A DUHET RIKTHYER DËNIMI ME VDEKJE?

anazapta

Ngjarja tragjike e dy turistëve çekë që humbën jetën dy ditë më parë në Dukagjin, ka tronditur jo vetëm opinionin shqiptar.

Vrasja e tyre i kalon kufijtë e një vrasjeje të zakonshme. Ata nuk kishin hasmëri me kërrkënd në këtë vend. Kishin ardhur si turistë, si pasionantë të turizmit, si qytetarë të lirë të një bote të lirë që ata pretendonin se jetonin.

Humbja e jetës së tyre, tregoi se tjetër gjë janë ëndrrat dhe tjetër realiteti. Mbi të gjitha, tregoi disa cene të shëmtuara të shoqërisë aktuale shqiptare. Është mjaft i dhimbshëm fundi tragjik i dy turistëve, por edhe më i dhimbshëm është realiteti shqiptar përtej reklamave që ne i ofrojmë botës.

Ky krim i rëndë ka sensibilizuar shumë qytetarë, sidomos në rrjetet sociale ku kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri. Një mision i vështirë, përsa kohë vendet e Bashkimit Europian, nuk e kanë dhe për më tepër që e kanë të ndaluar edhe për vendet aspirante, siç është vendi ynë.

DITA sjell një forum me anëtarët e kolegjiumit të gazetës, të cilët japin mendimet e tyren në lidhje me idenë e dënimit me vdekje.

Në vijim, janë argumentet “pro” dhe “kundër” të Viktor Malajt, Bedri Islamit, Andrea Stefanit, Arben Dukës dhe Moikom Zeqos.

 

****

Viktor Malaj: Dënimi me vdekje të rikthehet për një numër të kufizuar krimesh

-Ngjarja e ndodhur dje me turistët çekë ka rikthyer edhe njëherë debatin në shoqërinë shqiptare nëse duhet aplikuar ose jo dënimi me vdekje. Duke u nisur nga kjo, por dhe disa ngjarje të tjera të rënda mendoni se Shqipëria duhet të rikthehet te vendimi i dënimit kapital për autorët e krimeve të rënda?

Debati lidhur me mbajtjen apo heqjen e dënimit me vdekje ka kohë që zhvillohet në botën perëndimore. Si miratuesit ashtu edhe kundërshtuesit e dënimit kapital kanë sjellë dhe sjellin argumentet e tyre, të cilat, jo rrallë, kundërshtojnë njëri – tjetrin. Shumë vende që konsiderohen demokratike e kanë akoma dënimin me vdekje. Në SHBA ky dënim është në fuqi në 31 shtete. Vetëm vjet u ekzekutuan 35 të dënuar dhe rreth 3000 të tjerë presin radhën e ekzekutimit. Personalisht, asnjëherë nuk jam bindur se ekzistenca e dënimit me vdekje cënon bashkëjetesën demokratike. Përkundrazi, bindja ime mbetet se ekzistenca në ligj dhe zbatimi në praktikë, në raste shumë të rralla dhe për krime me pasoja të rënda, i këtij lloj dënimi do të ishte një lloj tabele paralajmëruese dhe ndaluese që iu kujton gjithë kriminelëve se shkelja e saj të dërgon në ferr.

-Ne e kemi hequr një vendim të tillë për t’u përafruar me ligjet e Bashkimit Europian, por, për gjendjen në të cilën ndodhemi, çfarë kostosh do kishte rikthimi i këtij dënimi?

Dënimet në përgjithësi nuk kanë si qëllim vetëm ndëshkimin e ligjshkelësve por edhe ndikimin tek persona të tjerë që nuk përfillin as normat morale dhe as ligjshmërinë që rregullon bashkëjetesën shoqërore. Pra, ekzistenca e ligjit dhe e dënimit ka edhe karakter parandalues. Argumenti se jetën e njeriut nuk mund ta marrë askush, pra as shteti, dhe heqja e këtij lloj dënimi me këtë arsyetim, nuk qëndron. Shteti ka për detyrë të mbrojë jetën, shëndetin, pasurinë etj. e shtetasve të tij. Po, si ? Pse shteti paska të drejtë të ekzekutojë një kriminel në momentin që i drejton armën policit në rrugë apo që merr peng një punonjës banke dhe nuk paska të drejtë të ekzekutojë një individ që vret dhjetëra njerëz të pafajshëm nëpërmjet aktit terrorist, apo një përdhunues fëmijësh apo femrash që sjell si pasojë edhe vdekjen e viktimës? Pse forcat e sigurisë (shteti) paskan të drejtë të ekzekutojnë në vend një individ që i drejton armën presidentit apo kryeministrit dhe nuk paska të drejtë të dënojë me vdekje një shtetas që vret për grabitje, siç ishte edhe rasti i turistëve në Dukagjin ? A janë të barabarta para ligjit dhe moralit jetët e gjithë shtetasve, pavarësisht pozitës politike apo ekonomike ?

-Sa do të ndikoj rikthimi i dënimit me vdekje në uljen e kriminalitetit në vend?

Megjithëse do të isha dakord që dënimi me vdekje të rivendosej për një numër të kufizuar krimesh të rënda, rikthimin e tij e shoh si të vështirë për shkak të pozitës politike dhe të marrëdhënieve aktuale të Shqipërisë me BE. Unë besoj shumë se numri i krimeve me pasoja shumë të rënda do të ulej nëse do të zbatohej ky lloj dënimi ndaj individëve shoqërisht të rrezikshëm dhe krejt të pandreqshëm. Frika se pjesën e mbetur të jetës do e kalojnë në izolim (burg) nuk mund të jetë aq vetëkufizuese për kriminelët sa frika se jeta e tyre do të ndërpritej nëse kryejnë akte të rëndë kriminalë. Më mirë i izoluar në një dhomë me televizor e kompjuter apo i mbyllur hermetikisht dhe përjetësisht në arkivol?

****

Bedri Islami: Rikthimi i dënimit me vdekje është largim nga BE

-Ngjarja e ndodhur dje me turistët çekë ka rikthyer edhe njëherë debatin në shoqërinë shqiptare nëse duhet aplikuar ose jo dënimi me vdekje. Duke u nisur nga kjo, por dhe disa ngjarje të tjera të rënda mendoni se Shqipëria duhet të rikthehet te vendimi i dënimit kapital për autorët e krimeve të rënda?

– Përgjithësisht, vendet me probleme të rënda të kriminalitetit, ose që mendojnë se krimi mund të ndalet përmes një dënimi kapital, e kanë ende në fuqi vendimin me vdekje për rastet e skajshme, sidomos për këtë që cituat më sipër. Disa ditë më parë, në një pritë të organizuar dhe të menduar që më parë, ndodhi vrasja e oficerit Ibrahim Basha. Në zonën e Dukagjinit, për fat të keq, po ashtu, kanë ndodhur edhe më herët ngjarje të rënda, me vrasjen e turistëve të huaj, por edhe vrasje të tjera brenda shqiptarëve. Mjerisht janë të pazbuluara ose të padënuara dhe kjo i jep forcë e shtysë vrasjeve të tjera. Problemi shtrohet që në fillim: ishim të pjekur sa duhet për të hequr këtë ligj, të cilin e kemi hequr; dhe, është një gendje kaq e rëndë e kriminalitetit në Shqipëri, sa duhet rivendosur? Mendoj se nuk ishim të pjekur për heqjen e këtij ligji disa vite më parë, aq më shumë se gjërat kishin dalë dhe disa herë vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit. Ndaj ndodhin ende vrasje, dhe tani, për fat të keq, një vrasje nuk përbën më lajm. Vrasja e dy të rinjve çekë përbën lajm, pasi janë të huaj, por disa ditë më parë, nga një roje hashashi u bënë po ashtu vrasje të djemve të rinj dhe alarmi nuk ishte kaq i madh. Mendimi im vetjak është se me disa klauzola tejet të veçanta, njëjtë si kanë shtete të ndryshme, në Shtetet e Bashkuara, ligji mund të vendoset, por kjo do të ketë pasoja për vendin tonë, dhe këto pasoja do i bartin edhe qytetarë që nuk kanë lidhje me krimin, çka është shumica e popullsisë. Unë mendoj se ligji aktual, i cili njeh të drejtën e dhënies burgim të përjetshëm, duhet zbatuar ashtu si është; pasi këto të burgosur të përjetshëm, brenda burgjeve, kanë krijuar jo pak herë perandoritë e tyre, marrin leje me një çertifikatë mjeku e një shkresë bashkie,si ndodhi në Shkodër disa kohë më parë, e pasi dalin, bëjnë vrasje të tjera. Duhet të ketë specifika të veçanta, në mënyrë që dënimi i tyre të mos jetë një joshje për vrasje të tjera. Shqipëria, për fat të keq, ka të dënuar me burgim të përjetshëm që lëvizin fijet që nga qelitë e burgut në botën e krimit jashtë. Kjo duhet të ndryshojë domosdoshmërisht. Ndryshe, e përsëris, krimi, cilido qoftë, përbën një joshje.

-Ne e kemi hequr një vendim të tillë për t’u përafruar me ligjet e Bashkimit Europian, por, për gjendjen në të cilën ndodhemi, çfarë kostosh do kishte rikthimi i këtij dënimi?

Rikthimi i dënimit me vdekje do të thotë largim nga Bashkimi Evropian. Do të thotë kthim pas dhe pafuqi e shtetit për të vendosur ligjin e për të mbrojtur ligjin. Sepse ligji duhet mbrojtur, dhe kjo është më e rëndësioshme se sa vetë miratimi i tij. Në të vërtetë, shumë vende të bashkimit Evropian, kur përafrohen raste të tilla, do të kishin dashur të vendosin ligjin për dënimin me vdekje, sepse , jo rrallë herë, edhe atyre shpirti u vjen në majë të hundës. Por atje ka një gjë tjetër më të rëndësishme: politika nuk përzihet me krimin, nuk e mbështet atë për inat ose për hatër të qeverisë. Nuk di ndonjë rast që politika në shtetin gjerman të jetë bërë pjesë e krimit, si ndodh me opozitën në Shqipëri. Në se në Bashkimin Evrpian do të kishte pasur , qoftë edhe një të dhjetën e deklaratave që bëri opozita në rastin e lazaratit, të jeni të bindur, ato njerëz të politikës do të fluturonin nga vendet e tyre dhe do të ishin të përbuzur. Joshja e krimit nga politika, kjo duhet bërë pjesë e legjislacionit tonë. Të drejtat e fjalës së lirë mbarojnë aty ku shkelet e drejta e jetës.

-Sa do të ndikoj rikthimi i dënimit me vdekje në uljen e kriminalitetit në vend?

Mendoj se do të ndikojë përkohësisht. Gjithnjë do të gjenden gjyqtarë që do të bëjnë një “zgjidhje” për të mos dhënë një dënim kapital. Por, fillimisht do të ketë ndikim, vrasjet mund të ulen, nëse ligji do të jetë ktejt i thjeshtë, i paracaktuar dhe, më lejoni një krahasim jo të kohës, në se do të kishjim parasysh traditën zakonore shqiptare. Në se ligji do të ishte krejt i thjeshtë, pra, po vrave, do të dënohesh me vdekje, kjo do të ishte një masë parandaluese, dhe do të kishte efekt, por, e përsëris, të përkohshëm. Efekt maksimal do të kishte respekti ndaj lgjit, jo mbyllja e syve, por qartësimi i gjërave. Megjithatë, me këtë sistem drejtësie që kemi aktualisht në Shqipëri, ligji mund të vendoset, por nuk do të ketë zbatim. Do të jetë një kartë më e madhe në duart e gjyqësorit për përfitime më të mëdha. Ne kemi nevojë për redformimin e gjyqësorit, më shumë se sa për vendosjen e dënimit me vdekje.

 

****

Andrea Stefani: Jam për burgimin e përjetshëm, jo për dënimin me vdekje

-Ngjarja e ndodhur dje me turistët çekë ka rikthyer edhe njëherë debatin në shoqërinë shqiptare nëse duhet aplikuar ose jo dënimi me vdekje. Duke u nisur nga kjo, por dhe disa ngjarje të tjera të rënda mendoni se Shqipëria duhet të rikthehet te vendimi i dënimit kapital për autorët e krimeve të rënda?

Në sfondin e këtij krimi por edhe të mjaft krimeve të tjera dilema është mjaft tunduese. Të mos harrojmë se ne kemi edhe një dukuri tjetër si gjakmarrja që është një krim mjaft turpërues për ne, përveç të tjerash. Krimi i sapo ndodhur, por edhe shumë të tjerë, provojnë se dënimi me vdekje ekziston në Shqipëri. Nuk ekziston si drejtësi por ekziston si padrejtësi, si krim. A duhet t’i përgjigjet shteti vdekjes me vdekje si në kohën e Hamurabit? A mundet që drejtësia që nuk vret, pra pa dënim me vdekje, të mposhtë dënimin me vdekje si krim, si padrejtësi? Këto janë dilemat. Mendoj se kthimi te dënimi me vdekje, sado tundues, është një kthim i frikshëm prapa. Besoj se ka ende shumë për të bërë për ta shmangur këtë regres së qenuri akti i fundit shpëtimtar. Edhe për faktin se ne nuk e kemi parë akoma në veprim drejtësinë që nuk dënon me vdekje, pra që nuk vret. Por çfarë kemi parë? Kemi parë një “drejtësi” të korruptuar që fsheh provat e vrasjeve duke bërë që në qarkullim të ketë kriminelë të shumëfishtë që i kanë duart të lira me gjakun e kushedi se sa jetëve të marra. Shpresën për një luftë të suksesshme kundër krimit të vrasjes e shoh akoma te një pushtet drejtësie që nuk është krijuar akoma. Dhe mendoni sa e rrezikshme do të qe për jetën e njeriut të vendosësh dënimin me vdekje në një shtet ku nuk ka drejtësi.

-Ne e kemi hequr një vendim të tillë për t’u përafruar me ligjet e Bashkimit Europian, por, për gjendjen në të cilën ndodhemi, çfarë kostosh do kishte rikthimi i këtij dënimi?

Kostoja është evidente. Shqipërisë do t’i shtohej edhe një tjetër pengesë në rrugën drejt integrimit me Bashkimin Europian. Përveç kësaj, mendoj se rikthimi te dënimi me vdekje, përjashtuar një rasti kur mund të pranohej me konsensusin e partive politike, do të keqpërdorej politikisht për të spekuluar për gjoja rikthimin e diktaturës.

-Sa do të ndikojë rikthimi i dënimit me vdekje në uljen e kriminalitetit në vend?

Është vështirë ta thuash. Ka raste kur rivendosja e dënimit me vdekje nuk ka sjellë ndonjë rënie të shënuar të krimeve të rënda. Por krahasuar me gjendjen e sotme të korrupsionit kur vrasësit arrijnë të shijojnë lirinë duke blerë prokurorë e gjykatës, pa tjetër që do të sillte rënie. Por siç e thashë më sipër, para se të vijmë te domosdoshmëria e keqe e rikthimit te dënimi me vdekje, shqiptarët duhet të provojnë më parë një situatë me një drejtësi që nuk fal vrasësit. Të mos harrojmë se heqja e lirisë përjetë, është për njeriun një nga dënimet më të rënda. Zbatimi i një ndëshkimi të tillë për vrasësit, mendoj se do të sillte rënie të kriminalitetit. Ndoshta po aq sa një rikthim te dënimi me vdekje. Por që kjo të provohet, duket ngritur një pushtet i pa korruptueshëm drejtësie. Deri atëhere mendoj se nuk kemi të drejtë të bëjmë hapa prapa drejt dënimit me vdekje.

 

****

Arben Duka: Jam vendosmërisht pro dënimit me vdekje për kriminelët

-Ngjarja e ndodhur dje me turistët çekë ka rikthyer edhe njëherë debatin në shoqërinë shqiptare nëse duhet aplikuar ose jo dënimi me vdekje. Duke u nisur nga kjo, por dhe disa ngjarje të tjera të rënda mendoni se Shqipëria duhet të rikthehet te vendimi i dënimit kapital për autorët e krimeve të rënda?

Jo vetëm nisur nga ky rast, por dhe nga shumë raste të tjera që rezultojnë me vdekjen e njerëzve të pafajshëm, duhet të rikthehet dënimi me vdekje. Mendoj se vrasjet me paramendim,dhe vrasjet e përgatitura duhet t’i çojnë autorët drejt dënimit me vdekje. Mendoj se dhe killerët dhe përdhunuesit e fëmijëve duhet të dënohen me vdekje. Mund të ketë dhe krime të rënda ekonomike si rasti i vjedhjes së 7 milionë dollarëve nga Banka. Në kushtet kur terrorizmi ndërkombëtar po bën kërdinë, dënimi me vdekje do të qe i dobishëm për gjithë Bashkimin Europian.

-Ne e kemi hequr një vendim të tillë për t’u përfaruar me ligjet e Bashkimit Europian, por, për gjendjen në të cilën ndodhemi, çfarë kostosh do kishte rikthimi i këtij dënimi?

Europa e ka hequr dënimin me vdekje, nisur nga fryma kristiane, se Zoti ta jep jetën dhe vetëm ai ka të drejtë të ta marri. Mendoj se ka qenë një sfidë demokratike kundër SHBA-ve që e kanë në shumicën e shteteve këtë dënim. Po këtu ka një kontradiktë thelbësore. Vetvetiu të vjen në mend pyetja: “Kriminelët që marrin jetën e tjetrit mos janë gjë Zoti vetë?!.”

Rikthimi i këtij dënimi do të qe një stepje dhe frikë për shumë individë të botës së krimit. Një terrorist, me ligjet aktuale, mund të vrasi njëqind, njëmijë njerëz dhe t’ja hedhë paq vetëm me burg. Në BE ka shtete që as dënimin e përjetshëm nuk e aplikojnë dhe pse e kanë në kodin penal të tyre. Nuk më duket aspak normale që me taksat tona të mbajmë gjallë me ushqim e strehim e shpenzime ekstra gjithë këta vrasës të pamëshirshëm. Por dënimi me vdekje duhet të jepet kur mbi të akuzuarin nuk duhet të mbetet as hija më e vogël e dyshimit për krimin e bërë, mbasi në Amerikë ka pasur dhe dënime me vdekje, që më pas kanë rezultuar të gabuara.

-Sa do të ndikoj rikthimi i dënimit me vdekje në uljen e kriminalitetit në vend?

Kjo gjë vlen për t’u parë, por sigurisht ndikimet do jenë pozitive në zbutjen e kriminalitetit,që në fakt ka rritje të frikshme.

 

***

Moikom Zeqo: Nuk është zgjidhje rikthimi i dënimit me vdekje

-Ngjarja e ndodhur dje me turistët çekë ka rikthyer edhe njëherë debatin në shoqërinë shqiptare nëse duhet aplikuar ose jo dënimi me vdekje. Duke u nisur nga kjo, por dhe disa ngjarje të tjera të rënda mendoni se Shqipëria duhet të rikthehet te vendimi i dënimit kapital për autorët e krimeve të rënda?

Aplikimi i dënimit me vdekje është një çeështje standarde juridike që ende e kanë shumë shtete në botë. Dënimi kapital me vdekje për krimet e rënda në rastin konkret në Shqipëri-pavarësisht ngjarjeve makabre që kanë ngjarë – nuk mund të konceptohet si një “çelës magjik” dhe rikthmi tek dënimi me vdekje mund të ndikonte deri diku, por nuk do të zgjidhte në substancë ndonjë gjë të madhe, për këtë jam i sigurt.

-Ne e kemi hequr një vendim të tillë për t’u përfaruar me ligjet e Bashkimit Europian, por, për gjendjen në të cilën ndodhemi, çfarë kostosh do kishte rikthimi i këtij dënimi?

Shqipëria në integrimin europian me të drejte e ka hequr dënimin me vdekje dhe unë mendoj se kjo duhet respektuar dhe në prespektivë në pikepamje juridike.

-Sa do të ndikojë rikthimi i dënimit me vdekje në uljen e kriminalitetit në vend?

Nuk besoj se  rikthimi i  dënimit me vdekje do ta ndalojë kriminalitetin – do të ishte naive dhe madje patetike një gjë e tillë. Kriminaliteti është diçka më komplekse dhe shumë më e ndërlikuar – në fund të fundit ka të bëjë me emancipimin dhe ndërgjegjshmërinë shoqërore dhe individuale – me një përpjekje titanike për parandalimin e krimeve të rënda dhe të një koncepti më madhor të instrumentave juridikë dhe gjygjësorë ndaj precedentëve kriminalë. Kjo është rruga emancipuese dhe integruese.

Share This Article
4 Comments
  • Denimi me vdekje ne Shqiperi eshte bere i domosdoshem ,pas kaq shume ngjarjesh makabre qe kane ndodhur.Nuk jemi te pergatitur per kaq shume toleranc.Eshte e vertete se ndeshkimi me vdekje nuk e kthen jeten e humbur,por qeteson shpirtrat e te gjalleve,vendos vrasesit e lekundur ti largohen krimit makaber.Le te shohim historin per vende te tjera c’far efektesh ka pasur.Shqiperia duhet te bej nje referendum,qe populli te vendosper kete problem qe po kthen vendin tone ne varez.Si popull me besim te dobet fetar meshira kristiane duhet lene menjan.
    Per kriminelet me e madhia meshire eshte te jesh i pameshirshem.
    Ju lutem mos na beni te gjitheve me ndjenjen e turpit perpara botes se civilizuar,perpara femijeve tane qe ndodhen ne boten tolerante .Jepni krimineleve ate qe kerkojne.
    JEPUNI DENIMIN PER TE MOS PREKUR ME JETE TE PAFAJSHME.

    • Denimi me vdekje ne shqiperi duhet te kthehet dhe me urgjence por jo ne formen qe sugjerojne disa koke tule sic jane edhe te intervistuarit e ketij forumi.

      Denimi me vdekje duhet te vendoset ne radhe te pare per pushtetaret qe po e mbajne vendin te inkriminuar per te qen ne pushtet, si dhe per ata qe kane krimbur drejtesine – per gjykatesit si ata gjykates qe denojne per vrasje nje njeri si ky psikopati, i cili e ndryshon verdiktin e krimit deri ne 7 here pergjate procesit te gjyqit, vetem me 5 vjet burg – cfare mut drejtesie eshte kjo?

      Denimi me vdekje Duhet te rikthehet per cdo njeri qe manipulon zgjedhjet dhe prish demokracine dhe rregullat e vendit qe jane baza per luftimin e krimit banal – kjo do ti thyente hundet te parit Sali Berishes qe ka vepruar si derri me voten e popullit per gati nje cerek shekulli duke e bere veten njeriun pergjegjes per shkaterrimin e rregullave dhe kushteve me jetike per jeten e nje shoqerie.

      Denimi me vdekje duhet vendosur per kedo qe kapet ne vjedhje te pasurive te kombit me shuma marramendese, qofshin keto vjedhje si thesari i shtetit nga ish kryeministra kryetare parlamente apo pervetesim fondesh (qindra miljone eursh) nga ish ministra transporti – keto jane parate e shqiperise qe mund te perdoreshin per te financuar sherbimin e shendetit mendor ne shkalle vendi (dhe te teperonin) qe do te ishte hallka e pare ne luften kunder krimit banal si rasti i djeshem ne dukagjin – (pasi krimin e organizuar e shperbene vetem denimi me vdekje).

      Denimi me vdekje duhet rikthyer per te gjithe ata qe kane mare pjese ne aferta korruptive dhe i kane shkaktuar vendit deme te konsiderueshme ekonomike apo kompromentim te sigurise kombetare sic eshte rasti i shperberjes se ushtrise per shitjen e armatimeve pa marre parasysh pasojat (apo aq me keq duke patur si qelllim pasojat, dhe pasurimin e vet).

      Denimi me vdekje duhet rikthyer per te gjithe ata qe kapen duke djegur pyjet e shqiperise, per ata qe vene tritol dhe hedhin ne ere shtyllat elektrike. Per ata qe fshehin pasurite e tyre te egzagjeruara deri ne skandal apo per ata qe vene veten ne sherbim te ketyre fshehjeve – pasi ato pasuri jane te ndertuara me ore jete te popullit shqiptare qe nese do te viheshin ne total dhe te pjestoheshin me te ardhura mesatare per nje te punesuar ne shqiperi, do te dilte qe per cdo te pasuruar shifra do te kalonin disa qindra here jetgjatesine e njeriut shqiptare. – kjo menyre llogaritjeje shpjegon se si dhe se kush po e mban kete popull evropian skllave dhe te ndare nga fqinjet evropian dhe kush ja vlen te vritet me ligj.

      Nese ne do te duam nje vend te rregullt dhe nje shoqeri qe jeton jeten e vet ne baze te rregullave dhe ligjeve qe ajo shoqeri vendos per veten e vet atehere ne nuk mund ta fillojme duke vrare fakira te tille si ky fshatar i dukagjinit [qe me shume gjasa i ka ikur mendja kohe me pare se te arrinte ne kete pike] para se te vrasim apo te pakten te burgosim me burgim te perjetshem dhe pa kushte:

      Sali Berishen qe vodhi votat, dhe pushtetin e popullit zgjedhje pas zgjedhjesh, dhe drejtoi vendin ne katastrofen e 97- es nga e cila dolen armet per armatosjen e mijera psikopateve te kategorise se Sokol Mjacajt.

      Pergjegjesit e arratisjes se mark frrokut per te cilin shteti ka fakte se ka vrare komisarin e policise se shtetit.

      Ilir Meten qe u vertetua me filmim per shperdorim te postit te ministrise.

      Edvin Ramen qe po devijone nga hetimi dhe cuarja e drejtesise ne vend per 21 janarin dhe Gerrdecin.

      Nese doni ligj me vdekje ai le te vije dhe eshte i domosdoshem qe te vihet por ai duhet te ket si parakusht perfshirjen e politikaneve dhe gjyqtareve te korruptuar, pasi ne nuk mund te vrasim njerezit qe arrijne ne nivelet e larta te krimit banal pa vrare ata qe krijojne dhe mirembajne sistemin e industrializimit te krimit sic na kane bere dhe po na bejne politikanet tane.

      Ne fund te fundit Nukkapidhseme ne shqiperi qe te mund te justifikoje demet, ne njerez dhe materiale, dhe vdekjet qe jane shkaktuar prej administratave qeverritare ne shqiperi apozogkurveqe qe te na i krahasoje apo barazoje keto deme e vdekje me krimin e keti te ikuri per lesh nga dukagini, pasi administrata i ka kryer demet e saje ne menyre sistematike e ne shkalle industrialem ne nje menyre dhe sasi te atille qe do te na skllaveroje si komb per te pakten edhe nje shekull.

      Sokol Mjacaj eshte simptoma dhe jo shkaku i gjendjes se shoqerise shqiptare dhe duke vrare ate me shprese se do te arrijme te parandalojme skandale te tilla ne te ardhmen ne nuk kemi bere gje tjeter ne emer te shoqerise pervec se i kemi kruajtur koken po ja kemi lene morat brenda ne flok.

      Ligji me vdekje duhet te vije por jo thjesht per te kruajtur koken kur na kruhet por per te shtypur morrat qe shkaktojne kete kruhajtje sfilitese dhe qe po perhapin “”tifon”” qe po na zhduk si komb.

      Te vrasim me ligj por me ligjin qe eshte i barabarte per te gjithe dhe jo me ate ligj te cilit i shpetojne me te fortet e me te demshmit, pasi ai nuk eshte ligj por maliq i felliqur qe vetem vret per te mbrojtur dhe siguruar me te pasurit dhe me te fortet – ose te pakten per kete qellim do te imponohet.

  • duhete dhe emregjente se nuk mbahete me injoranca dhe mbeshtetja serbogreke dhe maqedone malazeze ata vine bejne vrasje plackitje dhe duke pasure komanden ne qeveri dhe media udhezojne qe gjoja e bene kya apo ai per asmeri qe ta shtojne qe te zhdukine kete popull sa me pare kurse denimi me vdekje mbylle shume kete fatkeqesi qe na e servire armiku i betuare i shqiperis dhe e zbatojne politikanete tane qe udhehiqene nga keta terorista qe na rethojne pra nuk e pranojne keta ne parlamente dhe udhezohene nga padronete e tyre qe ne te vritemi mes njeritjetrit

  • duhet me kthy denimin me vdekje.ne rradhe te pare per gjykatesit e korruptuar,prokuroret,nenpunesit e larte te shtetit ,politikanet…e ne fund kriminelet ordinere.fukers!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *