Gafat e një historiani semplist

redaktor

Nga Prof. Dr. Shahin Leka

Në librin e tij “Lufta civile në Shqipëri 1943-1945” me autor Uran Butkën, autori na jep informacion të pasur për veprimtarinë e Ballit Kombëtar (BK) dhe lidhjet e tij me strukturat e tjera, të para këto në një këndvështrim ndryshe nga sa i kemi njohur më parë. Në këtë terren patjetër lindin dhe diskutime.

Në këtë libër voluminoz gjen një trajtesë të veçantë çështja e luftës civile në Shqipëri në vitet 1943-1945, një çështje kjo sa delikate aq edhe e debatuar. Menjëherë lind pyetja, a ka pasur luftë civile në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore? Nëse po, në çfarë rrethanash lindi, ç’përmasa ka patur, cilat janë arsyet që e kanë shkaktuar. Këto çështje do të përpiqem të trajtoj në këtë shkrim për periudhën e viteve 1943-1944, nëpërmjet një vështrimi kritik të librit të zotit Butka. Siç na këshillon edhe zoti Uran, për të zbuluar e gjetur të vërtetën, edhe unë në analizën time do përpiqem të argumentoj të vërtetën, sigurisht brenda kufijve që na mundëson një artikull.

1

Në vjeshtën e vitit 1943 po kristalizoheshin dy vija:

a). Vija e Ballit Kombëtar, që në kushtet e një tronditjeje e krize të thellë, si rrjedhojë e hedhjes poshtë të Marrëveshjes së Mukjes nga Partia Komuniste (PK), e ndiente dobësinë e vet e nuk gjente kurajë të hidhej në luftë të vendosur kundër nazistëve. Përkundrazi e gjeti të udhës të bashkëpunonte me ta, të futej në strehën e tyre.

b). Vija e Partisë Komuniste, e Frontit Nacionalçlirimtar (FNÇ), e cila krahas luftës së pandërprerë kundër pushtuesve, po shihte edhe mundësinë për të siguruar pas çlirimit pushtetin e vet.

Këto dy qëndrime bëhen të qarta e zyrtarizohen në ditët e para të tetorit. Më 1 tetor Enver Hoxha shtron çështjen e jep udhëzime për nisjen e luftës kundër Ballit Kombëtar, për shpartallimin e tij. Pak ditë më vonë më 7 tetor Mit’hat Frashëri nëpërmjet një qarkoreje porositi të pezullohet çdo veprim luftarak kundër forcave gjermane.

Duke pretenduar se ka shpërthyer luftë civile, M. Frashëri përpiqet të akuzojë si shkaktare të saj PK e FNÇ. Është e vërtetë që gjysh gjatë muajit shtator u vunë re disa përplasje ndërmjet dy palëve, e vijuan edhe gjatë tetorit. Po pse ndodhën këto, a ishin këto në përmasat e një lufte civile? Së pari, këto ishin raste të veçanta, e së dyti, ç’ka është dhe më kryesorja, është qëndrimi që mbahej ndaj pushtuesve. Formacione të BK kishin filluar bashkëpunimin me të, çka u zyrtarizua me qarkoren e 7 tetorit.

Shtrohet pyetja, a përbën luftë civile kur njëra palë lufton kundër pushtuesve e tjetra bashkëpunon me të. Pretendohet se ky ishte thjesht një pezullim. Pezullim?! Pse pak është të pezullosh veprimet luftarake? (Nëse ka pasur të tilla). Po pjesëmarrësit dhe më keq ishin të kënaqur. Të paktën nuk do të goditeshin nga një grupim force i një partie politike (BK). Edhe po të pranojmë se kemi të bëjmë me një pezullim, të paktën ndodhemi përballë një bashkëpunimi të qartë të formacioneve të balliste me trupat naziste.

Në librin e tij zoti Uran na jep një tabllo të luftimeve të zhvilluara ndërmjet çetave të Ballit dhe formacioneve të UNÇSH, gjatë muajve tetor-dhjetor 1943. Njëherazi na thotë se luftimet kundër pushtuesve kanë qenë të pakta. E vërteta është ndryshe. Me të hyrë në vendin tonë, kolonat gjermane duke zbatuar planin e operacionit të pushtimit të emërtuar “Achse” (Boshti), u pritën me goditje të shumta gjatë rrugëve të komunikacionit. Në këto rrethana, trupat gjermane ndërmorën disa operacione lokale që synonin t’i merrnin UNÇSH nismën, të zotëronin rrugët e komunikacionit dhe të pushtonin disa qytete që ndodheshin ende në duart e UNÇSH-së.

Epiqendër e luftimeve u bë zona Tiranë-Elbasan, si rrjedhojë e të cilave dështoi operacioni armik në Arbanë më 9 tetor, u kryen një varg goditjesh në afërsi dhe në brendësi të Tiranës, u përballuan goditjet gjermane nga forca të Br. III S e të Grupit të Pezës në zënien e Kodrës së Saukut e të Urës së Farkës, forca të Br. I S shkatërruan një autokolonë gjermane në pritën e organizuar në Derven, 25 km afër Elbasanit, dështoi operacioni gjerman prej 3.500 vetësh në zonën e Pezës etj.

Luftime të ashpra u zhvilluan në Zonën e parë Operative Vlorë-Gjirokastër, luftimet u zhvendosën gjatë rrugës Gjirokastër-Tepelenë, në kalanë e Borshit, në drejtim të Fterrës e të Kurveleshit, për të vijuar në shumë pika të qarkut të Vlorës, duke përballuar operacionin gjerman “Elibote”. Po gjatë muajt tetor luftime të shpra u zhvilluan në qarkun e Korçës. Ato nuk u ndalën edhe në krahina të tjera të vendit si në Berat, Fier, Lushnje, Mallakastër, Shkodër etj. Një veprimtari efektive luftarake kryen edhe njësitet guerile në qytete, duke ndërmarrë aksione tepër të guximshme që u shkaktonin pushtuesve nazistë tension e dëme të mëdha.

Gjatë mujave nëntor-dhjetor 1943, pushtuesit gjermanë zhvilluan fazën e parë të mësymjes së përgjithshme të Dimrit, duke kryer tre operacione të rëndësishme: operacionin në Pezë, në qarkun e Dibrës dhe në zonën Çermenikë-Shëngjergj-Martanesh. Pa dashur të trajtoj të tre këto operacione, po ndalem pak në operacionin në Pezë, të emërtuar “505”. Në perimetrin e rrethimit prej rreth 650 km2 të kësaj zone, përveç Grupit të Pezës, ndodheshin dhe Br. III S, si dhe 1.500 italianë. Në këto kushte vështirësohej manovra e forcave partizane. Sidoqoftë ata luftuan me trimëri për disa ditë rresht (5-10 nëntor).

Grupi i Pezës, nëpërmjet manovrimeve brenda dhe jashtë zonës, mundi të shkëpusë kontaktin me armikun, ndërsa Br. III S, pas shumë përpjekjesh e me humbje të rënda, mundi të dalë nga rrethimi. Por ajo që tërheq vëmendjen është se pak ditë mbas përfundimit të operacionit, komanda gjermane detyrohet të pohojë “ka filluar përsëri gjallërimi i bandës komuniste që drejtohet nga Myslim Peza”, në rajonin në jug të Tiranës. Kërcënimi serioz mbi kryeqytetin vijonte.

Komandat gjermane pohojnë pjesëmarrjen e formacioneve balliste në operacionet e tyre, por ndërkohë theksojnë se ato “janë në gjendje inferioriteti kundrej komunistëve, si në pikëpamje ushtarake, ashtu edhe në pikëpamje organizative”. Pa kaluar ende tre muaj në vendin tonë, pushtuesit gjermanë në ndeshjet me forcat partizane, vlerësojnë aftësitë e tyre luftarake e morale, ndërsa duke bashkëpunuar me ballistët vënë re tek ta mungesën e rregullit, të disiplinës e moralin e ultë. Njëherazi, këto dokumente dëshmojnë bashkëpunimin e formacioneve balliste me pushtuesit nazistë.

Në veprimet luftarake të zhvilluara ndërmjet formacioneve të BK dhe forcave partizane, zoti Uran thekson se këto luftime ndesheshin vetëm shqiptarë, duke na e dhënë këtë si argument të luftës civile. Ky është një trajtim tepër semplist, zoti Butka. Nuk mund të fragmentarizohen në këtë mënyrë veprimet luftarake. Ato kanë lidhje e ndikim te njera-tjetra. Një pozicion i kapur nga ballistët mund të siguronte krahët e trupave gjermane, apo zënien e nyjeve rrugore, lehtësonte lëvizjen e kolonave gjermane etj.

Në fazën e Dytë të Mësymjes së Përgjithshme, komanda gjermane ndërmorri gjatë mujave janar-shkurt 1944 dy operacione të mëdha në Shqipërinë e Jugut, ku ishin përqëndruar e vepronin forcat më të shumta të UNÇSH-së. Operacionet do të kryheshin në zonën Korçë-Berat dhe Vlorë-Gjorokastër. Një operacion mësymës ndërmorën trupat gjermane gjatë kësaj faze edhe në zonën e Tropojës për të shkatërruar këtë bazë të rëndësishme politike-ushtarake të LANÇ-it në veri të vendit.

Pikërisht në fillim të kësaj faze BK organizoi më 3 janar 1944 në Berat, Kongresin e Parë të tij. Platforma e tij shpreh qartë degradimin e mëtejshëm të BK dhe bashkëpunimin e plotë të tij me pushtuesit nazistë. Qëllimi i kongresit ishte, siç shprehet autori në libër, “përcaktimi i një politike të re, të ashpër që t’i përgjigjej flakë për flakë mësymjes komuniste në luftën civile”.

Arritjen e rezultateve në këtë luftë BK e mbështeste në dy shtylla: së pari në shkatërrimin e UNÇSH nga pushtuesit gjermanë dhe së dyti, krijimin e një fronti të përbashkët me të gjitha forcat kundërkomuniste. Sigurisht BK nuk ishte i veçuar nga grupimet e tjera të quajtura nacionaliste, por tashmë bashkëpunimi me ta e thellon më tej, qoftë edhe me ato që ishin demaskuar tërësisht si bashkëpunëtorë të pushtuesve.

Po kështu, nëpërmjet luftëskundër komunizmit, synohej të shkatërrohej UNÇSH, e cila kishte tashmë një mbështetje të fuqishme në popull, ishte e vetmja forcë serioze që luftonte kundër pushtuesve. Goditej kështu lufta e popullit shqiptar kundër nazizmit, i vihej shkopinj nën rrota qëndresës së popullit. Shkatërrimi i kësaj qëndrese në kushtet kur përfundimi i Luftës së Dytë Botërore po afrohej, vinte në rrezik pavarësinë e vendit.

Ajo që tërheq vëmendjen në punimet e këtij Kongresi, është synimi që BK të afrohej, madje të shkrihej me qeverinë kuislinge. Edhe pse formalisht nuk u pranua, në realitet u realizua. Tre nga drejtuesit kryesorë të saj, Koço Muka, Bahri Omari dhe Kolë Tromara u kërkuan nga BK. Rreth një muaj më vonë, pas masakrës së 4 shkurtit 1944, të të tre u emëruan në qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Largimi i tyre nga BK ishte i planifikuar, siç shprehet vetë autori, për të mos kompromentuar publikisht organizatën. Madje autori na tregon qëllimin e vërtetë të këtij veprimi. Qeveria do të mbështeste BK me para dhe armatime, ndërsa ajo nga ana e saj, synonte të përmirësonte imazhin e saj të keq, sidomos pas masakrës së 4 shkurtit. E shikoni çfarë pazari i fëlliqur. BK duke pranuar haptazi të përfshihej në një qeveri kuislinge, demaskon veten edhe si bashkëpunëtore me pushtuesit.

Por shpresat e BK për shkatërrimin e UNÇSH, u tretën si kripa në ujë. Njësitë e UNÇSH pavarësisht humbjeve që pësuan, e përballuan mësymjen e trupave naziste. Ato, jo vetëm nuk u asgjësuan, por në mars kaluan edhe në kundërmësymje, çka përbënte një befasi të plotë për komandën gjermane, e cila vlerësonte se vetëm në pranverë mund të ketë përsëri një ringritje të komunistëve.

Kundërmësymja u zhvillua konkretisht në Shqipërinë e Jugut. Gjatë saj u çliruan pothuaj të gjitha zonat e shkelura prej armikut në dimrin e viteve 1943-1944. Gjatë kundërmësymjes u panë dy dukuri krejt të ndryshme. Nga njera anë, formacionet balliste e thelluan më tej bashkëpunimin me trupat naziste, duke shërbyer si udhërrëfyese e në ndonjë rast edhe duke marrë pjesë në formacionet luftarake të tyre. Ajo që tërheq vëmendjen është se komanda gjermane vinte re te ballistët disiplinë të çthurur dhe aftësi luftarake të ulët.

Krejt ndryshe ndodhte me repartet e njësitë e UNÇSH. Ato vlerësoheshin për mjeshtëri luftarake, aftësi në drejtim e sdiomos për heroizmin dhe moralin e lartë. Oficeri anglez H. Tilman, në natë e acartë të 26 janarit 1944 shoqëronte kolonën me punëtorët, spitalet me të sëmurë, të plagosur e partizanë të Zonës së Parë Operative. Në marshimin e vështirë përmes Qafës së Dhëmbelit, në kujtimet e tij, ai shkruante “ishte një pikëpyetje të përcaktoje se kush meritonte më shumë simpati, partizanët me gjymtyrë të thyera, apo ata që mbanin mbi supe vigjet me të plagosur gjatë errësirës dhe të mbytur në djersë, që me zor mbaheshin në këmbë, për shkak të akullit rrëshqitës”. Të befasuar nga rrjedhat që po merrte LANÇ-i, ishin edhe anglo-amerikanët, të cilët u ndodhën përballë një ringjalljeje të papritur të partizanëve. Në mars të vitit 1944 qeveria angleze verente se “ringjallja e partizanëve është rrjedhim i shkathtësisë dhe i elasticitetit të Brigadave të Luftës Nacionalçlirimtare, për të cilën një muaj më parë është thënë se qenë shkatërruar nga operacionet gjermane. Forca e partizanëve duket se qëndron në disiplinën e tyre, në energjinë dhe qartësinë e qëllimit të tyre, cilësi këto që për çudi, u mungojnë kundërshtarëve të tyre nacionalistë”. Për shkatërrimin e kësaj ushtrie shpresonte e fërkonte duart BK?! Këtu qëndronte patriotizmi i tij?!

Sikurse e kemi theksuar dhe më lart, BK kishte tashmë në plan të parë luftën kundër komunizmit, duke menduar se PK pas lufte rrezikonte të merrte pushtetin. Po mundësia që PK të merrte pushtetin pas lufte ishte e madhe. PK duke pasur në epiqendër luftën kundër pushtuesve, synonte edhe për të siguruar pushtetin pas çlirimit. Në këtë këndvështrim e vlerësonte të drejtë që të luftonte edhe kundër aryre forcave që i ishin shmangur luftës kundër pushtuesve, bashkëpunonin me të, e për më tepër ishin edhe kundërshtarë  ideologjikë të tyre. Por çfarë priste BK në një situatë të tillë, kur PK kishte epërsi të plotë në forca dhe gëzonte mbështetjen e popullit. Dihet që PK çështjen e marrjes së pushtetit e kanë objektiv kryesor politico-strategjik të tyre. Po kështu Zoti Uran ka të drejtë kur thotë se UNÇSH kishte karakter ideologjik, të paktën kështu mendoj unë. Politizimin e UNÇSH e kam trajtuar në një çështje më vete të emërtuar “A u politizua Ushtria Nacionalçlirimtare”. Në përgjigje të kësaj pyetjeje shprehem se PKSH i kushtoi vëmendje të veçantë kontrollit dhe konsolidimit të rolit të saj në formacionet e UNÇSH. Për këtë qëllim “duke filluar nga çetat, kompanitë ngriti celulat e partisë, në batalione byrotë dhe komitetet e partisë në brigade e divizione. Ndërsa komisarët dhe zëvendëskomisartë dhe pse qenë funksione që vareshin nga Shtabi i Përgjithshëm, ishin të deleguarit e partisë në ushtri”. Më tej shprehem se “nëpërmjet një kontrolli dhe drejtimi tërësor… të LANÇ-it, PKSH synonte të përdorte UNÇSH jo vetëm për plotësimin e detyrës kryesore, atë të çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë, port a përdorte atë edhe si krah të armatosur të revolucionit, për të rrëmbyer pushtetin politik, qysh gjatë kohës së luftës”.

Në këto rrethana BK dhe grupimet e tjera nacionaliste që bashkëpunonin me nazistët, ndodheshin përballë një realiteti të hidhur. Ndërkohë që ata po rrëshqisnin drejt dobësimit e degradimit, Fronti nacionalçlirimtar dhe UNÇSH, jo vetëm përballuan operacionet e mëdha të armikut, por edhe po shtronin rrugën për marrjen e pushtetit pas çlirimit.

Në fillim të verës të vitit 1944, gjendja politiko-ushtarake për Gjermaninë naziste paraqitej tepër e vështirë. Si rrjedhojë e fitoreve të arritura në të dy frontet, si në atë të Lindjes dhe në atë të Perëndimit, ushtrisë gjermane po i zvogëlohej hapësira e veprimit. Po krijoheshin kushtet për hapjen e Frontit të Dytë në brigjet e Francës deh po i ngushtohej dara e rrethimit. Njëherazi këto fitore e frymëzuan, e nxitën më tej Luftën Nacionalçlirimtare të popujve të tjerë kundër robërisë fashiste. Ushtria naziste po shkonte drejt katastrofës, disfata e saj tashmë ishte e sigurt. Tepër e shqetësuar ishte komanda gjermane edhe për gjendjen në Shqipëri. Sulmet dhe pritat, pohohet në dokumentet e tyre, janë shtuar kaq shumë sa na bëjnë të mendohemi seriozisht. Përballë kësaj gjendje komanda gjermane u detyrua të ndërmarrë një mësymje tjetër me përmasa strategjike, me të cilën synohej të asgjësohej UNÇSH dhe të krijohej në Shqipëri një zonë e qetë, ku forcat gjermane të manovronin me lehtësi nga thellësia e Ballkanit drejt bregdetit shqiptar dhe të lëviznin të sigurt në rrugëkalimet gjatë tërheqjes për në Veri.

Gjatë kësaj mësymjeje e zhvilluar në qershor të vitit 1944, aftësitë luftarake të armikut shteruan në një kohë më të shkurtër, në rreth një muaj. Pa përfunduar ende operacioni mësymës UNÇSH-ja kaloi në kundërmësymje, çka u shndërrua pa ndërprerje në mësymje të përgjithshme. Në këtë mënyrë dështoi plotësisht përpjekja e armikut për t’i rrëmbyer UNÇSH-së nismën operative-strategjike. Në fund të Qershorit 1944 Divizioni I Sulmues filloi kalimin në Shqipërinë e Mesme e të Veriut.

Pasi e pranon dështimin e operacionit armik të qershorit, zoti Uran na thotë se forcat gjermane në Shqipërinë e Mesme e të Veriut përbëhen nga kontigjente të vogla e të papërfillshme, që nuk paraqesni interes për forcat partizane. Lufta kundër pushtuesve realisht mbetet formale dhe rastësore. Vëmendja e tyre po përqëndrohej në asgjësimin e formacioneve zogiste e të krerëve të Veriut. Jemi të detyruar atëherë të japim një pasqyrë të veprimeve luftarake të UNÇSH, sigurisht jo për dhjetë a pesëmbëdhjetë ditë, por për gjithë periudhën pesë mujore korrik-nëntor 1944.

Vijon nesër

 

Share This Article
3 Comments
  • NJE LUFTE ÇEREKSHEKULLORE PER BUKEN!
    Leter e hapur :Dhori Kules,dekan i ‘ekonomise se Lirise se hajduterise dhe mbikQires i krimit bankar e financiar te FullHanerise!
    Per dijeni :
    -Tere ‘KulOve’ me tituj ‘profesore’ te ‘ekonomise Lirise’
    -Tere ushtrise se te dipllomuarve ne ekonomi qe shesin fara luledielli ne ish Shqiperi!
    ——————
    I ‘krishteri’Dhori ,per here te pare ta pashe surratin ne kete te perditeshme kur deklaroje dje hapjen e ‘tenderit’ per fituesit qe do kene fatin te pushojne ne kampet e pushimit apo perqendrimit te ashtuquajtura universitete ‘kristal’ ku me te dhena ‘statistikore’ dhe ‘trasparence’ thoje se fizikisht e online nder 20 MIJE kandidate(aqe sa tere ushtrija e paqeruajtesve ne Bote)vetem 2000 kishin fatin te ‘paguanin’taksen taksidareve te ‘sistemit akademik’ per te bere pushime e ne fund te dipllomoheshin per ‘kamarjere’ per tu sherbyer po ta kishin fatin BODE-gardeve te financave sistemit bankar e financiar te Bathores!
    I ‘krishteri’Kule,me erdhi keq kur te pashe aqe te lodhur ne fytyre dhe poshte syve nen syze nje enjtje sikur te ishin 2 thase me para dhe prandaj po te bej disa pyetje me te vetemin qellim qe te reflektosh e te pushosh e kurohesh qofte edhe me ‘sherbim sanitar te detyruar’:
    1-Perse i duhen ketij vendi pa emer te sistemit ekonomik mbi 2000 ekonomiste kur ne 25 vjet mund te jene te tille rreth 30 MIJE!?Sa ka qene fitimi yt e KulOve te tjere ne 25 vjet sa kini deklaruar e ku i kini depozituar MILIARDAT!?
    2,-A e ke te qarte ti dhe KulOt e tjere qe nje vend nuk e zhvillojne ekonomistet sa do te mire te jene por politikat ekonomike!Sa miliarda i kini vjedhur popullit me politikat ekonomike e financiare ‘koke poshte’ duke i hapur rruge ‘bizneseve’,’affereve’,’monopoleve’ klientalizmit e nepotizmit.Sa kini deklaruar e ku i kini depozituar MILIARDAT!?
    3.-A e ke te qarte ti dhe KulOt e tjere se ‘sistemi akademik’ eshte çelesi i tere jetes ekonomike e shoqerore te nje vendi ku gershetohen lobizmi ,konsulencat e politikave ekonomike te shtetit e privatit,konkurset e ku rreziku i korrupsionit eshte shume i madh.Sa miliarda i jane vjedhur shtetit nga KulOt me tituj ‘PROFESORE’ qe 25 vjet kane qene ‘keshilltare’ te shtetit e keshilltare te KRIMIT apo bizneseve biznesMoneve,’affereve,’Monopoleve’,’konçensioneve e tere Fazlliqave e Taçllinjve!Sa miliarda i kini vjedhur popullit e shtetit ,sa kini deklaruar e ku i kini depozituar!’
    4.-A e ke te qarte ti dhe KulOt e tjere qe ky vend pas ‘terapise se shokut’ qe i bete ekonomise dhe ‘elektroshokut’ ketij populli eshte 1,5 MILIARD borxh !Pse jane marre borxh per ke jane marre e kujt i jane marre dhe kujt ja kane per borxh femijet shqipetare 25 vjet barkun bosh!?Sa kini vjedhur ne bashkepunim me sekseret e BB dhe FMN per 25 vjet ku i kini depozituar MILIARDAT!’
    6,-Ne krimin ekonomik e financiar qe kini ‘KESHILLUAR’ TI dhe tere KulOt e tjere ‘profesore’ per arratisjen e faljen e tere kapitaleve strategjike te pasurise se popullit shqipetar mbi e nen toke te HUAJVE e ku vetem nafte ka rrjedhur pa ASNJE fitim 60 MIJE TON-Sa kini vjedhur e ku i kini depozituar MILIARDAT!?
    7.-Si ‘keshilltare’ e mbikQires te sistemit bankar e financiar per 25 vjet sa MILIARDA te pasurise shqipetare jane arratisur ne tere bankat e Botes e ju si ‘keshilltare’ e mbikQires se krimit perveç rrogave MILIONESHE sa miliarda kini vjedhur e ku i kini depozituar MILIARDAT!?
    8.-Sa me sipetr e shume te tjera si keto qe perbejne KRIM ekonomik e VEPRA PENALE dhe trufe ndaj popullit shqipetar te pa ngrene ne Amerike nje TRUFATOR si puna e ‘profesoreve’ KulO me emerin Bernie Madof u denua me 170 vjet BURG ndersa i biri per kete MEGASKANDAL u VETEVAR.Ju si pasardhes te profesoresha Sudes e doktor Alimuçes sa ‘burgime te perjeteshme’ ‘meritoni’ per krimet ekonomike e financiare qe kini kryer me pasoja shperberjen e shtetit dhe mjerimin e nje populli te tere!?

    p.s-Drejtesija nuk fillohet nga ata qe kane gjykuar krimin pa gjetur RRENJET dhe ‘keshilltaret’ e krimit me tituj ‘profesore’!?Te diplomuarit ne ekonomi nuk jane gje tjeter veçse ‘ushteri e te pa puneve qe do jene varrmihesit e vete atyre qe i nxoren ne rruge-KulOve si citonte mjekerroshi Marks qe kaqe frike e kane ‘profesoret’ e krimit ekonomik!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *