“Dy vjet pas 2 prillit, Hajdari më tha në gjendje të pirë: Do t’ua bëj si në Shkodër”

anazapta

Në pranverën e trazuar të 97-s, Berisha më thirri në zyrën e tij dhe më tha që vendosjen e rendit në vend do ta fillojmë nga Tropoja. Do të jap në dispozicion tanket dhe autoblindat e gardës dhe ti me njerëzit e tu duhet të shkoni në Tropojë të vendosni rendin me çdo kusht. I thashë që njerëzit që kam pranë dhe që kanë ardhur për të mbrojtur ty janë shumica tropojanë që kanë familjet e tyre, të afërmit dhe miqtë e tyre në Tropojë nga të gjitha krahët politikë, prandaj një ndërmarrje e tillë do të shkaktonte probleme. – tregon Izet Haxhia në pjesën e fundit të intervistës botuar në DITA.

“Pas refuzimit tim ai nëpërmjet Agim Shehut dërgoi në Tropojë një kontigjent të forcave të policisë me në krye shefin e kontrollit të brendshëm të policisë në Fier që i pat qethur kokën zero Petro Koçit, kur u arrestua në fillim të trazirave të 97-s, një me emrin Nikollë, mbiemri nuk më kujtohet. Këto forca u morën peng pas arritjes së tyre në Tropojë nga Fatmir Haklaj dhe njerëzit e tij. Është dashur ndërhyrja e imja dhe vëllezërve të mij që këto forca të policisë të liroheshin e të ktheheshin mbrapsht në Tiranë. Ky pra është tropojani Berisha që donte të gjakoste Tropojën duke i futur në një luftë vllavrasëse, por atë që nuk arriti ta bënte dot në atë mars të 97-s, ai e realizoi më vonë, duke arritur të fusë vllavrasjen në mes të familjeve më me emër në Tropojë pas atentatit te Qafa e Luzhës në janar të 98-s – rrëfen ai.

Më poshtë, pjesë nga intervista botuar sot në Dita print:

Vijon nga dita e djeshme

 

– Ç’ishte ai atentat, mund të na i kujtosh?

– Është fjala për vrasjen që u bë më 4 janar 1998 ku u vra vëllai dhe kunati i shefit të komisariatit të Tropojës Fatmir Haklaj. Ishte atentati që i vuri flakën Tropojës dhe futi vllavrasjen në mes të fiseve më të dëgjuara të Tropojës. Ajo që nuk u arrit kur donte të dërgonte trupat e inkuadruara në mbrojtjen e tij në mars të ‘97 me tanke e autoblinda, një gjakderdhje mes djemve të Tropojës, Berisha arriti ta kryejë me atentatin e Qafës së Luzhës, duke qenë në prapaskenë të këtij atentati, mbështetësi dhe nxitësi kryesor i tij. Këtë e them me bindje të plotë. Rëndësi nuk kanë ata që e kryen e që nuk u gjetën edhe sot e kësaj dite, por kush i nxiti dhe mbështeti në këtë vrasje të pabesë.

– A është folur gjatë kësaj kohe për rrëzimin e statujës së Enver Hoxhës në Tiranë, e kam fjalën para grevës së studentëve në muajin shkurt të 91-shit?

– Lëvizja e studentëve të ndarë nga PD e të grumbulluar në shoqatën “Fan Noli” nuk ka qenë e ndikuar nga PD. Përkundrazi, kjo lëvizje dhe arsyeja e ndarjes së saj nga PD ishte se ata shifnin tek PD një krijesë të regjimit, një derivat të PPSH-së, që ishin në kompromis me regjimin, pavarësisht retorikave e fjalëve që kishin filluar të dëgjoheshin në gojën e këtyre drejtuesve të PD-së, si antikomunistë e opozitarë. Bile, PD dhe Berisha ishin kundër kësaj lëvizjeje me justifikimin se mos acarohej regjimi. Por, pas suksesit që pati kjo lëvizje me grevën e urisë që çoi në rrëzimin e statujës dhe bashkë me të edhe të mitit të Enverit, Berisha u mundua te merrte për vete meritat e kësaj ngjarjeje. Si gjithmonë, kuptohet. Nga ana e PD-së dhe Berishës as që nuk mund të mendohej që të merrej një aksion i tillë.

– Gjatë intervistave që kemi bërë bashkë më ke folur për lidhjet e PD-së me SHIK-un pa ardhur ende në pushtet dhe se si SHIK-u kontrollonte veprimtarinë e partisë së parë opozitare…

– Kjo është plotësisht e vërtetë. Pasi konsolidoi pozitat në PD, Berisha pas “djegies” që i bëri Ramiz Alia Neritan Cekës, u hap rruga e Berishës për t’u bërë lider i plotfuqishëm në PD. Me fitoren në zgjedhjet e 22 marsit, një pjesë e atyre që Berisha i shifte si kundërshtarë në PD, apo që mund t’i rrezikonin pozitat e tij në parti pasi të bëhej president, filluan të mënjanoheshin duke mos marrë postet që lakmonin e prisnin. Duhet të shtoj se “dashuria” e Berishës për shërbimin sekret nuk fillon me Gazideden, por që nga Irakli Koçollari, shefi i parë i SHIK-ut pas kthimit të Sigurimit në SHIK. Koçollari ishte një vizitor i orëve të vona të zyrës së Berishës kur ishte akoma në selinë e rrugës së Kavajës, pra në opozitë. Si duket Irakliu kishte ndjerë ndryshimin e pushtetit dhe tregohej i afërt e i zellshëm në ndihmën ndaj PD-së dhe Berishës me informacione nga kampi tjetër kundërshtar që ishte në agoni dhe e priste humbjen e sigurt në 22 mars.

– Si e vërtetoni këtë?

– Po. Se mund të dalë ndonjë e të thotë se unë po gënjej. Prandaj po shtoj edhe një fakt që nga kjo miqësi e Berishës me Koçollarin “përfitova” edhe unë, sepse nga janari ‘92 deri sa kam filluar punën si komandant i grupit të shoqërimit të Berishës president, m’u dha një pistoletë e tipit Makarov nga ana e një oficeri të SHIK-ut, mik i Koçollarit për ta mbajtur me vete në ato kohë fushate. Ka qenë pistoleta e Agron Nezës nga Tropoja, oficer SHIK-u. Pas fitores së 22 marsit dhe zgjedhjes së Berishës president Koçollari vazhdoi punën e tij si shef i SHIK-ut, por edhe për miqësinë me Azem Hajdarin, i cili ishte i zhgënjyer sepse nuk mori postin e shumëdëshiruar prej tij të ministrit të Brendshëm.

– Po si ndodhi prishja, pasi ajo miqësi nuk vazhdoi gjatë?

– Kjo miqësi i hëngri kokën edhe Irakliut, të cilët së bashku me Azemin sajuan një skenar të rremë sikur kishin të dhëna se dy grupe kriminelësh nga Fushë-Kruja dhe Tropoja donin t’i bënin atentat Saliut dhe Azemit. Fillimisht më vijnë mua komandanti i Gardës dhe drejtori i përgjithshëm i policisë Astrit Mehja, dhe më thonë që kemi të dhëna të tilla nga SHIK-u dhe duhet të marrim masa, prandaj nxirr benzin e blinduar. Kur hypi në benz për të shkuar në pushimin e drekës, Berisha më tha pse ke nxjerrur këtë benz të blinduar. I tregova për atentatin e supozuar dhe, pasi i futi një të sharë, tha që kjo është lojë e Azemit me Irakliun. Dhe të nesërmen erdhi shkarkimi i Irakliut nga posti.

– Kështu u ngjit në krye të SHIK-ut Bashkim Gazidede?

– Për ca kohë SHIK-u u drejtua nga një djalë nga Tropoja me integritet dhe i pastër, por nuk vonoi shumë dhe në krye të SHIK-ut vjen Gazidede, një personazh i panjohur për mua e shumë të tjerë në PD, i cili shumë shpejt do ta mbushte SHIK-un me njerëz joprofesionalë dhe militantë partie, kryesisht nga zona e Dibrës dhe veriut në përgjithësi. Zyrat e SHIK-ut u bënë njëkohësisht e zyrat e kuadrit të PD-së. Pa dhënien e ‘vizës’ nga SHIK-u asnjë njeri nuk mund të vihej në asnjë lloj posti, pa marrë bekimin e Gazidedes dhe SHIK-ut ishte e pamundur të merrje asnjë detyrë në asnjë institucion të shtetit. Filluan përgjimet dhe ndjekjet ndaj kundërshtarëve, ku viktima e parë ishte “lideri” i parë i vetë PD-së. Partia e re Demokratike po fillonte të hante bijtë e saj që i dilnin kundër. Shef i kuadrit në PD u bë po një dibran, njeri i Gazidedes, Mirush Mati. Çdo listë e PD-së fillimisht shkonte në SHIK pastaj në presidencë për miratim.

– Kjo ndodhte mbase nga mungesa e përvojës dhe për të mos lejuar njerëzit e padëshiruar…?

Jo. Kjo nuk tregonte që PD po pastrohej nga spiunët dhe bashkëpunëtorët e vjetër të Sigurimit, pasi një valë e re spiunësh akoma më të regjur e antishqiptarë po mbushnin radhët e PD-së. Ata aktivistët e parë dhe të pastër u mënjanuan dhe u lanë në hije. Selia e re e PD-së kishte ndryshuar. Vendi ku jepeshin vendime e zgjidheshin kuadro ishte shtëpia e një njeriu në hije, por mjaft të fuqishëm tek Berisha. Kjo ishte shtëpia e Bujar Hoxhës, spiunit të dyfishtë të Sigurimit dhe UDB-së, sepse origjina e këtij profesori me syze të errëta ishte nga Kosova. Nga shtëpia e tij dolën në skenë dhe morën frenat e PD-së, klani i Dibrës, të persekutuarit politikë bashkëpunëtorë të Sigurimit e shumë të tjerë. Kjo bëri që në PD të futeshin e merrnin poste klani më i errët i Sigurimit dhe, më e keqja, të lidhur me shërbimet sekrete serbo-maqedone. Kështu PD u kthye në një strehë të spiunëve dhe antishqiptarëve që punonin në dëm të Shqipërisë dhe që fatkeqësisht po punojnë akoma…

– Gjithsesi, më 28 nëntor Berisha bëri një vizitë te familja e Azem Hajdarit dhe vendosi buqeta me lule të monumenti i Adem Jasharit…

– E pashë dhe lexova lajmet. Po, kishte shkuar edhe tek busti i Adem Jasharit. Çfarë hipokrizie! Shkon tek ai që e nxori në pritë për ta vrarë; si dhe tek busti i atij heroi të vërtetë që e përndoqi, burgosi e spiunoi te krushqit e vet serbë si një dhëndër besnik, që bashkëluftëtarët ia futi në burg me inskenime alla serbe duke u futur armë në shtëpitë që banonin në atdheun amë; që i vrau në tortura dhe u humbi varrin; që i akuzoi për spiunë të tutorëve të tij politikë nga Serbia… Kjo i shkon vetëm atij, apo siç thoshte një gazetar i gazetës tuaj, Viktor Malaj, për të: Që ai është i pafytyrë, pa cipë, pa moral, pa shpirt, por budalla nuk është. Është e vërtetë kjo.

– PD nuk fitoi në zgjedhjet e para pluraliste, pra të 31 marsit 91. Si u prit ajo humbje dhe si ndodhi 2 prilli i Shkodrës?

– Më kujtohet shumë mirë ajo natë. Në fillim na përfshiu entuziazmi për rezultatet pozitive nga Tirana ku kishte humbur Ramiz Alia, rezultatet po i ndiqnim nga zyra e Berishës në PD. Po aty nga mesnata u kuptua që kemi humbur. Në selinë tonë kaploi dëshpërimi. Por filloi të flitej se votat ishin vjedhur e manipuluar. Kjo ishte alibia që gjeti menjëherë Berisha për humbjen. Më kujtohet që të nesërmen selinë tonë e vizitoi edhe Elez Biberaj, që kishte ardhur nga Amerika për të ndjekur zgjedhjet e para pluraliste. Njerëzit e dëshpëruar donin të mësonin diçka prej tij se çfarë do të bënte Amerika për neve, sepse zgjedhjet ishin të vjedhura. Pra, a do t’i njifte ajo këto zgjedhje apo jo. U dha direktiva që këto zgjedhje të mos njifeshin dhe të fillonin protestat.

– Po atëherë pse ndodhi tragjedia e Shkodrës?

Azemi atë ditë të 1 prillit shkoi në Shkodër për të pregatitur protestat, sepse Shkodra ishte një kala e PD dhe antikomunizmit ku kishte fituar PD-ja me rezultat të thellë. Nuk e di për atë çfarë ka bërë Azemi në Shkodër, se çfarë ka organizuar për 2 prillin që u kthye në një ditë të përgjakshme për Shkodrën e demokracinë, por di që njeherë, pas dy vitesh Azemi në gjendje të dehur, ka thënë se do t’ua bëj këtyre siç ua bëra në Shkodër. Në atë rrugëtim Azemi ka qenë i shoqëruar edhe nga një personazh i njohur i sapodalë nga burgu, që më vonë u vra me pardesynë e Azemit në Tropojë. E kam fjalën për Isuf Halucin. Natën e 1 prillit Azemi është kthyer nga Shkodra për Tiranë pa këta persona që kishte me vete. Dhe dihen që vrasjet që u bënë më 2 prill janë akoma të paditura se nga kush dhe çfarë arme janë bërë. Por dihet gjithashtu që pas këtyre vrasjeve ajo që përfitoi nga ato ishte PD dhe lidershipi i saj. Ka të tjerë që e dinë më mirë se unë tragjedinë e 2 prillit në Shkodër…

– Këto ditë po flitet për një “Dhjetor të Dytë”, që kërkon të ribëjë PD në këtë përvjetor të lëvizjes studentore…

– Ajo kohë e vrullshme dhe e mbushur me idealizëm e naivitet nuk na lejonte të shifnim dhe gjykonim me mendjen e sotme. Kush do ta bëjë dhjetorin e dytë? Berisha me Bashën? Me kë do ta bëjnë? Me Kastriot Islamin? Me Ristanin? Apo Zhozin? Berisha nuk ka më asnjë të drejtë morale ta përmendë dhjetorin. Është vjedhësi më i madh i idealeve të asaj kohe, përfituesi më i madh, dhe tradhtari i madh i dhjetorit.

Share This Article
2 Comments
  • per cfare REBELE MILIONERE BEHET FJALE ???? me kinezerirat e donald lul bashes vazhdoni akoma zoterinj….

    KETO JANE KRIMINELE MILJARDERE….

    me keta kriminela duhet folur me gjuhen e tyre dhe jo te prostitutave te PSLSI qe fillon me ediramen dhe deri te erjon brace qe po lodh bythen ne fuckbook sikur te jete opozite.

    kush jane keto te pandehur ??

    Asnjë politikan tjetër në historinë e shtetit shqiptar dhe asaj boterore, sa do i zi të duket në sfondin historik, nuk e konkurron dot Lulqim Bashën sa i takon vjedhjes së parave të shqiptarëve, krimit njerëzor dhe tradhëtisë kombëtare.
    I pandehuri Luqiim Basha mund t’i ketë shokët e rrallë edhe në Evropë, si një politikan i cili në një hark kohor relativisht të shkurtër, ka krijuar një profil kaq të lartë kriminal dhe korruptiv.
    Ndërkaq, për dy histori të tjera kriminale dhe tradhëtare, Lulzim Basha nuk është paraqitur asnjëherë para drejtësisë. Bëhet fjalë për vrasjen e katër protestuesve të pafajshëm në bulevard në 21 Janar 2011, si dhe për shitjen e 300 km katrorë det Greqisë në mënyrë të fshehtë dhe mafioze. Lulzim Basha, i projektuari i familjes Berisha për pasardhës i Berishës në krye të Partisë Demokratike, është aktor i dhjetërave skandaleve dhe aferave të ndryshme, por emri i tij lidhet kryesisht me tre çështje, të cilat mund ta fundosin atë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.
    I pandehuri Lulzim Basha është identifikuar përgjegjës për vjedhjen e 220 milionë eurove me tenderin e rrugës Durrës-Kukës, për vrasjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e dhjetërave të tjerëve si dhe për shitjen e detit, Greqisë. Ky njeri i ka kushtuar shtrenjtë Sali Berishës për ta mbajtur. Duke parë tek Basha kukullën me të cilën do të komandonte PD edhe pas dorëheqjes formale, Berisha ndërhyri dhe e shpëtoi Bashën nga drejtësia me procedurë.
    Pas 21 Janarit, Berisha ndërhyri gjithashtu, vodhi zgjedhjet në tavolinë për ta veshur Bashën me postin e kryebashkiakut të Tiranës, post të cilin ai e përdori si antiplumb përballë drejtësisë. –

    DOSJA KRIMINALE E LULZIM BERISHES

    1. Shitja e detit, Greqisë
    Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Lulzim Bashës, i cili asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar. Ky fakt u konfirmua nga të dy ministrat në konferencën e përbashkët për shtyp që zhvilluan në përfundim të këtij takimi. Por në faqen zyrtare në internet të Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, deklaratat e Bashës dhe Bakojanis janë fshirë. Ndërkohë, në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Punëve të Jashtme greke këto deklarata janë botuar të plota. Më pas, kryeministri grek Kostas Karamanlis erdhi në Tiranë, në një takim me krerët më të lartë të shtetit dhe qeverisë, në një vizitë dy ditore. Berisha dhe Karamalis nënshkruan marrëveshjen për “sheltin detar” që u konsiderua si skandali i radhës.

    2. Pazaret me Bakojanis, Kushtetuesja konfirmoi fajësinë e Bashës
    Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar fajësinë e Bashës sa i takon pazareve me Dora Bakojanis për shitjen e detit. Në datën 15 prill 2010, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, ka hedhur poshtë si të papajtueshme me Kushtetutën marrëveshjen e lidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, shkeljet janë të shumta. Ato nisin që me mungesën e rolit të Presidentit të Republikës në hartimin e kësaj marrëveshjeje – nuk i ishte kërkuar plotfuqishmëria për negociatorët shqiptarë.

    3. 21 Janari
    21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Sërish, Lulzim Basha u akuzua si përgjegjësi kryesor për vrasjet, në cilësinë e ministrit të Brendshëm. Edhe pse Grada e Republikës varej nga ministri i Brendshëm, Basha dhe komandanti i Gardës, sot i pandehur për vrasje, ai pasuan përgjegjësinë njëri-tjetrit. Edhe sot vijon të shtrohet pyetje se kush dha urdhër për vrasjet? Të gjitha përgjigjet të çojnë drejt Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Por ky i fundit arritë të shpëtojë, të paktën përkohësisht Bashën dhe veten. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Kupola në pushtet u përfshi në një tjetër aktivitet kriminal, pasi zhduku të gjitha provat që kompromenton qeverinë në vrase. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.

    4. Skandali me rrugën Durrës-Kukës
    19. 9 Tetor 2007: Plas skandali më i madh financiar i qeverisë Berisha me rrugën Durrës-Kukës.
    Protagonist është sërish Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro. Firma nis punën pa pasur një projekt konkret. Fatura mbi 1 miliardë euro. Lulzim Basha shkoi para gjykatës, por Sali Berisha arriti t’ia mbyllte gjyqin me procedurë dhe ta shpëtonte përkohësisht duke e veshur me imunitet deputeti. Por kjo dosje mund të hapet në çdo kohë. Fakt dhe provat janë aty. Lulzim Basha është përgjegjës për zhdukjen e 330 milionë eurove.

    o izetttttttttttttttttttttttttttttttttttttttt

    nuk janr rebele por kriminele….te licensuar nga ‘fiqte’ tane nderkombetare qe ai xhaxhi enveri paska patur te drejte qe i tregoi vendin

    vjedh….vret ai tjetri ne mes te bulevardit dhe mbret arvizu e quajti burre shteti…..dhe jo vetem kaq ai po shurron me hallatet e edi rames mbi viktimat dhe jetimet e 21 janarit….

    turp e neveri….biles dhe per ato qe nje krimineli i thone rebel…..

  • *****-Respekte x-master chess player ….! Ju keni hedhur drite edhe njehere, mbi nje ralitet te hidhur ne boten kriminale te SALI BERISHES,dhe LULZIM BASHES.Me ( shifra dhe fakte ).KJO ESHTE nje kontribut ne ndihme te juristve e aktivistve ( prokurorve dhe gjykatesve qe flene gjume mbi dosje te pergjakur te krimit ,te mbajtura penge ne kasaforten e kriminelit me damke S.Berisha.)!!! ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~#

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *