Në kushte të tjera, fjala e deputetit të PD-së Astrit Patozi dje në Kuvend, një tip alarmi për median e lirë dhe rrezikimin e saj nga asfiksia qeveritare, do kishte qenë një lajm për t’u përshëndetur dhe një gjest për t’u mbështetur. Po cilat do ishin këto kushte?
Fjala vjen, do ishte një fjalë për t’u përshëndetur nëse qeveria do sulmonte një nga të paktat ose shumë të paktat gazeta opozitare të saj, në gjithfarë mënyrash; duke u kërcënuar e rrahur gazetarët, bojkotuar reklamat e administratës, penguar me sulme të shpeshta tatimorësh, policish elektrike e higjienike etj, e deri në burgosje.
Do ishte një fjalë për t’u përshëndetur nëse autori, nuk do ta kishte gjithë përvojën dhe cv-në e tij në gazetari, një rrugëtim i pandërprerë në shërbim të pushtetit dhe/ose partisë, nga ATSH-ja e Berishës, në Albania-n (e Berishës) e pastaj në RD-në e Berishës, prej nga kërceu me sukses jo të vogël drejt politikës.
Do të ishte një fjalë për t’u përshëndetur, përtej të gjithave sa thamë më sipër, nëse vërtet do të ishim në një situatë teknologjike të fillimviteve 90-të, ku disa tituj në letër, ku dikush mbyllej e dikush hapej, ishin gjithë e gjithë mozaiku mediatik shqiptar, e ku risia më e madhe e elektronikës ishin flakja e makinave të shkrimit dhe mbërritja e kompjuterëve të parë.
Por ja që nuk jemi më në atë pikë. Së pari, nuk është e vërtetë se bizneset apo lidhja “Zhanashvili” me Shqipërinë është bojkotuar nga mediat; lajme mbi këtë personazh këto ditë ka pasur e nëse përbën interes, do të ketë dhe në të ardhmen. E dyta, një apo disa gazeta, edhe portalet e tyre online, nuk janë “mediat shqiptare” në total; sot një lajm i vërtetë apo një material që përbën interes, del në njëmijë mënyra dhe formate, dhe për këtë rroftë interneti. Dhe e treta, megjithëse qëndron shprehja e njohur se nuk duhet të merremi me “lajmëtarin, por me lajmin”, në këtë rast duhet të ndalemi pak edhe tek lajmëtari.
Siç thotë Zenepe Luka, lajme si ato të Patozit e Fahriut në vitin 1998 frymëzuan tritolin tek dera e shtëpisë së saj. Një shërbim i tejzellshëm partiak tek RD-ja nga 1997-ta e në vazhdim, solli dhe karrierën dhe statusin e Patozit sot, megjithëse tani disi “i ngrirë”. Dhe në nevojë për riciklim, Patozi zgjedh foltoren e parlamentit së pari për t’i bërë një hyzmet të vogël Berishës (duke kërkuar me zor dhe më kot tek bashkëshortja e Erion Veliajt, Argitën e re të pushtetit) dhe së dyti për një publicitet portalesh online.
E meqë jemi këtu, tek portalet dhe teknologjia e re, halli i mungesës së mediave kritike ndaj qeverisë nuk qëndron. DITA, një gazetë e majtë, është një shembull për këtë jo pak herë. Nëse një kabinet qeveritar apo një mazhorancë nuk qeveris mirë, edhe “me facebook” e detyron të largohet.
Por halli i Astrit Patozit është i kuptueshëm, dhe të mbetesh në politikën e partisë është kauzë serioze kur nuk di të bësh gjë tjetër. E në këtë pikë, mund ta përdorë foltoren e Kuvendit për t’i bërë publicitet kujtdo që është i interesuar. Parlamenti ka ende audiencë të lartë…/DITA
Pershendetje.
E ndoqa ne mengjes shtypin, po shikoj edhe kopertinen e “Ditas”, qe per mua eshte njesh, por ju lutem percilleni shkrimin ne faqen e internetit, pasi nuk e gjeta gazeten ne treg.
Jam i interesuar per ate cka shkruan gazetarja Luka, qe une e kam admiruar per vertetesine ne shkri9met e saj, por edhe se cfare rrefen Izet Haxhia per autoret..
Vertete eshte e dhimbshme qe nje gruaje gazetare, nene me femije, qe Vlora e njeh dhe respekton per aktin e saj heroik, qe nuk e beri asnje gazetar tjeter, por iken dhe e braktisen qytetin ne ditet me tragjike, qe rriskoi ne emer te profesionit dhe misionit si gazetare.
Te ishte nje shtet tjeter, do ti kish dhene medaljen me te larte, ndersa shteti shqiptar, jo vetem e ka lene ne hije, por nuk ka bere detyren per te gjetur autoret e per ti ndeshkuar sipas ligjit.
Nuk e di, por besoj se eshte ky shkaku, qe gazetarja e kujton me dhimbje aktin tragjik, sidoqe kane kaluar kaq shume vite..
Sa per Patosin, qe nuk perfaqeson Vloren, ky kavajas, qe iu rrezuan edhe dy gishtat, nuk ia vlen te merresh, por gazetarja ia ka bere mire ketij, qe jep leksione” per median, kur vete eshte nje palo njeri dhe nje zuzar, qe i ka sherbyer PD vetem per te marre poste..
Ju lutem, percilleni shkrimin, pres ta lexoj.
Pershendetje gazetes.
E ndoqa ne mengjes shtypin, po shikoj edhe kopertinen e “Ditas”, qe per mua eshte njesh, por ju lutem percilleni shkrimin ne faqen e internetit, pasi nuk e gjeta gazeten ne treg.
Jam i interesuar per ate cka shkruan gazetarja Luka, qe une e kam admiruar per vertetesine ne shkri9met e saj, por edhe se cfare rrefen Izet Haxhia per autoret..
Vertete eshte e dhimbshme qe nje gruaje gazetare, nene me femije, qe Vlora e njeh dhe respekton per aktin e saj heroik, qe nuk e beri asnje gazetar tjeter, por iken dhe e braktisen qytetin ne ditet me tragjike, qe rriskoi ne emer te profesionit dhe misionit si gazetare.
Te ishte nje shtet tjeter, do ti kish dhene medaljen me te larte, ndersa shteti shqiptar, jo vetem e ka lene ne hije, por nuk ka bere detyren per te gjetur autoret e per ti ndeshkuar sipas ligjit.
Nuk e di, por besoj se eshte ky shkaku, qe gazetarja e kujton me dhimbje aktin tragjik, sidoqe kane kaluar kaq shume vite..
Sa per Patosin, qe nuk perfaqeson Vloren, ky kavajas, qe iu rrezuan edhe dy gishtat, nuk ia vlen te merresh, por gazetarja ia ka bere mire ketij, qe jep leksione” per median, kur vete eshte nje palo njeri dhe nje zuzar, qe i ka sherbyer PD vetem per te marre poste..
Ju lutem, percilleni shkrimin, pres ta lexoj.
Une nuk di cfare ka dnodhur me Zenepen dhe Astritin. POR, qe kjo zenepja ka qene gazetarja me e ndyre e vitit 1997 duke ndezur gjakrat dhe hedhur shashka koti ne Vlore kjo eshte shume e qarte.
Kam stidiuar sefundmi gazeten KJ te vitit 1997 dhe nuk me hiqet nga mendja titulli me te medha i gazetares (Ca gazetareje?!!!) Zenepe Luka: SOT SHIK-u do te rrembeje studentet! Dhe fil pas ketij shkrimi shkuan dhe masakruan punjonjesit e shikut ne vlore.
Berisha ke qene e periudhen me te ndyre te tij ne ate periudhe dhe per kete duhej denuar keq fare. Por kjo Luka nuk ka goje te flase per media sepse ka qene nje gazetare militante dhe per mendimin tim mban mbi shpine faje per masakrimin e punonjesve teshikut ne Vlore ne fund te muajit shkurt 1997.
Boll Zenepe, boll me kukuvajke e zeze
Dukesh sikurse je prezantuar, kukuvajke duhet te jeshe edhe nga shpirti.
Kush je ti qe paske bere studim per gazeten Koha Jone, ndoshta vete Astriti?Une jam vlonjate dhe e kam perjetuar dite per dite ngjarjet e 1997-tes ne Vlore.E verteta eshte se cfare ndodhte sot, e lexoja te nesermen ne gazeten Koha Jone.
Une lexova gazeten sot dhe nuk i heq presjen asaj qe ka thene gazetarja dhe me beri pershtypje qe pa e ditur, perkonin me deklarimet e truprojes se Berishes, qe di gjithcka.
Une kam lexuar edhe shkrime te tjera te mevonshme qe ka treguar fitimin e gjyqeve te gazetares ndaj shpifese gjoja gazetare, qe jane detyruar ta demshperblejne per shpifjet e tyre me miljona leke.
Dyshoj qe ti moj Kukuvajke mund te jeshe edhe Fahri balliu i 55-ses, te cilit i kane thyer brinjet vlonjatet, madje edhe im vella per te cilin ai shpifi ne faqet e gazetes-pacavure.
Faktet jane fakte, ti Kukuvajke, ben ku ku ku, si ke shpirtin e zi dhe misionin qe te ka dhene natyre per te sjelle mandata.
Shko mi militante mos me bej moral mua. Zenepja vete qenke. Ik jep llogari per jetet per te cilat je bere shkak te vriten ne Vlore. As e majta dhe askush nuk ka nevoje per militante qe perdoren me ose poa dashje si ty.
Une sjam berishist, por fakti qe ti e gjen shpetimin tek etiketimi im si berishist tregon se je ne nje situate mjerane. Te vret ndergjegja qe je bere shkak per masakrimin e atyre te shik-ut ne vloire ate nate.
Po ty mor i paster e moralist te vret ndonjehere ndergjegjia e vrasjes se te gjithe atyre njerzeve dhe nenave shami zeza qe la Sala dhe regjimi i tij po tu dhimskan me shume 2 a 3 kelyshe te bushtres Berisha.Kini te drejte te ulerini se nuk jeni vene akoma para drejtesise per maskaralleqet dhe vrasjet qe keni bere si ne Vlore e ne gjithe Shqiperine.
E nderuar gazete, ku e keni shkrimin qe ta lexojme?Nuk mund te japesh opinion vetem duke pare titujt?Situaten per gazeteren e nderuar e dime, e besojme, por jemi kurozioze cfare thote Izet Haxhia?
Nuk e kuptojme pse nuk jepni shkrimin?
Gjithesesi une kucioti dhe Lumi i Vlores, ju pergezojme qe beni publike dhe mbeshtesni gazetaren Zenepe Luka, nje zonje qe e duan qytetaret dhe flasin keq ushtaret e Berishes me kompani.
Patosi, ka dijeni per vrasjen e Fatmir Xhindit…