Pesë ditë pas dorëheqjes së Artan Didit, pyetja kush do jetë zëvendësuesi i tij vijon të bëhet duke marrë përgjigje nga më të ndryshmet.
Brenda mjediseve policore, emri që lakohet më shumë është ai i Haki Çakos, njërit nga dy zv.drejtorët e përgjithshëm të policisë së shtetit, që është komanduar në vend të Didit pas dorëheqjes së tij në fund të marsit.
Megjithatë, vetë ministri Sajmir Tahiri i pyetur kush do jetë drejtori i ri i përgjithshëm i policisë së shtetit thotë “nuk kam asnjë emër në tavolinë”.
Nuk është e qartë nëse kjo përgjigje është një moskonfirmim i versionit të Çakos.
Ndërkohë, burime nga grupi parlamentar i PS-së bënë me dije për DITA-n se ka tashmë dy emra të tjerë që lakohen përveç Çakos.
Vetë ministri Tahiri ka shprehur pranë deputetëve të interesuar konsideratën e tij për drejtorin e policisë së Qarkut të Fierit, Ervin Hodaj.
Të njëjtat burime theksojnë se në këtë pikë ka patur disa replika të Tahirit me deputetë të mazhorancës në nivel jozyrtar për emrin e Hodajt.
Ka deputetë të cilët kanë shprehur mosaprovim për shkak të moshës së re të Hodajt dhe për shkak se një emërim i tillë do shtonte kritikat e shfaqura më herët për preferenca krahinore.
Z.Hodaj i datëlindjes 1976 është nga Tepelena.
Nuk ka munguar edhe ndonjë deputet që shtyhet më tej duke shfaqur paragjykime të hapura ndaj drejtorit të Policisë së Fierit me fjalët “ai vjen era naftë”.
Emri tjetër që mund të zërë vendin e Didit, në rast se komandimi i Çakos nuk kthehet në emërim definitiv, është ai i Ardian Çipës.
Ardian Çipa, Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë është i datëlindjes 14.09.1976, me vendlindje Himarë.
Pavarësisht përmendjes së këtyre dy kandidatëve, shumica e burimeve të pyetura afër kupolës së policisë së shtetit thonë që shanset më të lartë për të zënë vendin e Didit i ka zv.drejtori Çako.
Nëse doni një profesionit me eksperiencë ai është Çako. Nëse doni një diplomat ai është Çipa – tha për DITA-n një ish-zyrtar i policisë së shtetit në kushte anonimati.
Z.Çako e favorizon edhe ligji.
Ligji thekson që drejtori i policisë së shtetit duhet të ketë qenë më parë zv.drejtor i policisë së shtetit ose drejtor qarku me gradën drejtues i parë.
Nga drejtorët aktualë të qarqeve vetëm drejtori i Elbasanit e plotëson këtë kusht dhe disa drejtorë të tjerë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Shumë vëzhgues të procesit nënvizojnë rëndësinë e moshës për atë që do emërohet në këtë pozicion.
Zakonisht një nivel i tillë profesional në polici duhet të kërkojë një moshë të pjekur me eksperiencë të gjatë në fushën e rendit.
Vetë Didi në një komunikim me DITA thotë se nuk preferon të rikthehet në asnjë pozicion në policinë e shtetit. Ai nuk pranon të komentojë zërat për marrëdhëniet e acaruara mes tij dhe ministrit.
Didi nuk përjashtoi largimin e tij drejt SHBA-ve, prej ku 18 muaj më parë erdhi për të marrë detyrën e vështirë me propozim të vetë ministrit Tahiri. / DITA


Mirmengjesi dhe per shume vjet pashket.ju uroj dites dhe lexueseve te saj.
Un per vete do vendosja Shemsi Prençin.
Burre trim dhe patriot.
Dibranet jane njerez me bese e taban.
Jane me bese dibranet si Nexhmije Hoxha, Monika Kryemadhi, Xhelil Gjoni, Bamir Topi.
Me perjashtim te Monikes se Likes,te tre te tjeret jane krenaria e Dibres 😉
Fiks ashtu jane sidomos ky qe ti kthente astaret e xhepave mbrapsh kur ishte drejtor policie….
Asnjeri prej tyre
Bilbil Memes i bie mese e sigurte..
PER NE SI POPULL PAK RENDESI KA MJATON TE MOS JETE IIIIIIIIIIKORRUPTUAR DHE JO ME BIOGRAFI TE KEEEEQEEEEEEE.
u rrika pak e gjere te treve 🙂
duhet nje koke me e madhe
Duhet gjetur nje koke qe nuk ndikohet nga politika dhe krimi.Po ku ta gjejme? Prandaj ta vendosi kush te doje,pak rendesi ka per ne!
O Edi Rama vendos ke te duash por vetem ate koken e Fierit mos vendos se koka e atij vjene era nafte njeqind km larg.
I takon Hito Çakos !
Më falni , më duket , u ngatërrova , si e ka emrin ai Çakua që është ngarkuar të kryejë detyrën?
Në ka të bëjë me Heroin e Popullit Hito Çako , atij i takon !
Bilbil Mema
Rrofte Ushtria Popullore me ne krye drejtuesit e policise :p
Nuk kam ndonje mendim te keq per kandidaturat qe perfliten…por une si qytetar mendoje se kandidatura perfekte per Drejtor Te Pergjitheshem Te Policise se Shtetit eshte Gjeneral BILBIL MEMA…K/Ministri te vere ate qe njef me mire dhe gezon besimin e tije…
Asnje nga keta se njoh nga afer, por une mund te jap nje kandidature teper pikante, qe do ti bente zborr, shume bythpambukeve, qe fryhen neper ekrane televizive dhe qe mundohen te bejne te fortin e katunit.
Kandidatura ime eshte PELLUMB ZAIMI, njeri i drejte, pa komplekse, me para ske shanc qe ta blesh, ish ushtarak qe e njeh fushen, vertet ska qene asnjehere polic, por e do atdheun dhe eshte korrekt.
Ti qenke ekspert vella…. fiks Kambale Ushtrie duhet ta kthejme policine ne kembesori
Mospranimi nga ana e z.Didi,te asnje detyre ne strukturat e Policise se Shtetit,me obligon te hamendesoj per konflikt ndermjet z.Tahiri dhe policiotit korrekt Didi.Une do te gezohesha pA mase per z.Mema,nje profesionist dhe njeri i kompletuar.Problemi qendron ne faktin se a do te pranoje z.Bilbil te punoje me ministrin aktual?!
Mendoj se do jete ndonjèri nga zv/drejtorèt e tanishèm por patjetèr profesionist i mirè dhe i zoti ne aspektin drejtues,komandues.Ka persona tè cilet janè larguar me pa te drejtè dhe mund te kthehen ne drejtim por ne varèsi te gradès.Larg nepotizmit dhe krahinizmit pro profesionalizmit.
Votoj per Hakiun. Eshte edhe mik i vjeter i Sokol Kociut. Perputhet plotesisht me kriteret dhe kerkesat e rilindjes, sex, droge e rokenroll.
Bilbil Mema, drejtues I larte dhe shume I zoti, shkarkuar nga Nano se I kapi dhe futi he burg trafikantet e drives. Specialist me eksperience, ka ngjitur shkallet e karieres nje nga nje, deri he garden e gjeneralit. I thjeshte dhe bashkepunues. Nderohet policia dhe shteti me kuadro the tille si Bilbil Mema.
Kandidatura e Bilbil Memes nuk eshte e keqe, por ai eshte hequr nga Ilir Meta per problemin e tenderit te pasaportave ku u denua Veli Myftari, keshtu nuk mund te vendoset, se likja do shtremberoj turinjte dhe keshtu Kryeministri nuk ka ndermend te prishi qejf per nje kandidature drejtori.
Me i mundeshmi dhe me puntori qe ploteson dhe kriteret pasi ka mbaruar dy shkolla policie:- 2-vjecaren, Akademine e Policise dhe Juridikun si dhe ka punuar per nje kohe te gjate ne sektorin operativ, drejtues ne disa qarqe eshte Haki Cako, ka nje te mete se nuk ka iniciative.
Njeri me idiot se tjetri..Haki Cako nje polic injorant,i shkolluar me korrespondence qe nuk di te shkruaje. I vetmi post qe mund te bje eshte deri ne nivel te nje inspektori zone per krimet.
Dikush thote Bilbil Mema..nje kryehajdut dhe injorant…
Te nderuar ! Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit duhet te jete nje person qe vjen nga strukturat e procedimit penal..prokuror ose gjykatesme pervoje dhe jo kambale mediokre si Didi,Bilbil Mema apo injorant si Haki Cako dhe pilingrefs si Cipa…
Gazetar I trash,nuk themi tri emera, por tre ,sepse : emer-i eshte gjinia mashkullore.Eh deftesat fallco ……..c’po na shohin syte!
Une jam i mendimit qe ta fitoje kete vend kush permbush kriteret.Nje prej te cilave eshte “Kush ka bere ndonje trajnim pertej Atlantiut”.Psh nje nga kanidaturat e mundeshme mud te jete edhe Breçani si ekspert i tritolit i specializuar per kesisoj punesh!Per te qene brenda shkoni pran ambasades mike se atje eshte afishuar emri i Drejtorit te Ri!Gezuar Pashket te gjithe besimtareve katolik.
Ta marrim borxh te amerikanet o zoti “Turi” se te Prokuroria po i shohim se cfare bejne.Ke nje fare te drejte per kete sepse tashme prane Drejtorise se Pergjitheshme te Policise do funksionoje edhe Byroje e Hetimit.
drejtori i policise duhet te jete nga veriu mundesisht nga shkodra ose hasi apo kuksi
te mos komandohet nga grupet krimnale dhe te kete studjuar jashte shqiperise
ata qe pretendojne te vihen ne kete post ne pergjithsi jane totalisht te molepsur ne tranzicion
Ardian Cipa – Profesionit dhe i sukseshem qe ne hapat e para ne polici qe ska njohur deshtim asnjehere ,bashekohor, pa paragjykime krahinore,rracore fetare,familjar dhe familje patriotike…Por ka nje defekt per kete post pasi nuk eshte pjese e klaneve mafioze 😉