05 dhjetor 2019

anazapta

 

Nga Rexhep Qosja

 

1.

Jemi të tronditur.

Të gjithë.

Jemi të tronditur, me shpirt e me mendje.

Të gjithë.

Të tronditur në këto ditë para e gjatë Ditës së madhe në historinë tonë- Ditës së Flamurit kombëtar e shpalljes së Shqipërisë shtet.

Të gjithë.

Të tronditur për shkak të gjithë atyre viktimave, të gjithë atyre të plagosurve, të gjithë atyre traumave që nuk kalojnë lehtë e shpejtë, për shkak të gjithë atyre dëmeve të mëdha lëndore, ekonomike, shoqërore e kulturore.

Jemi të tronditur për shkak të tragjedive që pësuan nënat, fëmijët, vajzat e reja e djemtë e rinj, në lule të rinisë.

Tronditja e shkaktuar kësaj here prej tërmetit të 26 nëntorit është tronditje që zgjat shumë. Dhe, zgjat shumë për shkak se pushton ndjenjat, pushton shpirtin, pushton ndërgjegjen e gjithë atyre që mendojnë përgjegjshëm.

Kjo është tronditje në të cilën përmblidhen ndjenja e mendime për historinë, për bashkëkohësinë dhe për ardhmërinë tonë, por edhe për historinë, bashkëkohësinë, ardhmërinë në përgjithësi. Kjo tronditje na nxit të vetëpyetemi:

A kemi mësuar krejt çka duhej prej historisë?

A e kemi vështruar dhe kuptuar sa e si duhet bashkëkohësinë?

A kemi menduar largpashëm për ardhmërinë?

 

2.

Në këtë gjendje tronditjesh mund të jesh i pushtuar edhe prej mendimesh kundër natyrës dhe me mendime të tilla t’i drejtohesh asaj:

Natyrë! Natyrë! Natyrë e mrekullueshme në këtë planet që i thonë Tokë, Tokë me bukuri të jashtëzakonshme që nuk mund të merren me mend në asnjë planet a trup tjetër qiellor. Na e ke bërë të mundshme jetën në hapësirat tua tokësore, ujore e ajrore.

Pse kohë pas kohe po na e helmon jetën edhe me tragjedi, me tronditje, me pikëllime.

Përpos prej njerëzve, popujve, shteteve, fatkeqësitë, tronditjet po na vijnë edhe prej teje, Natyrë?!

Dhe po na vijnë me padrejtësi.

Hajde e mos e shpreh këtë mendim që nuk mund të mos thuhet këto ditë zie, kur i sheh arkivolet e tragjedisë dhe të pamëshirës natyrore!

Hajde e mos i shpreh këto mendime kur i sheh arkivolet dhe i dëgjon fjalët e medieve për tragjeditë që u mbyllën në ato arkivole:

Për tragjeditë e familjes Lala, të cilën e përbënte edhe Nëna me katër fëmijët, mes të cilëve binjakët dyvjeçarë, ndoshta ende duke u mëkuar nga qumështi i nënës.

Asnjë fjalë, asnjë figurë, asnjë mendim, asnjë pamje nuk është e mjaftueshme për të përshkruar, për të paraqitur gjithë tronditjen që na shkaktoi pamëshira tragjike me të cilën natyra e dënoi këtë nënë me katër fëmijët e saj, me binjakët e saj! Dhe të tjerët bashkëviktima me ta.

Hajde e mos i shpreh këto mendime kur i sheh arkivolet në të cilat u mbyllën tragjeditë e anëtarëve të familjeve Cara, Ndreu, Gregu, Vata, Reçi, Meçja. E të tjera, tragjeditë e të cilave na e copëtojnë zemrën.

Hajde mos i shpreh këto mendime kur i sheh arkivolet e dy vëllezërve kosovarë, Abazi, të valltares, të piktores, të studentes që donte të studionte arkitekturën e bëhej mjeke, të të rinjve të tjerë e të rejave të tjera që nuk pritën të provojnë të mirat e gëzimet që sjell pjekuria!

Por, hajde e mos e thuaj edhe një mendim tjetër që kë krejt nuk do e ngre kundër shqiptuesit të këtij mendimi: tronditjes që na ka pushtuar i kanë kontribuar disa njerëz, disa nga ata njerëz të zgjedhur gjatë 30 vjetëve tona për të krijuar institucionet e për të ngritur ekspertët që do të merreshin me të priturat e me të papriturat që mund të na sillte kur natyra e pamëshirshme e kur njëmendësia e keqkuptuar.

Dhe, këta njerëz i quajmë politikanë e shtetarë!

 

3.

Në këto ditë tronditjesh unë nuk mund të mos mendoj edhe për ato që kam parë e kam dëgjuar qe tridhjetë vjet në jetën partiake, politike, shtetërore shqiptare. E ato që dëgjoja dhe ato që shihja gjatë njëzet e katër orëve të ditës e të natës ishin e janë mosmarrëveshjet, zënkat, konfliktet, mosdurimet, urrejtjet e ndërsjella të forcave politike, në radhë të parë të prijësve politikë dhe të argatëve të tyre.

Deri në ditën e tërmetit tragjik nuk gjendej arsye, nuk gjendej mjet, nuk gjendej qëllim kombëtar, shoqëror, shtetëror a moral, më në fund njerëzor, që prijësit partiakë e shtetërorë të këtyre tridhjetë vjetëve do t’i  bënte e do t’i detyronte , më në fund, të merreshin vesh. Jo.

E mosmarrëveshjet e tyre, mosdurimet e tyre, zënkat e tyre, konfliktet e tyre, privilegjet e tyre dhe lukset e tyre janë ndër arsyet e degdisjes së gati dy milionë shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova në Botë gjatë10-15 vjetëve të fundit!

Tani, përnjëherë, pas tërmetit, pas fatkeqësisë natyrore, u pajtuan: gjetën atë që as këta e as ata paraardhësit e tyre nuk e gjenin kurrsesi më parë: u pajtuan!

Dhe, ai, kryetari partiak që qe sa vjet në Shqipëri, në Kosovë, në Ballkan, në Evropë e në SHBA flet vetëm për më të këqijat, më të ulëtat, më të poshtrat, më të zezat, më të krimshmet e Shqipërisë në politikën e atyre ndaj të cilëve është në opozitë, përnjëherë tha: me gjithë ndasitë që kemi, në nevojë jemi një komb! Por, Por!

Mendja e tij na mësoi se vetëm në nevojë, e jo edhe në tragjedi, vetëm në nevojë e jo edhe në gëzime, në nevojë e jo edhe në varfëri, jemi komb, jemi një komb!

Dhe kjo fjali megjithatë shumë shpejt u botua në rrjetet sociale të kundërshtarit politik – të të sulmuarit pa pushim shumëvjeçar!

Dhe, kështu u pajtuan! I pajtoi tragjedia e të varfërve! I pajtoi tragjedia e të shpërfillurve. I pajtoi tragjedia e të konsideruarve të tepërt! Por u pajtuan rrejshëm.

Mund të them siç po them se pikërisht tani kur këta rreshta po i qes në shkrimin tim po dëgjoj sulmet e dy Sulmuesve të pandalshëm ndaj të Sulmuarit të gjithnjëshëm – kryeministrit Edi Rama! Dhe, po i shoh Sulmuesit duke u sjellë ndaj pasojave tragjike të tërmetit si qeveri e dytë e Shqipërisë, që e shpërfill, s’e pranon Qeverinë që zgjodhi populli! Dhe, Shqipëria e Abdyl Frashërit, Vaso Pashës e Ismail Qemalit na bëhet Shqipëri me dy qeveri të papajtueshmë në ditët paskajshëm pikëlluese, tronditëse në historinë e saj!

 

4.

Dua të shpresoj, dua të besoj se pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 populli shqiptar do të jetë forcë politike me sy, me të cilët do të shohë më qartë se deri tash, forcë politike që e sheh qartë, që e kupton qartë gjendjen e vet, që e mendon qartë ardhmërinë e pasardhësve të vet, që mendon jo vetëm për premtimet e të priturat, si deri tani, por edhe për të papriturat natyrore, politike, shtetërore.

Njëmendësia aq e pritur, aq e ëndërruar, aq e dëshiruar na ka sjellë edhe shumë të papritura e shumë dëshpërime gjatë këtyre tridhjetë vjetëve. NA e solli edhe “qeverinë” e dytë në ditët më dhembjesjellëse!

Por, nuk jam pesimist.

Pesimist nuk mund të më bëjnë ata që postet politike i shfrytëzojnë për t’u qëndisur me miliona duke shfrytëzuar postet politike, ata që postet politike i shfrytëzojnë për t’u stolisur me vila në Gjirin e Lalzit e përgjatë bregdetit, në Brezovicë e Prevallë. Dhe jo vetëm. Jo. Kurrë.

Pas tronditjes sado e gjatë qoftë, që solli tërmeti, fatkeqësia, megjithatë, do të bëhet nxitje për forcim, për ngritje shpirtërore, etike, shoqërore, kombëtare, shtetërore.

Populli shqiptar, përpos gjatë këtyre tridhjetë vjetëve tranzicion, kurrë, në asnjë epokë a periudhë historike, nuk ishte pa figura historike si Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Jeronim De Rada, Konstandin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hoxha Tahsini, Jani Vreto, Abdyl Frashëri, Sami Frashëri, Naim Frashëri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Isa Boletini, që politikën e përdorën jo duke u pasuruar prej saj po duke u flijuar për Shqipërinë e për shqiptarët.

Durrësi, më i dëmtuari në tërmetin e 26 nëntorit, do ta marrë veten. Shumë tërmete ka përjetuar Durrësi: më 177 para erës sonë, më 334, 506, 1273, 1869, 1870, 1926, 1979… dhe shpejt e ka marrë veten. Ishte qytet i dëshiruar edhe prej të huajve, prej miqve dhe prej pushtuesve. Takimet me popuj të tjerë e kanë pasuruar kulturën e tij e qytetërimin e tij dhe e kanë shtuar lavdinë e tij historike e kombëtare. Fatkeqësinë e fundit natyrore, si edhe herët e tjera, Durrësi do ta përballojë, do ta mundë me dhuntinë e tij të madhe jetëkrijuese, gjallëruese ndërtimore e gjithëkombëtare.

Në sajë të dhuntive të Durrësit, në sajë të solidarësisë që treguan bashkatdhetarët kudo që janë sot e, sidomos, Kosova, shqiptarët e goditur prej tërmetit do të kenë gatishmëri e do të dinë të zbatojnë mësimet e rilindësve të mëdhenj të cilët me gjithë sakrificat e pamatshme e bënë Shqipërinë dhe e bënë shqiptarin: më të fortë, më të ngritur e më të zhvilluar në të gjitha pikëpamjet.

Fatkeqësia e 26 nëntorit do të përfundojë me fuqizim të përgjithshëm të shqiptarëve: të mundësive ndërtuese e krijuese.

E kuptueshme. Nuk është thënë pa dëshmi shumëshekullore se dhembjet e vuajtjet i bashkojnë njerëzit më shumë se gëzimet.

E tani për tani më e rëndësishmja është: të jemi – të gjithë me Durrësin, me Tiranën, me Thumanën e të gjitha qytetet, qytezat, fshatrat që i dëmtoi tërmeti, të jemi me ta me çka kemi, me çka mundemi e me çka dimë. Se ashtu do të jemi me shtetin amë, Shqipërinë, me Kosovën, me gjithë bashkëkombëtarët kudo ndodhen ata.

 

****

Prishtinë  2019. Botuar sot si kopertinë e DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

Share This Article
9 Comments
  • Mezi po pres te lexoj shuplaken satirike “Miqte e Nastradinit”. Jo per gje po e kemi dhe ne nje si bicim nastradini ketu ne forum. Eshte nastradin pro-perendi…morr, jo llafe. Nga ata te tredhurit fare-fare. Thoni c’te doni, por nastradini yne ka nje dekade qe na mban me gajret. Me mufkaxhi nuk e bon nona. Me qe ra fjala, kaqoli i forumit njihet ndryshe edhe si pejkameri, shahisti, poeti, kur therret qameti, etj. Eshte ai qe mburret gati cdo dite se medemek e pi kafen ke Tajvoni, pa e ditur (e nga te dinte i ziu nastradin, asokohe kishte shkuar me pushime dekadore ne kavalishencen e Spacit) se anash murreve te ish-mences kineze, kamunistet dikur benin shurren ne menyre kolektive. Ky eshte pikerisht shkaku, pse nastradini yne sot i ka aq inat kamunistet, sa nuk i shef dot me sy. Aq inat i ka, sa edhe varrur per koqkash atje maje plepit po t’i shohe nuk ka te ngopur.

      • Ku ta derdhi moj pikepyetje, ne gurmaz? E shkreta ti. Po hajt mos bej gjoja sikur zemerohesh. Nuk e ke per here te pare. Ja mbyll syte, numero deri ne trte dhe futi nje te gelltitur. Hajt te fala tufes se pikepyetjeve

        • Aj kadosh, kadosh bon sikur nuk kupton, ti nuk numuron fare mer qerrata, ti mezi pret ta thithesh pa dale mire. Te fal kryve te sat’om, edhe ajo e ka pas thith mire, kur ka qene mo e re sigurisht, se tashti ka problem me pordhet dhe me shurren qe i shkon shtremet.

  • ‘NASTRADIN’, PA RILINDUR SHTETI S’KA RINDERTIM!

    ”…do te jemi me shtetin ame,Shqiperine,me Kosoven,me gjithe bashkekombetaret kudo ndodhen ata”Rexhep Qose
    ——————
    Ne vend te paraDhenjes:
    Bukur,shume bukur mesazhi thirrje i njerit prej shqiptareve te medhenj ngelur gjalle ,akademikut Rexhep Qose per unitet!

    Unitet pa shtet,vete degjon e verte flet!
    —————
    Me gjithe respektin e madh ndaj shqiptarit te madh ,moshes dhe vepres se tij duhet ta pranojme se te flasesh pas 30 vjetesh per ‘shtet ame’ do te thote qe i nderuari akademik o ka jetuar e qendruar shume larg ‘shtetit ame’ gje qe nuk eshte e vertete ,o nuk e ka idene e konceptit shtet gje qe nuk eshte e vertete,o ne kete moshe nuk ja pranon arsyeja e nuk ja do zemra as ta shprehe e as mendoje e aqe me teper doje, qe populli shqiptar ka 30 vjet pa ‘shtet ame’ dhe pikerisht kjo eshte tragjedija e vertete e jo nje TERMET!

    Heshtja eshte filozofi!
    ———-
    Kam lexuar edhe per nocionin ‘heshtje’ nga akademiku Qose dhe nga shume filozofe te tjere!
    Ne sitiuatat tragjike qe po perjeton ky vend 30 vjet ,ky ‘termet’ duhet konsideruar nje grimce ne uje para shkaterrimit te shtepise se MADHE-SHTET!
    Prandaj kush nuk e kupton e aqe me teper nuk e ka perjetuar ne kurriz kete vTRAGJEDI njesoj si permbytje e madhe biblike gjeja me emire eshte te HESHTE,te zbatoje filozofine e heshtjes pse jo dhe te thenjes se nje intelektuali shqiptar Konices kur thosh:
    ‘Zoti i madh qe je ne qiell me jep forcen te hesht kur skam gje per te thene’!?

    Nese fjalet e profesorit akademikut,shqiptarit te madh Qose mund edhe te perdoren akoma si ‘melhem’ per plaget e hapura te shqiptareve pas 30 vjetesh ..”..kur shpirti vuen,/kur te dhemb e s’di ç’te dhemb,e syni gjum nuk ka,/urren nuk din ç’urren,don e s’din ç’don..” ,deklaratet,populizmi,bajgat pordhet qe dalin nga gojet-bythe te tere kesaj ‘politike’ KRRIMINALE brenda dhe jashte ‘dshtetit ame’ jane THIKA mbas SHPINE qe kerkohet tu jepen nje populli te tere te lene ne meshiren e fatit ne nje vend pa SHTET e pa ‘Zot’!
    Njesoj si ceremonine e nje varrimi tja besosh varrmihesit,vrasesit,hasmit!

    Edhe mund te degjohen ne kete tragjedi ‘fjalet’ e urta te shqiptarit Rexhep Qose,dhe me e keqja do ish :’Te mos u virej veshi’ ne kete tragjedi por te vazhdosh e te degjosh ‘ngushellime’ e aqe me teper ‘rilindje’ e ‘rindertim’ nga VARRMIHESIT e ish shtetit shqiptar per 30 vjet kryesuar nga antishqiptare,’çuna blloku’,.’çuna TirOne’ me ne krye krriminelin serb,kalifin SALI,Neronin qe dogjoi Shqiperi e tere kreret e xhihadit ne krye te 128 bandave ‘parti’ e nje kryehajduti simbol i korrupsionit LIKE FLORI kjo mne gjuhen shqipe perkthehet :’TE VRASESH VEHTEN’!

    ‘Nastradin'(per te mos thene Edvin)!
    ————-
    Nuk mund te behet KURRE rindertimi qe duhen VITE pa u bere me pare ‘RILINDJA’ e shtetit qe duhen vetem ‘DITE’!
    Kur nje politike KRRIMINALE e antishqiptare nuk eshte ne gjendje tu RILINDEa shtetin e shqiptareve te per,mbysur per 30 vjet nga THEMELET si mund te ‘rindertojne’ kush e si do rindertojne pasojat e nje tragjedije biblike 30 vjeçare qe si epilog kish nje TERMET mese ‘normal’ per çdo vend e per çdo shtet!?

    Uniteti i popullit ‘mbarekombetar’ rreth KUJT o inderuari akademik Rexhep Qose Shqipetar!?
    Shteti eshte ‘shtepija’ qe duhet te na mbledhe.,ku te fusim koken e kerkojme ndihme!
    Ne ‘shtetin’ 30 vjet,tragjikisht edhe Qose mire ca mender profesore qe jane ‘òputhur me milon’ se jane pjese e VARRMIHERSAVE ne krah te serb SALISE e Laike Florise,konsiderojme QEVERRINE dhe aqe me teper EDVIN-Zogist-Mavrine!
    Sepse ne si popull ‘koke palare’ nuk kemi qene te pergatitur per demoKroaci e aqe me teper demokraci parlamentare dhe pas 30 vjetesh faktet treguan se duar kryq pame si na u shkaterrua tere shtepija shtet me gjithe PASURI sepse:
    Me fjalet shtet,gjyqesor,egzekutiv,legjislativ,sistem bankar akademik,financiar QEVERRI-PARTI kemi nenmkuptuar kalifin SALI !.Tani EDVIN?

    Kush do ta beje ‘Raindertimin’!?
    ——–
    AShteti funksionon si nje ‘shtepi’-.godine qe mjafton mos i funksionoje appo jete e demtuar njera nga elementet struktures ‘baza themelet’,’arkitraret’,’kollonat…eshte e pa banueshme!
    Shteti eshte si MAKINE qe nuk ecen edhe sikur shoferi pa patente Edvin te jete ‘fenomen’ e i derguari i ‘allahut’ po nuk funksionuan tere sistemet!
    Nuk mund te behet ‘rindertim’ pa funksionuar parlamenti,sistemi financiar,bankar,sistemi mbi te gjitha GJYQESOR e PROKURORIJA qe duhet te jene te PARAT ne ‘vend ngjarje’ se dsa te arrije QEVERRIJA!

    Kush do te ‘KONTROLLOJE’ tere aktivitetin e rindertimit nga pikpamja LIGJORE,administrimit dhe mbi te gjitha EFEKTIVITETIN e 500 MILION Erove te pakten e INVESTIMIT!

    Çduhet bere!?
    ————
    Ate qe kjemi nja 3 vjet qe e themi ne kete te perditeshme:

    1.-Brenda 24 oreve parlamenti antishqiptar me FORCE te mblidhet ne emer te POPULLIT dhe te beje ndrydshime radikale te kushtetutes per kohe lufte!

    2.-Te detyrohet me force ne emer te POPULLIT ‘presidenti’ i ‘koke palareve’ te jape urgjent doreheqje brenda 24 oreve mbi bazenm e ndryshimeve kushtetuese!
    3.-Po brenda 24 oreve parlamenti antishqiptar me FORCE ne emer te popullit te zgjedhe nje SHQIPTAR te MORALSHEM jashte kesaj politike krriminale e antishqiptare!
    4.-Brenda 48 oreve te strukturohen tere istitucionet e drejtesise sipas reformes se RE !
    5.-Brenda 48 oreve te krijohet gjykata kushtetuese dhe tere istitucionet kushtetuese dhe te filloje funksionimi i SHTETIT e filloje Rindertimi ku shqiptaret ta kerkojne te drejtat e mohuara 30 vjet tek SHTETI i se drejtes dhe jo tek EDVINI !?
    Ne mos mjafton ‘gjendja e jashtezakoneshme’,me miratimin e SHBA-ve,OSBE-se qe na katandisen ne kete derexhe,le te zbatohet nje ‘forme tjeter’ qe e dine ato po qwe nuk po ja themi emrin si dikur ne GREQ po duan dhe jane te interesuar ta shpetojne nga shperberja te adshtuquajturen dikur ‘shtet ame’ apo SHQIPERII!

    P.S ‘NE EMER TE POPULLIT!

  • O milet. Nigjoni dhe mani vesh. Xhuxhumaku u ka bo tamom si pikepyetje. Tani ngjan tamam si kermill. Dhe ju pyesnit gjithmone c’eshte kjo vemje e peshtire pa shtylle kurrizore qe mbeti duke u jargavitur forumeve..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *