vijne. Veproni sa nuk eshte vone.
ishim me mire, atehere kur ishim keq.
nga leximi i artikullit, me beri pershtypje mesazhi i z. Leonidha çobo derguar te interesuarit:
“Zoti Benard, nga informacioni që unë kam, ju s’jeni dëmtuar në punë, por keni hernie. Keni marrë gjithë ndihmën e duhur, bile më shumë se detyrimet e kompanisë. Ju uroj shërim të shpejtë”.
qe ketu, duket se ne c’duar ka rene i ziu puntor. ky pohim, i drejtuesit, eshte “kontribut ne shkencen e mjekesise”, prandaj te nderroje vendin e punes. pergjegjesi i personelit qe e ka marre ne pune te interesuarin duhet te pohoje se ne dokumentat e tij te pranimit, nuk ka te regjistruar semundje te tille. ndryshe, ai nuk duhej te punesohej aty!
@Lora ? Ja u jap unë përgjigjen e pyetjes “a ka qënë gjallë ndonjëherë sindikalizmi shqiptar”? Po ka qënë por vetëm atëhere kur pi ujë në kafenetë pranë drejtorisë së policisë!? Vetëm me ujë rron. Nuk pi as kafe,as lengje,asgjë… “Punë brekdhjerësh janë ata të nahijes sindikale”!? Nuk e di a u përgjigja saktë znj(z)Lora? Nderime dhe si shumë e(i) stuhishme jini në komente! Do t’ja u gjejë adresën vishua!?