Nga Eugen Vasili
Këtë fundjavë “drejtori qeveritar” i CEZ-it privat, Sahit Dollapi nuk ka qenë në Tiranë. Një autokolonë ekskursionistësh me makina të CEZ-it dhe autobusë të paguar po nga paratë e CEZ-it, me rreth 65 drejtorë dhe nëpunës të lartë të drejtuar nga Sahiti, kanë shkuar për qejf në Valbonë. Do bëjnë turizëm këtej dhe andej kufirit, sigurisht jo me paratë e tyre. Me paratë e gjigandit energjetik që këto ditë duket krejtësisht jashtë kontrollit.
Të premten në orën 10 paradite, përfaqësuesit e CEZ të Dollapit kërkuan të shtyhej një mbledhje e parashikuar për paraqitjen e një raporti të ERE mbi kompaninë. Mbledhja u shty për të hënën në orën 10 sepse u kërkua “kohë për t’u përgatitur”.
“Mua më ngjethet mishtë kur shikoj çfarë po ndodh. Kjo është një bombë, vjedhje dhe rrënim prej barbarësh. Qeveria, METE. KLSH dhe Prokuroria duhet të ndërhyjnë urgjentisht. Po vidhet shoqëria CEZ sha dhe klientët, sepse po iu meren lekët në dorë dhe këto lekë nuk arkëtohen, nuk figurojnë kurkund! Ju mund t’i verifikoni këto të dhëna, por ju lutem bëjeni shpejt, situata është shumë serioze” Teksti i mësipërm mbërriti në ‘DITA’ disa ditë më parë. Pas kësaj, ne bëmë disa verifikime.
Çfarë rezulton…
Materialin që mblodhëm në hetimin tone, për të mos e lodhur lexuesin, po e përmbledhim në disa pika, për t’u ndalur më pas, në atë më skandalozen: Po mblidhen para nga klientët, të cilat nuk dihet ku përfundojnë: ato nuk rezultojnë të arkëtuara (!).
1.Rezultatet e CEZ sha në Qershor janë katastrofike. Të dhënat zyrtare nuk kanë dalë, por rezulton se arkëtimi është rreth 2,7 miliardë lekë, një rezultat minimal i regjistruar më parë vetëm në muajin shkurt 2013 (kur CEZ Shpërndarje ishte pa drejtim dhe në një anarshi të plotë).
Z.Dollapi ka mbledhur 400 milionë lekë më pak për qershorin e 2013-s krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Edhe këto mbeten për t’u audituar. Askush nuk ka më akses te llogaria e kompanisë, e cila është kthyer pas në kohë, duke i mbajtur llogaritë tashmë në…excel! Kjo nuk rastësore. Diçka po ndodh me llogaritë dhe arkëtimet.
2.Ka të dhëna që kundrejt ryshfeteve për menaxherët e kompanisë, po fshihen debite (borxhe të vjetra) nga sistemi.
3.Mbledhja e debive (borxheve) po bëhet në mënyre të dyshimtë, jo në bazë të procedurave pranë Kujdesit të Klientit, por me lekë në dorë tek abonenti (!). Kjo po krijon mundësinë që lekët e paguara të shkojnë në xhepat e zyrtarëve të korruptuar dhe jo në arkën e Kompanisë.
4.Ka një fushatë në media për gjoja “investime të kompanisë”. Psh, thuhet se “po ndërtohet një Nënstacion në Farkë”. Ky në fakt nuk është i ri, por po ndërtohet me pajisje të mbetura në sistem. Për më tepër Tirana në planin strategjik të saj ka nevojë për Nënstacione të reja fillimisht në Qendër dhe në Kombinat. Duke mos qenë prioritet, Nënstacioni i Farkës po bëhet me qëllime klieneteliste, për t’i shërbyer disa bizneseve në këtë zonë që përfliten për lidhje të ngushta me pushtetarët e sotëm. Bëhet fjalë për zonën e TEG dhe vilave afër tyre ku janë strehuar një pjesë e mirë e familjeve qeverisëse.
5.Ka një fushatë prerje të energjisë për debitorët shoqëruar edhe me media, por çuditërisht në zona që nuk kanë qenë problematike, kryesisht në Jug (veçanërisht në Gjirokastër, në Sarandë, etj). Zona me arketime zero (Kukës, Tropojë, Bathore, Kamëz etj) nuk janë prekur.
“Nuk më heq njeri”
‘DITA’ bëri disa verifikime shtesë gjatë ditës së djeshme për nivelin e arkëtimeve dhe shifrat që paraqiten në këtë info qendrojnë. Gjithashtu morëm të dhëna verifikuese edhe për pikat 2 dhe 3 të materialit të mësipërm dhe rezulton se “fenomeni” po kthehet në rregull.
Fshirja e borxheve kundrejt ryshfeteve dhe mbledhja e borxheve, të cilat më pas nuk arkëtohen, është përhapur si info në mjediset e brendshme të kompanisë, ku fjala që dëgjon më shpesh orët e fundit është “po bëhet nami’. Tashmë ka një shkrehje të përgjithshme. Avaritë (edhe në qendër të Tiranës) zgjasin më shumë se pesë orë. Ka ndërpreje të shpeshta dhe shumë probleme në furnizimin me energji.
Përballë kësaj situate, z. Dollapi ka mbledhur vartësit dhe u ka deklaruar se “janë kompani private dhe nuk preken nga ndryshimet politike”. Këto deklarime i mbështet duke përhapur fjalë që “e ka mirë me Edi Ramën dhe Ilir Metën”, sepse u ka dhënë punë disa “personave afër tyre”.
Janë të vërteta apo bllofe këto fjalë, kjo do verifikohet shumë shpejt: Por ajo që duket javët e fundit është që abuzimet dhe shkrehja po e çojnë kompaninë drejt falimentit. Kjo duhet të ndalet urgjentisht, pasi situata mund të degjenerojë deri në atë pikë sa të mos ketë më mundësi që kompania ta marrë veten.
Nga mosderdhja e parave dhe fshirja e debive – te pesëshja e ERE-s që po kërkon punë
Nga Aida Nako
Në ‘DITA’ kanë mbërritur denoncime të shumta nga lexues kryefamiljarë ose biznese, të cilave u kanë shkuar këto ditë patrulla të CEZ-it me pretekstin “po mbledhim debite të vjetra të prapambetura”. Bëhet fjalë për klientë në zona që dihet që janë paguese të rregullta te energjisë elektrike. Punonjësit e Dollapit shkojnë me lista e letra bakalli, trokasin në dyert e konsumatorëve, u thonë që keni “X lekë borxh”, paguajeni tani ose do t’u presim energjinë – sipas denoncimeve.
Kjo mënyrë e mbledhjes së parave është e patolerueshme pasi është në kundërshtim me parashikimet e kontratës së furnizimit, pa përmendur këtu se çfarë përmban ajo debi që mblidhet. Por ‘DITA’ ka gjithashtu info befasuese që shumë nga këto “debi” nuk po derdhen në arkën e kompanisë, por po përvetësohen duke përfituar nga kaosi i tranzitimit të qeverisjes pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Mos-arketim do te thote qe paratë nuk po derdhen në bankë, edhe pse në librezën e klientit vendoset vula e shoqërisë që dëshmon se është paguar. Mosderdhja e parave shoqërohet me mosreflektim të pagesës në sistemin e faturimit që do të thotë se ky klient do rezultojë më vonë debitor.
Për tre vjet me radhë administrimi i mëparshëm i kompanisë u ballafaqua me ankesa të klientëve pikërisht për arsye se në librezën e tyre vula e OSSH dëshmonte se ishte bërë pagesa, ndërsa në sistem nuk ishte reflektuar kjo pagesë, pra paratë e klientëve ishin përvetësuar në mënyrë të paligjshme. CEZ Shpërndarje bëri disa kallëzime penale për ish-arketarë të Dollapit para vitit 2009, kallëzime që nuk janë trajtuar nga prokuroria, ose kanë stopuar. E njëjta histori po përsëritet përsëri nga Dollapi, dhe këtë herë ai ka marrë me sa duket dhe bekimin e pesë anëtarëve të ERE-s.
Fshirja e debive
Vec kesaj, Drejtoria e Shitjes dhe Drejtoria e IT përfliten këto ditë në kompani se po bëjnë fshirje të debisë në mënyrë fiktive nga sistemi kundrejt ryshfeteve. A është kjo arsyeja përse Dollapi dhe IT ndryshuan sistemin pas emërimit të Dollapit? (pa ardhjes e Dollapit, në sistemin e debive dhe pagesave ka akses vetëm ky i fundit).
Të gjitha këto që po ndodhin në CEZ janë fatura shtesë në dëm të shtetit shqiptar, që pritet të prezantohen në arbitrazh nga pala çeke. Mos harrojmë se “back up’ i sistemit të faturimit në momentin që ERE emëroi Dollapin si Administrator është ruajtuar nga pala çeke, ndaj dhe këto allishverishte do të evidentohen me shumë lehtësi nga një auditues i pavarur. Dhe nuk mbaron historia vetëm me arbitrazhin, pasi për këtë katrahurë do të përgjigjen Dollapi dhe Bordi që bekoi Dollapin – pesëshja e anëtareve të Bordit të ERE-s. Këta duhet ta monitorojnë dhe stopojnë situatën. Por në fakt çfarë janë duke bërë?
ERE kërkon punë…
Komisioneret e ERE-s po kërkojnë punë, sepse parandjejnë ikjen për shkak të abuzimeve të rënda dhe përdorimit politik në fushatën e 23 qershorit. Dhe po kërkojnë punë kryesisht tek Ashta Energy dhe tek TAP. Sipas ligjit komisioneret e ERE-s pas largimit nuk kanë të drejtë të punojne tek kompani që kanë licensuar po ata vetë (gjatë ushtrimit të funksionit të tyre për një vit). Kurse këta po përpiqen të strehohen tek këta investitorë, duke i futur dhe këta të fundit në telashe me ligjin.
Sarandë, manovrat me shtimin e ditëve të përfshira në faturim
Në Sarandë, fatura tatimore që u ka vajtur konsumatorëve familjarë dhe atyre privatë është llogaritur jo për 30 ditë që ka muaji, por për… 38 ditë. Një banor i lagjes 3 të këtij qyteti, i revoltuar, para zyrës së mbrojtjes së klientit, na tregon faturën dhe kërkon që të denoncojë në ‘DITA’, sipas tij, vjedhjen që i është bërë me këtë mënyrë faturimi. Fatura me numër 13 89619 45 që dispononte qytetari, shënonte si periudhë faturimi periudhën mes 03.04.2013 dhe 10.05.2013. Gjithsej 38 ditë. Është fatura e muajit maj, e cila shlyhet në muajin qershor. Në muajin prill, thotë qytetari, kam shpenzuar për 29 ditë (periudhë e faturimit) rreth 390 kv ore. Tani më duhet të paguaj jo për 29 apo 30 ditë konsum, por për 38 ditë. Sipas përllogaritjeve të shpejta, në 10 ditët e shtuara qytetari duhet të paguajë edhe për 120 kv, e gjitha në fashën me çmimin 13.5 lekë kv/h, domethenë rreth l6.100 lekë të vjetra bashkë me TVSH-në. Pse të paguaj për majin kaq para më shumë, – thote ai dhe ironizon duke shtuar se për këtë qeveri, ky vit do të jetë edhe 10 ditë më i gjatë… Për të verifikuar ankesën e qytetarit, kontaktuam faturistin, i cili e pranoi faktin dhe tha se nuk është përgjegjësia e tij. Kemi patur urdhër nga lart, – tha ai – që faturimi i muajit maj të shtyhej nga fillimi i muajit në datën 10. Dje, shton ai, na vjen një tjetër urdhër që për muajin qershor të shtyhet për datën 13. Pyetjes se ku duhet ta gjejnë të drejtën qytetarët, faturisti iu përgjigj me një buzeqeshje dhe ngritje supesh, duke zvarritur zërin me shprehjen “asgjëkundi”.
Vetëm në Sarandë (bashki) llogaritet që në qershor (nëse pagesa e faturës do të jetë në masën l00 për qind), në dollapin e Saitit të futen vetëm nga konsumatorët familjarë, 78 milionë lekë të vjetra me shumë. Po në gjithë Shqipërinë? Llogarinë e ka bërë vetë Sahiti. Kjo në mos është vjedhje, është grabitje. Është abuzim dhe padrejtësi që kërkon ndëshkim.

Ata qe kane abuzuar me gjakun e popullit te varen ne shtyllat e Tensjonit te larte.
U befte realitet Shpatar!
Ajo qe ju shkruani per Saranden lidhur me shtyrjen e dates se faturimeve eshte per te gjithe Shqiperine Deri sa ishin ceket faturimet fillonin ne daten 1 te cdo muaji dhe perfundonin ne daten 25 te po atij muaji. Ne prill 2013 faturimet ne te gjithe vendin u shtyne me urdher dhe filluan ne daten 9. Ne maj 2013 filluan ne 11, ne qershor 2013 filluan ne 13 dhe tani ne korrik akoma edhe sot nuk kane filluar. E gjithe kjo behet pr te genjyer sikur gjoja po ulen humbjet dhe po faturohet me shume. Kur Dollapi me stafin e vet te largohen muaji per faturim do ngelet 10-15 dite.
ku e gjejne kete kurajo keta haidute more zot i madh ,hi syve do u hedhin njerzve keta maskarenje ..per keta duhen pese burgje se keta qe jane nuk dalin per keta varmihesit e vendit tone po ku jeni o njeres te drejtesise qe jeni ju te paret qe i gjetet fundin ketij vendi ju njeres te c drejtesise do mbani pergjegjesite me te medha qe ikini bere keti vendi per ju duhet shpata e domokleut qe kur tu bjere te te mos ngrini koke kure ..doti shperbleni nje dite te gjitha zoti ju vrafte jashte qitje kombit
mos paguani dritat deri sa te iki keta
Te gjitha ato qe jane shkruar jane mese te VERTETA dhe s’jane asgje krahasuar me situaten aktuale dramatike ne CEZ te krijuar nga Dollapi dhe Sirtaret e tij, Duke filluar nga “drejtori” i shitjes , Hajduti ordiner Ilirjan Shkembi, dhe ordinerat e tjere pseudo-drejtora si ai i Faturimit, Erald Zeneli(Qeni besnik i Dollapit), Drejtor i Tiranes kryekeput injoranti Sulejman Lami, Kryeinxhinjeri i Cez, Ari Luarasi, Drejtoret e NJesive te Tiranes : Arben Kasapi( qe ka bere kasapane ne Tirane duke vjedhur bizneset dhe gjoba ndaj punonjesve), Leonat Cekrezi, Fotaq Lengo e te tjere ushtare te bindur qe ushtrojne presion te vazhdushem ndaj punonjesve te pakt specialista qe mund te kene mbetur ne CEZ pasi CEZ tashme eshte kthyer ne biznes familjar dhe partiak i PD-es.
Qeveria e re duhet te nderhyje sa me pare dhe ti vendosi para pergjegjesise Dollapin bashke me Sirtaret e vet.
Ky dollapi o shpatar/s’duhet varur ne litar/se pastaj na duhet varr/s’ka te tille per gomar/ 2. S’kemi varre per gomere/per sahitin e te tjere/kemi shpella e halera/qe te mos na vije era.3. Ky gomar shkuar gomarit/i vjen turp dhe vete litarit/ te rrethoje ate dell/me mir’ t’i futim nje hell. A je dakord shpatar?
keta duan te shijone ditet per aq sa kohe i mbeten ne krye te detyres nga ardhja qeverise e re ,
me te ardhurat e popullit qe i shkruanin faturt e dritave nga $200 (i ngecshin ne fyt)
Perderisa u debua CEZ perse vazhdon qe kjo ndermarrje te quhet CEZ? Ketij muhabeti i thone qe megjithse nje femer ka punu prostitute dhe tani eshte martu dhe ka ndermend te krijoje nje familje te rregullt te gjith kalamajve qe do lindin nga kjo martese do i therresin “kalamajt e kurves”. Akoma do vazhdojm me me emertimet CEZ? Edhe ne Prill 2012 nje firme fantazem qe i kishte zyrat te “Breçani sh.p k.” dolen neper rruget e “Tiranes Re” per te vjel gjoja fatura te papaguara (ne fakt te stisura) dhe e gjitha kjo 3 (tre) dite mbasi iku kryeministri i Çekise qe takoi edhe sal berishen dhe rane dakort qe gjoja qeveria shqiptare do ndihmonte CEZ-in per te mbledh debite tek ata qe paguanin!!!! Flas ketu per adresen time. ‘Dita’ po te jete e interesuar mund te me beje kerkese ketu per te dhena te tjera.
Llafet e shumta jane fukarallek!.
Te gjithe jo vetem ne burg, por te kalben me koke poshte deri sa te thehen.
Ne Gjermani drejtori kryesor i E.on, ne republiken e Hessen-it, ne Shwalm-Eder Kreis, eshte proceduar penalisht dhe eshte shkarkuar nga detyra, se ne nje takim te kesaj kompanie gjigande qe zhvilloi me simotren e saj ne France, Paris, mori edhe gruan e tij me vehte dhe qendroi nje jave me parate e kompanise ne Hotel me 5-yje.
Demi i eshte llogaritur rreth 60.000 euro dhe sot ky ish drejtor, eshte ne proces gjyqi.
Ky informacion eshte teper i sakte se e ka dhene dhe gazeta me e madhe ne Gjermani bild zeitung.