Zbulohet kontrata e shitjes së truallit nga 2 të vdekur tek vjehrri i Bashës

redaktor

Zbulohen kontratat e skandalit të shitjes së truallit me firmat e pronarëve të vdekur ndaj Xhafer Isufit, vjehrrit të kreut të opozitës, Lulzim Basha. Një proces i tërë ilegal dhe paligjshmëri të dokumentuara, që tashmë janë në duart e Prokurorisë së Vlorës dhe asaj të Tiranës. Hetime edhe për të zbuluar ideatorin e këtij falsifikimi të firmave të të vdekurve, për të ngritur “Pallatin e Bashës”. Gazeta DITA publikoi e para skandalin tre ditë më parë dhe sot po publikojmë kontratën dhe dokumentet. Të vdekurit që kanë firmosur janë Elpiniqi Ndini, që ka ndërruar jetë më 21 tetor 1995 dhe Jorgji Ndini, i biri, që ka vdekur më 20 shtator 2009, kurse kontrata e shitjes është firmosur në tetor të po atij viti, ose dy muaj pas vdekjes së trashëgimtarit të truallit. Por duket se për të thjeshtuar procedurat ligjore juridike dhe zvarritjet në gjykata, dy pronarët e firmës ndërtuese i kanë rënë shkurt kësaj historie, duke i ‘ngjallur’ nënë e bir dhe firmat e tyre shmangnin një seri të tërë procedurash.

 

Noterja dhe familja Ndini

pallatiZbulohet edhe emri i noteres, Mimoza Shehu, nga Tirana, që ka kryer të gjitha veprimet ligjore dhe legalizuar aktet në prezencë të 23 pjesëtarëve të familjes Ndini nga Uji i Ftohtë Vlorë, mes të cilëve edhe dy të vdekurit nënë e bir, pronarët e vërtetë të truallit dhe pronarëve të firmës së ndërtimit “G.B-A Konstruksion” të përfaqësuar edhe nga vjehrri i Lulzim Bashës. Trualli 1663 metra katrorë në bregdet, është shitur me 15 mijë lekë të reja metri dhe 21 familjarët e gjallë që kanë firmosur përfituan një shumë prej mbi 20 milionë lekësh në total. Kurse dy administratorët vijuan me veprimet e tjera duke dërguar projektin në Bashkinë e Vlorës, ku morën lejen e ndërtimit me 5 kate dhe e përfunduan me 8 kate. Kullat e përfunduara morën emrin “Kompleksi Jon”, por hetimet e muajve të fundit për shkak të efektit të shpronësimeve, ankesave të disa pronarëve të tjerë të truallit, familjes Toto në këtë rast dhe një dosje të vjetër të INUK, zbuluan edhe themelet e këtij skandali.

 

Çfarë ka ndodhur

Sipas dokumenteve kadastrale, rezulton se familja Ndini ka pasur truall që prej vitit 1937 në Ujin e Ftohtë Vlorë, ku gjendej edhe banesa. Por aty jetonte edhe një tjetër familje vlonjate e vendosur, ajo Toto. Pas vitit 1990, me ngritjen e Komisionit të Kthimit të Pronave, Elpiniqi Ndini dhe djali i saj Jorgji Ndini, kanë përfituar truallin që i ishte marrë nga regjimi pas 1945 dhe ku ishte ngritur shkolla 9-vjeçare. Gjithsej u janë njohur 1 mijë metra katrorë truall. Por duke qenë se deti kishte pësuar një tërheqje në vite, familja Ndini nxitoi dhe bëri kërkesë në gjykatë se harta ishte po ajo, por metrat ishin më tepër dhe kërkonte që t’i njiheshin. Me anë të një eksperti, trupi gjykues ka njohur interpretimin juridik në kundërshtim me ligjet që nuk lejonin konvertimin e detit në tokë private, pavarësisht tërheqjes. Më 1996 gjykata i ka njohur familjes Ndini edhe mbi 600 metra të tjera sipërfaqe. Me dokumentet për 1663 metra katrorë, kjo familje ka shkuar më tej në procedura e negociata për shitje. Më 21 tetor 1995, Elpiniqi Ndini ndërron jetë, kurse gjykata e ka marrë vendimin një vit më pas me kërkesë të djalit të viktimës, trashëgimtarit Jorgji Ndini.

Kontrata e shitjes së truallit ku dallohen firmat e dy të vdekurve
Kontrata e shitjes së truallit ku dallohen firmat e dy të vdekurve

Falsifikimet

Dhe 13 vite më pas, administratorit Xhafer Isufi dhe ortakut të tij, i është dashur që të blejë këtë truall për ndërtim pallati. Por blerja nuk ka qenë e lehtë, pasi Elpiniqi Ndini, trashëgimtarja e truallit dhe djali i saj si pasues, nuk jetonin më. Noterja Mimoza Shehu ka marrë përsipër që të legalizojë kontratën e shitjes dhe aktet, duke kërkuar pjesëtarët e fisit Ndini që ishin të gjallë për firmosje. Kjo, pasi asnjë prej tyre nuk ka pasur trashëgimi të plotë për truallin nga dy të vdekurit dhe ishte e nevojshme firma e tyre që të shmangeshin pretendimet e mëvonshme të pronësisë dhe përplasjet. Në këtë mënyrë, janë siguruar certifikata formale të Elpiniqi dhe Jorgji Ndini, sikur ishin të gjallë, janë falsifikuar firmat (autori që e ka hedhur firmën po hetohet) dhe në fund vulosur kontrata e shitjes 1663 metra katrorë x 15000 lekë metri katrorë. Fisi Ndini ka përfituar në total mbi 20 milionë lekë të reja nga shitja. Kjo procedurë i ka hapur rrugën nisjes së procedurave të lejes dhe ndërtimit në bregdet.

 

 

 

Certifikata e vdekjes e Elpiniqi Ndinit
Certifikata e vdekjes e Elpiniqi Ndinit

 

Certifikata e vdekjes e Jorgji Ndinit
Certifikata e vdekjes e Jorgji Ndinit

 

 

Hetimet

Por ankesat e familjes Toto dhe hetimet e kryera në dokumentacion nga Prokuroria, e cila ka kërkuar në fillim të muajit nëntor certifikatat e vdekjes së Elpiniqi dhe Jorgji Ndini, kanë zbuluar zanafillën e këtij megaskandali korruptiv. Gjendja Civile ka lëshuar dy certifikata vdekje, ku rezulton zyrtarisht se Elpiniqi Ndini kishte ndërruar jetë më 21 tetor 1995 dhe i biri i saj më 20 shtator 2009, 14 vite më pas. Pasi është verifikuar data e kontratës së shitjes, rezultoi 11 tetor 2009. Pra 14 vite pas vdekjes së Elpiniqit dhe 52 ditë pas vdekjes së Jorgjit, të dyshuarit kanë kryer falsifikimin e firmave të të vdekurve, duke legalizuar një akt shitje dhe kthyer të ligjshëm “Pallatin e Bashës”.

 

Të dyshuarit

Burime zyrtare nga Prokuroria e Vlorës thanë se tashmë panorama e kësaj dosje është mëse e qartë, që në zanafillë. Dokumentacioni i mëparshëm i është bashkangjitur dosjes që ka referuar ministri i Brendshëm në cilësinë e kreut të Task-Forcës, me 49 faqe dhe të tjera materiale shtesë, ku shpjegohen të gjitha parregullsitë dhe përgjegjësitë. Për rastin konkret, pritet të kryhen shoqërimet nga grupi hetimor i noteres Mimoza Shehu që ka bërë kontratën e shitjes, e cila do japë shpjegimet se si është kryer hedhja e firmave, kush ka firmosur në vend të dy të vdekurve dhe nëse ka qenë ajo në dijeni dhe e ka kryer procesin e vetëdijshme. Do të shoqërohen të 21 personat e gjallë të fisit Ndini që kanë hedhur firmat, për të dhënë shpjegime se kush ka firmosur në emër të paraardhësve të tyre të pajetë. Pritet shoqërimi edhe i Xhafer Isufit, vjehrrit të Bashës dhe ortakut të tij në firmën e ndërtimit, për të dëshmuar nëse këto veprime i kanë kryer ata me iniciativën e tyre. Pra këta 24 persona do të japin emrin e autorit të këtij falsifikimi, ose të gjithë do të arrestohen për “moskallëzim krimi”, “shpërdorim detyre”, “falsifikim”. Ka vetëm dy mundësi. Ose noterja ka marrë përsipër gjithçka, ose pronarët e firmës e kanë detyruar të kryej këto akte ilegale. Në kontratë janë edhe firmat e Isufit dhe ortakut të tij, si përfaqësues të “G.B-A Konstruksion”.

 

Dosja tjetër

Dosja tjetër është ajo e referuar nga Ministria e Brendshme. Si është kthyer deti në tokë private me vendim gjykate, mbi 600 metra, si është përvetësuar përsëri deri në 40 metra det duke e mbushur me inerte nga firma e ndërtimit, si është siguruar leja e ndërtimit me falsifikime aktesh, si është bërë regjistrimi i truallit, apartamenteve, kullave, si është shmangur INUK, si ka neglizhuar prokuroria në hetimet e mëparshme dhe të tjera. Gjithashtu përgjegjësi bie mbi Inspektoriatin Ndërtimor të bashkisë Vlorë. Mendohet se me 24 personat e mësipërm të kontratës së shitjes false me emrat e të vdekurve, pritet t’i bashkohen edhe 20 zyrtarë dhe ish-zyrtarë për dosjen tjetër.

 

 

INUK nis shembjen e ‘Pallatit të Bashës’, xhenierët po vendosin tritolin

Nuk ka më asnjë dyshim për procedurat e shembjes së “Kompleksit Jon” në Ujin e Ftohtë Vlorë, pas vendimit të Qeverisë që njohu procesin e shpronësimeve për mbi 8 mijë metra katrorë nëse do provohet ligjshmëria e pronësisë. INUK po rrafshon prej tre ditësh objektet përreth dy kullave 8 katëshe të njohura si pallati i vjehrrit të Lulzim Bashës, ku ka shembur parkimin, pishinat, murin rrethues, ndërsa dje vijoi me aksesorët e objektit, si kolonat mbështetëse të dyqaneve dhe trotuarin, me qëllim lehtësimin e procesit. Banorët boshatisën përfundimisht dje hyrjet, duke hequr orenditë dhe pajisjet, ku njihen 13 familje si pronare apartamentesh. Ata kanë dorëzuar edhe dokumentacionin për apartamentet e tyre, kontratat e blerjes dhe faturat e pagesave. Prej tre ditësh aty inspektojnë edhe specialistët e Xhenios, ata të sektorit Antiminë, autoritete vendore dhe qendrore, për planin e masave. Ditën e djeshme mësohet se ka nisur edhe vendosja e materialeve dhe pajisjeve për sistemimin e lëndës plasëse. Po kështu gjatë gjithë ditës së sotme mësohet se specialistët do vijojnë të vendosin eksploziv në themele dhe kolonat e pallatit. Nuk konfirmohet e saktë sasia që do përdoret për ta rrafshuar, por burime policore i thanë gazetës së për një kullë të tillë do të duhet mbi 300 kg eksploziv për rrafshim të plotë dhe të suksesshëm. Pothuajse e njëjta sasi u përdor edhe për pallatin 7 katësh që ndodhej në Skelë. Eksplozivi që do jetë amonit ose C4, do lidhet me kolonat dhe nëpërmjet pajisjeve do të lidhet me kutinë e komandimit nga ku do shtypet butoni i shpërthimit. Policia e Vlorës ka siguruar objektin për të shmangur incidentet, ndërsa banorët kanë përfituar të shkulin edhe dyert e dritaret, prizat dhe kabllot. Nuk është përcaktuar ende dita e shpërthimit, por kryebashkiaku Gjika ka kërkuar ndihmën e INUK në datën 2 dhjetor. Afati 5 ditor i lënë familjeve skadon ditën e sotme. Burime zyrtare thanë për gazetën se rrafshimi i objektit do të bëhet midis kësaj të diele dhe javës së ardhshme. Procesi i vendosjes së eksplozivit nga xheniot kërkon një afat 48-72 orë në varësi të vështirësive dhe sasisë që do përdoret për eksplodim.

 

* * *

“Flet jastëku i natës”

Koment

Në krahinën e Myzeqesë ka një shprehje që përdoret shpesh për rolin orientues dhe shpesh përcaktues të bashkëshortes mbi bashkëshortin, veçanërisht kur bashkëshorti është ofiqar. “Flet jastëku i natës”, – është shprehja, që nënkupton orientimin e bisedave dhe vendimeve të ofiqarit gjatë ditës në zyrë, si rrjedhojë e ndikimit të bisedave dhe vendimeve të ofiqarit gjatë natës në shtëpi. Shprehja duket se karakterizon mirëfilli ndikimin që Lulzim Basha ka pasur nga rrethi i njerëzve të bashkëshortes së tij, të cilët nga ana e tyre kanë avancuar në 8 vitet e fundit duke “lulëzuar në biznese”. Hetimi mbi njërin prej këtyre bizneseve, mbi pallatin e ndërtuar në Vlorë, me siguri që ka shkaktuar tronditje në qerthullin e familjes Basha. Vjehrri i Bashës deri më tani rezulton se është implikuar në një skemë të nënshkrimit të kontratës me disa pronarë , ku dy prej pronarëve që kanë nënshkruar shitjen tek vjehrri, në fakt nuk ekzistonin, kishin vdekur me kohë. Ky është një detaj tejet i rëndësishëm, pasi dosja voluminoze hetimore mbi dokumentacionin e pallatit në Vlorë, ka zbuluar se familjet e këtyre pronarëve e kanë siguruar pronën në vitin 1996 nëpërmjet një vendimi gjykate që nuk po gjendet askund. Ky vendim gjykate, i dyshuar si i falsifikuar më pas është regjistruar në hipotekë në vitin 2009, pak para se vjehrri i Bashës, Xhefer Isufi të nënshkruante dhe kontratën me pronarët. Ky vendim gjykate i dyshuar si i falsifikuar, është dhe problemi më serioz për vjehrrin e kreut të PD-së. Prokuroria shumë shpejt do thërrasë gjykatësin që ka emrin dhe do verifikojë kartelat e protokollit të gjykatës. Nëse rezulton i falsifikuar ky vendim, atëherë prokurori do shkojë tek pronarët nga Vlora(ata të gjallët) dhe do i pyesë se ku e kanë siguruar këtë dokument. Dëshmia e këtyre pronarëve mund të zbërthejë dhe skemën e vërtetë, nëse ata thonë: “Po ja, erdhi “X”-i e na tha të firmosnim se për të tjerat i merrte ai përsipër në hipotekë”. Hetuesit dyshojnë se kjo është skema që ka funksionuar dhe nëse dyshimet rezultojnë të vërteta atëherë “X”-i me shumë gjasa quhet Xhafer Isufi. E thënë shkurt, familjarë të afërt të kreut të opozitës mund ta gjejnë veten të implikuar në një skemë zhvatje, të paskrupullt, si grabitës dhe falsifikatorë ordinerë, që pasi zhvatin nisin e ndërtojnë sarajet e tyre. Nëse hetimet do zbardhin këtë pistë që e dyshojnë fort prokurorët, atëherë për Bashën bëhet e qartë se si kreu i opozitës do humbë armën e tij më të fortë: Kartën Morale. Për çfarë mund t’i kërkojë llogari Lulzim Basha qeveritarëve, në kushtet kur familjarë të tij të afërt janë kapur gafil si hajdutë, grabitës dhe falsifikatorë ordinerë? A mundet dot Basha ditën me diell të luajë kartën morale? “Flet jastëku i natës”, – thotë shprehja, por kur jastëku duket sheshit edhe ditën me diell, nis e flet dynjaja dhe prokuroria.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
7 Comments
  • Certifikata e Elpiniqit ka një gabim “të vogël” dhe nuk vlen si provë. Sipas certifikatës, Elpiniqi ka qenë babai i Jorgjit, jo e ëma e tij…

  • Së pari, noterja është zanafilla e këtij maskarallëku që mban emrin Lulëzime Basha. Sipas përcaktimeve dhe proceduarave ligjore noteri është garanti i ligjit dhe aktet e tija janë të zbatueshme me të parë (njësoj si kartëmonedhat) nga kushdo. Një kontratë nis me deklarimin e noterit: “Sot më datë ……., PËRPARA MEJE …., janë PARAQITUR…”, ndaj pak rëndësi ka se kush i ka falsifikuar materialisht firmat e të vdekurve (vlen vetëm për të ndëshkuar falsifikatorin, por jo për thelbin e çështjes). Nëse është e vërtetë se prokuroria do të shoqërojë noteren Mimoza Shehu (?!) për ta pyetur për kontratën, kjo është një çmenduri nga ana e prokurorisë. Ka vetëm një element që e nxjerr të pa lagur noteren: vetëm nëse firma dhe vula e saj është e falsifikuar, ndaj kjo është e para gjë që duhet të zgjidhin prokurorët. Nëse del se firma dhe vula janë të vërteta, atëherë noterja duhet të arrestohet në vend dhe pastaj le ta pyesin në qeli. Por, duke qenë se alternativa që shtroj nuk është në diskutim, lind pyetja: Përse nuk e kanë arrestuar noteren?! Madje, po ta shtrydhësh mirë këtë notere, mund të dalin në dritë maskarallëqet që mund të kenë bërë edhe ndërtues të tjerë, sepse gojët e liga thonë se ndërtuesit e kanë të preferuar Mozën. Mos vallë ka gjë mbrojtje nga PS-ja?!
    Së dyti, me përjashtim të blerësve, të cilët mund edhe të jenë ligjërisht në mirëbesim, – pasi mund të kenë shkuar dhe të kenë firmosur, pasi të kenë mbaruar punë shitësit, – të gjithë shitësit, për shkak të lidhjes farefisnore, kanë dijeni që Elpiniqi dhe Jorgji kanë vdekur (të paktën për Elpiniqin), ndaj dhe janë pjesë aktive dhe pasive në falsifikim (kanë firmosur një akt ku palë shitëse është një e vdekur firma e së cilës vetëm mund të falsifikohej dhe e kanë pranuar me vullnet të plotë krimin, duke u kthyer në bashkëpunëtorë të shitësve të tjerë dhe të noteres.
    Së treti, të fillojnë njëherë me noteren dhe me shitësit falsifikatorë e pastaj me radhë. Duke i mëshuar fajit të blerësve (që edhe nëse s’kanë gisht këtu, kanë shumë kusure të tjera në këtë skandal), pra vjehrrit të Bashës e Co., kam frikë se mund të shpëtojë ndokush, për shkak të njohjeve, farefisnisë apo zarfeve. Është e domosdoshme që kjo çështje të zbërthehet në hollësinë më të vogël dhe asnjë nuk duhet t’i shpëtojë burgut, duke u bërë kështu shembull jo vetëm për budallenjtë si puna e këtyre (Kërkojë ndjesë për termin, por vetëm një budalla mund të ndërtojë diçka që nuk lidhet drejtpërdrejtë me veprimtaritë detare, – si moli, bankina etj., – në atë vend, por edhe për të gjithë ata kriminelë që përditë vjedhin këtë vend e këtë popull.

    • Tani ndonje falsifikim i madh aty nuk eshte, sepse perderisa kane firmosur 21 familjaret e fisit Ndini,
      do te thote qe edhe sikur te mos ishte firma e pronareve te vdekur , ajo prone quhej e shitur

      Sepse pervec atyre familjareve askush tjeter nuk mund ta pretendoje ate prone, por sic duket noterja eshte treguar manjake qe ka ekrkuar edhe firmen e te vdekurve,
      sepse edhe pa firmen e tyre ajo prone shitej, perderisa dy te vdekurit nuk kishin pasardhes tjeter me perjashtim te fisit te tyre
      Nderkaq aty gjthe fisi ka firmosur pro shitjes ,keshtu qe nuk ka ndonje shkelje per shitjen

      Ndersa ne lidhje me ate se kush eshte X qe ju ka thene atyre te firmosin ne emer te te vdekurve , kjo nuk ka rendesi fare

      Edhe nqs ai Isufi ju ka thene atyre familjareve te firmosin, ti nuk ke te drejte ta akuzosh Isufin per azgje,
      sepse ata familjaret jane moshe e ritur qe e mbajne pergjegjesine vete per veprimet e tyre ,nuk jane kalamaj

      Une mendoj se hetimi ka nisur gabim dhe duket si hakmarje–

      Por nqs duhet dikush te mbaje pergjegjesi per kete ndertimin Jon,
      ai duhet te jete Keshilli i KRT-se
      me kryetarin e Bashkise qe kane dhene lejen te ndertohet aty prane detit

      Keta qe kane dhene lejen per dnertim aty nuk kane asnje justifikim, edhe pse dokumentat jane te regullta

      Ti nuk ke te drejte te ndertosh ngjitur me detin pallate banimi –Ndaj ai keshill duhet cuar per ndjekje penale
      jo Isufi

      Me Isufin ju nuk keni pune, Ai ka dashur tu mari firmat te gjitheve –dhe i lumte -Ai nuk eshte ndonje funskionar i shtetit qe ka thyer ligjet

      Ligjet i kane thyer pushtetaret lokale –Ata i hetoni…..

  • Gazetes Dita .Ju lutem kini ndonje te dhene per familjen Toto qe e njohim shume here me mire se ate Ndini, pse nuk figuron pronare ne ate truall ! Teritori dhe shkolla Z.Murraj ne pronesi te kujte jane ? Eshte cmenduri qe aty te jene 1660 m2.
    Dhe dicka tjeter ndoshta ndihmoje per ata qe hetojne .E njohe ate zone per me se 50 vjete. Eshte e pa vertete qe te kete ndryshuar vija bregdetare .Rryma detare qe kalo ne pjesen lindore te Gjiut duke pershkruar gjithe vijen Orikum -Radhim -Kala -Plazhi Ri e kthehet tek moli i Vlores per te vazhduar me pas ne Zvernec dhe dete te hapur ka nje shpejtesi 1/2 nyje qe nuk ka force te shkaktoje fenomenin e gryerjes vec se te grumbullimit te mbeturinave siperfaqsore .Baticat dhe zbaticat jane shume te rralla qe nuk kane asnje efekte ne siperfaqet e tokes .I vetmi fenimen qe demton pak kete vije por qe nuk e konsumon eshte deti me dallge i VP me fore brenda Gjiut 5-6 balle.Ky fenomen ndodh shume rralle ne Gji .Ndoshta 1 here ne 6 vjete pa demtime .Kam parasysh Dhjetorin e vitit 1978 kur deti 8-9 balle goditi zonen ujore te Kanalit te Otrantos me drejtim bregdetin tone. Demet ishin dalja ne rrugen Skele -Uji i Ftohte te disa gurve dhe mbeturinave . Nuk mund te pretendohet nga pronaret e ligjshem se deti u ka marre token .Eshte nje argument teper idijot. Ka specialiste qe jane gjalle ku mund ti merrni per tua argumentuar kete fenomen .
    Pa dyshim do ndodhin keto idijotizma qe po groposin inteligjencen shqiptare per te sunduar e perfituar nga ndryshimi i sistemit .Eshte momenti qe tu priten kembet e duarte ketyre skamdaleve per te garantuar te ardhmen .Me dhimbje vella qe te mund te marrim fryme lirshem .Vije dhe iki nga Vlora me keq se Palestinezet nga tokat e tyre .Kudo ne vijen bregdetare na dalin perpara tabelat :Stop zone private .Edhe shu…. nuk ke ku ta besh.Turp!!!

  • KUR ESHTE SITUATA KESHTU PSE EDI RAMA VEPRON ASHTU?

    si nje GARIB Tirone dhe kerkon te demshperbleje mafiozet e Lulzim Bashes dhe kilentet pasanike te tij qe kane ndertuar dhe kane blere apartamente lluksoze kunder cfaredo llogjike elementare nje pallat-QOFTE mbi det me nje grabitje arrogante te prones publike?

    Pse Edi Rama del si Jezu Krishti Meshirues dhe i fal mafies me pushtet te ndertimit te Sali Berishes miliona eur ne nje kohe qe e ka buxhetin e shtetit te zbrazur po nga ky DEMON i Partise se Punes, qe Enveri na e la si jashteqitje komunistesh per te mbrojtur kauzen e ANTIKRISHTIT shqyptar dhe te familjes sadiste te tij?

    Pse Edi Rama kerkon te RINGJALLE Piramiden Famekeqe te Enver Hoxhes te projektuar dhe te ndertuar nga Kolanecet-dhendure te tij kur nuk ka breke ne bythe dhe e ka buxhetin bosh?

    Pse Edi Rama kerkon te paraqitet si nje GARIB Tirone?

  • me gjithe keto poshtersi dhe asnje arestim pse se do vij prap luli ne pushtet dhe me i forte pas argites qe se ze njeri ne goj dhe mjer ata qe do arestojne apo do gjykojne apo do denojne kete xhaferin prandaje meqe qeveria ua dha parate mos u merni me po gjeni ndonje hallexhi dhe masakrojeni ju gazetaret dhe te pashpirtete gjykata e prokurorira hahahahah mjer shqipria she hallehinjte thuaje he pa keta jane vllezer me njeritjetrin i di SOROSI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *