Redaksionale DITA
Nuk dihet nëse kanë tituj, grada, spaleta apo shumë cilësime akademike përpara emrit dhe mbiemrit, porse ne i njohim si Eurokomisioneri Stefan Fyle dhe zëdhënësi i Komisionerit, Peter Stano. Te dy kanë lindur në ish-Çekosllovaki, ndërkohë që pas viteve 90’, njëri është çek dhe tjetri sllovak. Të dy kanë titujt profesor/doktor, të fituar në auditoret akademike prestigjioze të Gjermanisë dhe Rusisë. Të dy mbajnë syze dhe i shohim shumë shpesh të vijnë në Shqipëri. Erdhën edhe dje.
Komisioneri konfirmoi publikisht se e rekomandoi Statusin për vendin kandidat të Shqipërisë, në Këshillin e Europës nëpërmjet paraqitjes me shkrim të këtij propozimi si edhe të një raporti që mbështet këtë. Zëdhënësi i Komisionerit, Peter Stano, tregoi se ka një raport të kryer për Shqipërinë, dhe se ky raport do të shërbejë si bazë për diskutimet e vendeve anëtare në Samitin e Këshillit Evropian më vonë gjatë këtij muaji, kur ata do të vendosin për statusin e vendit kandidat.
Të dy konfirmuan se nuk ka asnjë kusht, i cili do të kërkonte një konsensus politik, i cili mund të kërkonte konsensus palësh… e që mund të pillte peticione pas kësaj… Gjithsesi këshilla permanente dhe atërore evropeiste u përsërit: “Stop konflikteve politike… dëmtojne imazhin e vendit!”.
Të shohim çdo të ndodhë përgjatë muajit qershor: a do binden shtetet anëtare që duhet të votojnë? Gjasat janë të mira, por duhet të presim, ndërkohë që do të shohim edhe kampionatin botëror të futbollit.
Profesor, Doktorët, P(D)eticionistët shqiptarë…
Në tetor 2012 Komisioni Evropian rekomandoi për Shqipërinë, marrjen e statusit kandidat, por me një “kusht” – tre ligjet të votoheshin… Ligjet nuk u votuan. Natyrisht që kushti do binte… Kushti ra. Antagonizmi i pozitës me opozitën ishte i qartë. Dukej sikur “profesorët” e huaj e kishin krijuar enkas atë kusht, duke dashur të bashkojnë politikën shqiptare, të përçarë përfundimisht në Bulevardin me 4 njerëz të vrarë. Ose me saktë, thirrja ishte bashkimi i politikës shqiptare në një drejtim… Evropën.
Sebepi ishin ligjet. Dhe këtë sebep e morën “profesorët” shqiptarë duke e konvertuar në… letër. Jo në letër higjienike, por në letër-peticion. Në mision. Misioni që duhej të kryenin ishte i qartë: Opozita e atëhershme me Edi Ramën në krye duhej të dilte se “nuk donin Evropën, integrimin, statusin, mirëqenien. Nuk donin Shqipërinë, aspiratat e saj demokratike, etj”.
U ngrit në këmbë, i madh e i vogël. Por më shumë se të tërë “elita pedagogjike dhe akademike shqiptare”. Dhe polli një… peticion:
“Tradicionalisht elitat politike shqiptare marrëdhënien e privilegjuar me Evropën e kanë pasur vizion dhe mision. Sot këtij programi shpirtëror të kahershëm të shqiptarëve i kanë mbetur vetëm pak hapa për t’u shndërruar në një realitet konkret…”. Ky është një pasazh i marrë nga peticioni i më shumë se një viti më parë që nënshkruan profesorët shqiptarë. E paraqitën në Parlamentin Shqiptar dhe Jozefina Topalli e mori me shumë emocion dhe e lexoi në atë kohë në publik. Edhe Sali Berisha u mallëngjye. Dukej, sikur donte t’i puthte të gjithë firmëtarët një më një.
Ja firmëtarët e tij:
1. Prof. Dr. Dhori Kule Rektor
2. Prof. Dr. Kudret Çela
3. Prof.Dr. Marenglen Gjonaj
4. Prof.Dr. Pirro Leka
5. Prof.Dr. Ibrahim Milushi
6. Prof.Dr Petrit Zorba
7. Prof. Dr. Galantina Canco
8. Prof. Dr. Natalia Sheshi
9. Prof. Dr. Ardian Maci
10. Prof. Dr Ilo Melo
11. Prof. Dr. Skënder Kacupi
12. Prof. Dr. Fatbardh Sallaku
13. Prof. Dr. Përparim Laze
14. Prof. Dr.Gjoke Vuksani
15. Prof. Dr. Suzana Panariti
16. Prof. Dr. Liljana Elmazi
17. Prof. Dr. Halit Xhafa
18. Prof. Dr. Arjan Abazi
19. Prof. Dr. Lefter Klimi
20. Prof. Dr. Ilirian Kumbe
21. Prof. Dr Fedi Brakushi
22. Prof. As. Dhurata Shehri
23. Prof.As.Dr. Safet Dogjani
24. Prof.As.Dr. Rapo Ormeni
25. Prof.As.Dr. Fatos Hoxhaj
26. Prof.As.Dr. Nezir Mekshiqi
27. Prof.As.Dr. Petraq Naco
28. Prof. As. Kestrin Katro
29. Prof.As. Zhaklina Petro
30. Prof. As. Dr. Xhelil Koleci
31. Prof. As. Dr. Valdete Vorpsi
32. Prof. As. Dr. Etleva Jojici
33. Prof. As. Dr. Enkeleda Sallaku
34. Prof. As. Dr. Majlinda Belegu
35. Prof. As. Dr. Juban Shehu
36. Dr. Idriz Jata
37. Dr. Vesel Hoxha
38. Dr. Ylber Muceku
39. Dr. Gjergji Shore
40. Dr. Edmond Dushi
41. Dr. Kristina Gjeci
42. Dr. Mariana Nikolla UBT
43. Dr. Alma Imeri
44. Dr. Ilir Rusi
45. Dr. Altin Shegani
46. Dr. Ariana Nepravishta
47. Msc. Azem Bardhi
48. Msc. Emanueka Kiri
49. Msc. Fatbardha Ismailaj
50. Msc. Bashkim Grifsha
51. Ma. Besnik Çerekja
52. Ma. Zhaneta Ndregjoni
53. Dod Prenga
54. Drita Bucpapaj
55. Eda Zylfi
56. Emiona Qorri
57. Ervis Cela
58. Ela Podgorica
59. Fabian Topollari
60. Iv Rrokaj
61. Adela Bucpapaj
62. Kreshnik Myftari
63. Ejona Bardhi
64. Artan Pnederi
65. Enkelejda Turkeshi
66. Ivas Jamini
67. Evisa Kambellari
68. Alban Koci
69. Armela Kromici
70. Engjell Likmeta
71. Anjeza Licenji
72. Petrina Broka
73. Nadia Peto (Rusi)
74. Rozeta Murli
75. Anisa Angjeli
76. Fjodra Shqarri
77. Lirime Cukoj
78. Kushinka Jace
79. Juljana Bylykbashi
80. Lola Xhelo
81. Erald Topi
82. Dorina Hoxha
83. Xhensila Kodi
84. Mirela Bogdani
85. Erdi Bejko
86. Ersida Teliti
87. Silvana Cinari
88. Naile Matoshi
89. Flora Alikaj
90. Petrit Bare
91. Ergeta Ktana
92. Edmond Pistulli
93. Irena Keta
94. Klodi Peshi
95. Juka Themeli
96. Enida xhaferii
97. Irida Pano
98. Iliriana Zekja
99. Migena Gega
100. Monika Kreka
101. Aida Jeonidhi
102. Rudina Pirushi
103. Valbona Bilali
104. Orgeta Dervishi
105. Klodeta Muca
106. Juliana Cuko
107. Valbona Bezhani
108. Niko Hyka
109. Altins Xhaferri
110. Ermina Biu
Po mos vazhdonte peticioni me idenë “…por Rama të votojë tre ligjet.. se ai po bëhet pengesë e integrimit…” etj, etj, ky peticion do vlente edhe për sot, për t’ia dhënë me vete “çekut dhe sllovakut” meqenëse firmat ende janë në letër. Do t’i ndryshohej vetëm data dhe viti. Me siguri Evropa do mbushej me gëzim, kur të na shihte të tërëve bashkë.
Ndoshta kryeopozitari i sotëm, Lulzim Basha s’do lodhej kot deri në Gjermani, për lobing, por mund të shkonte i qetë në shtëpi, në Hollandë për shooping.
Lista e turpit
Duke parë me vëmendje emrat, titujt shkencorë, të peticionistëve dhe peticionisteve, dallon qartë se pothuajse gjysma e tyre janë punonjës mësimorë shkencorë (kështu i quajnë pedagogët). Ata kanë shume tituj: Prof. Dr, Prof.Asoc.Dr, Dr, Prof.Asoc, Ph.D.Dr dhe shumë prej tyre janë në proces doktorature.
Por brenda të tërës (listës) është edhe një listë e Fakultetit të Drejtësisë. Më shumë se 70 % e emrave të mësimdhënies së këtij fakulteti shtetëror (i cili përgatit rreth 5.000 studentë të regjistruar çdo vit akademik) janë firmëtarët kryesorë të peticionit. Nga 70 pedagogët që ka e gjithë organika e këtij fakulteti, rreth 2/3 e tyre kanë nënshkruar peticionin.
Në rresht tëe parë përfshihen, dekani, zëvendës.dekanët, përgjegjësit e tre departamenteve: penal, publik, dhe ai civil.
Pothuajse të gjithë kanë nënshkruar kundër ish-opozitës shqiptare me në krye Edi Ramën, ish-Kryeopozitar, sot Kryeministër. Të gjithë…Vetëm një pedagoge jo. Ajo quhej dhe vazhdon te quhet Prof.Asoc.Dr. Argita Malltezi (Berisha) e cila mësim jep lëndët: “Të Drejtën e Shoqërive Tregtare”; “Të Drejtën e Avancuar të Shoqërive Tregtare”, si edhe “Të Drejtën e e Biznesit”.
Natyrisht që furtuna antiopozitare e këtij peticioni nuk mundej të udhëhiqej nga emri i vajzës së ish-kryeministrit, kinse për të qenë në rregull me “moralin-peticion”, që i referohej raportit bijë / baba.
Kishte të tjerë plotë që e kërkonin letrën për firmë. Aq shumë dhe fort e shkarravitën nënshkrimin e tyre, saqë do u mbesë i pashuar, përgjithnjë, në historikun e këtij fakulteti. Dhe këtë nuk e bënë për bukën e gojës, pasi pedagogët s’janë hallexhij… Bindja e ndrydhur është nënshtrim prej paaftësisë!
Lista e turpshme njollos më shumë juristët me tituj, sesa ekonomistët, veterinerët, inxhinjerët apo arkitektët. Është për të ardhur keq për Rektorin e Universitetit të Tiranës, i cili printe listën. Emër i njohur dhe publik. Është për të ardhur turp për gjithë trupën e pedagogëve juristë shqiptarë të Fakultetit Publik Shtetëror të Drejtësisë. Ata e dinin më mirë se kushdo firmëtar të vërtetën e ligjeve për: Gjykatën e Lartë, për Nëpunësin Civil dhe Reformën Parlamentare. Këta punonjës shkencorë “kështu e quajnë veten”, u shpjegojnë femijëve/studentë nëpër auditore rëndësinë dhe detajet juridike të këtyre ligjeve.
Këta punonjës politikë u shpjegojnë edhe sot femijëve/studentë për rëndësinë e të drejtës në përgjithësi: për tërësinë e të drejtave që rregullojnë raportet ndërmjet njerëzve në shoqërinë tonë; për aftësimin e tyre për të pranuar deri në cilën pikë është legjitime respektimi i idesë së të tjerëve, ndjenjave, lirive, pronave, apo për të vlerësuar shumë mirë ligjet bashkë me kuptimin e tyre.
Këta punonjës politikë kanë pushtuar auditoret, katedrat, departamentet dhe ushqehen duke ushqyer sistemin e drejtësisë me “profesionistë” të rinj të papolitizuar. Me juristët e ardhshëm shqiptarë.
Në 30 Maj 2013 tre ligjet që kërkoheshin si kusht nga Brukseli për Statusin u votuan me unanimitet. Në 23 Qershor 2013 zgjedhjet e përgjithshme parlamentare realizuan ndërrimin e pushtetit. Në të njëjtën periudhë sezoni i provimeve 2013 nxorri një brez tjetër studentësh me diploma universitare me titullin “Jurist”, ndërsa peticionistët janëpo aty: në letër – peticion dhe auditore fakultetesh, gjithashtu.
Asnjë prej tyre nuk foli pas datës 30 Maj 2013, apo pas 23 Qeshorit 2013. Madje kanë heshtur. Po heshtin ende, sigurisht, duke vënë në punë planin B, apo duke pritur udhëzimin e radhës nga “arshivisti”.
Kronikë ditësh të qeta para “statusit”… drejtësia pushim
2 qershor – Ky Gjin Gjon është kampion: nuk e gjykon dot asnjë gjykatë në Shqipëri, as KLD-ja, ndërsa Ministri i Drejtësisë me Presidentin e Republikës, së bashku me Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës nuk kanë fuqi ligjore për diçka të tillë.
3 qershor – U mbushen 6 muaj “hetime” të prokurorisë e cila natyrisht s’gjeti gjë, nga denoncimi i bujshëm që Ministria e Brendshme bëri në prokurori për vjehrrin/pallat të Lulzim Bashës në Ujin e Ftohtë -Vlorë, objekt që u shemb me eksploziv si ndërtim pa leje. Megjithëse Xhafer Isufi/vjehrri, aksioner i “Kompleksit Jon”, u akuzua se kishte falsifikuar firmat e të vdekurve për të ngritur atë objekt asgjë nuk u vërtetua dhe për pasojë hetimet s’mund të vazhdojnë përtej afatit 6-mujor procedurial.
Me sa duket Luli, kunati i tij, vjehrri i tij, e kanë “fiksim” apo hobi, t’i mbyllin telashet me drejtësinë nëpërmjet skadimit të afateve proceduriale, e jo nëpërmjet marrjes së një vendimi pafajësie. Tjetër bast i fituar i tij..
4 qershor – Visho Ajazi nuk lejon deputetët e maxhorancës të kalojnë pragun e ndërtesës së “SHISH”. Justifikimi ka të bëjë me një procedurë që duhet të ndiqet nëpërmjet krijimit të një nënkomisioni të përhershëm për këtë qëllim, i cili nuk është “ende” krijuar… shkurt s’ka “aviona” brenda në SHISH, mos kërkoni kot(!)
4 qershor – Kreshnik Spahiu, doli në “shesh”, kur askush nuk ishte aty (parlamenti mbyllur, të tjerët bridhnin pas Stefan Fyles) dhe u solidarizua me grevistët e urisë së të ish-përndjekurve politikë. Nga prononcimi mediatik u duk se i vinte keq edhe për ata grevistët përballë kryeministrisë, por atje nuk shkoi… Ai foli për zjarr, shkrepse dhe burgje. Iu drejtua Ramës, Kryeministrit të Shqipërisë. Ky i fundit iu përgjigj Çiljetës nga foltorja e Kryeministrisë, pasi nuk “guxoi” t’i përgjigjej shqiponjës kuq e zi.
Ashtu si 2 qershori më daten 4 kanë të përbashkët të njejtin diell, edhe Gjini me Kreshnikun kanë diçka shumë të përbashkët – drejtesinë, apo më mirë “arshivistin”:
Në 11 mars 1993, Sali Berisha, ish President i Republikës, urdhëroi me një akt të veçantë hapjen e kursit intensiv për formimin e juristëve të rinj, për një periudhë 3 deri 6 mujore, për gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë në Durrës (Plepa-Plazh), ku K.Spahiu ka shërbyer si drejtor i kursit dhe pedagog i procedurës penale… ndersa Gj.Gjoni si kursant/student i tij. Vetëm tre muaj “presori” me “studentin” bënë kurs intensiv dhe plazh bashkë. Në atë vit (vere 93’) deti i Durrësit ishte i pastër. Rëra gjithashtu.
Në shtator të vitit 1993, arshivisti i emëroi të dy në Gjykatën e Tiranës, njërin gjyqtar (kursantin) dhe tjetrin Nënkryetar të Gjykatës së Tiranës (pedagogun).
Vitet ecën, bashkë me shërbimin e të dyve në fushën e drejtësisë në këtë vend. Të dy duket se janë bërë milionerë, madje ky kursanti thuhet që ka më shumë miliona se sa muaj shkollim.
Ndërkohë Evropa kërkon të bëhen detyrat e shtëpisë nga sistemi i drejtësisë. Prej sot pritet me ankth statusi, nëse do e marrim në fund të qershorit apo jo…!
Në vijim do ketë një analizë të detajuar të sistemit të drejtësisë, KLD, Prokurorisë, Gjykatave, Fakulteteve të Drejtësisë në vend…

Kush i krijon keto vizatimet apo karikaturat te Dita duhet te jete gjenì. Pergezime.
Bir Selman i nenes ke te qaj me pare,maloku ish kuceder ndersa ky palloshi sot eshte i teri GOMAR.
i gjithe shkrimi opinion personal i autorit ose keq informim i tije. pedg e fakultetit te drejtesise kan qene firmertare te peticionit po ashtu oponent te ligjit per arsimin e larte dhe ne krye te reformes ne drejtesi te udhehequr nga qeveria. nqs je subjektiv per interesat e tua eshte problemi jot jo i fakultetit. te sygjeroj si gazetar ngjarjet ti analizosh me objektivizem jo per kronike ne gazeta.
Autorja nuk e ka idene se perse po flet. Pavaresisht prej garnitures ploitike qe i mvishet peticionit prej kesaj injora…..je, pjestaret e elites intelektuale qe paten guximin te merrnin pjese ne peticion shprehen haptasi opinionin e tyre per nje Shqiperi te enderrave te tyre, demokratike dhe jashte korrupsionit.
Pershendetje
Gjergji Shore, PhD