Historia e trishtë e familjes Sogani dhe fati i Anisës, nënës 24-vjeçare që u shua në heshtje dhe larg vëmendjes së publikut 6 vjet pas “Gërdecit” në spitalin Nënë Tereza. Rrëfimi i bashkëshortit
Anisa Sogani një nënë dhe vajzë 24-vjeçare u shua pa bujë në spitalin “Nënë Tereza” të Tiranës. Humbi jetën pas disa komplikacioneve që i shkaktuan përhapjen e gjëndrave në të gjithë trupin. Por këto komplikacione ishin vetëm stadi i fundit i një seriali vuajtjesh që nisi në 15 Marsin e vitit 2008 kur shpërthimi i Gërdecit e la me pasoja të rënda Anisën, asokohe 18-vjeçe. Ishte thjesht një vizitore atë ditë në Gërdec. Ishte shtatzënë dhe priste të sillte në jetë fëmijën e saj. Mbeti e plagosur nga shpërthimi. Përpjekjet e mjekëve për t’i shpëtuar fëmijën kanë rezultuar të kota, kurse vetë Anisa është dërguar për kurim në Bari të Italisë. Më pas vijnë vite të tërë të kaluar në gjykata dhe spitale.Dikur çifti Adriatik e Anisa Sogani vendosi të padisë në gjykatën e Tiranës kompaninë shtetërore MEICO, Ministrinë e Mbrojtjes, kompaninë amerikane «Southern Ammunition Company INC», e cila kishte lidhur kontratë me MEICOn për çmontimin e municioneve në Gërdec. Kërkuan dëmshpërblim për dëmtimin e shëndetit të paditëses Anisa Sogani dhe humbjen e fëmijësprej saj. Por këto padi nuk dhanë ndonjë rezultat, ndërsa shëndeti i Anisës dita-ditës përkeqësohej. Në një intervistë për DITA, bashkëshorti i saj, Adriatik Sogani ka rrëfyer fatkeqësitë e njëpasnjëshme që ndoqën familjen e tij dhe bën apel për ndihmë. Dy ditë më parë një nga të akuzuarit e fundit të mbetur në qeli, Ylli Pinari u lirua nga Gjykata. Sipas gjykatësit vuante nga zemra dhe duhej të kujdesej për nënën e tij të moshuar…
Zoti Sogani, mund të na tregoni se çfarë ndodhi me ju në Gërdec në marsin e 2008-s?
Bashkëshortja ime, Anisa Sogani, ishte nisur për të shkuar tek daja vet në Gërdec, Marqinet, pasi daja i saj kishte pësuar aksident. Aty pas një ore ndodh shpërthimi dhe ndërsa dolën nga shtëpia e dajës së nuses, një shtëpi tjetër i zë nën të. Shkon gjyshi i gruas i merr me karrocë se nuk hynte askush tjetër t’i ndihmonte dhe i nxjerr në rrugën kryesore. Pastaj e dërgojnë në spital, duke qenë se gjendja e saj ishte në përkeqësim, pas dy ditëve e dërgojnë në Bari të Italisë. Nusja kishte fëmijën në bark. Fëmija ishte i vdekur dhe dy tre ditë ka ndenjur me fëmijën e vdekur në bark. Një dëm tjetër serioz që kishte pësuar në trupin e saj ishte thyerja e legenit. Në Itali ndërhynë mjekët e bënë operim, i hoqën fëmijën e vdekur pastaj bën ndërhyrje në trup në përpjekje për të shëruar dhe legenin. Anisa qëndroi në Itali një muaj, dhe u kthye sërish në barelë në Shqipëri. Kur u kthye në Shqipëri shkuam sërish në spital, i kërkuam ndihmë dhe zotit Fiqiri Ismaili, i kërkova KEMP por nuk na ndihmoi. I bëra të gjitha dokumentet, donin lekë por unë lekë nuk kisha.
Kush të kërkonte lekë?
Lihej e nënkuptuar pasi kategori që duhej ta përfitonim ishim, dokumentacionin e kishim por na mbanin pezull.
S’keni përfituar asnjë lloj ndihme nga shteti?
Jo. As 100 lekë të vjetra. Edhe për kurimin kemi ikur me lekë borxh. Dhe për disa vite me radhë ne kemi qenë vazhdimisht në spitale. Nga viti 2008 që ndodhi shpërthimi deri në mars 2013 që vdiq vetëm në spitale kemi shkuar. Gjendja e saj u rëndua vitin e kaluar dhe gjithë trupi u mbush me gjëndra. Nuk arriti të shpëtonte…24 vjeç ishte…
Cili ishte shkaku i vdekjes kaq vjet pas shpërthimit.. Në momentin që ndërroi jetë, ishte shëruar nga dëmtimi i legenit?
Jo, Anisa lëvizte me paterica. Nuk ishte shëruar plotësisht. Shkaku i vdekjes ishte komplikacion në mitër.
Kush kujdeset për fëmijën?
Unë personalisht. Gjithë kohës. Më ka vdekur dhe nëna dhe nuk kam asnjë që mund të më ndihmojë.
Nuk punon?
Pa punë jam. Lekë borxh kam marrë tek njerëz të afërm. Kam pas punuar në Greqi, por tani që humba Anisën as atje nuk kam si shkoj.
Ke kërkuar ndihmë?
Kam kërkuar, në Bashki, në komunë. I kam shkuar drejtorit të sigurimeve por askush nuk na del për Zot. Dua të më japin të drejtën time. Ndihmën dhe shpërblimin e dëmeve që meritojmë. Asgjë më shumë se kaq.
Tragjedia e familjes Osmani, prindërit u vetëvranë njëri pas tjetrit
Në Dhjetorin e vitit 2012 Tushe Osmani, i ka dhënë fund jetës duke pirë helm. Ajo ishte e ëma e Resmije Kranjës e cila kishte humbur jetën në Gërdec. Tragjedia për këtë familje shkoi shumë larg. Tushe Osmani, pasi humbi vajzën në Gërdec
në vitin 2008, një vit më vonë u përball dhe me vetëvrasjen e bashkëshortit të saj, Kujtim Osmanit. Tushe Osmani kujdesej e vetme për mbesën e saj, por humbjet u bënë të papërballueshme dhe në Dhjetorin e vitit 2012 ajo i dha fund jetës duke
shënuar dhe të tretën viktimë në familjen Osmani brenda harkut kohor prej 4 vitesh. E bija e saj, Resmije Kranja (mbiemri pas martesës), së bashku me bashkëshortin, Ilirin, punonin në Gërdec tek firma e çmontimit në momentin e shpërthimit.
Më 15 mar 2008, Iliri çmontonte predha e hiqte barutin, kurse Resmija paketonte gëzhojat. Ata banonin në Vorë, në një shtëpi me qera dhe fëmijën 3 muajshe, ia linin një fqinje, që i ndihmonte për shkak të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike. Shpërthimi ka përplasur përtokë Ilirin duke e lënë pa ndjenja, kurse Resmija është përfshirë nga flakët. Në përpjekje për të hequr rrobat e ndezura, ajo ka luftuar me flakë dhe ashtu e tmerruar futet në një bunker, derisa e gjejnë pas rreth 5 orësh. “Ashtu ka qëndruar tërë kohës, në atë gjendje, derisa e kanë marrë dhe e kanë dërguar tek Spitali Nr.2. Mjekët këtu e konsideronin të pashpresë, vetëm prisnin që ta merrnin e ta dërgonin në Itali, “është e djegur 80%,- na thonë,- dhe vetëm fytyra nuk i është prekur”,- pat thënë tezja, Miranda Dani për mediat. Më pas u dërgua në spitalin e Brindizit, për të marrë një shërbim shëndetësor më të specializuar, por nuk arriti të mbijetonte. Ajo kishte rreth 80 % të trupit me djegie. Resmija ishte viktima e tragjedisë së Gërdecit, e cila e çoi bilancin e të vdekurve në 26. Resmije Kranja vdiq në spitalin e Brindizit, ku ishte dërguar për të marrë një shërbim shëndetësor më të specializuar. Ajo kishte rreth 80 % të trupit me djegie. Resmija ishte viktima e fundit e tragjedisë së Gërdecit, e cila e çoi bilancin e të vdekurve në 26.



duart me gjak te pushtetareve shqiptare. Sa larg kane shkuar tashme. Kane vrare femije. A do ndryshoje valle Shqiperia? Fort dyshime kam, miq te gazetes time te dashur Dita. Zoti qofte me ju
fort dyshime kemi te gjithe o i nderuar… E keqja ka hyre thelle. Verejme klientelizmat qe vijojne, verejme arsimin ne zgrip te injorances, dhunen qe na ka kapur per flokesh. Njeriu i ndershem nuk ka me ke te ndaje nje hall, nje problem, nuk gjen dot drejtesi, as pune, ka frike per te ardhmen e femijeve. Shume keq keshtu, te shohim nese do ndryshoje dicka sado e vogel, por une them qe rrenjet e se keqes qe mbolli i ligu, jane tashme shume te thella. Perqafime stafit te Dita
Pershendetje Dita. Une njoh dike ketu ne Paris qe ka qene ne gjyq dhe ka kerkuar azil politik. ka shkruajtur dhe shtypi francez dhe ju kini botuar diska per te disa muaj me pare. kta jane futur ne qerthullin e mafies politike shqiptare. Jo vetem nuk kane guxuar te hapin goje per te denoncuar urdheruesit politike, por ne fund jane detyruar edhe te paguajne per te mos ju ikur jeta ne burg ose me keq akoma, koka. Si Trebicka. Cfare terrori. Po mire tu behet!
Gazeta dita!! Ju bej apel te Beni nje shkrim mbi gjykatesit e ketij procesi!! Pasurite e tyre!! Lidhjet me politiken, Pse dhane ate vendim!! Treshja e shkalles se pare e dini se sa mijera euro kane marre?!!Ridvan Hado vellai i ambasadorit u shperblye me nje vend ne gjykaten e Apelit.., Por me vrastari eshte ALAUDIN MALAJ dhe shoqeruesit e tij SHKELQIM MIRI dhe GENTI SHALA, Te tre me firma ndertimi dhe me apartamente ne Shqiperi dhe jashte vendit. Te tre moren urdhera nga ED HALIMI, Pastaj vazhdon me super te korruptuarit e gjykates se Larte..
Pse nuk beni kete analize ju te Dites.. Ju lutem
Kërkesa e “grupi” mendoj se ështe shumë e drejtë? Nderime “grupi”!
Kam degjuar nje mikun tim qe njeh disa gjykates te thote qe shumica e vendimeve qe u moren per 21 janarin nga gjykatesit u moren nen presionin e gardisteve ne salle, jo e jane paguar rrushfete. Gjykatesit kishin frike.
Gjykatesit frike?? Po pse frike more juna e ke pyet veten ndonjeher?? Sepse jane ne mut deri ne gryk prandaj. Ndaj japin vendime politike qe ne kembim te marrin lejen per te masakruar financiarisht te tjeret
O Zot .Kush duhet ti sheroje keto plage qe te jetojme si njerez me dinjitet e jo vemje te politikes.Kam dite qe lexoje te tilla fakte dhe kriminelet e ketije populli birbilosin ne foltoren e tije.
Si mund te pranoje nje popull te shohe e te degjoje moralin e atyre qe i kane shkatuar tragjedi?? .Si mund te pranojme nje Drejtesi qe mbron kriminelet??
Sa me shpejte te veprohet aq me mire do te jete per te ardhmen tone .Kur e keqja eshte prezente reformat duan kohe .Qe te fitojme kohen duhet aksjon .Aksjon per ti shpur gjerat ne vendin e tyre .Rama vetem e ka te veshtire .Ashtu sic u bashkuan votat per ti rrezuar ashtu te bashkohemi per ti denuar.
Avokati i familjareve te viktimave te Gerdecit, deklaruan para kamerave, se do ta cojne deri ne gjykaten europiane.
Se di ku ka mbetur ceshtja, qe kerkohet akoma tek gjykatesit e Saliut.
Ekzistojnë prova që mund të shtohen nëse inkurajohen dëshmitarët, që tregojnë se ai është njeriu që ia ofroi skemën e biznesit ministrit të Mbrojtës dhe garantoi partneritetin mes Delijorgjit dhe kompanisë amerikane, përmes sekserit të tij në atë biznes.
Ekzistojnë prova shkresore se Rrahman Selmanllari, në atë kohë “de facto” Shkëlzen Berisha, u emërua përfaqësues i kompanisë amerikane pranë repartit të demontimit në Gërdec.
Ekzistojnë fakte se Shkëlzen Berisha ka hyrë dhe dalë 42 herë në zyrën e Mediut vetëm në kohën që duhet të miratohej koncesioni.
Ekzistojnë prova se Mediu, nën ndikimin e Shkëlzenit, tentoi të kalojë në qeveri një VKM, e cila autorizonte direkt kompaninë SAC për t’u marrë me demontimin, VKM që u kundërshtua fort nga Ilir Rusmali dhe Ridvan Bode (prova është tek protokolli i mbledhjes qeverisë).
Ekzistojnë prova se megjithëse VKM nuk u miratua, një vendim i ri i Fatmir Mediut ia rijep kësaj kompanie këtë biznes pa tender, çka tregon se kjo kompani kishte kapur shtetin dhe diktonte vendimet e tij. Vetë përfundimi i procedurës në favor të saj, e provon këtë.
Ekzistojnë prova se dy ministrat e linjës, ai i Drejtësisë dhe Ekonomisë, përveçse i përgjigjen zyrtarisht Ministrisë së Mbrojtjes pozitivisht, i raportojnë privatisht dhe Shkëlzen Berishës. Ekziston provë e marrë nga prokuroria faksi i Aldo Bumçit drejtuar Shkëlzen Berishës për informim, pasi ia ka dërguar zyrtarisht ministrisë.
Ekzistojnë prova që tregojnë se Shkëlzen Berisha ishte dy herë në zyrë të Bumçit kur u përpilua shkresa dhe sekretarja e tij ka pohuar se ajo ia ka nisur faksin Shkëlzenit.
Ekzistojnë prova tabulatet telefonike, që 30 minuta pas tragjedisë, Mihal Delijorgji, përgjegjësi teknik i këtij biznesi, që vuajti dhe dënimin e fatkeqësisë, ka biseduar për gati 20 minuta në telefon me Shkëlzen Berishën. Njerëzit me të cilët ai ka folur fill pas tragjedisë janë gruaja, administratori i biznesit dhe Shkëlzeni, që tregon afërsinë e madhe të djalit të kryeministrit në këtë biznes.
Ekzistojnë prova se i biri i kryeministrit ishte i përzierë dhe në një biznes tjetër paralel që bëhej në Rinas me tregtinë e fishekëve kinezë drejt Afganistanit. Për të ruajtur monopolin mbi përpunimin e fishekëve, ai nxori nga loja me dhunë një operator shqiptar, Kosta Trebickën, dhe me të njëjtin grup që drejtonte demontimet, udhëhoqi dhe paketimin dhe sistemin e dërgesave për Afganistan për llogari të një kompanie tjetër amerikane, që u hetua dhe gjykua në SHBA. Partneri shqiptar i kësaj kompanie u gjend i vdekur për qejf dhe Bujar Nishani i certifikoi vetëvrasjen, dhe u ngjit lart deri në presidencë, ndërsa dëshmia e Trebickës se Shkëlzen Berisha kishte kërkuar daljen nga biznesi, ngeli jetime.
Ekzistojnë prova se Sali Berisha ka shkëmbyer letra të gjata me ekipin e New York Times për këtë çështje, duke mbrojtur të birin, dhe kur shpërtheu Gërdeci tha se nuk kishte dëgjuar kurrë për këtë.
Ekziston mbi të gjitha një i vrarë, i cili diskrediton çdo hipokrizi për lidhjet e Familjes në pushtet me Gërdecin, dhe ai është i ndjeri Muhamet Hoxha, baxhanaku i Sali Berishës, ose burri i tezes së Shkëlzen Berishës, i cili ishte punësuar aty, dhe u tentua të mohohej nga Sali Berisha. Ai është i vetmi dëshmitar i vdekur, që provon nguljen e thellë të Familjes Berisha në atë biznes.
Ekzistojnë dhe prova të tjera, ende të pabëra publike, sms të Shkëlzenit për zyrtarë të lartë të qeverisë dhe kërkesa gojore të tij për të shpejtuar procedurën për këtë biznes. Disa telefona celularë që kanë këto sms mund të jenë kyçur në ndonjë kasafortë dhe mund të dalin, nëse shikojnë se prokuroria ka vullnet të hetojë vërtet një aferë korruptive që u pasua për shkak të lidhjeve me pushtetin edhe me tragjedi.
“m.b” ? Një renditje faktesh dhe lidhjesh për personat e implikuar ne tragjedine e gérdecit,pasqyrohen sakt ne komentin tuaj? Gjeneralet e asaj kohe kane pohuar hyrje-daljet e vazhdueshme te shkelzen berishës ne ministrine e mbrojtjes,ndersa vartesit e ketyre gjeneraleve me kane pohuar edhe mua personalisht sesi tallej shkelzeni me gjeneralet duke u rënë me shkelma bythëve….!? Disa gjenerale qe dinin shumë i joshën me poste dhe mosdorezimin ne gjykatë. Disa te ngaterruar keq ne kembim te memecllekut, pas lirimit i shperblyen me poste civile!? Rrenjet e krimit jane te thella?? Zvendesat e mehdiut prokuroria nuk i thirri fare!??? Njeren zvendese, zana xhuken e cila nuk pipëtiu, mori nga saliu postin ne ildkp,ku dihet sesi e bëri punën…? Nderime m.b! Guxo me shume!?
ZOTI RAMA!! Pse merreni me llafe dhe thono Gerdeci, vrasje, Shkelzeni, ….Ju dhe ministri Tahiri e akuzuat ne parlament Berishen si vrases; mos eshte vetem teater!!??
Pse nuk arrini te shikoni kush po vuan denimin.. te pafajshem pas hekurave se nuk i degjoi njeri ne sallat e gjyqit te korruptuar dhe ne dyert e prokurorise se shitur..Pse nuk e thirri ndonjehere Ina Rama djalin e Berishes apo kishte frike, e pastaj coi per denim te pafajshem te cilet sot nuk perfitojne as nga kjo aminsti e cila eshte bere si mjet pazaresh..
Kujdes Zoti Rama se po veproni si BERISHA, ndryshe flet e ndryshe vepron..
Prandaj ju lutemi zoti Thano te trajtoni kete fakt per ata njerez qe jane midis 2 zjarreve: Ate te qeverise dhe ate te Sali, MEHDI mafjes..
ZONJA MIMI (Mrika) Kodheli!!
Ne mendimin tuaj derguar Ministrise se Drejtesise shkruat ” JO Amnisti per Personat e Denuar ne gjyqin e Gerdecit”..
Cfare do te thote kjo??? E keni gjykuar ceshtjen bashke me ata gjyqtare apo nuk doni te degjoni me per kete.. Se ti moj shoqe vetem per te pastruar plehrat je…
Apo mos eshte ndonje udhezim nga Ducja (Ed RAMA) qe te mos hapet me ceshtja??!!
Mendo si per femiun tend po ta kishte babane ose nenen ne burg..!!
Nuk doja te nderhyja , por komenti juaj eshte pa lidhje. E vetmja lidhje e tij eshte fyerja qe i adresoni Ministres se Mbrojtjes.
Po pse mor zzoteri kaq veshtire e paske te kuptosh se ç’do te thote : “Jo amnisti per Personat e Denuar ne gjyqin e Gerdecit!”.. E kupton apo jo çdo te thote amnisti? Jo liri, por burg! Kete kerkon nga drejtesia Ministrja, apo nuk te pelqen zotrote. Ai qe ka bere faje natyrsiht duhet te vuaj burg, kushdo qofte! Nuk po behet kjo gje ketu tek ne, prandaj krimi dhe kriminelet hedhin valle.
O vezhgues ik e futja ndonje pjate groshe se mbaroi orari zyrtar e nuk paguhen oret jashte orarit. Ajo Mimka po pati ashtu nga burri se vete nuk ka le te beje ate qe ndien e jo ate qe e urdherojne si per leter WC
Nje kopertine e Dites sa mijera fjale. Bravo
Kjo eshte prova e rradhes qe vazhdojne vdesin njerzit e mjere te gerdecit. Cfar provash duhen akoma???????????????
Do te me pelqente t’ju drejtohesha me nje proverb te Bibles, qe per fat te keq ai popull jo vetem qe nuk e njeh, por vazhdon ta shkele si ne kohe te Enverit:
Shtetet qe kthejne drejtesine, rriten dhe forcohen,
Popujt qe bejne mekate, vuajne e turperohen.
Rama u zgjodh nder te tjara edhe per te kthyer drejtesine dhe ne emer te Rilindjes per ta rimekembur shtetin shqiptar qe eshte sinonim vetem i krimit dhe i turpit. Por edhe ju qe shkruani e ata qe ju lexojne, ju lexojne qe te informohen mbi te verteten dhe e veteta pervec propagandes qe ju pelqen te beni ne krahun e qeverise aktuale, per shperblime e perforcime personale, nuk eshte thene kurre. Nuk eshte thene kurre e verteta e shume viktimave te tjera te denuara sot ne burgjet e shqiperise ,per te mbuluar mekatet e Berishes et te Shkelzenitmbi Gerdecin. Po nuk u kthye drejtesia e Gerdecit dhe e shume proceseve te tjera makabre, qeveria nuk e ka te gjate dhe po i del boja me Rilindjen, Qeveria eshte bere e pabesueshme kur ka ne trupin e vet si minister familjen e Mediut. Rama je i pabesueshemdhe ndoshta edhe me kriminel e psiqik i rrezikshem se Berisha. Ti po vepron njesoj. Ngrihu o popull e kerkoji drejtesi, dil nga ferri e mekati ku te kane futur dhe te lene e te genjejne me propaganda gazetash qe i pershtaten e i zgjasin jeten Envereve ; Saliu doktori i blokut dhe sekretari i Partise dhe Edit, djalit te skulptorit oborrtar dhe nipit te bllokut. Jepini popullit te lexoje te tjera gjera o servile te pushtetit, dhe mos e vulgarizoni me banjen e gjakut dhe gjuhen e urrejtejs; se Berishat e Medite Edi i do ne parlament, sic do edhe Celibashët, Frroket e Mimeshat trimereshat; me falni mrikat qe nuk na u hoqen nga ai syte….
NJE FOTO FANTASTIKE QE FLET ME SHUME SE CDO SHKRIM.
Bravo per gazeten DITA qe eshte kampion per ilustrimet fantastike ne kopertine dhe gezon zemrat e miletit cdo dite me nga nje SHIGJETE te re per vrastaret, kusaret dhe hileqaret me pushtet.
Nga ana tjeter nastradini konkretisht ketij kollazhi MAGNIFIC do t’i shtonte Bush Xhunjorin ne shoqerine e sekretares se tij Kondoliza Rajs qe pamja reale te behej me e plote dhe me e drejte per nga thelbi i historise tragjike.
Pastaj pse te mos vizatohej edhe Kryeministri aktual Edi Rama pas Saliut gjakatar duke i rene shpatullave dhe duke i thene: “Te roni vete!” sepse atehere kopertina e DITES do te pasqyronte krejt realitetin e Gerdecit.
bertisni e ulesrisni pere mukune me te madhe qe ka populli shqiptare amerikene vrasesja me e pashpire e popullit shqiptare ja cfare na bene amerika kure ne tokene e saje nuk ndodhin keteo fenomene dhe monika qe ishte me kancer ne amrike shpetoi po keteu na hedhin ne here dhe na lene te vuajme po svdiqeme sic po degjoi qe po vazhdojne te shkatrojne fierin e me hedhje ne here dhe qeveria nuk ndihete po del e thote me vrape pere tup te zotit jane termete kur thone te sakte qe jane shperthimete e firmes amerikane me pronare gjeneralin KLARKE ta duame dhe ta nderojme amerikene ajo qe na vdes me dhimje
Ju lumte juve te gazetes Dita dhe ju falenderoj qe nuk i lini ne harresen e vdekjes ata njerez te shkrete,bashkepatriotet tane 30 km larg Tiranes . Lexova edhe per mbylljen e shkolles se Gerdecit dhe me vjen ndot te shikoj ate foton e Lindita Nikolles qe sa ishte ne opozite qante dhe qurravitej me ngjarjen e Gerdecit. Si ministre qe eshte tashme nuk qurravitet se ka filluar tu zhvase parate mesuesve te rinj te sapo emeruar. Zgjedhjet lokale po afrojne dhe PS do te cudetet se cdo ti ndodhe nga keto hiena te babezitura qe po e baltosin cdo dite.
Po te jesh Votues i vjeter mund te kujtohesh per filmin Emiliano Zapata kur Marlon Brandoja ishte aktor i ri akoma. Si Emiliano Zapata qe mendonte per RILNIDJEN e Meksikes eshte edhe Edi Rama me RILINDJEN e tij ne Shqypni dhe me Panco Vilat kusare te LSI-se.
Ke te drejte,por jo me kote e thote populli : ujku ujku por cakalli ben kerdine…! Keta cakejte dhe hijenat tona jane si ‘Pantera Rosa’
Keni te drejte keta vetem kallupi i C4 i vjen ne hak sepse nuk ka gje tjeter. po ky popull budalla merret vetem me popull kot e nuk ka trimeri t’ja selloje SALIUT, SHKELZENIT, MEDIUT, DELIJORGJIT, ZAGANJORIT, EDI RAMES, ILIR METES, Nard Ndokes, SHpetim Idrizit….
U dashka bombe atomike me mire se u bene shume…
Kur ne zgejdhjet e 2009,e djathta e Berishes u votua ne Gerdec,nga shtypi i majte,nga analistet dhe gazetaret e majte pati nje baterdi shkrimesh,ku,gerdecaret e shkrete u bene target i ironise dhe sarkazmes se pa skaj.
“Indinjata” e shtypit te majte dhe e gazetareve dhe analisteve te llogores se majte,mund te permblidhet shkurt :”Ju gerdecaret,po votoni Berishen,qe ju hodhi ne ere”!
Kjo akuze eshte shume e rende dhe poshteruese,percmuese,denigruese per ata qe iu behet.Eshte e tille ,sepse vetem ata qe nuk kane rrespekt per veten e tyre,per familjen e tyre,qe nuk kane piken e dinjitetit,pra vetem zuzaret e maskarenjte,mund ta bejne nje gje te tille.
Tani ose eshte e vertete ajo cka del nga shkrimet e ketyre analisteve,pra qe gerdecaret,meqe na e paskan votuar Berishen pas Gerdecit,e paskan merituar Gerdecin – ose eshte e vertete kjo dhimbshuria qe shprehet ne kete shkrim.
Te dyja jane te verteta ne nje fare mase.Sado paradoksale te duket keshtu eshte.Eshte keshtu sepse kemi te bejme me nje media zuzaresh e maskarenjsh,totalisht ne sherbim te politikes.
Per te majtet,shtypin dhe gazetaret e majte,gerdecaret qe votuan Berishen e meritojne ate qe u ka bere dhe u ben Berisha(kjo del vetvetiu nga ironia per gerdecaret berishiane).Dhe,ne te njejten kohe,ata jane edhe viktima qe duhen shfrytezuar politikisht;prandaj edhe shkrime si ky i mesipermi.
(Ne gerdec e aty rrotull,te gjithe ata qe ishin ne dijeni te fabrikes se demontimit,thoshin:kete e ka Delijorgji,i cili Delijorgj eshte mik i Berishes dhe i Rames,por ca me shume i Rames;madje shume me shume i Rames se i Berishes).
futja kottttttt ti? ////////////////////////// Delijorgji ka qene mik i Nanos
NJE TRAGJEDI NJEREZORE PER TE QARE DHE KELTHITUR SI KAFSHE PYLLI.
Zoti denofte familjen mafioze Berisha!
Zoti denofte kriminelin Fatmir Mediu!
Zoti denofte Partine Demokratike!
Zoti denofte servilin Bamir Topi!
Zoti denofte servilen Ina Rama!
Zoti denofte Gjykatat shqyptare!
Zoti denofte Shoqerine Civile shqyptare!
Zoti denofte Bush Xhunjorin dhe Kondolizen e tij mashtruese.
Zoti denofte komunistet shqyptare!
Zoti meshirofte mjeranet qe mbeten gjalle nga BUMJA e Gerdecit!
nga nastradini
i paske pire ilacet ne orar
Me vjen shume keq per keto fatkeqesi qe te solli familja BERISHA. Te shpreh nugushullimet e mija per kete tragjedi qe ke pesuar ne familje. MOS KUJTO DHE MOS PRIT ASNJI NDIHME NGA
FAMILJA KRIMINELE DHE HAJDUTE E SALI BERISHES.
AJO ESHTE PASURUAR ME GJAKUN DHE DJERSEN E POPULLIT TE VARFER, I GRABITI I RRENOI PA PIKE MESHIRE KY NJERI I SHITI EDHE MONUMENTET E KULTURES DHE CDO GJE QE TREGON HISTORINE E VENDIT TONE. KY ESHTE NJI NJERI PA IDENTITET NJERZOR.
E vetmja menyre per te qene i lumtur ne kete vend, eshte qe te jesh i cmendur…Po ske cfare te humbesh me o Adriatik futi ndonje kallep Fiqiriut e familjes se vet se keshtu vijne ne terezi.
e gjithe e dine se ata nuk votuan po armiqte e shqiperis serbogrekete qe kishin shume pune pere te bere me berishene i vodhene votate 100 % e gerdec se keshtu duheje dhe kjo me bekimin amerikane po hajde ajo pune iku dhe shqiptaret nuk kane force pere te jetuare se na vrete amerika po te gjith keshtu po vdesime me kete gjendje mizerabel ku ne cdo cep te shqiperis sundojne telat e valve thithse dhe derguse te telekomunikacionit qe jane vdekje prurse 100 % dhe me keq te mos gjesh sherbimin spitalor qe eshte mizerabel me keq se ne kete vende nuk ka te gjith doktora injorantere vetem te zgjuare pere te mare lekete nuk ja kane haberin fare nga puna shto dhe ilacete 80 % te skaduara keshtu po na vrasin me lezete kjo eshte shqiperia mjere kete vende ce prete pas pak marje fryme nga zija berisha basha me kete tallje rilindje po zija eshte me pase me mbreterimin argita basha totalishte masaker do shofime
Ngushllime familjes,goca R.I.P….kjo rshte drejtesia shqipetare per 29 te vrare asnje i burgosur…..Berisha..Fatmir Hori etj ne burg….Rama leri sfilatat po merru me fashistet e shqiperis.
Historia e Gërdecit ka rëndësi të hetohet si histori korruptive dhe për një arsye tjetër. Ajo është një moment kyç në qeverisjen e Shqipërisë nga Sali Berisha. Pas tragjedisë së shkaktuar nga biznesi i lobuar nga djali i tij, Sali Berisha ndryshoi në mënyrë drastike raportet e tij me institucionet e shtetit shqiptar dhe filloi një betejë kundër ligjshmërisë në Shqipëri. Ai i shpalli luftë kryeprokurores së vendit, Presidentit dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij që nuk pranuan të mbulojnë skandalin e të birit.
Pra, hetimi dhe gjykimi i kësaj afere korruptive duhet të shikohet dhe në aspektin e pasojave të rënda politike që pati në të ardhmen e vendit duke shndërruar qeverisjen në një gardiane të korrupsionit.
Gjykimi i Gërdecit si çështje korrupsioni nuk ka ndodhur.
Ka një letër publike të familjarëve të viktimave të Gërdecit për gjykimin e Fatmir Mediut. Nën peshën e dhimbjes për të afërmit e zhdukur në një katastrofë të shkaktuar nga papërgjegjësia një biznesi të lidhur me pushtetin, ata kërkojnë gjykimin dhe dënimin e ish- ministrit të Mbrojtjes. Gjykata e ka pezulluar gjykimin e çështjes katër vjet më parë, kur ai fitoi imunitetin si deputet i legjislaturës kaluar. Më vonë imuniteti për gjykim u hoq nga Kuvendi dhe ai nuk u gjykua. Tani vazhdon të mos gjykohet. Por edhe sikur të gjykohet, pista e gjykimit të tij ka të bëjë me aksidentin dhe tragjedinë, dhe jo me korrupsionin.
Por në fakt ajo që do të ishte e rëndësishme dhe që do të na jepte një shans t’i tregonim Bashkimit Evropian se po gjurmojmë dhe dënojmë peshqit e mëdhenj të korrupsionit, është një hetim dhe gjykim i dosjes së Gërdecit jo si tragjedi. Si tragjedi ajo është një çështje teknike. Janë 26 të vrarë nga një shpërthim i shkaktuar nga përgjegjësia e pronarëve të lidhur me pushtetin.
Interesant dhe bindës për Shqipërinë, është rihetimi dhe gjykimi i çështjes së Gërdecit lidhur me aferën korruptive të atij biznesi, edhe sikur të mos kishte shpërthyer dhe të mos kishte shkaktuar tragjedi. Dosja e hetimit për tragjedinë përmban plot elementë, të cilat mund të shërbejnë si indicie për të nisur një hetim për korrupsionin në Gërdec, ndarazi nga hetimi për tragjedinë.
Indicia e parë është Shkëlzen Berisha. I biri i ish- kryeministrit ishte lobuesi kryesor i atij biznesi.
E zente gjaku i te pafajshmevet e ju kthefshin patkonjte perpjete.