Litari, jashtë
Fabula e zezvekut që vazhdoi tu bënte keq njerëzve edhe pas varrosjes, është e njohur. Flet për një zezvek që ia kishte nxirë jetën gjithë fshatit. Njerëzit mezi po prisnin të thyente qafën. Më në fund, ra në shtrat i sëmurë. Një ditë para se të jepte shpirt mblodhi fshatin sepse diç donte t’u thoshte: “Më varrosni në mes të fshatit – tha – po dua që litarin me të cilin do më ulni poshtë në varr, të mos e hiqni, ma lini jashtë”. Po, po, patjetër – ishte përgjigja e fshatit që së brendshmi uronte: Aman vetëm ik, se po ta lemë edhe kët’ litarin. Ai iku më në fund, dhe litari i dalë nga gropa rrinte sipër në këmbët e njerëzve. Sa herë kalonin andej, njerëzit pengoheshin, rrëzoheshin dhe mallkonin. As i vdekur nuk na le rehat o i nëmur – thërrisnin. Shqipëria post-berishiane i ngjan një fshati të telendisur. Është kujdesur ta lejë jashtë litarin dhe zezveku në fjalë. Do të pengojë Ramën? Ashtu mendon i sëmuri. Në fakt kërkon të pengojë gjithë Shqipërinë. Siç ka bërë kaq vite me rradhë. Vetëm përfytyroni një Shqipëri që nuk do kishte humbur 23 vjet kohë me këta të mallkuar.
Iku duke mallkuar. Turp nëse nuk çohet qoftë edhe me barela në birucë
Nga Mero Baze
Sali Berisha nuk do të përballet me Edi Ramën në zyrën e tij. Sipas njoftimeve që dalin nga kabineti i tij, Berisha do të ngarkojë një ish polic (Gjergj Lezhja – shën.red) t’i dorëzojë inventarin e zyrave. Për tre muaj rresht, si një kryeministër dezhurn i Shqipërisë, ai ka bërë vendime të rëndësishme dhe akte që synojnë shpronësimin e shtetit dhe pasurimin e individëve, sa nuk kanë bërë gjithë qeveritë për 20 vite bashkë. Ritmi me të cilën ai filloi të zhvatë prona publike, pasuri nëntokësore, pasuri pyjore, naftë, krom dhe bakër, lumenj dhe liqene, ndërtesa dhe livadhe, janë të tilla që asnjë pushtues nuk do kishte mundur t’i bënte. Gjithë pazaret e pambaruara të tetë viteve në pushtet, në këto tre muaj u bënë realitet falë VKM-ve të tij dhe qartësisë për të rrjepur çdo lek deri në minutën e fundit. Nga momenti kur ai u përlot para PD-së dhe pranoi humbjen, tek trimërimi i tij para mbledhjes së fundit të qeverisë për të mos pranuar as përballjen në zyrë me pasuesin e tij, reflektohet gjithë thelbi i raportit që ai njeri ka me shtetin dhe pushtetin. Ai reflekton qartazi konceptin se e ka parë shtetin si pronë të tij dhe nuk është gati ta pranojë veten si një pushtetar që iu besua shteti përkohësisht. Por më tej akoma kultura e mospranimit të pasardhësit në shtet është për të një kulturë e huaj. Kjo është hera e dytë që ai ikën nga pushteti, dhe në të dy herët ai nuk e ka pritur pasardhësin në zyrë. Në vitin 1997, pasi dha dorëheqje nga president pas fitores së thellë të socialistëve, ai po ashtu nuk e priti në zyrë Rexhep Meidanin dhe iku nga presidenca. Edhe ikja e tij nga kryeministria nuk mund të jetë ndryshe. Ai nuk mund të pranojë realisht humbjen dhe pse nuk ka çfarë u bën shifrave. Ai nuk pranon dot t’i japë dorën fitimtarit dhe mbi të gjitha nuk e kupton se si shteti shqiptar nga pronë e Familjes së tij, tani të kalojë në administrim të një force tjetër politike. Është kjo arsyeja që gjatë këtyre tre muajve ai ka qenë aktiv në zhvatjen e pasurive tona kombëtare, në dhënie koncesionesh për nëntokën e mbitokën, për zaptim pasurish dhe transformim pronash. Kultura e tij politike rrezaton më tej dhe tek vartësit e tij. As Topalli nuk pranon të bëjë një ceremoni për dorëzimin e detyrës edhe pse askujt nuk i bëhet vonë për këtë. Lotët e tij të humbjes janë kthyer befas në breshëri plumbash mbi fituesin dhe ai ka tre muaj që përpiqet të zhbëjë humbjen e tij, duke i dorëzuar një shtet të shkatërruar fitimtarëve. Kultura e mosdorëzimit është një kulturë primitive, e cila zë fill tek paligjshmëria me të cilën Berisha ka sunduar dhe qeverisur. Në tetë vitet e tij si kryeministër, Berisha ka sunduar politikisht duke e konsideruar rivalin si armik. Ai është udhëheqësi i vetëm i Shqipërisë paskomuniste, që ka bërë vrasje politike të provuara dhe pranuara vetëm nga urrejtja për opozitën. Është kryeministri që ka pushkatuar katër protestues nga makthi se i rrezikonin pushtetin. Si i tillë ai për tetë vite ka drejtuar shtetin si një projekt politik kundër opozitës dhe jo si një detyrim për të qeverisur vendin. Ai riktheu në Shqipëri ndarjen klasore dhe persekutimin politik, ku një qytetar kundërshtar i tij nuk merrte dot as letrat e pronës në hipotekë, pa lejen e Zenit. Ai riktheu shtetin politik, ku zyrtarët të shikonin si armik të tij dhe të mbyllnin çdo derë shërbimesh në zyrën e shtetit. Ai riktheu kulturën e puçeve të shtetit, armiqësinë me institucionet e pavarura dhe përdorimin e pushtetit për të ndëshkuar median kritike. Ai është njeriu që ndau biznesmenët në pagatorë të Familjes së tij dhe në armiq të saj duke përdorur shtetin si institucion ndëshkimi ndaj tyre. Ai është kryeministri që vuri në rresht intelektualët pa kurriz të këtij vendi që nënshkruanin peticione kundër opozitës për një vend pune dhe që toleroi shkatërrimin e arsimit për hir të disa kioskave arsimore që i ktheu në zyra elektorale. Ai është kryeministri që nuk qeveris asnjë ditë për qytetarët, por për të mbijetuar në pushtet duke menduar dhe u motivuar natë e ditë kundër opozitës. Ai harxhoi energji pa fund të mbulonte skandalet e djalit, vajzës e gruas, me bizneset e tyre informale, që shpesh hapën varre masive, por kurrë nuk u interesua si kryeministër i këtij vendi të respektonte lirinë ekonomike, konkurrencën e lirë dhe të drejtën për të jetuar në këtë vend pa njohur dikë nga Familja e tij. Dhe pikërisht pse qeverisi kështu, ai u ndëshkua thellë dhe u zbyth nga historia e këtij vendi falë vullnetit të shqiptarëve. Tani ai nuk ka si ta pranojë këtë fat. Ka tre muaj që po hakmerret ndaj shqiptarëve duke u përpjekur natë e ditë të lërë një shtet të shkatërruar, një ekonomi piramidë, një inventar pasurish të plaçkitur dhe një shoqëri të dorëzuar në duar të krimit. Ky është një bilanc i padurueshëm për ta dorëzuar me ceremoni.
Fundi i njeriut që e kaloi gjithë jetën me maskë
Viktor Malaj
Nëse ka një konsensus thuajse të plotë rreth nevojës së ndryshimit të sistemit që ndodhi në 1990, ka mendime të ndryshme dhe të kundërta rreth formës që u përdor për këtë qëllim. Personalisht, jam i bindur se “Lëvizja e Dhjetorit” nuk ishte as revolucion, as betejë dhe, madje, as lëvizje politike, por thjeshtë një inskenim social-politik që iu krijoi ideatorëve të saj mundësinë e ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri në mënyrën më të mundshme paqësore dhe pa rrezikuar të ardhmen e tyre. Ramiz Alia e bëri ndërrimin e sistemit në atë mënyrë që të kishte edhe më shumë siguri për vete dhe kastën drejtuese. Këtë do ta kishte bërë kushdo, po të ishte në vend të tij. Ai “klonoi” në sistemin e ri Sali Berishën, Fatos Nanon, Sabri Godon, Namik Hotin etj. Me këtë mënyrë u pajtua edhe Perëndimi për disa arsye. Së pari, qëllimi kryesor i Perëndimit ishte rënia e sistemit komunist, pavarësisht nga forma. Së dyti, një ndërrim i dhunshëm do të kishte sjell një kaos për ndreqjen e të cilit Perëndimit do t’i duheshin shumë më tepër shpenzime dhe angazhime. Së treti, një përplasje e dhunshme midis shumicës që kishte pushtetin dhe forcën dhe pakicës së shtypur, vërtetë nuk do ta kishte ndaluar ndryshimin, por do të ishte tepër e vështirë që ajo pakicë të bëhej ndonjëherë shumicë nëpërmjet zgjedhjeve. Prandaj, një përzierje paqësore e të shtypurve me komunistët e pakënaqur dhe të etur për pushtet kundër kastës komuniste, të vjetruar, të lodhur, mëkatare dhe të velur nga pushteti, do të ishte më efektive. Ky ishte edhe shkaku që kasta komuniste e dorëzoi aq lehtë pushtetin, duke zhvilluar dy palë zgjedhje, niveli demokratik i të cilave (sidomos atyre të marsit 1991) nuk është arritur ende as sot. Kjo ndodhte se udhëheqësit komunistë e dinin se, në mos herët, vonë, pushteti do të kalonte doemos në “anën tjetër”. Së dyti, në “anën tjetër” ishin përsëri njerëzit e tyre dhe, së treti, pavarësisht çfarë thuhet sot, udhëheqja komuniste e 1990 i trembej ndëshkimit për burgosjet dhe internimet politike që iu kishte bërë kundërshtarëve politikë, por jo abuzimeve ekonomike. Kur lanë pushtetin ata nuk iu lanë kurrfarë pasurish pasardhësve dhe të merr gazi sot kur dëgjon Sali Berishën të flasë për bllokmenë, kur pasuria e familjes së tij është më e madhe se ajo e gjithë familjeve të Bllokut së bashku. E keqja më e madhe e formës së transformimeve politike të këtyre viteve ka qene klonimi politik që R.Alia bëri me S.Berishën dhe Fatos Nanon. Ndonëse në pamje të parë duken tipa të ndryshëm, të dy rezultuan të dëmshëm për vendin dhe popullin. Sali Berisha është personifikimi i njeriut që vjen nga periferia, me vullnetin për të mësuar, por edhe me vullnetin dhe etjen e pashuar për pushtet dhe sundim. Njeri, që pas 1990 shpalosi gjithë tiparet e individit që nuk ka as ide, as ideale, as skrupuj moralë, që nuk njeh parime, që pushtetin e ka qëllimin më të lartë të jetës dhe gënjeshtrën, fyerjen, shpifjen, trillimin, kërcënimin, burgosjen, rrahjen dhe vrasjen i ka mjete të marrjes dhe mbajtjes së pushtetit. Me sjelljen e tij tash 23 vjet Sali Berisha ka dëshmuar se rënien e sistemit politik komunist nuk e donte për shkak të idealeve demokratike apo dhimbjes ndaj vuajtjeve të atyre që e pësuan nga ai regjim, por vetëm për të mbërritur vetë në majë të pushtetit dhe, mundësisht, të mos zbresë kurrë prej atje. Shtetin e drejtuar prej tij e ka shndërruar në një bandë dhe bandat as nuk mund të ndërtojnë shtet dhe as janë në shërbim të popullit. Nuk ka mundur dhe nuk mundet të veprojë ndaj kundërshtarëve politikë si regjimi komunist, së pari, sepse nuk ia lyp nevoja dhe së dyti, sepse nuk e lejojnë rrethanat. Megjithatë, kontributi i tij në përçarjen e popullit shqiptar dhe në rrënimin moral, dhe jo vetëm, të shoqërisë shqiptare mund të krahasohet me atë të një pushtuesi të huaj. Fatos Nano i përket “garipit” të qytetit, i ardhur nga familjet e inteligjencies komuniste, i arsimuar dhe kulturuar, i llastuar, por pa kurrfarë vlerash të çmuara në karakter. I përket atyre intelektualëve që në vitet ‘90, për të dëshmuar “vlerat” e tyre na tregonin se kishin veshur pantallona xhinse, kishin dëgjuar muzikën e Beatles Group, kishin shikuar stacionet e huaja radiotelevizive gjatë regjimit komunist dhe, si të tillë, ishin “modernë”, kozmopolitë, perëndimorë, demokratë dhe tamam për të drejtuar vendin. E vërteta është se një tip i tillë duhej mbajtur sa më larg punëve shtetërore. Dembel, qejfli pijesh, kumari dhe vesesh të tjera, është një njeri që asgjë s’e merr seriozisht. Nuk ka kurrfarë parimesh dhe skrupujsh. Por ka dy merita që e ngrenë më lart se Berisha si figurë politike: megjithëse ndodhej brenda të gjithë kushteve ligjore për të përdorur armët dhe, madje, vrarë terroristët e armatosur me të gjithë arsenalin e armëve, kur sulmuan dhe pushtuan gjithë institucionet qendrore shtetërore në 14 shtator 1998, ai hoqi dorë nga mbrojtja legjitime dhe braktisi zyrën duke mos shkaktuar asnjë viktimë. Gjithashtu, dorëzoi në mënyrë paqësore pushtetin në vitin 2005 dhe dha edhe dorëheqjen nga drejtimi i partisë. Por, fill pas kësaj, nisi të bëjë “kulimin” duke sulmuar pa kuptim dhe pa kurrfarë parimshmërie partinë e vet dhe pasardhësin e tij, deri sa arriti të vihej në shërbim të Sali Berishë që e kishte burgosur politikisht, diskredituar publikisht, që i kishte rrahur shokët dhe vjedhur zgjedhjet dhe, më vonë, vrarë edhe simpatizantët e partisë se vet. Vetëm e vetëm që të bëhej president, por nuk u bë dhe as do të bëhet kurrë. Dhe, as e meriton të bëhet. Berisha dhe Nano janë “mall” i vjetër, i skaduar, por i ambalazhuar sipas stilit modern. Jo pak njerëz tërhiqen nga ambalazhi dhe reklama e mallit, pa e ditur ç’ka brenda. Për mua, ata u ngjajnë fishekëve kinezë të viteve ‘70 që, pasi nxirreshin nga arkat në Gërdec në vitin 2008, futeshin në ambalazh të ri dhe iu vihej vit tjetër prodhimi, për t’ua shitur të huajve. Ajo që i bashkon më shumë këto dy figura politike është mungesa e plotë e përgjegjësisë qytetare dhe politike për fatet e vendit si strategji e përbashkët me atë që vjen pas tyre. Bashkëpunëtorët e Nanos tregojnë se, në vitet 2000, kur i thanë se “po digjet Shqipëria “, ai u përgjigj: “Ç’ja q.. nënën Shqipërisë”. Ndërsa gazetari dhe publicisti amerikan Peter Lucas tregon se në vitin 1997, kur Shqipëria digjej dhe ishte buzë greminës, Berisha i ka thënë: “Apres moi, le deluge!” që do të thotë se “Pas meje u bëftë kiameti”. Këto dy thënie përbëjnë edhe thelbin e karakterit të tyre. Prandaj, nuk është mëkat të mallkohet Ramiz Alia. Qoftë dhe vetëm për këtë.

Te dy jane autore te pelqyer. Zoti Baze shkruan cdo dite, z. Malaj shkruan me rralle, por nuk bene kurre kompromise. Duket eshte edukuar me respekt per te verteten. Edhe pse i kisha lexuar te dy shkrimet, perkatesisht dje dhe dite me pare, i lexova me kneaqesi.
Tek ky shkrimi i Viktor Malajt ja ka keputur teresisht kot. Pjesa ku flitet per Fatos Nanon eshte e sajuar dhe e pavertete. Ne fakt i shkon Edi Rames jo Fatos Nanos. Fatos Nano ne rinine e tij ka qene nje njeri shume punetor dhe qe studionte. Kjo i dha mundesine te perfitonte nje kulture akademike te larte dhe te kishte nje karriere te shkelqyer ne kohen e PPSH qe edhe nepermjet lidhjeve familjare qe kishte te behej k/minister i Shqiperise ne 1991. Ai degjeneroi per t’u shnderruar ne Fatosin e sotem gjate kohes se burgut qe beri padrejtesisht dhe qe per fatkeqesine e tij dhe tonen ja hoqi cdo vlere njerezore, e mbushi me hakmarrje dhe etje per te bere para sa me shpejt dhe me shume. Prova e te qenit viktime e nje padrejtesie si ajo e denimit te Fatos Nanos te ben ose shume te larte ne vlera, ose te fundos fare. Me Nanon ndodhi kjo e dyta duke patur parasysh edhe ambjentin ku u ndodh me burgaxhinjte e Bences. Aty filloi Nano te behej “Garip”. E kunderta ishte me Edi Ramen. Nje njeri i perkedhelur, familje e mire, me te gjitha kushtet per t’u zhvilluar dhe rritur intelektualisht qe bente edhe rebelin sepse i kishte krahet e ngrohte. Spartak Ngjela dhe Edi Rama kane qene njesoj edhe pse ne kohe te ndryshme. Njerez qe filluan ne moshen e pjekurise te rebelohen dhe te thone mendimin e tyre cope. Po te kishte vazhduar ai sistem edhe Rama do provonte burgun per shkak te jetes se tij kunder rrymes. Natyrisht nje i ri me prejardhje te keqe apo ish-i perndjekur nuk mund te sillej si rebel (te pakten hapur) sepse dihej ca denimi e priste, kurse te rinjte e shtreses sone (te komunisteve) duheshin gdhendur nga pak se edhe “nxitoheshin”. Berisha, biri i Rames dhe Sheqeres nga Vucidoli nuk kishte alternative tjeter per te care pervec se te shkelte mbi te tjeret dhe te shikonte me lakmi bllokmenet qe nuk e pranuan kurre mes tyre. Eshte ky refuzim qe iu be atij qe ka vuajtur ky popull 23 vjet. Dhe asnjehere nuk mund te gjeje paqe Berisha kur kujton sa shume i eshte dashur te perkulet per te fituar nje shtrengim dore me anetaret e Byrose Politike. Ka qene tere kohes i perbuzur se nuk ishte pjese e kastes, nuk kishte lidhje farefisnore, krahinore me te medhenjte e kohes, dhe i eshte dashur te ece cdo dite nga nje milimeter per te qene afer, por jo brenda kastes se kuqe. Thjesht njeri me komplekse qe e urren kete popull dhe qe e derdhi tere terbimin e tij ne keto 23 vjet.
Ndoshta me ne fund do te hapet driteza per kete popull te perdorur keqaz nga politikane te kallepeve Nano e Berisha. Ne esfelt vafshin, mos ua degjofshim bojen!
Nqs Rama nuk e con ne burg kryekriminelin e shqiperise,do te humbase besimin e popullit per
te pasur drejtesi
shume e sakte….si analize ,,,popull idiot,,e kisha humbur respektin per kete ,popull,por e rifitova pas zgjedhjeve te 23 qershorit..
Gjeja me e rende qe ka ndodhur ne Shqiperi eshte krijimi i precedentit te MOSNDESHKUSHMERISE. Politikanet e deritanishem kane vituar imunitetin qe te mos ndeshkon per asnje lloj krimi. Saliu dhe shpura e tij kane bere krime qe cdo shoqeri normale, cdo shtet i se drejtes do ti ndeshonte. Pa kryer drejtesi me Saliun dhe kedo tjeter qe kane kryer krime, shperdorim besimi e detyre, nuk mund te kete shtet te se drejtes ne Shqiperi. Nuk mund te shpresohet as per progres dhe as per liri. Zoti Rama duhet te jete i ndergjegjshem per kete. Ndryshe ai vete do te ndeshkohet.
Shkrime realiste,por……. vetem me shkrime nuk behet Shqiperia dhe as vendoset drejtesia.
Shpresa se do te vendoset drejtesi eshte e vaket,konkretisht :
se pari – sot u konfirmua ne krye te grupit socialist G.ruci,nje veteran i PS i cili ka perfituar me shume se kushdo tjeter nga PS qofte politikisht ashtu dhe ekonomikisht.Pra pretendimi Rames per rilindje u zverdh ende pa u emeruar kryeminister.
se dyti – PS dhe E.Rama me emerimin e Rucit Kryetar i G.Parlamentar, i japin te drejte morale PD (nenkupto Berishes) qe te emerohet ai Kryetar i G.Parlamentar te PD, duke e ricikluar Berishen ne politike perseri,pra shkurt vallezojne perseri hienat qe kane 72-vjet qe degjenerojne kete popull trim e te “trashe.”
se treti – S’mund te bejne drejtesi ata qe nuk duan drejtesi,dhe e shikojne drejtesine si mjet per te goditur palet kundershtare.
se katerti – PS ka zgjedhjet ne fund te ketij muaji,nese Rama e ka seriozisht se do te rilinde shqiperine,atehere te mos kandidoje per kryetar te PS,pasi ka plotesuar tete vjet ne krye te saj,si rrjedhim e di mire se nuk ka cfare te permiresoje me ne krye te PS,por t’i kushtohet teresisht ekzekutivit,
cdo mandat per here te trete con ne nepotizem,autoritarizem,legenizem etj,per kete mjafton t’i referohemi figurave te ndritura politike si ” Baftjarizem,Shpetimizem, Nasufizem,Bimeizem”
se pesti -qofsha une i gabuar ne bindjet e mia dhe konkluzionet e miasa me siper, por e vetmja rruge per ne qe quhemi shqiptare eshte largimi yne nga ky vend leshi, pasi jemi popull legene, qe udhehiqemi nga “garipa” fshati qe mendojne se kane lindur per te drejtuar
qe nga dita qe kane dale nga “vaginat” e mamave te tyre, dhe deri diten qe do te ikin ne “sharre” ku me eren dhe mishin e tyre te kalbur do te infektojne dhe bakteret qe do tu tresin trupat e tyre te felliqur.
Dy artikuj shumë të goditur. Kanë prekur të vërteta të pamohueshme dhe analiza nisur nga historiku i dy individualiteteve. Megjithse për Fatos Nanon para viteve 90′, nuk mund të bashkohem plotësisht me përcaktimet e artikull shkruesit. Nuk mund të mohohet që ka qenë intelektual, student i shkëlqyer, ambicioz dhe njeri që studionte. Natyrisht pjesë e elitave kulturore dhe artistike të Tiranës, Pas 90′, me ndryshimin e rregjimit, ndryshoi dhe ai duke dashur të inkuadrohet në kornizat e sistemit të ri demokratik, por ama sipas shkollës së vjetër. Më pas dihet ecuria dhe fundi i tij, i palavdishëm. Gjë që sigurisht flet për paqëndrueshmërinë e karakterit dhe formimit të tij, por kjo edhe për shkak të kontekstit historik dhe ngjarjeve rrethanore, të cilat ai provoi dhe zgjodhi në jetë.
Sali Berisha, ishte ai që e dimë të gjithë, që zbriti nga bjeshkët dhe erdhi e u ngul përfundimisht në Tiranë, për t’na e futur të gjithëve pas shpine! Mësoi dhe luftoi me të gjitha mënyrat e tipit “URIAHIP” që të bëhej pjesë e elitës politike. U bë anëtar dhe sekretar i devotshëm i PPSH, duke përdorur të gjitha intrigat dhe ligësitë, që të eliminonte kolegët dhe të dilte vetë në sipërfaqe. Me ndihmën e Ramiz Alisë, arriti të trashëgojë një parti gjoja “demokratike” ku vetëm demokratë nuk mbetën në të. Të gjithë luftonin për karrike! Të gjithë luftonin për para e pasuri. Kështu Berisha ynë, si mjek hakmarrës dhe intrigant, arriti të hypte në majat e pushtetit dhe të bëjë sikur qeveris popullin. Por në fakt qeverisi vetveten, familjen dhe oborrin e tij të shërbëtorëve, lëpirsave, përfituesve, njerëzve pa karakter e pa moral e përgjegjësi qytetare, njerëzve që nuk iu dhimbsej për asnjë sekondë pasuria e përbashkët dhe pa më të voglin hezitim punuan për tetë vjet me rradhë për përvetsime, abuzime, shkatërrime, shitje, përmbytje, shëmbje, si e si të përfitonin sa më shumë si njerëz të paparë e të pangopur! Fodullë majë plehrave!
Kështu Saliu ynë mjek nga profesioni por jo nga shpirti, “burrë shteti” nuk u bë dot kurrë!
Ai burgosi ish kundërshatrin politik F. Nanon, për akuza shpërdorimi. Arriti ta eliminojë nga skena politike me cubat tropojanë dhe marifetet e tij hakmarrëse, me qëllim që ta kishte në dorë sa herë që historia do t’ia nxirrte në shteg. Sepse “burrat e vegjël në shpirt”, këtë ves kanë. Grumbullojnë rreth vehtes njerëz me cene, që gjithnjë ti kenë në dorë dhe të ruajnë kështu status quo-në e tyre të përjetshme! Duke e joshur me postin e presidentit të ardhshëm, arriti ta ndërsejë Nanon kundër partisë së vet dhe kolegëve! Por gjeti dhe joshi edhe tipat si Kaçi, sepse janë pikërisht këta tipa, që për poste, të shesin e të vrasin natën, ndërsa të qajnë ditën! Njerëz të vegjël ka kudo, ata janë pjesë e shoqërisë.
Por ama shoqëria ka dhe njerëz të matur, të mençur, të përgjegjshëm, të moralshëm, me karakter dhe qytetari për tu marrë shembull, por që tërhiqen mënjanë sepse nuk mund të bëhen pjesë e pazarave të pista të kuzhinave berishiane! Këta njerëz duhet të gjejë dhe stimulojë qeveria e re apo “Qeveria e gjeneratës tjetër” siç po quhet së fundmi. Njëkohësisht, duke futur në sistem ndëshkimin, do të arrihet dhe edukata e të bërit punë me përgjegjësi dhe qytetari. Është si puna e fëmijës dhe qeveria e re, po nuk ndëshkoi, gabimet do përsëriten e do përsëriten deri sa të bëhen ves! Dhe vesi, thonë del me shpirtin! Si ky i Sali Berishës&Kompani! Një urim për ta do ishte…” Ju pafshim sa më shpejt para Drejtësisë”! Siç thotë dhe populli, vjen një ditë që..”Atë që u ke bërë të tjerëve, do ta bëjnë dhe ty”!!! Me fjalë të tjera, në këtë botë lahen të gjitha, askush nuk shpëton, në një mënyrë apo tjetër, gjithkush do paguajë diku!!!
Ashtu eshte Berisha pervec leqeve ka lene dhe shume te tjera qe nuk do dime nga tja fillojme . P.sh. Ka lene dhe gozhden e Nastradinit .Besoje se e dine historine e gozhdes .Fshati shpetoje kur kuptuan se me te Nastradini i binte verdalle . Ja hoqen gozhden e i thane :Hajde ik dhe beje shurren diku tjeret se boll na talle.Ka lene shume gropa te zeza qe do te desheroja te bine vete atje qe ne te shpetojme .Ka lene dhe dy gjishtat qe ne anet tona nenkuptojne :Te dalcin syte .Po na ka lene Lulin ,Zhofi (qe e ka marre vehten) ,Paloken e shume debila qe do bejene deryren e shurmusave elektronik.E cfare nuk ka lene i Madhi Sali.
Beni durim e mos u provokoni nga hieja e tije qe eshte kudo dhe mes nesh .Nuk po me pelqejne lotet qe nxjerrin akoma per te .As Dulla nuk u qa kaq shume sa cpo qajne Pd istat. Mblidhjani komplimentet qe i bene Luli dhe Zhofi te kuptoni se sa e duan udheheqsin shpirteror qe e futi Shqiperine ne rrugen e ?????????????????.
Nese Krimineli Sali Bisha nuk “ARRESTOHET” …. ne Shqiperia kurre nuk do veproje drejtesia dhe ndeshkushmeria.
FUTJA KOT. me ka pelqyer shume analiza juaj dhe mèse e drejt bravo