MEDALJET (dhe luftëtarët e hipokrizisë dhe kotësisë që vringëllijnë shpatat mbi varrin e komunizmit)

anazapta

“Fenomeni Berisha do të jetë përpjekja e fundit otomane për mbijetesë në Shqipëri” – At Zef Pllumi

Të gjithë ata shqiptarë që kanë një nivel kulturor qoftë edhe mesatar, por që udhëhiqen në jetë nga disa parime morale, e kanë pasur dhe e kanë të qartë se rënia e regjimit njëpartiak në vitin 1990 duhej të shoqërohej edhe me përgjegjësi morale dhe juridike për ata zyrtarë politikë dhe jopolitikë që gjatë 46 viteve kishin spekuluar dhe abuzuar me postet e tyre, duke u shkaktuar dëme dhe tragjedi një numri shqiptarësh.

Kam bindjen se njëri prej burgjeve shqiptare të kohës do të ishte dashur të shërbente me kapacitet të plotë si vendbanim për një kohë të gjatë për “bujtësit” e gjetur fajtorë, ashtu siç ruaj bindjen tjetër se, ndoshta, një burg tjetër sa ai i Los Anxhelosit do të duhej të rezervohej për zyrtarët dhe jozyrtarët shqiptarë të këtyre 25 viteve që i kanë sjellë dëme të pamatshme pasurive natyrore, materiale, monetare dhe morale të popullit shqiptar.

Edhe pse dëmet dhe krimet e 46 viteve ishin të mëdhenj, akoma më i madh ka qenë spekulimi me ato krime pas rënies së atij regjimi, një spekulim i bërë kryesisht, jo prej atyre që padrejtësitë e të shkuarës i mbajtën mbi kurriz deri në 1990, por prej atyre që pas 1990 kishin si synim hipjen mbi kurrizin e popullit shqiptar. Dhe që, fatkeqësisht, ia dolën me sukses.

Dhënia e disa medaljeve të mirënjohjes për kontribut në luftën për çlirimin e Atdheut në 1944 u bë objekt spekulimi prej matrapazëve politikë të Shqipërisë dhe prej gjithfarë borizanësh jopartiakë që vetëm përmendja e së kaluarës i bën të fryjnë bulçitë mbi trumbetën e kushtrimit të rremë për rikthim të komunizmit.

I përfytyroj gjithë këta luftëtarë të hipokrizisë dhe kotësisë duke vringëlluar shpatat e tyre mbi varrin e komunizmit, të rrethuar nga tufat e mizave dhe bubuzhelëve që qëndrojnë në pritje të transmetimit të mikrobeve të marrëzisë, përçarjes dhe urrejtjes brendashqiptare tek brezat e ardhshëm. Do desha të mos isha i sigurt për suksesin e tyre, por historia ka treguar se marrëzia dhe ligësia kanë imunitet dhe iu kanë rezistuar shekujve dhe ndryshimeve të sistemeve politike në botë.

Po, kush janë këta “puritanë” të paepur që na ngrenë në kushtrim (alarm) sa herë i zgjojnë pasionet e tyre të çartura?

Si gjithmonë, i pari dhe më i dalluari do të jetë ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i cili, si rrallëkush apo si askush, pretendon se provokohet dhe poshtërohet sa herë shfaqet në horizontin shqiptar ndonjë shenjë e së kaluarës së tij. Jo e të kaluarës së tij të imponuar prej të tjerëve, por e të kaluarës së tij të zgjedhur prej vetë atij, me vullnet të lirë dhe të jetuar me pasion të spikatur për një çerekshekulli, deri në vitin 1990. Të kesh jetuar aq gjatë në një mënyrë që sot e konsideron poshtëruese do të thotë se ke probleme serioze psikike ose morale, ose të dyja së bashku dhe se nuk mund të gjesh shërim as prej mjekësisë dhe as prej shoqërisë.

Në listën prej një mijë individësh të atyre që iu dha medalja e mirënjohjes ishin edhe 3-4 ish-zyrtarë të organeve të Punëve të Brendshme dhe të drejtësisë së regjimit të kaluar. Emri që iu paraqit opinionit shqiptar, si tregues i “rikthimit të diktaturës”, i “ringjalljes së nostalgjisë për regjimin komunist” etj., ishte i një ish-hetuesi të ish-të dënuarit politik At Zef Pllumi.

Sali Berisha u përpoq ta shiste këtë fakt si “provokacion tjetër më i rëndë, më i ulët… që Edi Rama, ky bastard i bllokmenëve mizorë, iu bën shqiptarëve… sfidë dhe ofendim për miqtë e shqiptarëve në të gjithë botën…”. Mos qesh po deshe! Njeriu, i cili ka më shumë fotografi me bllokmenët e dikurshëm se sa me prindërit e vet, e ka mprehur edhe një herë shpatën “kundër bllokmenëve”.

Për të njohur “kriminelin” Shyqyri Çoku, na u desh t’i rikthehemi librit të At Zef Pllumit. Ja çfarë thotë At Pllumi për hetuesin e tij:

“Më foli (Shyqyri Çoku- V.M.) pa u ulur në karrike: Tash po del në gjyq dhe atje fol lirisht, si të duesh e shka të duesh, por mendo se mbas gjyqit prapë këtu në duert tona vjen. E kupton apo jo? A e ndigjove mbramë atë që lëshonte britma të tmerrshme? Ta bajmë ma zi se atij në rast se i përmend fjalimet e shokut Enver Hoxha. Na nuk durojm ta shajsh publikisht”.

Nga pikëpamja juridike veprimet e hetuesit përbëjnë qartësisht veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi nëpërmjet kanosjes për përdorim dhune kërkon t’i diktojë të pandehurit sjelljen e tij në gjyq. At Pllumi nuk thotë se hetuesi e kishte dhunuar dhe as se i kërkoi të pranonte akuzat, por vetëm të mos përmendte fjalimet e Hoxhës.

Kjo vepër (shpërdorimi i detyrës) ka qenë e parashikuar në Kodin Penal në atë kohë e deri në vitin 1990. E njëjtë është edhe sot. Pra, autori i veprës penale mund të dënohej për atë që kishte bërë në vitet ’60 dhe, ligjërisht, në vitin 1992 mund të zgjidhej edhe President i Republikës në vend të Berishës, sepse, pas 25 vitesh, si vepra ashtu edhe dënimi penal ishin parashkruar.

Sot, në vitin 2015, shoqërisë shqiptare i shiten këto veprime të Çokut si krimi më i rëndë dhe i pandodhur kurrë më vonë. Dhe prej kujt? Prej atij që, si askush tjetër, i ka dhunuar, fyer e kërcënuar shqiptarët gojarisht këto 25 vjet. Prej atij që, si askush tjetër, i ka dhunuar, rrahur, burgosur dhe vrarë shqiptarët këto 25 vjet. Ky pra, Sali Berisha, me gjithë ato gjëma që ka bërë, jo vetëm nuk ndien asnjë brejtje ndërgjegjeje por, vazhdimisht, kërkon të marrë rolin e Kryemësuesit të Moralit, Kryegjyqtarit të së Drejtës dhe Kryepredikuesit të së Vërtetës.

Është ky personazh i paskrupuj të cilin ish-i dënuari politik Hysen Shoshori e ka akuzuar, jo vetëm si dëshmitar në gjyqin e tij, por edhe si person që, në kundërshtim me pozitën juridike të dëshmitarit, ka kërkuar në gjyq dënimin me vdekje të Shoshorit.

Jemi përpara situatës së tillë kur dy ish-të dënuar politikë të regjimit të shkuar akuzojnë dy individë të ndryshëm. Njëri i akuzuar, hetuesi Çoku, abuzon me detyrën duke i kërkuar të pandehurit të thotë çfarë të dojë në gjykatë por të mos përmend fjalimet e Hoxhës. Ndërsa i akuzuari tjetër, qytetari Sali Berisha, edhe pse nuk kishte detyra në sistemin juridik, dëshmon kundër të pandehurit për krime politike dhe kërkon dënimin e tij me vdekje. Tani, ky i dyti, konsideron kriminel të parin dhe njohjen e meritave të tij në luftë i propagandon si provokim të rëndë për popullin shqiptar.

Cila arsye njerëzore do të pajtohej me një pafytyrësi të tillë morale dhe me një guxim të tillë prej banditi? I pafytyri na thotë: shpërdoruesi i detyrës Çoku duhet ta humbasë të drejtën e mirënjohjes për kontributin në luftë, ndërsa unë, Saliu, kam të drejtë të bëhem President i Shqipërisë dhe moraldhënës për gjithë kombin.

Përveç shumë të tjerave, Sali Berisha është njeriu që në vitin 1994 pati dekoruar si “martir të demokracisë” Ndue P. Gjomarkaj pasi ky i fundit deklaroi në TVSH se me urdhrin e tij ishin vrarë mbi 60 funksionarë shtetërorë e partiakë dhe qytetarë të thjeshtë, përkrahës të regjimit, në vitet 1944-1954.

Sali Berisha është personi që, ndërsa prokuroria shqiptare kishte marrë të pandehur Sefgjinin për vrasjen e Remzi Hoxhës dhe fshehjen e kufomës së tij, e ngriti në përgjegjësi shtetërore, duke u kujdesur që zyra e Sefgjinit të ishte në të njëjtën godinë me atë të prokurorëve që e kishin akuzuar dhe gjyqtarëve që do ta gjykonin.

Po me porosi të Berishës, u mor në punë në Presidencë zyrtari shtetëror që kishte fshehur provat e vrasjes së katër demonstruesve të pafajshëm në 21 janar 2011. Dhe nuk kemi si të harrojmë se është po ky që na flet sa askush tjetër se është për shtetin ligjor, për shtetin e të drejtës.

Për moralin dhe formimin e Sali Berishës meritojnë medalje nderi ish-spiunët e të huajve dhe ish-vjedhësit e dyqaneve, që në vendimet e dënimit kishin edhe një akuzë politike, si dhe individë që e patën çuar Shqipërinë në kaos dhe më vonë u vranë për motive ordinere.

Sipas tij, nuk i duhej dhënë medalja e mirënjohjes për kontribut në luftë një njeriu që mbas luftës shpërdoroi detyrën, por meriton medalje dhe shtatore nderi në kryeqytet njeriu që, kur u pushtua vendi, mori arkat me floririn e shtetit dhe braktisi atdheun, i cili, gjatë ushtrimit të detyrave shtetërore kishte burgosur e vrarë mijëra shqiptarë. Për të shpërdorimi i detyrës ia heq të drejtën e mirënjohjes për luftën Çokut etj., por u takon medalja e mirënjohjes dhe e busteve individëve si Halil Alia që, gjatë luftës vranë qindra shqiptarë që luftonin për çlirimin e vendit.

Mbas Sali Berishës, flamurin e “indinjatës” së dekorimeve e marrin skota e paloqeve ku spikat ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli. Politikania që u etiketua dikur si terroriste nga “një burim në ambasadën amerikane në Tiranë” për marrjen peng të prefektit të Shkodrës dhe organizimin e rrethimit dhe djegies së komisariatit të policisë në Shkodër në vitin 1998; politikania që e kritikonte Sali Berishën në vitin 2005 pse nuk iu dha plumbin të rebeluarve të vitit 1997 dhe që në 21 janar 2011, kur Sali Berisha ia realizoi dëshirën, u shpreh gjithë gaz se ishte “Përjetë me Sali Berishën”, kjo politikane tani na thotë: “…ndiej neveri….është së pari identifikimi me secilin prej tyre në modelin e tyre të dhunës…”.

Është e qartë se neveria e saj dhe “indinjata” e idhullit të saj nuk burojnë nga keqardhja për vuajtjet e At Zef Pllumit dhe të tjerëve si ai, por nga urrejtja ndaj atyre që ua morën pushtetin me vota dhe që këta tani bëjnë thirrje për revolucion që “t’i rrëzojmë, t’i shporrim, t’i përmbysim” për të rikthyer rrumpallën e mëparshme antishtet dhe privilegjet e tyre të pafundme.

Ai që dikur ka rrahur gazetarë dhe dhjetëra deputetë e qytetarë (maj 1996) dhe ka djegur redaksi gazetash; ai që ka kërcënuar shefin e opozitës se do ta ekzekutonte si një bandit ne rast se iu afrohej më zyrave të tij (janar 2011); ai që ka urdhëruar dikur arrestimin dhe dënimin e kryetarit të opozitës (1993) nuk mund të jetë i indinjuar nga ato që hetuesi Çoku i pati thënë At Pllumit 50 vjet më parë.

Ajo që të bën më shumë përshtypje është qëndrimi i disa analistëve jo pa mend dhe i disa klerikëve që kanë dëshirë të merren me çështje laike që një rast të tillë përpiqen ta paraqesin si kthim të diktaturës dhe si akt të paprecedent, ndërsa, jo vetëm kanë heshtur kur Sali Berisha dhe regjimet e tij famëkëqij dhunonin shqiptarët moralisht e fizikisht, por, madje edhe sot bëjnë çmos të na e paraqesin atë si demokrat të klasit të parë, si politikan që edhe ka bërë ndonjë gabim por, gjithsesi është i pranueshëm. Përveç se ulin rëndë profilin e tyre qytetar dhe moral, këto figura publike fyejnë edhe inteligjencën dhe ndërgjegjen e shumicës së shqiptarëve.

Unë pajtohem me mendimin e znj. Topalli dhe të një analisti afër saj se secila palë nderon modelin e vet. Lista e fundit e nderimeve tregon se qeveria aktuale u tregua mirënjohëse ndaj një mijë shqiptarëve që kontribuan në luftën çlirimtare dhe ku 3-4 prej tyre kishin shpërdoruar detyrën pas luftës, ndërsa qeverisjet Berisha – Topalli & Co. iu kanë shprehur mirënjohjen dhe kanë dekoruar individë që kanë vrarë para, gjatë dhe pas luftës; individë që kanë vjedhur para, gjatë dhe pas luftës si dhe individë që kanë bërë spiunin e të huajve para dhe pas luftës. Besoj se dallimi është i qartë.

Megjithëse kam bindjen e palëkundur se Sali Berishës nuk do i mjaftonin njëqind vjet jetë prapa hekurave për të shlyer krimet e kryera si politikan, nuk do e konsideroja aspak të gabuar nëse dikush, dikur, do i akordonte atij ndonjë medalje mirënjohjeje për kontributin e tij si mjek përpara 1990.

Qëndrimi më i drejtë ndaj individëve, ngjarjeve dhe regjimeve është ai që këshillon Bibla: “Jepi Zotit çfarë është e Zotit dhe jepi Cezarit çfarë i takon Cezarit”. Gjykimet me dy standarde, jo vetëm nuk janë të drejta, por janë mjaft të dëmshme për shoqërinë dhe krejt diskredituese për ata që i mbajnë.

Meqenëse njëri nga ata që u ra borive të rikthimit të komunizmit për shkak të dekoratës së lartpërmendur pyeste se çfarë do të thoshte At Zef Pllumi po të ishte gjallë, më duhet të shpreh bindjen time se përgjigjja e tij për Berishën dhe gjithë orkestrën e tij frymore do të ishte ajo që ka thënë dikur dhe që e citova në fillim të këtij shkrimi.

Share This Article
5 Comments
  • nga mijra libra rromane fima qe ka lexuar

    nga mijra personazhe reale apo artistike nuk kam ndeshur nje rast te tille BIZZARRE si me FRANKESHTEIN MONSTER E VIQIDOLIT.

    jane mijra krime te tij qe nga ato ordinere e deri te krime penale te perbindeshme qe jane te dokumentura dhe perseri Sali Qeni eshte jo vetem jashte burgut por i ka gersheret gati per ti prere bolet Edi Rames.

    Eshte turp per USA-n dhe BE…dhe duke filluar nga zoti Obama e deri te Pastrusit e zyrave ne Washington dhe bruksel qe tolerojne kete kriminel shume dimensional

    ………………………………………………………………………

    REVOLUCIONI I PERGJAKSHEM RUMUN –SHAQIR VUKAJ –GAZETA DITA

    I vetmi vend i bllokut sovjetik ku ndryshimet u bënë me dhunë ka qenë Rumania. Por e veçanta e këtyre ndryshimeve, ishte se ato u bënë me “ndihmën” direkt nga jashtë, ku përveç CIA-s amerikane dhe KGB-së sovjetike, u aktivizuan hungarezët, zbulimi francez etj.

    Në gusht të vitit 1969, presidenti i ShBA, Nikson vizitoi Rumaninë (vizita e parë e një presidenti amerikan në vendet socialiste), që u pasua nga vizita të shumta të udhëheqësve të tjerë të vendeve perëndimore në Bukuresht dhe të Çausheskut në shumë vende të botës, duke filluar nga ShBA.

    A……………………………..
    Sipas burimeve amerikane, kineze, etj. gjatë takimeve të presidentit Bush me kryeministrin hungarez (qershor 1989) dhe Gorbaçovin në Maltë (2-3 dhjetor 1989) është marrë vendimi përfundimtar për përmbysjen e udhëheqjes rumune dhe eliminimin e Çausheskut.

    B……………………………….
    siç del nga dokumentet e botuar në vitin 1995 nga vetë rumunët, duke filluar nga viti 1987, në Rumani janë dërguar agjentë të përgatitur posaçërisht nga;
    B.Sovjetik,
    Hungaria,
    Izraeli,
    ShBA,
    Britania e Madhe etj.
    për të përgatitur terrenin për zhvillimet e mëvonshme. Tërheq vëmendjen fakti, se sipas këtyre dokumenteve, për eliminimin e Çausheskut kanë bashkëpunuar CIA amerikane me KGB sovjetike

    C…………………………………
    revolucioni rumun, ka qenë një kombinim midis:
    1- revolucionit popullor,
    2- komplotit të opozitës
    3-dhe një grushti shteti të organizuar nga shërbimet ndërkombëtare.
    Duke ju referuar ketyre ” puntatave” po ju pyes
    Po demonstratat e q.studenti,ne hedhjen e permendores se enver hoxhes,ne provokimin e shkolles bashkuar kush jane ato agjentura qe nderhyne kaq hapur
    Po ne masakren e 2 prillit 1991 pervec udb jugosllave ka qene implikuar cia me kgb ?
    A duhen dekoruar banda e tropojes e elez biberajt,berishes,hajdarit etj.. si flamurtaret e demokracise apo zagaret e Serbise dhe kriminelet e shqiperise
    Dokumentet e botuar për revolucionin rumun flasin për një teknologji të përsosur që është përdorur për rrëzimin e Çausheskut.

    EPILOG:
    Nga me siper del qarte se duke marre parsysh dhe intervisten e pro serbit Elez Biberajt ne 2008 te Klani I BLENDI FAQEZIUT del konkluzioni se Berisha ka qen nje ushtar,ose nje kobure qe pas dy prillit 1991 I nxorri uje te zi atij vendi dhe e verteta do jete lluks per brezat qe do vijne.Per gjeneraten tone dihet qe Berisha eshte krimineli por jo fajtori.
    Fajtori kryesor eshte miopia e pabesuesheme e shume shqipfolesve dhe pak shqiptareve si dhe mega-hipokrizia e miqve tane qe para interesave gjeostrategjike te tyre shkelin dhe elementet baze te demokracise ten je populli si Shqiperia qe eshte ne kufinjte e egzistences.
    Me sakte Fekondimi I monstres berishe,mbeshtetja e tij ne super krime kombetare & njerzore dhe mbrojtja sot e tij me cdo kusht nga “garantet nderkombetare” sic thote komiku Edi rama( lexo don kishoti me Sanco panco ilir meten) tregon madheshtine e Enver Hoxhes sidomos pas 2 prillit 1991 qe ishte me I rende se 7 prilli 1939..qe ishte nje pushtim I shqiptareve nga shqiptareve per interesa te serbise dhe greqise te mbeshtetur ng a lobet e tyre ne Washington dhe bruksel…Dhe ky lloj pushtimi do jete I perjetshem ..te pakten sot nuk ka asnje shans jo vetem per clirimine shqiperise nga “powerfull nazi-saliserbi “ por as per te thene te verteten e sakte..sepse dhe kjo fuck demokraci ne shqiperi po del e “ombel si hallva’

    ………………………………

    =========Nga sa me siper aleatet tane nese e kane Berishen ndonje agjent,bashkpuntor apo xhol qe levizin me telekomnde..le ti japin ndonje medalje dhe ta nxjerrin ne pension

    =========Ne se e nderojne berishen se shembi komunizmin…atehere per ato dipllomate amerikane qe merren me shqiperine duhet te testohen ne histori-dipllomaci dhe tabelen e shumezimeve

    =========Ne se e mbrojne berishen qe te perballojne te majten shqiptare qe eshte 80% e popullsise atehere amerkanet po bejne gabimin si me Pinochetin ne Kili

    =========Ne se e mbajne akoma berishen per ti hapur oreksin serbit dhe grekut duke dobesuar kombin shqiptar me ‘zajednica’ atehere le ta quame periudhen pas 1992

    ”””rreziku serbo-elezbibero-amerikan per shqiperine..pjesa e trete””

  • MEDALJET E RILINDJES ENVERISTE JANE TURPI DHE REZILI I SHQYPNISE NE SYTE E BOTES DEMOKRATIKE

    Prandaj o spiuni i Sigurimit te Enverit Viktor Malaj mbylle squpin e qelbur te fanatikut komunist sepse:

    SALI BERISHA ESHTE PJELLA E PARTISE SE PUNES DHE VEPRA ORIGJINALE E ENVER HOXHES

    prandaj perpara se te shkruash dacibao enveriste ne DITA ti i pari Viktor Malaj duhet t’i kerkosh falje popullit te vuajtur shqyptar per MURTAJEN bolshevike qe implementuat ne vendin tone, qe polli VAMPIRE dhe VEMJE komuniste si Saliu dhe si puna yte o Viktor Malaj, me nje bollek dhe shumice te papare ne vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore qe e bene Vatanin si nje CIFLIG feudal te Mafies komuniste me pushtet, ashtu sic ka mbetur deri me sot per fatin e keq te shqyptareve.

    Ata mijera xhelate gjakatare te Partise se Punes te “DEKORUAR” nga Rilindja Enveriste e Edvinit dhe Likes, perfshire ketu edhe kriminelen e Enverit Vito Kapo me 4-5 kokra te keqia sic i cileson t’i, ja kishin shitur BYTHEN dhe VAtanin Titos dhe Jugosllavise Komuniste dhe vrane e masakruan ushtaret angleze ne Kanalin e Korfuzit, pinjollet e tyre drejtojne sot Shqypnine per te vazhduar Kauzen e Partise se Punes, prandaj:

    MBYLLE SQUPIN E FANATIKUT ENVERIST SE AMAN NA LASE SHPIRTIN ME REZILET QE SHKRUAN NE DITA!

  • NASTRADIN HALEKTUALI !

    NQS DO BEJA NJE BUST TE ENVERHOXHES NE DY BOLET E TI DO VENDOSJA NE NJERN ZOGUN DHE NE TJETREN BERISHEN DHE NE MES EDI RAMEN,KURSE TY DO TE VENDOSJA PRAPA TE QIMET E BYTHES

    LE TE NJOHIN LEXUESIT AUTOPSINE E KESAJ MONSTRE FORUMESH

    1………………nastradin esat pash toptradhetari
    Marrëveshja e tradhetarit Eset pash Toptani me Jovanoviçin nuk ishte veprimi i parë me të cilin Esat Toptani merrte nëpër këmbë interesat e shenjta të popullit shqiptar, të cilin nuk e deshi dhe nuk e vlerësoi kurrë, por e përdori vetëm për interesat e tij personale. Përmendet sidomos dorëzimi i Shkodrës Malit të Zi në marsin e vitit 1913, pas vrasjes tinzare të komandantit të garnizonit të qytetit, Hasan Riza Pashës, me qëllim që të siguronte përkrahjen e Malit të Zi për t’u vënë në krye të Shqipërisë si dhe për të marrë një shumë prej 600 000 franga, që iu dha nga malazezët. Ky veprim pasohet nga pazarllëku me qeverinë greke në shtatorin e vitit 1913, të cilën e njoftoi se ishte i gatshëm të vihej në dispozicion të saj. Kushti ishte që, kur të shpallej sundimtar i Shqipërisë, Greqia t’i jepte mbështetje diplomatike, asistencë në të holla dhe ndihmë ushtarake për rrëzimin e qeverisë së Vlorës. Në funksion të ndihmës ushtarake Esati do të merrej vesh me grekët për të përcaktuar kufijtë sipas vullnetit të tyre. Edhe qeveria serbe, hyri gjithashtu në traktativa me Esat Pashën. Sipas përfaqësuesit diplomatik serb në Sofje, M.Spalajkoviç, Esat Toptani duhet t’i ketë shprehur të njëjtën gatishmëri edhe Serbisë, të cilës i kërkoi që ta mbështeste për të rrëzuar qeverinë e Vlorës. Si shpërblim do të rregullonte në favor të Serbisë çështjen e daljes serbe në detin Adriatik

    2……………………nastradini zogu kurves

    1.Shipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
    2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.
    3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
    4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
    5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.
    6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.
    7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.
    8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
    9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit…….ect ect

    3’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin fashisti

    Kurora e Skënderbeut i dorëzohet nga Nastradin Verlaci mbretit xhuxhmaxhuxh Viktor Emanuelit

    Në datën 16 prill 1939, u zhvillua në Quirinale ceremonia e ofertës së kurorës.
    Në fjalën e tij Nastradin Vërlaci tha: “Vijmë tek ju madhëri, të dërguar prej popullit shqiptar që e ka shprehur vullnetin e tij me votën në Asamblenë Kushtetuese të mbledhur në Tiranë më 12 prill. Vijmë në emër të këtij populli që në një ofertë të njëzëshme i dhuron me devozion shpirtëror ma-dhërisë suaj kurorën e Shqipërisë. Ajo është e denjë për lavdinë tuaj sepse ka breruar kryet e Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar, i cili e valëviti flamurin e tij përbri flamujve të kombit italian. Me besimin në zemër se madhëria juaj do të pranojë këtë votë të njerëzve tanë, ju shprehim sot dëshminë dhe betimin për besnikërinë tonë dhe të të gjithë popullit nastradin shqiptar”.
    Mbreti u përgjigj: “Dë-shirojmë t’ju shprehim ndjenjat tona të mirënjohjes për mesazhin që ju na përcollët në emër të popullit nastradin shqiptar. Ne jemi të lumtur të mirëpresim votën e popullit tuaj trim e fisnik si dhe të pranojmë kurorën e Shqipërisë që ai na ofron, me të cilën lidhen kujtimi i lavdishëm i Skënderbeut.
    Që sot fatet e Shqipërisë do të jenë të pandashme nga ato të Italisë

    4‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin nazisti

    Regjimenti 21 SS Skanderbegu Shqiptar ishte pjese e një Regjimenti SS gjerman si pjese perberese e “Forcave të Armatosura SS”,
    Regjiment malor(alpin) i krijuar nga shefi i Gestapos Heinrich Himler, zyrtarisht nen titullin ne gjermanisht 21.
    Waffen-Gebirgs Division der SS Skanderbeg (Albanische Nr. 1) ishte emëruar sipas emrit te Gjergj Kastrioti Skënderbeut,
    Regjimenti 21 SS Skanderbeg u krijua pas pushtimit nazist në Mbretërinë se Jugosllavisë në vitin 1941. Gjatë 1942 dhe 1943 si Wehrmahti ashtu dhe sherbimi sekret SS kërkuan nga shqiptaret e Kosoves qe të ruanin ligjin dhe rendin,si dhe te pengonin partizanet jugosllave si dhe kunder rezistences antifashiste shqiptare. Njesia ushatarake shqiptare u vu nën komandën e kryegjeneralit August Schmidthuber, te rekrutimit ne regjimente speciale SS. Njesia SS Skanderbeg Malor luftoi kundër forcave partizane të Enver Hoxhës që ishin në rritjen dhe konsolidimin e veprimet e tyre, si në Shqipëri dhe ne Jugosllavi

    5’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin terroristi
    Bandat e “Komitetit të Maleve” kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt. Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore. Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë. Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën. Ka raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan. Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. etj etj qe jane me mijra

    6””””””””””””””””Nastradini spiuni shokeve tip Kasaruho

    Disa këshilltarë të Presidentit të Republikës, Bujar Nissani, rezultojnë spiunë të Sigurimit të Shtetit, ku me raportimet e tyre kanë fikur disa jetë njerëzish. Konstatimi ka ardhur nga shoqata e ish të përndjekurve politikë, me në krye Skënder Tufën, ish-koordinatori i grevës së urisë. Ish të përndjekurit politikë akuzojnë presidentin Nishani, se e ka mbushur institucionin e Presidencës me spiunë të Sigurimit të Shtetit dhe me njerëz me të kaluar të zezë komuniste. Me anë të një deklarate, ata akuzojnë Presidentin se ka dekoruar njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Të përndjekurit përmendin edhe një shembull konkret. Bëhet fjalë për Amik Nastradin Kasoruhon, këshilltar i presidentit Nishani, por i implikuar në Sigurimin e Shtetit. Ata deklarojnë se Partia Demokratike është kthyer në një ombrellë e spiunëve. “Mësuam edhe një herë se këshilltari i presidentit Nishani, z Amik Nastradin Kasoruho, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ky person ka marrë dekoratën “Nderi i Kombit” për rezistencë në burgje kundër diktaturës, veprim ky që fyen qindra martirë të vërtetë, të cilët rezistuan realisht e sot ndoshta jetojnë në mjerim dhe të harruar. Për këtë arsye, kërkojmë t’i hapet dosja Amik Kasoruhos dhe t’i hiqet menjëherë titulli që mban padrejtësisht. ky nastradin

    7’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin gomari pa shtet pa atdhe,pa dinjitet thjesht nje zvarranik forumesh

    ca gjera duhet ti themi sakte SOT kur ajo shoqeri eshte shperfytyruar si as nje komb ne historine njerzore.Atehere kishte diktature qe e pranonte vete DIKTATORI I DASHUR DHE I PAHARRUAR por kisht shtet

    mbrojteje
    arsim
    kulture
    shkence
    mjeksi
    nafte
    krom
    baker
    pyje
    dipllomaci
    plantacjone
    sera
    transport
    hidrocentrale
    bonifikim
    ……..
    po sot????????????????????
    tritol
    ndertim pa leje
    prostitucjon
    hashash
    gomone
    parlamet bordello
    ambsadore porno
    anti urbanistika
    rruget thertore
    enegji e papaguar
    bakri 0
    kromi 0
    vrasje politikanesh
    vrasje oficeresh shiku
    gerdece
    21 janare
    zhdukja e hakljave
    borxhet strasfere
    krimi ne familje
    ……….
    sot shqiperia eshte
    1-shprehje gjeografike qe ruhet nga Nato
    2-merr fryme nga 1.4 miljon shqiptaret e perendimit
    3-eshte regjim ambasdorial qe nga koha e rajersonit
    4- eshte e pushtuar de fakto nga ushtria e drog-diller-ave
    5-ka nje popull sot qe i ka perfunduar shpelarja e trurit
    6-ka nje klase politike qe e ka lene pa pune Asfaline dhe ish UDB
    Nuk do deshiroje njeri te lavderoje ate sistemin para 90′ qe ishte me detyrim percaktim POR TE PAKTEN BANORET E FERMES KAFSHEVE QE JETOJNE SOT NE SHQIPERI DHE NE BALLKAN TE MOS SHAJNE DJALIN E GJYLOS PA NDERTUAR SHTETIN E SHQIPTAREVE.

    THJESHT KENI KALUAR NGA NJE DIKATATURE NE NJE MONSTRATURE E DROGES DHE E PROSTITUCJONIT POLITIK.

    INTELEKTHALEJA NAZISTRADINI I ZOGJIT KURVES..

  • Kam lexuar plot sharje e artikuj te bere nga lulja e gazetarise kunder Sali Berishes…Jam plotesisht dakord, eshte kriminel, i korruptuar etj etj…Eshte fakt se qeverrrria e KRM-es deri tani NUK KA NGRITUR ASNJE AKUZE kunder Sales……Si ky artikull mund te shohim shume e te shajme bashke me te por qendron fakti qe deri tani ASNJE ZYRTAR I LARTE I QEVERISE SE MEPARSHME NUK ESHTE FUTUR NE BURG…
    Fakti qe tani po behet zullume si/apo me shume se ne kohen e Berishes…mbase duhet te na bejme te reflektojme…Fakti qe ekonomia po shkon poshte e me poshte dhe klima e biznesit po i afrohet asaj te diktatures ekonomike, duhet edhe kjo te na bejme te reflektojme…

    • elio……berisha eshte nje kriminel i legalizuar me kohe nga euro-atllantiket…kjo eshte aksiome dhe nuk e luan as topi

      po ben gafen e Arvizuse ne 21 janar 2011 qe barazoi vrasjet e 4 shqiptareve me dhunen e ca protestuesve.

      dhe nqs se krahesojme cfare bene amerikanet ne 14 shtator 1998 del qarte se nje lob i fuqishem ne amerike dhe BE e mbron kete kriminel me cdo cmim.

      por mos barazoni krimet e Berishes me gabimet e Rames jo vetem ti Elio por as ato Donaldet e Wisnerit

      Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

      Një vërejtje të forte kam për Thanon,Islamin,Stefanin,Malajn etj
      Ju lutem mos bëni keto lloj artikuj që vetëm gervishin plagët e atij populli
      Dhe nje shqiptar me intelekt nen mesatar ka nxjerre keto perfundime;
      1- Koha e Edi Rames ka mbaruar..pra ka kapitulluar apo tradhetuar quajeni si te doni.
      2- Shtetet e bashkuara te Amerikes dhe Europes per aresye qe ato I dine do ta mbrojne me cdo kusht dhe cdo cmim Berish-kriminelin.
      3-Ne kete situate duhet nje zgjidhje e re politike popullore atdhetare me te vetmin kusht prangat Sali kriminelit ( ose ti jape azil berishes USA & BE).
      Pse duhet arrestuar Sali krimineli ??
      Sepse ka bere keto krime te perbindeshme:
      – 4000 mije te vrare ne 1997
      – operacjoni I shikut per te pushtuar jugun 1997
      – pushtimi I shtetit ne 14 shtator 1998
      – vrasja e 4 protestuesve ne 21 janar krim fashist
      – holokausti I gerdecit nga bossi shkelzen berisha
      – vjedhja e rruges kombit gjysem miljardi dollare
      – sabotimi I UCK
      – furnizimi me nafte te Milloshevicit
      – shitja parcjale e detit jon (tradheti e rende kombetare)
      – fronezimi janullatosit
      – lejimi I varrezave te ushtareve gerk sipas vorio epirit
      – genocide ndaj haklajve
      – zhdukja e remzi hoxhes

      Pra vetem me keto 13 krimet e mesiperme nga rromani I monstuoziteteve te tij ne cdo vend te botes do ishte ose ne burg te perjetshem ose I egekutuar.
      Pra pse e mbron kete kriminel amerika dhe europa kur jane te dokumnetura me letra ,dokumente dhe video ??
      Nuk ka Obame,Merkel,kongres amerikan,bashkim europjan apo bruksel q eta mbroje kete perbindesh nga hakmarrja popullore..biles as zoti vete..
      Ketu duhet te jete beteja e zotit Thano me koleget e tij
      Pra per ameriak dhe europa po mbrojne berishen duke poshtruar hapur fare dinjotetin e shqiptareve ??


      Sepse Plaku Dogsborough(dogsboru) I trustit te lulelakrave& canabisit ka nje linje teper te fuqishme pertej atllantikut qe eshte me kryesorja ne jetgjatesine e tij kriminale 22 vjecare
      Per kete kam I jam referuar nje qytetari amerikan Gary Kokalari ne nje artikull te tij dikur qe tregon se Gerdec-gate nqs gjykohet me me sinqeritet dhe ne amerike do ishte me trondites se WATERGATE ne vitet 70′

      KONGRESMENI FRANK WOLF
      Fatmir Mediut i pëlqen që të mburret me miqësinë e tij me kongresmeniin Frank Wolf, që përfaqëson shtetin e Virxhinias në Uashington. Unë do të doja të dija nëse ka pasur ndonjë komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Mediu u ekspozua në gazetën “Times”? A ka pasur komunikim mes Mediut dhe Wolf pasi Kosta Trebicka vdiq në një aksident misterioz me makinë? Ishte një rastësi që eksperti amerikan që u soll me aq shpejtësi të hetonte çështjen ishte nga policia shtetërore e Virxhinias? Apo mund të jetë diçka më e rëndësishme, siç më ka thënë një ish- agjent i FBI që hetoi çështjen? Dhe përse pikërisht pasi Fatmiri doli në gazetën “Times”, ai nxitoi të takonte Shkëlzen Berishën? Çfarë ishte kaq e rëndësishme që ata duhej të flisnin në mes të krizës? Dhe siç e di mirë Fatmiri, Nicholas Wood, gazetari i “Times”, që e intervistoi, solli me vete një kameraman shqiptar për të regjistruar intervistën. Pse një ditë pas intervistës, disa truproja të tij shkuan në studion e kameramanit dhe i konfiskuan pajisjet?

      VOA
      Sa i përket Zërit të Amerikës, ata që janë përgjegjës për intervistën e Mediut duhet t’u vijë turp që kanë lejuar këtë person- që sipas meje është një gjarpër- të vjellë helmin e tij në një forum mediatik të kontrolluar nga qeveria amerikane. Dikur, Zëri i Amerikës i shërbente qëllimit që të shpërndante demokracinë përtej Perdes së Hekurt… tani është bërë pjesë e një hipokrizie të madhe, duke u dhënë mundësi atyre që po shkatërrojnë atë pak demokraci që ka mbetur në Shqipëri për t’i bërë gjërat më keq,

      GJENERALI LUAN LEPUR HOXHA
      është njëri nga të akuzuarit kryesorë të Prokurorisë në çështjen penale të tragjedisë së Gërdecit, pasi në pretencë ndaj tij është kërkuar dënimi me tetë vite burg .Nga 1 janari 2012, eshte larguar në SHBA së bashku me familjen, siç thonë burimet, i pajisur me dokumentacionin përkatës të nevojshëm.Sipas kabllogramit, Luan Hoxha i kishte thënë Widhersit se vendimmarrësi kryesor për Gërdecin ishte Fatmir Mediu, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve deri te llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e Ambasadës së SHBA-ve.

      Vetem nga keto tre “sequencat” e mesiperme dilet ne perfundim se Plaku Dogsborough ka nje mbeshtetje te fuqishme nga klane dhe segmente te caktura ne USA dhe Kongresi Amerikan duhet te marre ne shqyrtim lobin Berishes ne Washington qe eshte infektuar ne aferat bilioneshe:
      -Ne rrugen e kombit
      -Ne krematoriumin e Gerdecit
      -Albetrolin
      Majkëll Granof është një menaxher i suksesshëm amerikan në Shqipëri, që ndihmon Berishën të mbulohen defektet e tij demokratike në Uashington. Kaq thotë gjithë editoriali ynë. Ato që ti i quan fakte apo mungesë faktesh nuk kanë shumë nevojë të verifikohen. Ne i referohemi kudondodhjes së zotit Granof pas Lulëzim Bashës, një ish- Ministër që është akuzuar nga drejtësia shqiptare për një abuzim prej 220 milionë eurosh dhe që nuk ka pranuar të gjykohet, por e ka mbyllur çështjen me procedurë.

      I referohemi mbështetjes së zotit Granoff për Sali Berishën, i cili më 21 Janar të vitit 2011 sipas ekspertizës së FBI ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm para zyrës së tij. Ju jeni duke mbrojtur një njeri që ka hedhur në koshin e plehrave ekspertizën e Byrosë Federale të Hetimeve dhe nuk pranon që vrasësi i provuar nga FBI, i cili është komandant i Gradës dhe njeri personal i tij, të arrestohet. Unë kam kontakte thuajse të shkëlqyera me Ambasadorin e SHBA në Tiranë dhe i kam shprehur atij mirënjohjen për atë që qeveria amerikane po bën për zbulimin dhe gjykimin e këtij krimi politik. Unë dhe asnjë shqiptar nuk e ngatërron kurrë atë që bën ndonjë individ apo qytetar amerikan në mbrojtje të vrasësve me atë që bën qeveria amerikane. Ne besojmë tek Amerika dhe jo tek qytetarët amerikanë, dhe nuk i zemërohemi kurrë asaj për lirinë që kanë qytetarët e saj të mbrojnë dhe kriminelët.

      Kur i referohem mbështetjes së tij për Berishën dhe Lulëzim Bashën kam parasysh dhe faktin që këta dy personazhe veç e veç dhe të dy bashkë, kanë konsumuar para syve të shqiptarëve krimin e vjedhjes dhe abuzimit të miliona eurove dhe nuk kanë pranuar të gjykohen, krimin e vrasjeve politike dhe nuk pranojnë të hetohen dhe krimin elektoral të 8 Majit në Tiranë për të cilin nuk pranuan rezultatin dhe e përmbysën me gjykatë.

      Nëse këta dy njerëz do të ishin në SHBA, do të ishin në burg, ose së paku nuk do të ishin në politikë. E konsideroj një urrejtje të madhe për shqiptarët cinizmin tuaj për të na i quajtur këta si udhëheqës që i meritojmë. Jo. Nuk i meritojmë dhe do të dimë të shpëtojmë prej tyre, sado miq me pare të blejnë këta njerëz në Uashington. Ata tani nuk janë në konflikt me shqiptarët, por me përfundimet dhe rekomandimet e qeverisë së SHBA. Kjo mund t’ju bëjë pak më të përmbajtur kur flisni me adhurim për ta.

      Nqs admistrata amerikane pranon dhe toleron akoma qe mobsteri i ballkanit Berishovic mik shtepie i Damir Fazllic qe ka rezidencen ne zemer te Washingtonit nuk denohet nga vete amerikanet per krime te tij te dokumnetuara dhe te vertetura nga vete sherbimet amerikane ngelemi te themi

      “O zot na ruaj nga miqte se nga armiqte ruhemi vete”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *