Kontaktet Berisha-Gazidede me Beogradin kanë ndodhur

anazapta

Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar, duke komentuar intervistën e dy ditëve të fundit të Bedri Islamit botuar në DITA pohon se ka mbi 10 raste, kur Berisha, me veprimet e tij të hapura, i delte në krah apo ndihmonte politikën antishqiptare të Millosheviçit.

Ai pohon se ka patur lidhje te fshehta të Berishës me Millosheviçin dhe famëkeqin Zhelko Raznatoviç Arkan. Nuk ka nevojë për dosjet e mbyllura. Ato të hapurat janë të mjaftueshme për të parë atë që “vetëm kush nuk do, nuk e sheh”, thotë Klosi.

Prof Klosi, gjatë dy ditëve të fundit gazeta “DITA” ka botuar një intervistë të gjatë me Bedri Islamin, ish-drejtues i UÇK-së, i cili ndër të tjera zbulon fakte të lidhjeve të ngushta Tiranë-Beograd gjatë kohës së Berishës president. Cili është komenti juaj?

Unë nuk u çudita nga ç’ka lexova në intervistën për të cilin ju flisni. Mund të them një opinion që rezultonte nga një analizë e burimeve të hapura, pra e mediave të kohës. Ishin mbi 10 raste, kur Berisha, me veprimet e tij të hapura, i delte në krah apo ndihmonte politikën antishqiptare të Millosheviçit. Shembujt më tipikë janë thyerja e embargos dhe qëndrimi ndaj Konferencës së Rambujesë. Veprime tipike në këtë aspekt kanë qenë ato kur Berisha krijonte probleme në Shqipëri, për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve dhe botës nga veprimet antishqiptare të Millosheviçit në Kosovë.

Flitet për përndjekje dhe dekonspirim që shteti shqiptar i kohës së Berishës u ka bërë luftëtarëve të UÇK-së, që nga Adem Jashari, Hashim Thaçi, e të tjerë. Është e vërtetë?

Eshtë fakt që shumë nga figurat kryesore të UÇK-së janë përndjekur dhe arrestuar në periudhën e “presidencës Berisha”. Pjesa më e madhe e luftëtarëve të dy grupeve, që qëndruan për disa kohë në Shqipëri në atë periudhë, u arrestuan nga serbët sapo shkelën në Kosovë. Natyrisht, këto fakte nuk mund të jenë prova “dashamirësie” ndaj UÇK-së.

A janë ditur prej jush lidhjet e Berishës dhe të Gazidedes në atë kohë me Arkanin dhe a përbëjnë këto lidhje veprimtari antikombëtare?

Çdo aktivitet që mbahet sekret, jo për motive të Sigurisë Kombëtare por për arsye personale, është pothuaj e sigurtë që ka natyrë antikombëtare. Ato kontakte janë kryer dhe nuk mund të justifikohen me asnjë arsye.

Bedri Islami pohon se Berisha dhe Bukoshi e dinin qysh më përpara vrasjen e Azem Hajdarit dhe ishin përgatitur për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998. Sa i vërtetë është ky pohim?

Edhe unë mendoj se Berisha e dinte se ç’do të ndodhte atë natë me shi, të 12 shtatorit 1998. Ngutja për të deklaruar skenarin dhe fajtorët tregon qartë se ai mezi po e priste atë që do të ndodhte. Ajo vrasje është pothuaj e tëra enigmë. Deri tani kanë dalë vetëm elementë të aspektit teknik dhe ekzekutiv. Berisha që pretendonte se dinte shumë, asnjëherë nuk pranoi të pyetej nga hetuesit, asnjëherë nuk u kujtua për premtimin që kish dhënë se më vonë (kuptohej, kur të vinte në pushtet) do siguronte sqarimin deri në fund të “vrasjes së shekullit”. S’u bë më i gjallë në këtë aspekt, me sa duket “patatja është shumë e nxehtë”.

Dhe një pyetje të fundit: Kur duhen hapur dosjet e asaj kohe? Ju vetë a besoni se do zbardhen ndonjëherë këto ngjarje?

Dosjet “janë të hapura”. Vetëm kush nuk do, nuk i sheh ato “dosje”. Unë këtu fola me informacionin e një qytetari që ndjek zhvillimet e ngjarjeve nga mediat. Kanë ndodhur hapur aq aktivitete antikombëtare sa që s’ka më nevojë për dosjet.

Intervistoi: Xhevdet Shehu

 

 

***

Pas 14 shtatorit, u përgjua për disa ditë telefoni i zyrës së Berishës

Në një rrëfim për Lorenc Vangjelin në “Java”, Fatos Klosi rrëfeu në tetor të vitit të kaluar që pas sulmit ndaj Kryeministrisë më 1998 dhe pas varrosjes së A. Hajdarit, me një urdhër gjykate është përgjuar për disa ditë telefoni i zyrës së Sali Berishës dhe transkriptet gjenden të dokumentuara në dosjen përkatëse. Ish-kreu i Shish pohon: “Po, e kemi përgjuar Berishën! Pak ditë pas vrasjes së Azem Hajdarit dhe revoltës së armatosur në Tiranë, një shqiptaro-malazez e urdhëron nga Teksasi që ta ‘mbyllë atë muhabet’. Dhe e mbylli”. Biseda ka ndodhur 3-4 ditë pas 14 shtatorit, dhe zhvillohej në anglisht, por verifikimet e analizat e shërbimit sekret arritën në konkluzionin se ‘urdhëruesi’ duhej të ishte një shqiptaro-malazez (në atë kohë Mali i Zi ishte ende pjesë e federatës me Serbinë).

Share This Article
10 Comments
  • jua them une ju ,,

    po sitja beja mo si tja beja, te dilja vete ne prite ,dergova azemin ,se dija s e skishte antiplumb me vete ,une embaj edhe ne shtrat me lilin ,asht siguri e madh e antiplumbi ,sdihet kush ta fut sot ,por amam e bana hero ,ai u martirizu per t e ringritur pd ,nejemi ndryshimi per para sb

  • Me shqiptaret po ndodh siç lozin me qente….I hedhin nje top perpara dhe qeni turret ta marre dhe t’ja sjelle te zotit…..ja hedhin nga mbrapa dhe qeni turret nga mbrapa…dhe keshtu gallata vazhdon per aq sa i zoti nuk do qe qenin ta kete neper kembe.
    Ne kemi para nesh vrasesin Sali dhe vrasesit e tjere…
    kemi hajdutin Sali dhe femijet e tij hajdute
    dhe ne fakt turremi pesedhjet e ca vjet mbrapa per te gjetur e denuar mesuesit e Saliut…
    Pastaj na hedhin perpara “Veshin e shkulur te Cekajve” dhe turremi nga veshet…
    Keshtu komisjone pas komisjonesh ne vertet po “shkojme per lesh”!

  • Nuk e kuptoj ,ke quajme dosje te mbyllura e te hapura?Ngritja e avioneve ne 97 -ten kunder popullit te jugut eshte ne dosje? apo ne memorien tone qe jemi akoma gjalle ?Serveuri i kryeministrise mund te shkatrohet por ai i popullit kurre .Nuk mungojne dosjet per Berishen, por mungon vullneti i shtetit per te çuar para drejtesise kete krimiminel .Ka mjaft kriminel, qe kane ikur ne drejtim te pa ditur dhe kemi te vetmin kriminel, qe ja dime drejtimin por nuk duam ta shohim.Imoralet e politikes Shqiptare, kane ndertuar me dashje nje drejtesi te paralizuar, per ti bere te mundur ketij krimineli ti shpetoje per nje kohe te gjate drejtesise Shqiptare.Pak me behet vone ne kishte dore ne vrasjen e Hajdarit apo jo ? por ne a ka dore ne vrasjet e Gerdecit ? 21Janarit ? Ne hapjen e depove te armeve ? ne grushtin e shtetit te 98? ne faljen e ujrave territorriale ,apo se fundmi ne vrasjen e heroit Adem Jashari ? Kush do jete ai Prokuror i Shqiperise ,qe do kete nderit ta drejtoj kete kriminel ne bangat e drejtesise, per te dhene llogari ,per te gjitha keto krime ne kuriz te kombit dhe popullit Shqiptar ?

  • Dihen lidhjet e saliut me serbet ndryshe delijorgji nuk do tu pasuronte me ndihmen e shtetit e me greket ndryshe deti nuk do falej tek greket, Berisha e fal shqiperine vetem qe te ket

  • Shkelzeni Berisha eshte i filmuar me ze e figure ne pazaret e Gerdecit me Mihal Delijorgjin ku u vrane 26 vete. Deti i Jugut u shit vetem per shkak te ketyre filmimeve. Per shkak te ketyre filmimeve Mihal Delijorgji eshte jashte burgu dhe se shpejti do kerkoje demshperblim.

  • Sali Berisha do te mbetet shpirti i Zi katran, i ketij Kombi. Vitet do zverdhin fletet e historise,por nuk e çbejne ate.

  • Te gjitha keto jane perralla parazgjedhore.

    Ku ka te perziera qepe,hudhra e pak leng geshtenjash.

    Keto lloj teknikash perdorte Enveri,ka qene i lidhur me ate ka qene i lidhur me kete e i bente pluriagjent,pastaj i pushatonte.

    Koha e ketyre perralave jo me mbret por me karkalece ka kaluar.

  • perderi sa Berisha brohoritke se vrasjen eka bër Partia Socialist, ket te gjith duhet ta kishim me koh dhe në koh te kjart qe vet ai duhet te ishte ne dijeni për vrasjen.Se kush eka ber duhet ta thot ai ,dhe përse është ber vrasja:

  • Kete,antishqiptar,nuk e vendos dot ti qe nuk sjell fakte qe Berisha shkoi e luftoi për Kosoven,a luftoi qofte me shkrime kunder Milloshevicit…Perralle nuk eshte burgosja e Adem Jasharit,vrasja e M.Hoxhes,A.Hajdarit,Nafta serbëve,”malokaret e veriut,(jo malesoret)dhe cecenet malazese qe u vrane ne Jug(shtypi flet per 4 mije gjithsej,dhe nese shifra del e vertet,mbi 3 mije malokare…u vrane me ’97,disa u dogjen ne Vlore e Berat…pra,jane fakte…sepse ka te vrare kudo,lufte civile e cila kete rradhe,me 23 qershor duhet te perfundoje(Italia e deklaroi te perfunduar luften civile,ku shteti aty nuk ka vrare asnje njeri,dhe pse Grillo me M5S,pushtoi parlamentin nje muaj me pare(lexo shtypin)…Shqiperia ka shume jete njerzish per shpagim nga qeverisjet Berisha dhe nga vet Berisha qe frika e mban me antiplumb(apo nuk eshte e vertete,sallate dhe kjo?!)Dordolec i krim Berishes,do jesh roje i tije..Uroj ai te denoncoje kur thika ti ngulet ne gurmaz nga ata qe u ka vrare te afermit…Klosi ben mire qe tregon dhe duhet lavderuar,dhe pasi te lavderohet,të arrestohet sepse nuk ka vepruar,si Ja kerkonte detyra…Prokuroria te mos ndeshkohet neser duhet te veprojë!Kjo sepse lufta civile ne Shqiperi rrezikon të thellohet dhe neser cdo familje do kete nje te aferm të vrare!Per kete opozita ti thote Sovranit se Berisha nen voten tuaj do arrestohet per cka bere,kurse lufta civile ne Shqiperi do perfundoje….

  • sali ram vuqidol berisha asht kryekomandanti i kriminelave shqiptare qe bajne krime me 23 qershor do kerkoje azil politik ne beograd te fazlliçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *