Në orët e para të mëngjesit të 3 tetorit 1949, saktësisht më 09.25 minuta, Mit’hat Frashëri u gjend i vdekur në dhomën e tij në hotelin Winthrop, 351 Lexington Avenue në Nju Jork. Në këtë hotel ai kishte gjetur strehë që nga mbërritja e tij tri javë më parë së bashku me anëtarët e tjerë të Komitetit Kombëtar ‘Shqipëria e Lirë’. Një mjek deklaroi se shkaku i vdekjes për pothuaj 70 vjeçarin Frashëri kishte qenë një atak kardiak, si pasojë e jetës së mundimshme dhe lodhjes në vitet e fundit. Megjithatë, dëshmitarët okularë që ishin takuar me Frashërin gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara e përshkruajnë atë si një njeri plot gjallëri dhe energji. Në këtë mënyrë ata lanë të nënkuptohej se shkaku i vdekjes së Mit’hat Frashërit nuk ishte zemra e lodhur…
Për herë të parë në këtë faqe sillen tre versione për eliminimin (me helm a ndonjë mënyrë tjetër) të Mit’hat Frashërit 65 vjet më parë. Natyrisht, është një nevojë e historianëve dhe e hulumtuesve që të kërkojnë dhe të gjejnë të vërtetën.
Versionet e eliminimit
Ka nga ata që edhe sot e kësaj dite besojnë se Mit’hat Frashëri ka vdekur natyralisht. Në të vërtetë, duke pasur parasysh një personalitet politik aktiv të përmasave të tij dhe aktiv në kohën kur ka ndodhur vdekja, lindin shumë dyshime për një vrasje të mirëfilltë politike. Nuk është ky rasti i parë. Kanë ndodhur vrasje të tilla jo vetëm ndër shqiptarët dhe që njihen botërisht, para dhe pas vrasjes së Mit’hatit. Është e drejta e atyre që besojnë se kjo nuk ishte një vrasje politike, pavarësisht se është versioni më pak i besueshëm.
Në librin që sapo është botuar në Shtetet e Bashkuara nën titullin ‘Operation Valuable Fiend’ (Operacioni “Kundërshtari i Dobishëm”) të autorit Albert Lulushi, dyshimi për vdekjen natyrale të Mit’hat Frashërit është krejtësisht i dukshëm. Dua të theksoj këtu faktin se kemi të bëjmë me një botim shumë të rëndësishëm, për faktin se në këtë libër hidhet dritë për një periudhë kritike të shtetit shqiptar mbështetur në dokumente autentike të CIA-s, të deklasifikuara tani së fundmi.
Tre versionet e vrasjes
Versioni i parë që hidhet është ai se në vdekjen e Mit’hatit, ka dorë Sigurimi i Shtetit shqiptar. Ndërkohë që kishte një operacion paramilitar ushtarak i CIA-s për të përmbysur me dhunë regjimin komunist të Tiranës, në pamje të parë ky duket versioni më i besueshëm. Mit’hat Frashëri ishte i parapëlqyeri i amerikanëve dhe ishte caktuar Kryetar i Komitetit Kombëtar ‘Shqipëria e Lirë’. Për këtë ka ndikuar origjina familjare e tij, paraardhësit e tij emërmëdhenj si Abdyli, Naimi e Samiu, por edhe vetë ai për erudicionin që zotëronte dhe për qëndrimin që kishte mbajtur gjatë luftës. Megjithëse ai ishte Kryetar i Ballit Kombëtar, nuk u bë kolaboracionist dhe nuk u bë pjesë e asnjë kabineti kuisling. Pra kishte më shumë besueshmëri se të arratisurit e tjerë.
Ky Komitet ka filluar të funksionojë në gjysmën e dytë të vitit 1949, më saktë në gusht të atij viti. Mirëpo, ky version rrëzohet vetvetiu kur mendon se jemi në vitin 1949, kur Shqipëria kishte më pak se katër vjet e dalë nga lufta, pa marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe mbi të gjitha një shtet i varfër me shumë pak mundësi për të financuar një operacion të tillë.
Versioni i dytë: Shteti shqiptar i asaj kohe ka shfrytëzuar lidhjet e ngushta me KGB-në sovjetike ose aleatë të saj për të asgjësuar kundërshtarët e vet jashtë shtetit dhe në SHBA. Mirëpo me teknikat e komunikimit të asaj kohe, me prishjen e marrëdhënieve me jugosllavët dhe me marrëdhëniet ende të pakonsoliduara me sovjetikët, duket e pabesueshme që të ketë funksionuar kjo linjë veprimi për të eliminuar Mit’hat Frashërin.
Edhe ky version duket pak i besueshëm, duke parë situatën e atyre viteve dhe aktivitetin politik të Mit’hat Frashërit gjatë viteve të para menjëherë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Po i referohemi librit që sapo përmenda pak më sipër të Albert Lulushit. Ekziston dhe një version i tretë që nuk është thënë ndonjëherë, por që ndoshta është më i besueshmi nga të tjerët, për rrethanat dhe mënyrën se si janë zhvilluar ngjarjet në atë kohë.
Herri Fullc dhe Komiteti ‘Shqipëria e Lirë’
Më 14 shtator të vitit 1949, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit ‘Shqipëria e Lirë’ kanë mbërritur në Nju Jork, pas disa telashesh në konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Londër për punën e vizave. Vetëm Mit’hat Frashëri dhe Abaz Kupi kishin pasaporta të vlefshme të lëshuara nga legata mbretërore shqiptare në Kajro. Të tjerët kishin probleme të natyrave të identitetit dhe të vendeve nga ishin dhënë pasaportat. Një zyrtar i Operacioneve i priti ata në aeroport, rregulloi transportimin e tyre dhe i ndihmoi të sistemoheshin në një hotel. Robert Lou i takoi pasdite dhe shtroi një darkë për ta, ku mori pjesë dhe Herri Fullc dhe Reuben Markham. Fullci ishte një emër shumë i njohur dhe i respektuar ndër shqiptarët, si themelues i shkollës teknike amerikane të Tiranës në vitet 20-30 dhe si një diplomat kryesor i ambasadës amerikane në Tiranë në vitet 1945-46. Në fund të asaj darke, Lou i ka dhënë çdo anëtari të Komitetit ‘Shqipëria e Lirë’ nga 500 dollarë (rreth 5 mijë dollarë me vlerën e tanishme) për të mbuluar shpenzimet e mundshme dhe të paparashikuara gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Fullci pranoi të shërbente si një shoqërues i Komitetit, por këmbënguli të qëndronte në hije për të shmangur ndonjë publicitet që lidhej me emrin e tij. Frika e Fullcit në këtë rast konsistonte në faktin se, në rast se qeveria e Tiranës do të merrte vesh se Fullci kishte lidhje me këtë Komitet, do të merrte masa drastike kundër gjithë ish-studentëve të tij në shkollën amerikane të Tiranës.
Sidoqoftë, Fullci i ka qenë në shoqërinë e Komitetit ‘Shqipëria e Lirë’ për ditë me radhë në Nju Jork e Uashington, duke vëzhguar nga afër udhëheqësit e Komitetit, për të cilët dha një raport të hollësishëm…
Disa ditë më pas, më 3 tetor Mit’hat Frashëri u gjend i vdekur.
Operacioni i CIA-s
Sikurse më ka pohuar autori i librit ‘Operation Valuable Fiend’, Albert Lulushi, gjatë një interviste për gazetën ‘DITA’ vitin e kaluar, “në 22 qershor 1949 CIA aprovoi dhe vuri në zbatim operacionin shqiptar me emrin e koduar BGFIEND, objektivi final i të cilit ishte përmbysja e qeverisë Hoxha. Ky ishte operacioni i parë para-ushtarak në historinë e CIA-s, aktivitetet e së cilës deri në atë kohë ishin kufizuar vetëm në mbledhjen dhe analizën e informatave për qeverinë amerikane. Për gati një vit, mbeti operacioni më i rëndësishëm para-ushtarak që agjencia ndoqi. Nga mesi i 1950-s, për një sërë arsyesh që shpjegohen në librin tim, CIA e braktisi objektivin final të operacionit – pra përmbysjen e regjimit komunist, sido që vazhdoi luftën në frontin psikologjik, ekonomik, të propagandës dhe të zbulimit. Përmbysja e qeverisë komuniste erdhi sërish në plan të parë në fillimin e 1953-shit, kur CIA hartoi planin për një grusht shteti në Shqipëri, që do të fillonte në 1 korrik 1954, detajet e të cilit përshkruhen në librin tim. Ky plan nuk u aprovua sepse në atë kohë CIA po ndërmerrte operacione të ngjashme në Iran e Guatemalë, të cilat në atë kohë rezultuan shumë më të suksesshme se operacionet kundër Shqipërisë. Ndryshimet gjeopolitike që solli ardhja e Hrushovit në fuqi, të kombinuara me humbjet e agjentëve të kapur ose ekzekutuar nga Sigurimi, sollën braktisjen e aktiviteteve kundër Shqipërisë në 1954, dhe anulimin e plotë të operacionit të CIA-s në fund të vitit 1959.
A ka dorë Ahmet Zogu në eliminimin e Mit’hatit?
Sidoqoftë, ideja, nisma dhe nxitja për të ndërmarrë një operacion paraushtarak për të përmbysur regjimin komunist të Tiranës ka qenë e Ahmet Zogut, ish-mbretit që u arratis ditën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste në 7 prill 1939. Ja si ka ndodhur. Ahmet Zogu ishte rezident në Kajro të Egjiptit ku mbreti Faruk i asaj kohe, me origjinë shqiptare, i kishte ofruar Zogut strehim politik. Më 23 dhjetor të vitit 1948, Sotir Martini, ministër i Oborrit mbretëror shqiptar në Egjipt, i dorëzoi një letër kolonel Norman Fiskes, atasheut ushtarak amerikan në Kajro. Në atë letër përcillej propozimi i Ahmet Zogut për të bashkëpunuar me amerikanët për të përmbysur regjimin komunist në Shqipëri. Zogu mendonte se kishte ardhur momenti për të rivendosur në Shqipëri një qeveri të lidhur me fuqitë perëndimore. Sipas Zogut, në Shqipëri kishte një pakënaqësi të madhe në popull me regjimin që u vendos pas luftës dhe njerëzit ishin gati ta përmbysnin atë në rastin më të parë. Në vitin 1948, më saktë në vjeshtë të atij viti kishte ndodhur prishja e Tiranës me Titon, ishte goditur klani i Koçi Xoxes dhe Zogu mendoi se ky ishte një moment i volitshëm për t’u rikthyer në pushtet…
Atasheu ushtarak amerikan e kuptoi menjëherë rëndësinë e propozimit të Zogut. Pak ditë më vonë ai e ftoi Zogun në vilën e tij në Aleksandri për një bashkëbisedim sy ndër sy mbi idetë që Zogu theksonte në letrën e tij…
Në ditët e para të vitit 1949 ideja e propozimit të Zogut u bë më e qartë, ndërsa mori mbështetjen e amerikanëve. CIA ishte gati ta mbështeste një operacion paramilitar për të përmbysur regjimin e Tiranës. Më 30 prill 1949 dy përfaqësues të ambasadës amerikane në Athinë u takuan me Mit’hat Frashërin në Pire, diskutuan mbi këtë ide dhe ranë dakord për krijimin e një fronti të bashkuar kundër qeverisë së Tiranës. Në atë front do të bënin pjesë ballistë, legalistë dhe të arratisur të tjerë politikë që nga koha e luftës. Mit’hati pranoi të merrte kryesimin e këtij fronti. Ky front sikurse dihet, mori emrin Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë. Ky komitet në njëfarë mënyre do të kishte atributet e një qeverie në mërgim dhe kjo me sa duket e ka bërë Zogun të hezitojë dhe të vihet në lëvizje që pushtetin, pas përmbysjes së qeverisë komuniste të Tiranës, të mos e merrnin ballistët.
Mirëpo është interesante të njihet sjellja e Zogut paskëtaj. Të njëjtët amerikanë që u takuan me Mit’hatin në Athinë, shkuan dhe takuan Zogun në Kajro më 5 maj dhe diskutuan të njëjtat gjëra dhe çfarë ishte arritur me Mit’hatin. Këtu fillon kthesa, apo më mirë hezitimi i Zogut. Ai zvarrit bisedimet, vendos kushte për pjesëmarrësit në udhëheqjen e frontit, ndryshon mendime në momentet e fundit, ndërsa më 14 qershor 1949 theksoi: Nëse Frashëri jepte dorëheqjen ose nuk ishte në gjendje të kryente funksionin e tij për ndonjë arsye tjetër, Zogu kërkonte që ai të konsultohej për zgjedhjen e pasuesit të tij ose për ndonjë ndryshim që do të ndodhte në anëtarësinë e komitetit ekzekutiv.
Janë proverbiale mosmarrëveshjet midis ballistëve dhe zogistëve në mërgim pas luftës. Edhe Komiteti ‘Shqipëria e Lirë’ i fashiti përkohësisht mosmarrëveshjet, por nuk i largoi përfundimisht ato. Këto mosmarrëveshje që shkonin nga baza deri në udhëheqjen më të lartë të Komitetit, mendohen se janë një nga arsyet kryesore të dështimit të operacionit të financuar nga CIA (në qershor të vitit 1950, CIA akordoi 900 mijë dollarë ose rreth 9 milionë dollarë me vlerën e sotme të monedhës amerikane) për të përmbysur qeverinë e Tiranës. Në këtë operacion, përveç Ahmet Zogut e Mit’hat Frashërit, u përfshinë emra të njohur ballistësh, zogistësh e nacionalistësh të kohës së luftës, si Abaz Kupi, Abas Ermenji, Gjon Markagjoni, Said Kryeziu, Ismail Vërlaci, Hamit Matjani e të tjerë.
Ahmet Zogu ka qenë një mjeshtër i prapaskenave, kurtheve dhe vrasjeve politike prapa krahëve. Në kohën e mbretërimit të tij janë bërë disa nga vrasjet politike më të famshme, sikurse janë ato të Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Hasan Prishtinës, Avni Rustemit e mjaft patriotëve të tjerë. Vija logjike e mendimit të shpie se edhe në vrasjen e Mit’hatit mund të jetë tërthorazi dora vrasëse e ish mbretit. Njerëzit e Zogut ndodheshin në kryesinë e Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe rrinin bashkë me Mit’hatin, hanin e pinin së bashku. Kush më mirë se një prej tyre mund të ketë përshpejtuar vdekjen e tij? Ishte një luftë për pushtet dhe Zogu po përgatitej për t’u rikthyer në Tiranë pas përmbysjes së qeverisë së Enver Hoxhës.
Le të kemi parasysh se në kohën kur po organizohej opozita jashtë vendit me mbështetjen amerikane, qeveria komuniste shqiptare ishte realisht në momentet e veta më delikate: E prishur me jugosllavët dhe ende e pa marrë seriozisht nga sovjetikët e largët, qeveria as pesëvjeçare në pushtet, që kishte në dorë një vend e popullatë të rraskapitur e tejet të varfër, kishte edhe një kokëçarje tjetër aspak të vogël. Është fjala për ngjarjet që morën emrin “Provokacionet e gushtit” të 1949-ës, ku ushtria qeveritare greke hyri në kufirin shqiptar teksa luftonte me forcat partizane gjatë luftës civile greke, dhe ushtria e re shqiptare angazhoi forca të konsiderueshme në kufirin jugor nga Korça deri në Sarandë. Komiteti “Shqipëria e Lirë” i konceptuar si qeveri në mërgim, në këto momente delikate për Tiranën e shihte më pranë se kurrë mundësinë e rikthimit në vend, dhe kryetari i këtij Komiteti, pra Mit’hat Frashëri, automatikisht bëhej kryeministri i ri i vendit. Ky republikan i patundur dhe ballistët, vërtet kishin rënë dakord me zogistët që pasi të merrnin pushtetin, forma e qeverisjes të zgjidhej me referendum popullor. Por mendja ta do që me shijen e pushtetit kaq afër, Ahmet Zogu s’kishte besim se ky “komplikacion” do zgjidhje në favor të monarkisë dhe Mit’hati ishte qartësisht një pengesë serioze.
Fakti është që iluzioni i rikthimit u davarit shpejt për të gjitha palët anti-komuniste në mërgim, të cilat vazhduan të zhyten në kurthin e sherreve dhe përçarjes, që u përcoll deri pas viteve 90-të.
Komiteti për Shqipërinë e Lirë
Mithat Frashëri e njoftoi krijimin e Komitetit për Shqipërinë e Lirë gjatë një konference për shtypin në Paris më 26 gusht 1949. Aty ai shpalosi qëllimet dhe përgjegjësitë e këtij Komiteti.
Komiteti Ekzekutiv përfshinte:
Mithat Frashëri, Balli Kombëtar, Kryetar
Abas Kupi, Legaliteti
Said Kryeziu, i pavarur
Zef Pali, Balli Kombëtar
Nuçi Kota, Legaliteti
Një Komitet i përgjithshëm që do të mbështeste Komitetin Ekzekutiv, përbëhej nga:
Halil Maçi, Balli Kombëtar
Abas Ermenji, Balli Kombëtar
Vasil Andoni, Balli Kombëtar
Gaqo Gogo, Legaliteti
Gani Tafili, Legaliteti
Asllan Zeneli, Legaliteti
Ihsan Toptani, i pavarur
Muharrem Bajraktari, i pavarur
Hysni Mulleti, i pavarur
Ekrem Telhai, i pavarur
Komiteti Ekzekutiv mbërriti në Londër më 4 shtator 1949. Ata vizituan studiot e Shërbimit Botëror të BBC-së, ku Mit’hat Frashëri regjistroi një intervistë 15 minutëshe për Shqipërinë e cila u transmetua në orën 4 pasdite me orën e Shqipërisë. Por shumë pak e dëgjuan mesazhin e tij në Shqipëri, pasi në atë kohë autoritetet shqiptare e lejonin përdorimin e energjisë elektrike pas orës 6 të pasdites.
Kush ishte Mit’hat Frashëri
Mit’hat bej Frashëri (1880-1949) ka qenë nëpunës i Perandorisë Osmane, publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Ai ka qenë gjithashtu nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.
Lindi në Janinë më 25 mars 1880. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit, nga familjet e Frashërit. Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore. Ka qenë pjesëtar i klubit të Selanikut. Nisi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, ai fillon botimin e gazetës “Liria” në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunon ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën/shtëpinë botuese “Mbrothësia”.
Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit më 14 nëntor-22 nëntor 1908. Mit’hat bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit për hartimin e alfabetit, kryetar i Komisionit ishte Atë Gjergj Fishta.
Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe udhëton për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në qeverinë e pavarësisë të krijuar nga Ismail Qemali ai zgjidhet ministër i botores. Më 30 mars 1913, ai jep dorëheqjen nga detyra prej indinjatës kundrejt qëndrimit të kryeministrit ndaj rrethimit të Janinës. Më 20 janar 1914, në një letër që i dërgoi gazetës “Përlindj’ e Shqipëniës”, së bashku me G. Cilka e Taq Buda, shkruanin: “…duam të blejmë një kalem të florinjtë që t’ia dhurojmë zj. Edith Durham si kujtim për shërbimet që i ka bërë kombit tonë me shkrimet dhe botimet e saj”. Këtë nismë të Mit’hat Frashërit, për blerjen e kalemit të artë, kjo gazetë e pati botuar më herët, në dy letra, përkatësisht më 7 dhe 10 janar. Mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Mit’hat Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Boton në Sofje më 1915, librin me shënime “Shënime mbi një udhëtim në Zvicër”. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Luzern, Zvicër. Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorie ai deklaron “Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufijve në Ballkan”. Në vitin 1920 ai vendoset në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922.
Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. Sipas Mehdi bej Frashërit: “Më 1924-1925 ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në Athinë, i cili interesohej tepër për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Çamëri”.
Në vitin 1927, fillon të botojë sërish në Tiranë, revistën Diturija të cilën e kishte themeluar në Selanik më 1909 dhe më vonë në Bukuresht gjatë qëndrimit të tij atje. Në Tiranë themelon dhe librarinë Lumo Skëndo. Në 4 prill 1929 Mit’hat Frashëri në testamentin e tij:
“Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin’ e një “INSTITUT ALBANOLOGJIE” që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.”
Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet aktivitetit politik. Pak muaj pas hyrjes së italianëve disa krerë mblidhen për të venduar një qëndresë të mundshme me bekimin e ardhur nëpërmjet Ali Këlcyrës prej stafit të Eduard Daladiesë. Pak ditë mbas hyrjes së italianëve nisi grupimi, dhe në shtator të 1939 nisi riorganizimi. Ai ishte Kryetar i partisë Balli Kombëtar. Merr pjesë në Kongresin e Mukjes në gusht 1943. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali.
Mbas përpjekjeve për të krijuar Komitetet Ndërkombëtare, i afrohet autoriteteve amerikane më 1947 për t’u vendosur në krye. Pas 2 vjetëve, më 12 maj 1949 i jepet viza. Por Mit’hati nuk jetoi aq sa për të parë nisjen e Operacionit “Valuable”. Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork, ora 9.25 minuta në hotelin Winthrop, SHBA, ai vdes sikurse u tha, si pasojë e një ataku kardiak. Kryesinë e Komitetit “Shqipëria e Lirë” mbas vdekjes së Mit’hat Frashërit e mori juristi Hasan Dosti.
Veprimtaria letrare
Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte “Kalendarin kombiar”, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani. Më 1901 ka shkruar jetëshkrimin për Naim Frashërin, novelat “Hi dhe shpuzë”, studimin mbi shqiptarët dhe të ardhmen e tyre të pagëzuar si “Pritmi i Shqipërisë”, ese sociopolitike dhe etnike “Plagët tona” (1924) etj. Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger” (1919), “Albanis et Slaves” (1919).
Mit’hat Frashëri ka përkthyer në shqip veprat “Guillaume Tell” të Lamartinit (1898), “Bëje të mirën pa hidhe në det” e Franc Hofmanit (1900), “Robinson Crusoe” e Defosë (1909) dhe “Psikologjia e edukatës” e G. Le Bon (1923).
Bibliofili Lumo Skëndo
Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mit’hat Bej Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mit’hat bej Frashërit. Rreth 40,000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen dhe janë pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

e ka helmuar sigurimi i enverit ;;;; “enveri coi 2 spiuna ne France per te akuzuar abaz kupin si tradhetar ;; shpifte se ka abazi ka ndihmuar gjermanet ;;;;;por abazi mori avokate franceze dhe ja treguan vendin zoraxhive te enverit ;;;; kishte deshmimtare angleze qe luftuan ne krah te abazit dhe bandes se tije per te cliruar shqiperine ;;;;;por enveri me leket e popullit paguante spiuna per te vrare shqiptaret jashte atdheut ,,
Nuk esht aq e jashtezakonshem te vdes nje 70 vjeqar ne vitin 49′ nga nje atak kardiak .
Po aty ku esht Ahmet Zogu afer aty patriotat vriten e kur merret parasysh perkrahjen qe e kishte Legaliteti ne vazhdimesi nga Serbet hiq nuk esht variant i pabesueshem eleminimi i M.Frasherit nga njerez te Zogut, qe ti hapen rruget interesave serbe te cilet ne rrast suksesi te operacionit mbroheshin nga Ahmet Zogu 1 per 1 , duke i eleminu armiqt e perbashket si Gurrakuqi, H.Prishtina, B.curri eetj.ne te kaluaren e parimisht gjdo patrioti Shqiptar ne te ardhmen.
Mitatin e rregulloj cia ashtu si dine vete http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Mesa lexova ne pershkrimin e aktivitetit te Mit’hatit dhe te Zogut me amerikanet, mu krijua pershtypja qe secili prej tyre kishte me shume merak te kishte pushtetin ne dore, pak rendesi ka se qysh e merrnin.
Fakti qe Zogu ja mbathi dhe e la Shqiperine ne dore te italianeve ne 1939, iku e i beri parate rrush e kumbulla neper Evrope, e pastaj kur i erdhi veza ne 1949 mendoi qe hopa, erdhi momenti dhe po kthehem ne fron, flet qarte per mendimin tim sesa e donte Shqiperine.
Mit’hati nga ana tjeter, me nje te kaluar te dritur e me shume sherbime ndaj Shqiperise e shqiptareve, nuk beri ndonje gje te madhe gjate luftes. Fakti qe nuk bashkepunoi me gjermanet, nuk eshte argument lehtesues, por neutral. Ai nuk e mori shume mundimin te bridhte maleve e t’i kundervihej pushtuesve. Me pas, nuk e mendoi shume gjate ne 1949, por kur pa nga larg karriken e kryeministrit qe te afrohej, iu vardis amerikaneve e praktikisht u vu ne sherbim te tyre.
Te dyve u aplikohet nje shprehje italiane “Minima spesa, massima resa” (shpenzim minimal, perfitim maksimal). Te dy dmth mendonin qe me rehatllik e pa i bere kepucet shume me balte, te viheshin ne krye te vendit.
Nuk e di po kjo me le nje shije te hidhur per keta personazhe te historise…
Nje koment shume analiktik. bravo Albi! Me pelqeu.
Ne koment qe tregon se asnje nuk dini per diasporen e vjeter,e cila ne cdo dasme,ne cdo vdekje ishte bashke…
Agim Hamiti,ketij populli gomar dhe sidomos hajvaneve komunist ju u a tha Nikita rusi
krietari i komunisteve { Qeverija shqiptare eshte shitur per 30 aspra tek perendimi.}
Ketij populli nuk i mbushet mendija ,se armiku i lirise dhe i demokracise se tij jane
Angloamerikanet.
ti more tartuf ose je i humbur ;;; ti ka honger dhija librat ne katun ;;ose nuk din me lexuar ;;je alfabet ;;ose je debile ;;; a e din ti more fshatar i varfer se pa ameriken ti dhe rraca jote do te folje gjermanisht sot akoma ;;a e din ti more coban se anglia curcilli ;; franca dhe bota stalini ju luste amerikes te hynte ne lufte ;;; se pa ameriken nuk e merballonin dot gjermanin ;;; a e din ti more cun komunisti se amerika i coi ne russie 500 mije kamiona per te terhequr topat ne lufte ;;; se amerika e ndihmoi me arme moderne rusine dhe boten ;; se pa armet e amerikaneve ;;pa te rijtr amerikane qe dhane jeten ne normandie ;;;ne italie ne bote ;;; jo enveri me 2 pushke qe kishte por asnjeri nuk emundete dot hitlerin ;;;; prandaj te jap nje keshille ;;; ;meso mire historine pastaj ;;; zhgaravit ;;;; ; te lindesh budallah nuk eshte krim ;;;por te vdesesh debile eshte fatkeqesi ;;
ALBANO @:
haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa, po ku eshte ndryshimi mor gjytyrym se popolli do te fliste gjermanisht , apo anglisht ?
çfare fitove ti me anglishten ?
Hiqe nga Lena dhe fyte nga Prena i thon kesaj qe ke shkruajtur …. haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Sikur te mesoje pak me mire shqip do te beje nje pune te mire per vete, pastaj thellou ne mesimin e historise se nuk eshte pune e lehte te japesh keshilla…
Fakte dhe argumente qe te bindin.Tipik A Zogu si vrases tinzar dhe i pabese ndaj kundershtareve te tij.Mit’hat Frasheri ishte i vetmi qe do i pamundesonte endrren andej nga ishte syrgjynosur… Republikani do te ishte seriozisht rreziku i te vetquajturit mbret per te rimarre pushtetin.
Historianet duhet te ndalen fort ne tentativat karakteristike te SHBA-ve per te permbysur qeverite e vendeve edhe pse jane me vote plebishitare,por jo te bindura per qellimet e saj…
Albano@:
80% TE PESHES se luftes se dyte boterore e mbajti rusi .
nastradin ;;;; ku e ke mesuar historine ;;; ta kane treguar veteranet e luftes qe pa pike turpi genjenin ;;;; apo ta ka mesuar babi komunist ;;; anglo amerikanet e bene luften na azi ne japon ;;;; ne afrike marok algeri tunizie ;;ne europe ;;Italie France belgjike hollande danimark suede dhe vazhdon akoma ;;; amerikanet kishin armet me moderne ne bote ;;;; asnjeher nuk ka pare bota nje zbarkim si ne normandie ;;;dhe urat i fabrikonit vete ;; avionat tanket xhipsat kamionat ;;po ta lexosh historine ne je gjuhe tjeter pervec shqipes ;;; ti do ta kuptosh mire ;;; meso nje gjuhe te huaj dhe mesoje mire ;te verteten ;;;hapi syte ;;;
Po u vrane 26 milion njerez andej nga bashkimi sovjetik o Albano Anglosaksoni apo s’ka gje….pastaj si gjuhe une them me mire Gjermanisht se jane me te drejteperdrejte o ishin….Mitati me Zogollin kishin rivalitet kush te ishte me spiun e me “zemermadh” per Shqiperine kur te kishin rrezuar Enverin. Me nje fjale enderra me sy hapur,por andej vepronte dhe nje fare Kim Philby nje agjent i dyfishte qe kishte gjithe informacionet si nga anglezet si nga Amerikanet dhe ua percillte keto ruseve ata ja conin sigurimit dhe ata qe nisnin me misione keta dy te lartepermendurit binin direkt ne duart e Kadriut me shoke…
Planet e zogistëve dhe ballistëve për të marrë pushtetin në Shqipëri pas vitit 1945 kanë qenë aventurizëm klasik .
Lufta Antifashiste Nacional- Çlirimtare nxori lakuriq para popullit tradhëtinë e ballistëve dhe zogistëve.Vitet 1945 apo 1950 , nuk ishin viti 1990 që , një erë e lehtë që fryu ,i fshiu nga skena politike komunistët .Në ato vite që Zogu e Frashëri thurnin këto plane, komunistët ishin në kulmin e lavdisë së tyre , ishin në kulmin e mbështetjes popullore. Në ato vite , s’ kishte Zot që të përmbyste komunistët.
Kur lexon planet e tyre , ndërmend të vjen Don Kishoti !
@ Albano qetsou,ky artikull nuk na flet per luften,por na kerkon te gjitheve te japim nje
mendje per vrasjen e Mit” hatit,nuk na flet per GJERMANISHT dhe nuk na flet per ANGLISHT. Mua me shum me vjen keq per ti,se sa te perbuz.Kondributin e Angloamerikaneve ne luften e dyte botrore e zvogelojne vetem { komunistet } nuk e zvogelojne qitetaret e botes dhe te shqiperise kurre. Amerikanet demokracine per veten
e tyre e rruajne si gjene me te shtrenjte.Amerikanet mbajne pergjegjesi te madhe per lojen
e tyre jo te sinqerte me shum popuj te vegjel ,duke bene pasare me aventuriere te ketyre
popujve per ineresa te tyre.Amerikanet kane bene loje shum te ndyre dhe me ne shqiptaret
duke pritur e perciellur e duke i ndihmuar dhe me para llumin e ketij populli vetem dhe vetem per te shkatruar dhe jo per te ndertuar ne mes te ketij populli? Le te mos te na dridhet
syri dhe zemra nga frika per te denancuar kete padrejtesi.Une Tartufi jam shtetas i USA.
GAZETARI I NEXHMIJES XHEVDET SHEHU TREGON NE DITA PERALLA ME MBRET
Po psikopatin Avni Rustemi qe vrau Esad Pashen, kryeministrin shqyptar qe kishte shkuar ne Paris te mbronte Vatanin nga coptimi fatal kush e trajnoi, kush e mesoi, kush i dha arme dhe fisheke dhe kush i dha LEKA per te paguar bileten dhe hotelet e shtrenjta ne Paris? Kush i perkthente ketij injoranti psikopati dru me pre qe nuk dinte te shkruante as shqypten letrare pale te komunikonte i vetem ne Paris? Kush ka dy pare tru ne koke dhe nuk eshte fanatik i Enver Hoxhes e kupton se pas vrasjes se Esad Pashes qendronjne bolsheviket e Moskes dhe kete gje e ka pranuar Fan Noli kur i dorezoi pushtetin vullnetarishti Ahmet Zogut dhe i tha:
SHPETO VATANIN!
sepse atdhetari demokrat Fan Noli megjithese me bindje te majta e kishte kuptuar qe Kulcedra Komuniste Ruse ishte me gjakatarja qe ishte shfaqur ndonjehere ne historine e Botes dhe e mohoi stalinizmin sovjetik dhe nuk pranoi asnjehere ne jeten e tij qe te kthehej ne Shqypnine Komuniste te Enver Hoxhes duke mbajtur relata krejt normale me Familjen Mbreterore deri ne fund te jetes se tij. Per kete refuzim te Nolit, Sigurimi i Shtetit me ndihme nga KGB-ja menjehere hodhi me spiunet e tij te paguar versionin e pabese qe Fan Noli ishte spiun i Moskes dhe ky Martir i Demokracise shqyptare u perndoq deri ne fund te jetes nga CIA, e cila e kishte treguar me pare se genjehej lehte nga agjentet e Kremlinit si ne rastin e Kim Filbit qe i hodhi ne duart e xhelateve komuniste te gjithe Patriotet e vertete shqyptare, perfshire ketu edhe Abaz Kupin, nje nga figurat legjendare te rrezistences shqyptare kunder fashizmit ne krah te anglezeve dhe amerikaneve.
Edhe me vrasjen e Esad Pashes kalemxhinjte e Enverit kishin sajuar versionin e tyre te porosise nga Ahmet Zogu, megjithese nuk perkon ne kohe historike dhe keta kalemxhinj jane bere tejet te pabesueshem ne sajimet e tyre sic eshte edhe tejet i pabesueshem enveristi dhe gazetari i Nexhmijes Xhevdet Shehu.
Ke te drejte per Nolin :
Ne vitin ……. Ne nje darke ku ishin mbledhur te gjithe baballaret e kombit ne amerike , qe kishin ikur prej diktatures komuniste , dhe jetonin me asistencen kapitaliste i bejne nje pyetje Nolit . :
Si keshtu more NOLI na i hodhi enver ?
degjoni ketu tha noli se ç’fare pyetje me bene ? pse fitoi Enveri ?
Me kujtohet nje histori e lashte greke .
Greket do te benin nje lufte , dhe vendosen te therasin ne parlamentin grek dy filozofe greke , qe te mbanin diskutimet e tyre ,
Me kushtin , qe kush do te diskutonte me mire , ai do te fitonte
dhe do te qendronte ne parlamentin grek pergjithmone .
Diskutoje Filozofi i pare , dhe te gjithe duartrokiten .
kur diskutoje filozofi i dyte duartrokitjet ishin me te medhaja , keshtu fitoje te drejten filozofi i dyte te rri ne parlament , kurse i pari e internuan ne nje ishull te greqise , ku atje ngriti nje shkolle fillozofie
Mbasi kaluan disa vjete filozofi i pare u jep per prvim nxenesve diskutimin qe kishte mbajtur ne parlament ate dite qe nuk fitoje dhe e internuan .
Nxenesit u pregatiten dhe shkuan ne provim .
Dhe ju pergjigjen filozofit se ata ne ate fjalim qe ai ishte denuar nuk munde te gjenin ndonje gabim , madje Diskutimi ishte perfekt.
I nxehur filozofi u thote:
Flisni keshtu se ju nuk e keni degjuar fjalimin e atij maskaraj ,
[ e kishte fjalen per fjalimin e filozofit qe fitoje edhe ndenji ne parlamentin grek]
Kjo ishte pergjigjja qe NOLI u ktheu azilanteve politik ne njujork .
Ja qe populli degjoje ate maskara Enverin dhe nuk ju degjoje juve .
Prandaj ngrini gotat , hani , dhe ju befte mire Asistenca amerikane.
Shqyptaret ishin merzitur nga Ahmet Zogu dhe i u luten Zotit:
O ZOT NA HIQ ZOGUN!
Zoti i degjoi dhe perzuri Zogun dhe i dergoi italianet e Duces.
Makaronaxhinjte ishin te bezdisur dhe i hengren te gjitha pulat dhe breshkat e Shqypnise dhe shqyptaret prape i u luten Zotit:
O ZOT NA HIQ ITALIANET!
Zoti i degjoi dhe perzuri italianet dhe solli ne Shqypni gjermanet.
Gjermanet nuk hanin pula dhe breshka, por nuk i honespsin dot talebanet dru me pre te Babe Myslymit qe qellonin nga nje plumb qorr prapa drizave dhe fshiheshin ne shtepite e tyre me pas si fshatare te ndershem dhe filluan te djegin fshatra dhe qytete. Shqyptaret te lemerisur i u luten perseri Zotit:
AMAN O ZOT NA HIQ GJERMANET SE NA SHUAJTEN FAREN TONE TE VJETER PO PASTAJ DERGO KE TE DUASH BILE EDHE DJALLIN VETE!
Zoti ne Qiell ja degjoi edhe kete here lutjen shqyptareve dhe i dergoi ANTIKRISHTIN Enver Hoxha qe e transformoi Vatanin si nje CIFLIG personal te familjes se tij dhe i beri shqyptaret si skllever mesjetare me pune te detyruar nate e dite per nje kothere buke.
Sa kam mundur kam masakrue shqiptar,duke ja nisur qe nga barinjet,mesuesat,profesoret e profesoresha,e gjere tek akademiket.Kam shkredhave gruan e kujt kam dashure,dhe ne fund koken ua kam prere qe mos ta dinin ka treti.Me duket se pakes ua kam bere shqiptareve .Kurr nuk gjeta nje shqiptar gjere ne vdekje qe te me hakmirret,per ato qe ua masakrova djemt e ua shkerdhava grat .Fara ime e Enverit u shtue ane e mbane trojeve.Rrofte Enverizmi,se vetem ne Enveristet dijme me sundue popullin shqiptar
o gjytrym nasruddin ti ke lindur idjot apo je bere me vone-por me siguri ke lindur i tille se dukesh nga komentet qe ben
Po u vrane 26 milion njerez andej nga bashkimi sovjetik o Albano Anglosaksoni apo s’ka gje….pastaj si gjuhe une them me mire Gjermanisht se jane me te drejteperdrejte o ishin….Mitati me Zogollin kishin rivalitet kush te ishte me spiun e me “zemermadh” per Shqiperine kur te kishin rrezuar Enverin. Me nje fjale enderra me sy hapur,por andej vepronte dhe nje fare Kim Philby nje agjent i dyfishte qe kishte gjithe informacionet si nga anglezet si nga Amerikanet dhe ua percillte keto ruseve ata ja conin sigurimit dhe ata qe nisnin me misione keta dy te lartepermendurit binin direkt ne duart e Kadriut me shoke…
Per NASRUDDININ….Ku i ke mesuar ti keto te verteta mor i shkalluar me “shqypten” tende se keshtu e shkruan,pra ti thua Avni Rustemi ishte dru me pre ti keshtu…!!! Po kulmi,ti na thua Esad Pashe “Atedhetari” ore cfare lloj ilaci pi ti? A ke bere ndonjehere kontroll tek psikiatri? Une mendoj se ti e cmend edhe ate. Pa le flet edhe per Nolin,paske qene prezent ti kur i dorezoi Shqiperine Zogollit. Me nje fjale ti i di te gjitha “kalemxhinjte thote” turkoshaku…Noli ka tallur trapin me ata deri sa vdiq,lexoje e kuptoje mire po nuk do arrish kurre!
CIA e ka eliminuar m.frasherin, siç ka eliminuar mija e mija nationaliste shqiptare,te gjithe perendimore,per te ndihmuar komunistet. Kishe d’y arsye CIA ketu:ceshtje e çamerise,ku me ndihmen e anglezeve u Vrane e u debuan mija came,edhe ceshtjen e zones mbrojtes nga rusia me mbrojtjen e Titos si figure komuniste ma te bute…
Kerkoni edhe pa ne arkiva se i keni arsyet me gjithe detaljet
Qe te kuptoni se cfare ka qene A.Zogu lexoni ne biblioteke kujtimet e Tanja Visaroves dhe kujtimet e Catin Saracit.Per me shume kerkoni ne Arkivin e shtetit dhe gjeni vendimin qe nxorri me firmen e tij per regjistrimin e pronave shteterore ne emrin e tij,mbasi qe te ishe mbret duhej te kishe prona si gjith mbreterit e botes dhe qe te vinte ne nivel me to nxorri dekretin e posacem.
Te ishte per ta vrare Mithat beun, Zogu e vriste kur ishte ne pushtet,Ne 1949,pushteti ishte”tigani ne zjarr..Enveri gjithmone kishte boll florinj per te hequr qafe ata qe i rrezikonin pushtetin.Shihni mos gjeni ndonje pusulle si ajo per Zai Fundon,ajo porosi qe i jep gjate luftes Nako Spiros dhe Gogo Nushit, per te vrare me atentat kunatin e vet Bahri Omarin,porosia per babe Myslymin qe te vriste te vellane ,atentati Mustafa Gjinishit,Anastas lulos e sadik premtes,Myslym Ketes…..
titulli korrekt mund te ishte: Valle ishte natyrale vdekja e Lumo Skendos? Kjo sepse termi vrasje do te thote qe ka vdekur nga plage te shkaktuara nga arme(te ftohta,te”ngrohta”,etj),kurse versioni zyrtar thote se nje mjek(!!)pa specifikuar nese ishte mjek ligjor a diçka e ketij lloji qe rendom perdoret ne konstatime vdekjesh prej organeve policore,tha se ishte fjala per atak kardiak.Pra,eliminimi fizik-jo vrasja,pasi elementet e vrasjes nuk ekzistojne-mbetet nje hipoteze.Ta bente Enveri nuk me ngjan,se kushtonte shume nje aksion i tille, ta benin amerikanet jo e jo,se u duheshin te tera opsionet,ta bente Zogu i bie qe peshku ishte ne det e tigani ne zjarr,se Zogu mund ta bente veç kur te rrezohej komunizmi ne Tirane.Me shume gjasa sipas meje ka vdekur nga ataku dhe paqja qofte me te.
@@@ 0 xhota? Hedh goxha versione për këtë frashërlliun por unë nuk kam ndërmend të merrem me hipoteza? Aty ka pasur një mjek që vuri diagnozën mjekësore ndërsa neve na kërkohet diagnoza politike e të vdekurit!? Domethënë të hedhim poshtë atë që ka përcaktuar mjeku dhe t’a përcaktojmë ne politikisht apo në rolin e hetuesit? Po i bie shkurt,-nuk i interesonte Enverit vrasja e M. Frashërit për shumë arsye por mbi të gjitha sepse nuk e shihte si kundërshtar potencial? Si kundërshtar potencial ai shihte A. Zogun prandaj në vendimet e Kongresit të Përmetit të 24 majit 1944 ju ndalua hyrja në Shqipëri!?? Madje ti e di projektplanin “t.sekret” të sigurimit të shtetit të vitit 1964-1965 për t’jua dorëzuar (në rast rreziku…) pushtetin “të parëve ballistëve dhe në asnjë mënyrë legalistëve” dhe kjo hedh poshtë cdo hipoteze e ide për likuidimin e M. Frashërit nga shteti komunist (kujto takimin me ish-shefin e kabinetit të Mihallaq Ziçishtit) !?? Madje ky shtet megjithëse iu fut Zogut deri në saraje nuk i dha asnjëherë urdhër 007-ës së vet për ta likuiduar??? Kaq kisha për hipotezen politike? Me të tjera hipoteza nuk merrem sepse cdo lundrim hipotetik është vetëm hipotetik? Por ty të lumtë “bytha e ullirit” se na gjen punë ? Nesër të pres pikërisht te kjo “bythë” e t’ja marrim një kenge? Shkrimin e ke shumë të mirë por ta thashë nuk dua të filloj të behem “mbimjek” e politikohipotetik? Nderime! Mos harro për neser që sipas planit tim hipotetikostrategjik i bie e shtunë e cila,sipas një hipoteze tjetër është para të djelës dhe sipas hipotezës së tretë i bie të jetë dy ditë para të hënës etj.etj? Tung!
0 xhota? Hedh goxha versione për këtë frashërlliun por unë nuk kam ndërmend të merrem me hipoteza? Aty ka pasur një mjek që vuri diagnozën mjekësore ndërsa neve na kërkohet diagnoza politike e të vdekurit!? Domethënë të hedhim poshtë atë që ka përcaktuar mjeku dhe t’a përcaktojmë ne politikisht apo në rolin e hetuesit? Po i bie shkurt,-nuk i interesonte Enverit vrasja e M. Frashërit për shumë arsye por mbi të gjitha sepse nuk e shihte si kundërshtar potencial? Si kundërshtar potencial ai shihte A. Zogun prandaj në vendimet e Kongresit të Përmetit të 24 majit 1944 ju ndalua hyrja në Shqipëri!?? Madje ti e di projektplanin “t.sekret” të sigurimit të shtetit të vitit 1964-1965 për t’jua dorëzuar (në rast rreziku…) pushtetin “të parëve ballistëve dhe në asnjë mënyrë legalistëve” dhe kjo hedh poshtë cdo hipoteze e ide për likuidimin e M. Frashërit nga shteti komunist (kujto takimin me ish-shefin e kabinetit të Mihallaq Ziçishtit) !?? Madje ky shtet megjithëse iu fut Zogut deri në saraje nuk i dha asnjëherë urdhër 007-ës së vet për ta likuiduar??? Kaq kisha për hipotezen politike? Me të tjera hipoteza nuk merrem sepse cdo lundrim hipotetik është vetëm hipotetik? Por ty të lumtë “bytha e ullirit” se na gjen punë ? Nesër të pres pikërisht te kjo “bythë” e t’ja marrim një kenge? Shkrimin e ke shumë të mirë por ta thashë nuk dua të filloj të behem “mbimjek” e politikohipotetik? Nderime! Mos harro për neser që sipas planit tim hipotetikostrategjik i bie e shtunë e cila,sipas një hipoteze tjetër është para të djelës dhe sipas hipotezës së tretë i bie të jetë dy ditë para të hënës etj.etj? Tung!
Ky Pëllumbi ta mbush mendjen vallahi? Mua m’u mbush po nuk e di a do t’i mbushet atij të vlorës?
Pse o hekal figura ti ma cakton mua kur mbush mëndjen unë ore? Hajt rri aty ku je dhe mos bëj shamatë se e di vetë nashti punën time? A dëgjove o figuré?
Sipas hipotetikut tim këtë frashërin e kanë vrarë te kallëmat tanë? Po do pyes njëherë hekalin dhe vlorën mos dinë ndonjë gjë më shumë ata Re ? Sh ë ë ë t se mos dëgjojnë hipotetikun tim se kush rri e merret me ata? Më mirë po i them të lumtë pena e mëndja o xhevdet shehu!