Qeveria shqiptare e ka tashmë draftin më të plotë për mënyrën se si do të jetë niveli i taksimit në në vendin tonë. Gjithë këto ditë është folur për mënyrën e taksimit, kush do të jenë taksat që rriten, cilat do të jenë efektet e tyre, taksa progresive, apo taksa mbi karburantet. Gazeta “Dita” ka të plotë një nga variantet më të mundshme të aplikimit të sistemit të taksave që do të nise efektet e saj në janar të vitit 2014. Por ajo çfarë bie qartë në sy në këtë draft është shtrirja e tij në kohë dhe efektet që do të japë jo në mënyrë të menjëhershme, por hap pas hapi me synimin që aty ku do të ketë rritje taksash, të mos shkohet në mënyrë të papritur, por të bëhet qartësisht evidentimi dhe regjistrimi formal. Fjala vjen para se të merret vendimi për taksim të dyfishtë për ata që zotërojnë më shumë se një shtëpi, do të aplikohet pasi të bëhet i mundur regjistrimi i saktë i pronave. Këto janë ndryshimet më të mëdha fiskale që janë bërë vitet e fundit në sistetimin e taksave që këto ditë janë kontestuar ende pa patur një draft të saktë për mënyrën e aplikimit të tyre, sektorët ku do të aplikohen, cilat taksa do të ulen dhe si do të mund të aplikohet taksa progresive. Draft projekti i paketës fiskale bën të qartë në vetvete të gjithë rrisqet që sjell ky proces, duke e parë në afatgjatë si një stabilitet të tregut financar, edhe pse disa sektorë do të goditen në momentin e parë.
Po cilat janë taksat që ulen?
Nga vetë hartuesit e paketës fiskale ka një ngurrim për mënyrën se si do të mund të vilen këto taksa, apo si do të mund të përfitojnë ata sektorë ku do të ketë ulje të tyre. Ky ngurrim vjen më së shumti për shkak të informalitetit në treg, kjo sidomos në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë. Një pikë e rëndësishme për të cilën flet drafti është subvencionimi i TVSH-së (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) 10 për qind të disa produkteve të shportës për shtresat në nenvojë, si grurë, miell, bukë, qumësht apo vezë. Por mbetet e paqartë mënyra se si do të aplikohet kjo TVSH e ulur, duke mos patur një përllogaritje të kostove që sjell kjo skemë dhe se sa realisht do të reflektohet në faturën e blerësit. Po kështu subvencion i TVSH-së 10 për qind i energjisë për shtresat në nevojë, që është dhe skemë ekzistuese. Një pjesë tjetër e impaktit të uljes së tarifave është heqja e TVSH për barnat dhe shërbimet shëndetësore, pasë që pritet të shoqërohet me ulje të ccmimit të barnave. Sa i përket sektorit bujqësor ende po diskutohen dy variante, subvencionim apo heqje e TVSH-së për lëndët e para të fermerit. Një ulje tjetër taksash do të jetë ajo e TVSH-së në 10 për qind për hotelerinë. Kjo ulje e TVSH-së në sektorin e turizmit, vjen si nevojë e aplikimit që të gjitha vendet e rajonit kanë për këtë sektor. Ajo që drafti thekson, ku vecc efektit pozitiv si stimul fiskal që do të ketë për turizimin, sfidë mbetet formalizimi i këtij sektori, pasi nga administrata fiskale konsiderohet si një nga sektorët më me rrisk. Për biznesin e vogël do të ketë një ulje të tatim fitimit nga 10 për qind në 7.5 për qind. Drafti parashikon që ato biznese që kanë një xhiro nga 2 deri në 8 milion lek, të taksohen në normën e tyre të fitimit me këtë takse dhe biznesin e vogël me xhiro nga zero deri në 2 milion lek një taksë fikse vjetore (lump sum).
Ku vendoset taksa dhe a është rrisk për konsumatorin?
Sistetimi i taksimit do të jetë shumë i ndryshëm nga ccfarë është aplikuar vitet e fundit. Drafti sqaron shumë sektorë ku do të hiqet përjashtimi i tyre nga TVSH-ja, apo fakti që do të vilet TVSH-ja dhe në akzizën e cigares apo kafes. Sipas draft paketës do të hiqen pëjashtimi nga TVSH-ja në import të mallrave dhe shërbimeve që lidhen me realizimin e fazave të kërkimit dhe të zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktorët, për shkak se ky përjashtim ka rezultuar abuzues. Heqja e përjashtimit nga TVSH të shërbimeve që kryhen nga kontraktorët e nënkontraktorët e tyre, të vërtetuar si të tillë nga Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore, lidhur me operacionet hidrokarbure. TVSH nga rritja e taksës së qarkullimit, ku në një sqarim më të thjesht TVSH është taksa e fundit që aplikohet mbi çmimin e mallrave. Heqja e përjashtimit nga TVSH-ja për arsimin, publik dhe privat, pra do të trajtohet me TVSH 20 për qind. Po kështu hiqet përjashtimi nga TVSH për librin dhe shtyshkrimet. Propozohet të aplikohet TVSH në normën 10 për qind për librin dhe shtyshkrimet, sektorë që deri tani kanë aplikuar në treg pa këtë taksë. Për taksën e qarkullimit diskutohen ende dy skema e ku për secilin variant kostoja do të jetë për konsumatorin. Varianti i parë flet për rritje të saj nga 7 lekë për naftën që është aktualisht në 12 lekë, e për benzinën 11 lekë për litër. Kjo masë do të shoqërohet me rritje të çmimit final me 2.6 për qind deri në 3 për qind nëse rritja e taksës transpozohet 100 për qind duke ccuar në rritje të kostos së jetesës. Drafti në këtë rast nuk përjashton një rritje më të madhe për shkak të abuzimit të kompanive të tregtimit të karburanteve. Varianti i dytë flet për një rritje më të lartë me 7 lekë për litër si për naftën ashtu dhe për benzinën. Kjo masë pritet të shoqërohet me rritje të çmimit final me 4.2 për qind deri në 4.6 për qind nëse rritja e taksës transpozohet 100 për qind. Taksë tjetër është rritja në 15 për qind e rentës minerale për naftën nga 10 për qind mbi çmimin e shitjes që është aktualisht. Rritja e rentës minerale është si paketë masash fiskale në sektorin hidrokarbur. Tatim fitimi parashikohet të mos jetë më 10 për qind, por të aplikohet në dy nivele nga 10 deri në 15 për qind. Kompanitë të cilat zhvillojnë aktivitet ekonomik në kuadër të marrëveshjeve me Këshillin e Ministrave ose me ligj, tatimi fitimi u bëhet 20 për qind (me përjashtimin të kompanive hidrokarbure të cilat tatim fitimin e kanë 50 për qind), cilëlsohet në draft.
Tatimi mbi të ardhurat personale, apo taksa progresive
Një nga pikat më të kontestuara këto ditë është taksa progresive mbi pagën. Por ccfarë në të vërtetë është kjo taksë? Si është përcaktuar në draft niveli i taksimit dhe kush janë do të paguajë më shumë? Drafti parashikon dy skema të taksimit, një në tre nivele dhe një katër të tilla. Në variantin e parë flitet për tatim progresiv për pagat e individëve, pagat nga 0 deri në 30 mijë lek/muaji, 0%; pagat nga 30 mijë lek/muaji deri ne 100 mije lek muaji 15% dhe pagat mbi 100 mijë lek muaji 20%. Ndërsa skenari alternativ është që tatimi progresiv për pagat e individëve, të jetë: për pagat nga 0 deri në 30 mijë lek/muaji, 0%; pagat nga 30 mijë lek/muaji deri ne 100 mije lek muaji 15% dhe pagat nga 100 mijë deri në 300 mijë lek/muaji, 20% dhe pagat mbi 300 mijë lek/muaji, 25%. Sipas skenarit bazë 56% e të punësuarve në Shqipëri janë të përjashtuar nga taksimi, përfitojnë ulje takse 37.6% e të punësuarve, u mbetet taksa e pandryshuar 1.4% e të punësuarve dhe u rritet taksa 4.6% e të punësuarve. Skema e përllogaritjes mbetet ende e papërfunduar, por mënyra e saj parashikohet të jetë në një formulë të thjeshtë. Për pagën deri në 30 mijë lekë taksimi do të jetë 0. Për pagat deri në 100 mijë lekë taksimi do të jetë 15 për qind, por përjashtuar 30 mijë lekëshi. Pra nëse sot një buxhetor merr një pagë deri 60 mijë lekë, sipas përllogaritjeve do të taksohet me 1 mijë e 5 lekë më pak se sa aktualisht me taksën e sheshtë. Ata që do të kenë një taksë më shumë për të paguar do të jenë pagat mbi 100 mijë lekë, por skemë kjo që akoma po diskutohet nga grupi i punës.
Zbardhet projekt-paketa fiskale 2014
Paketa e re fiskale, a do t’ia dalë mbanë Edi Rama?
Nga Habjon Hasani
Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij kanë hartuar një projekt të ri të sistemit fiskal të vendit, të cilin DITA e boton sot të plotë dhe që me gjasë do jetë skema e sistemit fiskal të vendit që do të aplikohet nga 1 Janari 2014. Përtej përllogaritjeve dhe kalkulimeve për taksat, tatimet, pagat, dividentët, akcizat ky projekt në totalin e vetë jep një mesazh që tejkalon interpretimet fiskale dhe të shifrave: Edi Rama i ka shpallur luftë klientelës biznes-politikë dhe qerthullit monopolist në këtë vend. Praktikisht është një ndryshim radikal në politikën e vendit dhe në raportin e trinomit qeveri-oligark-qytetar. Le të shpjegojmë se përse ka ndodhur kjo.
Pikësëpari qeveria ka ndërhyrë në tre nivele të rëndësishme. Së pari ka rritur nivelin e vjeljes së të ardhura në industritë prodhuese në Shqipëri në sektorë strategjikë si hidrokarbure dhe miniera, të njëjtën gjë ka vazhduar ta bëjë dhe me koncesionet (monopolet e pashpallura) në të tjerë sektorë, përfshirë dhe rritjen e tatimit shtetëror mbi fitimet e këtyre korporatave të mëdha.
Dimensioni i dytë i kësaj lëvizje është lëvizja për uljen e çmimeve në ushqime dhe barna për qytetarët duke reduktuar detyrimet dhe taksat e kompanive që i i tregtojnë ato.
Dimensioni i tretë është ndërhyrja në paga dhe në të ardhurat e qytetarëve, ata që kanë paga më pak se 30 mijë lekë s’do tatohen, ata që kanë paga në intervalin 30 mijë-100 mijë lekë do tatohen më pak nga ç’ishin tatuar, ata mbi 100 mijë lekë do paguajnë diçka më tepër dhe ata me pagën mbi 200 mijë lekë me siguri që nuk do gëzohen nga kjo paketë fiskale. Por kjo paketë fiskale e qeverisë ka një armik të madh që të përball me një sfidë të madhe: Evazionin e trashëguar fiskal në këtë vend si dhe disiplinimin e marzhit të fitimit të korporatave.
Pak a shumë të njëjtat masa mori dhe qeveria italiane pak kohë më parë por me një ndryshim: Përpara se të bënte projektin forcoi masat dhe filtrat ndaj bizneseve dhe korporatave. Për shembull, kompani të importit të naftës në Itali, deklaronin marzh fitimi 25-30 %, qeveria ndërhyri dhe ua reduktoi marzhin e fitimit 10-15% duke u rritur taksën pa lejuar që rritja e taksës të shkarkohej tek qytetarët. Përveç këtij disiplinimi në marzhin e fitimit, qeveria italiane të paktën nuk kishte problemin e evazionit fiskal dhe deklarimit të rremë të korporatave siç e ka qeveria shqiptare.
Pra sfida në Tiranë mbetet e dyfishtë. Logjika ta donte që përpara se të hartonte këtë paketë fiskale, qeveria do të duhej më parë të ndërhynte fuqishëm dhe pa ekuivok në shmangien e evazionit fiskal që kryejnë korporatat dhe sidomos importuesit e mëdhenj në këtë vend dhe të vendoste në parametra normalë marzhin e fitimeve të tyre. Por a është një gabim i qeverisë fakti që hapin e dytë, atë të paketës fiskale, e ka hedhur të parin ende pa kryer disiplinimin dhe shmangien e evazionit? Ndërhyrja duket e justifikuar, nëse mendon se në derexhenë ku gjenden financat shqiptare dhe buxheti, Edi Rama nuk e ka luksin të presë dhe një vit(për të luftuar evazionin) e më pas të ndërhyjë me sistemin progresiv të taksës.
Buxheti dhe Financat e trashëguara të shtetit janë në gjendje alarmante, Edi Rama është një “kryeministër këmbëzbathur” në një garë me pengesa, , atij i duhet jo vetëm të vrapojë këmbëzbathur por edhe të mos “rrëzohet” nga asnjëra prej pengesave që krijon evazioni fiskal dhe klientela oligarke.
Pra kjo paketë, e hedhur në këto kushte mbart dhe riskun: Nëse nuk shoqërohet me masa të fuqishme (të pa aplikuara në 20 vitet e fundit) në luftën kundër evazionit dhe disiplinimit të tregut atëherë paketa do të kthehet në autogol për qeverinë. Rritjen e taksave ndaj korporatave, këto të fundit, nëse vazhdojnë të operojnë me bilance të rreme do e shkarkojnë tek qytetarët e për më tepër bilancet dhe borderotë e rreme do të shkaktojnë dhe ulje drastike të të ardhurave aq të nevojshme për buxhetin e shtetit. Me pak fjalë, ky buxhet jep një shpresë të madhe që mbart një risk të madh. I shpall “luftë” klientelës dhe sistemit monopolist-koncesionar në vend duke ndezur shpresën për drejtësi shoqërore, sikundër, që të realizohet në praktikë të imponon detyrimin që të forcosh mirë darën e shtetit në kontrollet për informalitetin e kompanive.
Nëse dara nuk do funksionojë, ekziston risku që një ndërhyrje kurajoze për rivendosjen e tregut në shina, dhe rivendosjen e drejtësisë shoqërore në treg, të na shndërrohet në një padrejtësi të madhe shoqërore. Në këtë pikë nuk kemi pse e paragjykojmë Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Kanë hedhur hapin e parë, atë më të rëndësishmin, tani janë përballë sfidës së vështirë për t’i krijuar shtratin e nevojshëm këtij hapi që të funksionojë duke luftuar informalitetin. Nuk është mision i pamundur, aq më pak tani, që hapi i parë është hedhur, urojmë të funksionojë, sepse atëherë tregu dhe ky vend do kontrollohen më pak nga klientela dhe qytetarët nuk do funksionojnë më si argatë por si individë të një shoqërie ku shteti u ka dalë për Zot duke u hequr tutelën e klientelave oligarke dhe anarshisë në treg.




hahaha!! shume e forte karikatura!!
Pa dyshim qe “heqja e përjashtimii nga TVSH-ja në import të mallrave dhe shërbimeve që lidhen me realizimin e fazave të kërkimit dhe të zhvillimit të operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktorët dhe heqja e përjashtimit nga TVSH të shërbimeve që kryhen nga kontraktorët e nënkontraktorët e tyre ne operacionet hidrokarbure” eshte nje revolucion i vertete dhe pasojat do jene jashtezakonisht te mira ne interes te ketij popull.Gjithashtu edhe
heqja e përjashtimit nga TVSH-ja për arsimin, publik dhe privat/
Mire do ishte qe TVSH-ja te ishte e njejte ( psh 20 %) per te gjitha mallrat dhe sherbimet dhe te mbyllte ciklin ,pra me TVSH te punonin gjithe subjektet (edhe biznesi i madh dhe ai i vogel).
Fantastike kopertina
-Shume abstrakte derisa t’na arrije ne kurriz{uroj per mire}.
ok, te pakten e arriten 95% te popullsise do tu ulet taksimi, i bie qe premtimi quhet i mbajtur 😀
me sa kuptova, shpresoj gabim, nga autori, hapi i pare eshte lufta ndaj ish biznesit klientelar, duke i rritur taksat….. Po te tjeret qe nuk jane klientelar?! I bie te presin hapin e dyte, nese nuk kane falimentuar me te parin. Le te mos jemi vetem justifikues ndaj vendimeve te qeverise, por ti shofim me sy kritik, sepse jane hapa qe nuk cbehen kollaj. Te kritkosh nuk do te thote te jesh kunder!!!
MIREMBREMA ZOTI KRYEMINISTER….
JAM NJE TREGTAR QE PUNOJ QE NGA VITI 1991 DHE GJATE KETYRE VITEVE QE PUNOJ KAM BLERE APARTAMENTE TE CILAT JANE NE PRONESINE TIME DHE QEVERIA E ZOTIT S.BERISHA APLIKOI NJE TAKSE PREJ 10% EDHE DHURIMIN E SHTEPISE PER FEMIJET E TAKSONTE PERSERI 10% DHE CMIMIN E APARTAMENTEVE E KISHTE VENDOSUR QEVERIA ME CMIMIN E TREGUT SOT EDHE PSE UNE I KAM BLERE VITE PERPARA.JAM I SHQETESUAR SE NE PROGRAMIN TUAJ TE QEVERISE DONI QE SHTEPITE E 2,3,4 ETJ TE PAGUHEN SHUME HERE ME TEPER,,KJO NUK ESHTE E DREJTE, SEPSE UNE KAM 3 FEMIJE DHE TE GJITHA I KAM NE EMRIN TIM DHE PROPOZOJ QE DHURIMI I PRINDERVE PER FEMIJET E TYRE TE MOS TAKSOHET,SEPSE ATA FEMIJE JETOJNE NE TE NJEJTEN SHTEPI,SEPSE NE KETE MENYRE ATA I BIE QE TE BLEJNE SHTEPINE E BABAIT TE VET,,PSH.AKTUALISHT KU BANOJ QEVERIA E PARE E KA VENDOSUR CMIMIN 1.100 EURO METRI KATROR D.M.TH. I BIE QE 3 SHTEPI NGA 70 METER KATROR TE ME TAKSOJNE 23.000 EURO DHE KJO ESHTE NJE PADREJTESI SHUME E MADHE PER QYTETARET DHE MBI 90% E QYTETAREVE TONE KETE PROBLEM KANE QE PRONAT I KANE NE EMER TE KRYEFAMILJARIT KU DHE ATY JETOJNE FEMIJET E TYRE. SHPRESOJ DHE KAM BESIM SE DO TA SHIKOSH ME PERPARESI KETE PROBLEM KAQ TE MADH PER TE MIREN E TE GJITHE QYTETAREVE TE VENDIT TONE.
ME RESPEKT Z.NOVI
“Novi”? E kini kuptuar gabim taksen e shtepise. Ne e kemi paguar nje vit ne nje nga bashkite e tiranës. Taksa ishte 150 lek(të vjetra) heré 75 metër katror baraz 11.250 lek. Për shtepine e dyte do jete dyfishi (n.q.s kanë të njëjtën sipërfaqe) e me radhë. Taksa paguhet një herë në vit. Mos ngaterro cmimin e apartamentit për metër katror me taksen e shtepise. Por sidoqofte edhe une nuk jam dakord qe për nje apartament qe me kanë lene trashegim prinderit ne nje qytet tjeter dhe ku nuk banon asnje njeri te paguaj takse dyfishe? Pse? Une te njejtin pension qe kisha kam. Cfare kerkon ti,të më varferosh? Kur shtepine e mbaj thjesht si kujtim per prinderit dhe shkoj a nuk shkoj 2 dite ne vit. As me qira nuk e jap sepse me prishin sendet kujtim. Kjo taksa ime e dyte për mua pensionistin eshte thjesht gomarllek. Do të më duhet te jap dhe ca para te tjera nga pensioni im i shtrydhur sa s’ka ku të vejë më!!? Nderime “novi”!
VR!!! “Novi”? E kini kuptuar gabim taksen e shtepise. Ne e kemi paguar nje vit ne nje nga bashkite e tiranës. Taksa ishte 150 lek(të vjetra) heré 75 metër katror baraz 11.250 lek. Për shtepine e dyte do jete dyfishi (n.q.s kanë të njëjtën sipërfaqe) e me radhë. Taksa paguhet një herë në vit. Mos ngaterro cmimin e apartamentit për metër katror me taksen e shtepise. Por sidoqofte edhe une nuk jam dakord qe për nje apartament qe me kanë lene trashegim prinderit ne nje qytet tjeter dhe ku nuk banon asnje njeri te paguaj takse dyfishe? Pse? Une te njejtin pension qe kisha kam. Cfare kerkon ti,të më varferosh? Kur shtepine e mbaj thjesht si kujtim per prinderit dhe shkoj a nuk shkoj 2 dite ne vit. As me qira nuk e jap sepse me prishin sendet kujtim. Kjo taksa ime e dyte për mua pensionistin eshte thjesht gomarllek. Do të më duhet te jap dhe ca para te tjera nga pensioni im i shtrydhur sa s’ka ku të vejë më!!? Nderime “novi”!
Vetem ne Shqiperi besoj se ndodh qe populli te jete i kenaqur nga rritja e taksave personale.